5 të vdekur nga “Luciferi”, parashikimi i zymtë i ekspertëve

August 6, 2017 13:13

5 të vdekur nga “Luciferi”, parashikimi i zymtë i ekspertëve

 

Vala e të nxehtit “Lucifer” që ka pushtuar Europën do të vijojë edhe javën e ardhshme.

Temperaturat i kanë kaluar 40 gradë, duke shkaktuar zjarre në për të gjithë kontinentin, me Italinë dhe Ballkanin të prekura më shumë, përfshirë vendin tonë.

Shkencëtarët paralajmërojnë se jeta e mijëra personave mund të jetë në rrezik nga i nxehti vdekjeprurës, nëse ngrohja globale nuk parandalohet.

Deri më tani temperaturat ekstreme i kanë marrë jetën të paktën 5 personave.

Viktima e fundit ishte një gjë grua në Itali, makina e së cilës rrëshqiti në Alpet Italiane për shkak të një orteku uji dhe balte, si pasojë e kushteve të lagështa në resortin e skisë Cortina d’Ampezzo.

Tragjedia vjen pas vdekjeve të ndodhura të enjten të dy pensionistëve, një grua 79 – vjeçare dhe një 82 – vjeçar, të flakëve.

Në Rumani, dy vdekje të tjera erdhën si pasojë e motit, përfshirë një punëtor në një fermë, i cili vdiq pasi kishte punuar për orë në fushë.

Moti i nxehtë ka shkaktuar gjithashtu me miliarda euro dëme.

Website MeteoAlarm ka paralajmëruar për temperatura janë të larta në ekstrem në 21 shtete.

Ndërsa ekspertët deklaruan gjatë javës se vdekjet për shkak të motit ekstrem në Europë mund të rriten me 50 – fish me rreth 3 mijë vdekje në vit, në 152 mijë në fund të këtij shekulli.

E përditshmja “The Sun” shkruan se vetëm në Britani, në 2018 -ën çdo vit mund të vdesin nga 2515 në 7484 persona, kryesisht për shkak të temperaturave të larta. Aktualisht vdekshmëria nga i nxehti është rreth 90 persona në vit.

Ky parashikim pasqyron atë që mund të ndodhë nëse nuk ndalet emetimi i gazrave serrë.

Për shkak, të temperaturave tejet të larta, njerëzit mund të preken nga goditjet në zemër, probleme me frymëmarrjen që në moshë të re.

Vdekshmëria do të ishte tepër e lartë kryesisht në Europën Jugore, që është goditur aktualisht nga vapa më e rëndë e këtyre viteve. Vdekje për shkak të ngrohjes mund të vijnë duke u rritur nga 11 milionë për njerëz në vit në rreth 700 milionë për vit.

“Rreth 350 milion europianë mund të ekspozohen nga klima ekstreme çdo vit, deri në fund të këtij shekulli”,paralajmërojnë ekspertët.

August 6, 2017 13:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*