5 shtetet që kanë më shumë shanse të fitojnë Luftën e Tretë Botërore

September 1, 2017 14:16

5 shtetet që kanë më shumë shanse të fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Situata në botë nuk është aspak më e mirë sesa para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Po të kemi parasysh marrëdhëniet e acaruara mes të Rusisë dhe Perëndimit të nxitura nga tensionet në Ukrainë dhe embargon ekonomike ndaj Rusisë, pastaj situatën e nxehtë në Lindjen e Mesme, e po ashtu edhe në atë të Largët dhe raportet e acaruara mes Kinës dhe Japonisë në lidhje me ishujt kontestues, rreziku për një konflikt me përmasa botërore nuk është i vogël.

Shto këtu edhe kapriçot e Kimit të Koresë së Veriut…

Mediat botërore njoftojnë se është kriza ekonomike që nuk po publikohet ajo që nxit konflikte dhe kriza të tilla mund edhe të përshkallëzohen drejt një luftë të re botërore.

Më poshtë renditen pesë vendet më të fuqishme ushtarakisht në botë.

5. Britania e Madhe
Ushtarë: 387.570
Aviacion: 222 aeroplanë, 153 helikopterë
Detaria: Rreth 367.860 tonelata
Armë nukleare: Mbi 160 koka bërthamore të shpërndara, gjithsej 225
Ushtria e Anglisë llogaritet e katërta në botë, si dhe fuqia e dytë e bllokut perëndimor. Veç kësaj deri më vitin 2030 Britania pritet që të jetë ekonomia numër një në Evropë, duke e tejkaluar Gjermaninë. Shkak tjetër është edhe lidhja e fuqishme ekonomike dhe ideologjike me SHBA-të.

4. India
Ushtarë: 4.768.407
Aviacion: 1.080 avionë dhe 140 helikopterë
Detaria: Rreth 317.725 tonelata
Armë nukleare: Deri më 100 koka bërthamore
India për momentin është shteti i tetë në botë sa i përket buxhetit të ndarë për armatim dhe ushtri, por kanë edhe rritje të shpejtë ekonomike, ku ekspertët parashohin se për një kohë të shkurtër do ta arrijë Britaninë e Madhe. India zë vendin e dytë në botë sa i përket numrit të ushtarëve.

3.Rusia
Ushtarë: 3.250.000
Aviacion: 1.900 avionë , 1.655 helikopterë
Detaria: Rrethe 845.730 tonelata
Armë nukleare : Rrethe 1.480 koka bërthamore të shpërndara, 4.502 gjithsej
Rusia është vendi më i madh në botë, i treti në botë për buxhetin ushtarak. Vend me traditë të lartë ushtarake, kohët e fundit nën udhëheqjen e Vladimir Putinit, ajo ka përjetuar një rilindje të vërtetë në të gjitha aspektet. Për tri vitet e ardhshme buxheti i ushtrisë do të rritet me 44%. Ka flotën detare të dytë në botë, vendin e dytë për aviacion dhe arsenalin më të madh nuklear, që do të luante rol kyç në rast konflikt të mundshëm global.

2.SHBA
Ushtarë : 2.291.910
Aviacion : 3.318 avionë; 6.417 helikopterë
Detaria : Rreth 3.415.893 tonelata
Armë nukleare: Rreth 1.654 koka të shpërndara, gjithsej 5.113
Si është e mundur që vendi për momentin më i fuqishëm të jetë në vendin e dytë? Kur dihet ndikimi dhe fuqia e SHBA-ve në botë? Ndryshe nga viti i kaluar, buxheti ushtarak i SHBA-ve është zvogëluar me 100 miliardë dollarë, respektivisht për një të pestën, që mund të thuhet se ka një rënie të madhe. Nga përfshirjet e shumta në konflikte botërore, popullata amerikane është gjithnjë e më pak e interesuar për të marrë pjesë në luftëra

1.Kina
Ushtarë : 7.054.000
Aviacion: 1.500 avionë, numër të panjohur të helikopterëve
Detaria: Rreth 708.086 tonelata
Armë nukleare: Rreth 240 koka bërthamore, por të dhëna tjera nuk ka.
Dragoi aziatik, ose monstra e re, Kina është ndoshta rreziku më i madh për Perëndimin. Prej viteve 70-të të shekullit të kaluar, Kina ka pasur një rritje të madhe ekonomike dhe sipas parashikimeve në vitin 2028 do t’i arrijë SHBA-të. Momentalisht investon vetëm 2% të buxhetit në ushtri, por kjo shumë rritet çdo vit, dhe për 15 vite do të bëhet më e fuqishme se SHBA-të. Edhe pse nuk ka informata të sakta në lidhje me Kinën dhe fuqinë e saj, ekspertët thonë se edhe sot po të bëhej luftë, Kina do t’i mundte SHBA-të.

September 1, 2017 14:16
Komento

7 Komente

  1. shushica September 1, 15:21

    Ne se do te kete …luften e trete do ta fitojne Amerika Latine dheAfrika ,ne se nuk lufton ,pasi Europa ,Azia ,Amerika Veriore dhe Oqeania do te zhdukin njera tjetren .Kaq per injorantet qe shperndajne lajmete tilla ….Mbas perhapjes se armeve berthamore,mundesia per nje lufte te trete mund te jete 0.0001 perqind …ose ne se ne krye te SHBA ,,Rusise apo Kines …te shkojne nje grup te cmendurish ku perfshihen presidentet ,shtabet e pergjitheshme ,zinxhiri komandues i armeve berthamore dhe hallka e fundit qe do te shtype butonin..E gjithe zhurma qe benet ka qellime te tjera…

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 1, 15:54

    “SHBA-ve,SHBA-të”është gabim!!
    SHBAës dhe jo si e shkruani ju!!
    në origjinal emri është Shtetet e Bashkuara të Amerikës-United States of America!!
    sa për këtë idiotësi “Edhe pse nuk ka informata të sakta në lidhje me Kinën dhe fuqinë e saj, ekspertët thonë se edhe sot po të bëhej luftë, Kina do t’i mundte SHBA-të.”nuk ka nevojë për tu vërtetuar!!
    kina ka një potencial njerzor të jashtëzakonshëm,amerika ka atë ekonomik e teknollogjik!për momentin shumë shumë më të madh se kina!!
    në një përplasje ndërmjet tyre do të kishim nje¨masakër të pallogaritëshme në kinë!!
    fuqia goditëse e amerikanëve është e tillë që mund ta bëjë kinën,po të mos zbatohen konventat ndërkombëtare për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë,të dorëzohet në një kohë të shkurtës!minimale!
    se çfarë mund të ndodhë në vitet e ardhëshme!?këtë nuk e di,por sot është niveli nr.1!!vetëm rusia mund ti kundërvihet me sulm vetvrasës!!e vetmia që ka fuqi për ta përballuar!por vetëm me armë bërthamore!!janë të vetmit që, si amerikanët,të mund të godasin nga afër!!nëndetëset e tyre bërthamore mund të lëshojnë rraketa nga brigjet amerikane!!as kina dhe askush tjetër nuk e ka këtë mundësi!!

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 September 1, 15:59

    mbi të gjitha sot për sot është përvoja ushtarake që amerikanët kanë!!
    asnjë shtet nuk ka përvojën e tyre!!përvojën më të afërt e kanë rusët me luftën në afganistan,ajo e çeçenisë nuk llogaritet si luftë,kurse vënde të tjera përvojën e fundit kanë L2B!!pra gati 80 vjet paqe!!nuk kanë elita ushtarake të provuara në luftë!!ata që kanë luftuar,kanë pasur përvojë,o kanë vdekur o janë në ditët e fundit!!

    Reply to this comment
  4. Dr. Vehip (Veip) Proda September 1, 17:12

    Le të shpresojmë të mos ketë asnjëherë luftë tjetër botërore. Po ndodhi Lufta e Tretë Botërore, Lufta e Katërt, sipas Anshtajnit, do te zhvillohet me shkopinj!

    Reply to this comment
    • ganiu September 1, 18:59

      Me shpikjen e çelikut inoksidabël ka shumë mundësi ti rezistojë kohës dhe të jetë i përdorshëm për luftën e IV.

      Reply to this comment
  5. Lisi September 1, 18:11

    Ushtria ruse nuk ka 3 250 000 siç jepet këtu . Sipas organikave rusët kanë më pak se 2 milionë ushtarakë .
    Ndërsa për atë se , kush ka më shumë shanse për të fituar në Luftën e Tretë Botërore , duhet studjuar historia .
    – Ke armë por s’je trim- humbet
    – Je trim por s’ke armë- humbet
    -Jr trim dhe ke edhe armë – fiton !

    Reply to this comment
  6. tomsojeri September 1, 20:07

    Ο njerzim ,o njerez qe kemi gjetur emrin per te ber diferencen me kafshet e egra te xhungles !Kush esht ndryshimi !!!!! Akoma luft ,vrasje,rrembim i pasurive te te dobtit ,shfrytezim,lakmi ham njeri tjetrin ,demonstrim force qe te ruaj paqe ! Nuk korigjohemi dhe e kemi hak fundin si qenie Jemi krijuar qe te shkaterojm dhe drejt shaterimit jemi e ashtu si dinosauret do shuhemi nga ky Planet per te ardhur ndofta nje qenie e re qe vetem njeri nuk do quhet ! NJeriu, ky perbindesh i ktij sistemi Diellor ,sa shkon e me i eger behet ,!!! Kur ra komunizmi kujtuam se erdhi Paqa e kjo fjal esht tashme jo shum larg, por e sajuar te mbaj me shpres viktimat,delet e thertoreve qe ushqejn e mbajn te gjall emrin ,vesin dhe qenien qe ushqehet me sarken e saj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*