5 operacionet e policisë,  Rama: Rezultatet si shpërblim i një pune të palodhur

February 8, 2018 19:10

5 operacionet e policisë,  Rama: Rezultatet si shpërblim i një pune të palodhur

 

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar dhe ka nxitur policisë ne shtetit, në lidhje me operacione e fundit në kuadër të operacionit forca e ligjit.

Sipas Ramës këto operacione janë një frutë i  punës së palodhur që është bërë gjithë këto kohë.

Postim i plotë

Falenderoj dhe nxis Policinë e Shtetit për të vijuar papushim më tej punën e mirë👏

Rezultatet që po vijnë si shpërblim i një pune të palodhur, janë vërtet shumë inkurajuese.

Në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar👍

1.

Në Tiranë, u arrestuan në kohë rekord autori i dyshuar si ekzekutor dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, në ngjarjen e ndodhur në 29 janar, ku mbeti i vdekur një person.

2.

Në Shkodër, u zbardh ngjarja tronditëse e datës 13 janar, ku të plagosur nga një shpërthim i telekomanduar mbeten 8 persona, përfshirë këtu edhe objektivin e sulmit. U arrestuan 2 autorët e dyshuar.

3.

Në Elbasan, u godit një grup i strukturuar kriminal, me 5 persona të arrestuar dhe 1 në kërkim; u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, armë, para dhe kanabis.

4.

Në Fier, u zbardh vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e 4 Exchange-ve, ndodhur ditët e fundit. U arrestua autori i dyshuar.

5.

Në Lezhë, u sekuestruan 1.4 milion euro pasuri me burim të dyshuar kriminal, në një operacion të finalizuar një ditë më parë.

#PoliciaqëDuam për #Shqipërinëqëduam

a.s/dita

February 8, 2018 19:10
Komento

1 Koment

  1. Direkt Tiva February 8, 19:42

    Ka vedne per gjithe keta ? Ju lutem lerni vend edhe per peshqit e medhenje, se keto jane cironga jo se eshte keq ti kapesh, sepse te shijon shpirtin e shtetit !
    Por parallel duhet gjetur mundesi te reja per pune, per edukim, investime te medha sepse nuk ka kuptim !
    Duhet nje valvul qe te ballancoje arrestimet me mundesi edukimi dhe punesimi, dmth te ecin parallel, arrestimi dhe punesim edukimi social ekonomik !
    Sepse pastaj do te deshtoni !
    Propaganda nuk eshte pune e mire ! eshte positive motivuese per Policine, por njerzit duan pune, investime hapsira per kualifime dhe punesime sipas meritokracise keto ngrihen nepermjet sitemeve dhe forcimit te metodave te punedhenies dhe punesimit !
    Luftes kunder abuzimit ne pune, sitemit te korruptimit ne sherbimet publike, kur behet sikur sherbehet por neglizhohet, nuk punohet vidhet shperdorohet !
    Me miliarda dollare kane qene ndihmat e huaja, teknike financiare per 27 vjet ku eshte eficenca e ketyre financimeve ?
    Duhet reforma reforma reforma ne cdo sector !
    Dakort eshte elehte te japesh direktiva por e veshtire ti zbatosh ! Por rrogat qeveria shteti I merr nga taksat dhe eshte I detyruar, ti justifikoj !
    Duhet te injektoni organizim dhe discipline ne pune dhe zbatim ligji !
    Regulli numer NJI per sukse ! Organizim dhe Disipline ligjore !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*