“5 minuta nga jeta ime!” – Së bashku dhurojmë jetë

June 13, 2017 15:03

“5 minuta nga jeta ime!” – Së bashku dhurojmë jetë

 

 

Ditën e hënë, më 12 qershor, Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizoi Ditën e Dhurimit të Gjakut, për të gjashtin vit rradhazi.

Znj. Brunilda Isaj, Drejtuese e Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë në Alpha Bank Albania u shpreh se: “Banka ka qenë gjithnjë e angazhuar në nisma të tilla, të cilat synojnë të ofrojnë një ndryshim të rëndësishëm pozitiv, për të gjithë ata persona që kanë nevojë. Për Alpha Bank Albania, Përgjegjësia Sociale e Korporatës është element i pandashëm i kulturës sonë korporative, ndaj dëshirojmë të inkurajojmë të gjithë të bëjnë një gjest të vogël, por shumë domethënës.”

Një kontribut jetik, e cilëson edhe përfaqësuesja e Kryqit të Kuq Shqiptar, mbështetjen e gjetur tek stafi i Bankës dhe të gjithë ata që vullnetarisht bëhen pjesë e dhurimit të gjaku.

“Është viti i gjashtë që ne organizojmë fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut pranë Alpha Bank Albania. Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë punonjësit e Bankës që i janë përgjigjur thirrjes tonë.”

Sipas Kryqit të Kuq Shqiptar, më shumë se 600 fëmijë në Shqipëri janë të prekur nga sëmundja e talasemisë dhe kanë nevojë të vazhdueshme për transfuzion gjaku.

 

 

 

June 13, 2017 15:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*