5 Stadet e dashurisë : E treta kërkon “lidhje të forta”

April 19, 2019 13:14

5 Stadet e dashurisë : E treta kërkon “lidhje të forta”

Ekspertët besojnë se të gjitha marrëdhëniet kalojnë nëpër faza të veçanta dhe njëra prej tyre është mjaft kritike.

1.Dashuri e re

Kjo fazë sipas ekspertëve cilësohet si “muaj mjalti”.  Në çdo moment keni flutura në stomak, çdo prekje është “elekrike” dhe puthjet nuk përfundojnë. Çdo minutë prekni telefonin për ndonjë mesazh special. Madje thellë brenda jush, e ndjeni se “keni humbur logjikën”, por ç’rëndësi ka kjo!

2.Drejt seriozitetit

Ju ndjeni se gjërat po bëhen serioze dhe filloni bëheni më të logjikshëm. Këtu filloni të kuptoni se jeta nuk është vetëm “flutura” dhe flirtime.

Ende vazhdoni të kaloni shumë kohë bashkë, dëshironi të ndani mendimet ,ndjenjat dhe përditshmërinë tuaj. Megjithatë rutina fillon të kontrollojë euforinë. Është sikur të gjejmë dallimin midis udhëtimit dhe emigrimit, destinacioni është i njëjtë, por përgjegjësitë janë krejtësisht të ndryshme.

Një lidhje e tillë, në ketë fazë është e veçantë dhe delikate në të njëjtën kohë!

3.Fillon rutina dhe zhgënjimet

Ju ende keni ndjenja të forta për njëri –tjetrin, por ka diçka që duket ndryshe. Ju nuk doni të ndani të njëjtën kohë si më parë më njëri-tjetrin. Përgjegjësitë e përditshmërisë, faturat, angazhimet profesionale, punët e shtëpisë mbivendosen në ditën tuaj dhe filloni pyesni veten nëse keni bërë zgjedhjen e duhur, në kohën e duhur.

Kjo është pjesa më e vëshirë e marrëdhënies dhe nëse e kaloni me sukses, shanset për një lidhje të gjatë dhe konsoliduar janë të mëdha.

Si ta kaloni?

Përpiquni të ruani intenistetin e “shkëndijave”, është i njëjti person që keni dashuruar. Kujtoni vazhdimisht ndjenjat që këni përjetuar në takimet e para dhe emocionet e fillimit.

4.Stabiliteti

Në këtë fazë, ju ndiheni shumë të sigurt në marrëdhënien tuaj, e njihni dhe pranoni njëri-tjetrin me të mirat dhe të këqijat e veta. Nuk ndiheni “mbi re” si në fazën e parë , por jeni shumë larg mjerimit të fazës së tretë.

Keni  mësuar t’i jepni njëri-tjetrit hapësirë, e kuptoni se partneri juaj mund të ketë preferencat dhe zakonet e veta. Ju keni një jetë tuajën që është e ndryshme nga jeta në çift dhe në të njëjtën kohë jeni të lumtur pranë njëri –tjetrit.

5.Përkushtimi

Nëse e keni prekur këtë fazë, urime! Ndiheni shumë mirë me lidhjen tuaj dhe nuk mund ta imagjinoni ndryshe. Gjithashtu keni kuptuar se jeni “perfektë” në imperfeksionin tuaj.

Mësojini fëmijët se si i keni mbajtur ndjenjat tuaja gjatë gjithë jetës. Natyrisht që keni ecur nëpër sfida, por dashuria e vërtetë mund t’i kalojë ato.

e.t./dita

April 19, 2019 13:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*