5-Mujori 2017, OSHEE: Humbjet ulen në 28.7%, arkëtimet 27.5 mld

June 30, 2017 13:56

5-Mujori 2017, OSHEE: Humbjet ulen në 28.7%, arkëtimet 27.5 mld

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike publikon të dhënat statistikore të treguesve për 5-Mujorin e parë të vitit 2017.

Në 5-Mujorin e parë të këtij viti, sasia e energjisë së shitur ka pësuar rritje me 3% ose 56 mijë mwh më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Arkëtimet totale të OSHEE për këtë periudhë kanë arritur në 27.5 miliard lekë ose thënë ndryshe 4.6 % më shumë. Niveli i humbjeve në rrjet ka zbritur në 28.7% ose 1.01% më pak se e njëjta periudhë një vit më parë.

Numri i ankesave të raportuara/të hyra në Maj 2017 është 44% më i ulët krahasuar me Janar 2017 dhe 11.3% më i ulët se Mars 2017. Numri i ankesave për 5-Mujorin e parë përfaqëson 0.61% të totalit të faturave të lëshuara.

Borxhi i keq principal, për fatura 2007-2014 është 50.1 miliard lekë në fund të 5-Mujorit 2017 nga 67.8 miliard lekë në fund të vitit 2014.

June 30, 2017 13:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim