5 vjet Gjysmëhëna Shqiptare, 5 vjet bamirësi

December 31, 2017 21:33

5 vjet Gjysmëhëna Shqiptare, 5 vjet bamirësi

Shoqata humanitare Gjysmëhëna Shqiptare ka festuar më 30 dhjetor 2017 vjetorin e themelimit.

Ceremonia për të festuar 5-vjetorin u zhvillua në ambientet e Muzeut Kombëtar, ku ishin të pranishëm personalitete të artit, kulturës, shoqatave, fondacioneve të ndryshme humanitare, si edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.

Gjatë pesë viteve, shoqata dhe vullnetarët e saj kanë bërë bamirësi të shumta në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Shijen e bamirësisë e ndiejnë jo vetëm ata që e bëjnë por edhe ata që e shpërndajnë dhe e gjithë kjo është meritë e këtyre heronjve të gjallë, të heshtur e të palodhur që pa pushim e në këmbim të asnjë gjëje janë përherë aty ku është nevoja”, u theksua gjatë fjalimit në nderim të shoqatës.

Ndërkohë që falënderimi i veçantë shkoi për znj. Gëzime Bragjeçi, kryetarja e Shoqatës Gjysmëhëna Shqiptare, e cila ka bërë të pamundurën, pavarësisht pengesave dhe vështirësive, ajo ia ka dalë, për të realizuar qëllimin final të misionit të shoqatës, që është bamirësia.

December 31, 2017 21:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*