5 shenjat që tregojnë se nuk po merrni sasinë e duhur të hekurit

April 2, 2018 19:39

5 shenjat që tregojnë se nuk po merrni sasinë e duhur të hekurit

Mungesa e hekurit është shkaktari kryesor i anemisë dhe në këtë rast gratë janë më të prekura se burrat. Sipas statistikave të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rezulton se rreth 9 pwr qind e grave vuajnë nga mungesa e hekurit.

Anemia shkaktohet kur nuk ka mjaftueshëm hekur në trup për të prodhuar sasinë e duhur të hemoglobinës. Hemoglobina është përbërësi kryesor i qelizave të kuqe të gjakut dhe shërben për transportimin e oksigjenit në trup.

Nëse trupi nuk ka mjaftueshëm hekur për të prodhuar hemoglobinën, atëherë ulet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe indet e kanë më të vështirë të marrin oksigjenin që nevojitet. Kur ka mungesa të tilla, njerëzit kanë probleme me frymëmarrjen dhe ndiejnë lodhje.

Mos i injoroni këto 5 shenja!

Lodhje
Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinën, substancën në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjenin. Kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të shëndetshme të gjakut, filloni të ndiheni të lodhur.

Probleme me frymëmarrjen
Mund të ndodhë kur shkoni në palestër ose edhe kur jeni duke bërë një shëtitje të lehtë. Arsyeja? Nëse nuk ka mjaftueshëm hekur në gjak, trupi nuk thith mjaftueshëm oksigjen, prandaj dhe keni vështirësi në frymëmarrje

Zbehje të lëkurës
Zbehja e lëkurës mund të shkaktohet nga rrjedhja jo mjaftueshëm e gjakut dhe ulja e niveleve të qelizave të kuqe të gjakut.

Thonjtë e brishtë
Edhe manikyri më i mirë nuk mund të fshehë thonjtë e brishtë dhe që thyhen shpejt. Një tjetër shenjë që tregon për mungesë hekuri: thonjtë në formë luge.

Urinë në ngjyrë rozë, ose të kuqe
Nëse konsumoni panxhar, urina dhe jashtëqitja marrin menjëherë ngjyrë të kuqe. Nëse nuk keni konsumuar prej kohësh panxhar ose ushqime të tjera me pigment të kuq, shkaktari mund të jetë mungesa e hekurit.

p.k/dita 

April 2, 2018 19:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*