“5 mijë euro për provim”, MB-Berishës: Mashtrim i turpshëm i një gënjeshtari!

October 21, 2018 15:43

“5 mijë euro për provim”, MB-Berishës: Mashtrim i turpshëm i një gënjeshtari!

Ministria Brendshme ka reaguar pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili duke iu referuar qytetarit dixhital shprehej se për të kaluar testin e provimit për shkollën e policisë duhet të paguash një shumë prej 5 mijë eurosh për t’u pranuar.

Por Ministrja e Brendshme thotë se statusi i publikuar nga Berisha në vijim të disa të tjerëve, është mashtrim i turpshëm i një gënjeshtari recidivist me qellim baltosjen e policisë.

“Në përfundim të testimit me shkrim si për grupin e parë, të dytë dhe të tretë që zhvilluan testimin me shkrim gjatë dy ditëve, korigjimet janë kryer në moment dhe në prezencë të aplikantëve në sallë”- thuhet nder të tjera nga Ministria e Brendshme.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme:

Lidhur me një status të publikuar në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku një prej aplikantëve pretendon se pas përfundimit të testimit për “Patrullë e Përgjithshme” nuk është njohur me pikët dhe nuk janë publikuar ende listat duke aluduar për favorizime, sqarojmë se:

Në datën 15 dhe 16 Tetor në Pallatin e Kongreseve u zhvillua testimi i kandidatëve që konkuruan për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, për pozicionin ‘Patrullë e Përgjithshme’.

Faza e parë, ishte testimi me shkrim që i paraprin testimit fizik dhe atij psikologjik.

Në këtë testim morën pjesë rreth 2700 të rinj nga i gjithë vendi, të cilët konkuruan për 150 vende në Policinë e Shtetit.

Testimi me shkrim u monitorua me kamera, si dhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, SHÇBA dhe misioneve të asistencës ICITAP e PAMECA.

Sqarojmë opinion publik, se në përfundim të testimit me shkrim si për grupin e parë, të dytë dhe të tretë që zhvilluan testimin me shkrim gjatë dy ditëve, korrigjimet janë kryer në moment dhe në prezencë të aplikantëve në sallë.

Rezultatet janë afishuar menjëherë në hyrje të Pallatit të Kongreseve si dhe janë publikuar në faqen zyrtare të Akademisë së Sigurisë dhe të Policisë së Shtetit, menjëherë sapo ka përfunduar korrigjimi.

Gjithashtu në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme në rrjetet sociale apo në email, të gjithë ata aplikantë që kanë kërkuar ndihmë për t’u njohur me rezultatin u është kthyer përgjigje menjëherë duke iu dërguar linkun e shpalljes.

Ditën e hënë, datë 22 tetor, do të njoftohen aplikantët që do shpallen fitues të fazës së parë për të vijuar fazat e tjera të konkurimit.

Çdo aludim tjetër është dashakeq dhe me qëllimin e vetëm për të përbaltur procesin tejet transparent që po zhvillohet.

Statusi i publikuar, në vijim të disa të tjerëve, është mashtrim i turpshëm i radhës i një gënjeshtari recidivist.

Përsëri një tentativë për të hedhur baltë mbi Policinë e Shtetit.

Organizimi i provimit ishte model, një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit, që autori i shpifjes nuk mund ta kuptojë pasi në kohën e tij, studentët i zgjidhte Partia dhe për më tepër ai është autori i mbylljes famëkeqe të shkollës së lartë të Policisë që i solli një dëm të jashtëzakonshëm Policisë duke i hapur rrugën mediokritetit dhe pa aftësisë profesionale.

Ministria e Brendshme fton çdo aplikant që ka paqartësi apo ankesa t’i drejtohet Akademisë së Sigurisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe SHÇBA-së, duke iu garantuar profesionalizëm dhe paanësi në trajtimin e çdo shqetësimi apo ankese.

October 21, 2018 15:43
Komento

5 Komente

  1. Arben October 21, 16:26

    He nashi, mos beni sikur e siguroni jetesen me ate rrogen hordha pordha qe ju jep baba shteti.

    Reply to this comment
  2. Pensionisti October 21, 18:44

    Ti ja dergoke atij mjeranit ato lajmet qe ai i quan “sikur ja dergojne nga qielli”dhe ngazellehet nga gezimi se nuk ka me cfare te merret!

    Reply to this comment
  3. Mikel October 21, 22:02

    Epo futeni ne burg per shpifje.Se per mijera te vrare nuk e futet dot brenda.

    Reply to this comment
  4. Maria October 22, 10:16

    Beni publike edhe listen e aplikanteve qe kane kaluar fazen e pare dhe qe do te vazhdojne ne fazat e tjera.

    Reply to this comment
  5. Nga studioja ligjore e krimeve ne PD October 22, 10:52

    Po per kete nastradinin kriminel,PS-ja dheFatmir Xhafaj nuk do bejne padi ne gjykate per shpifje,apo ky ben perjashtim sepse eshte kryeshpifesi dhe koka e krimit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim