5 vitet e fundit, më të nxehtit e të gjitha kohërave

February 9, 2019 14:11

5 vitet e fundit, më të nxehtit e të gjitha kohërave

Sipas publikimit vjetor zyrtar të NASA dhe Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), 2018 ishte viti i katërt më i nxehtë i regjistruar deri tani.

Dekadat e fundit kanë shënuar një rritje të ndjeshme të temperaturave, me luhatje shumë të vogla nga viti në vit. Sipas regjistrimeve të bëra nga NOAA, vitet 2014-2018 janë pesë vitet më të nxehtë në 139 vite, që kur kjo organizatë ka filluar të regjistrojë temperaturat globale.

NOAA thekson se temperaturat tokësore kanë qenë 2 gradë Fahrenheit më të larta sesa mesatarja e shekullit të 20-të.

Një klimë më e ngrohtë, jo vetëm bën që vera të jetë më e nxehtë dhe dimri më pak i ftohtë, por gjithashtu mund të ndikojë tek kushtet klimaterike duke bërë qe stuhitë të jenë më të fuqishme dhe reshjet e shiut më intensive. Kjo dukuri mund të ndryshojë kohën e rënies së reshjeve të borës dhe ngrirjes së liqeneve.

Parashikimet për vitet e ardhshme janë të njëjta.

Met Office ne Britaninë e Madhe parashikon që 2019 ka të ngjarë të jetë edhe më e ngrohtë se 2018 duke theksuar se shkarkimet e gazrave serrë janë faktori kryesor në rritjen e temperaturave gjatë dekadës së fundit dhe në të ardhmen.

j.l/dita

February 9, 2019 14:11
Komento

1 Koment

  1. Genti February 11, 13:15

    Ne fakt ka bere aq nxehte, sa ne SHBA termometri shkoi ne -35.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*