Studimi i ISHP: 50 % e fëmijëve kanë mungesë jodi

May 6, 2013 09:19

Studimi i ISHP: 50 % e fëmijëve kanë mungesë jodi

Sipas një studimit të Institutit të Shëndetit Publik, rreth 50 për qind e fëmijëve në vendin tonë kanë mungesë të sasisë së nevojshme të jodit. Gjithashtu, 38 për qind e kripës që shitet në treg nuk ka sasinë e rekomanduar të jodit edhe pse pasurimi i saj me këtë substancë është detyrim ligjor. Në studimin që i përket periudhës shtator-dhjetor 2012 u përfshinë 1027 fëmijë të moshave 6-13 vjeç, ndërsa përzgjedhja e tyre u bë në shkollat e gjithë vendit. Atyre iu ekzaminua urina, ndërkohë që për të plotësuar studimin u morën mostra për përqendrimin e jodit në kripë. Qëllimi i tij ishte vlerësimi i sasisë së jodit, duke qenë se ai është një prej problemeve më të mëdha shëndetësore.

“Çrregullimet e mungesës së jodit aktualisht përbëjnë një problem të madh global të shëndetit publik. Këto çrregullime mbeten një shqetësim për shëndetin publik edhe në Shqipëri. Ne e ndërmorëm këtë sondazh në Shqipëri për të përcaktuar përqendrimin mesatar urinar të jodit te fëmijët e shkollave, si dhe nivelin e jodit në mostrat e kripës që përdoren nëpër familje”, citon GSH autorët e studimit.

Sipas këtij studimi, fëmijët që paraqesin mangësinë më të madhe të përqendrimit të jodit në urinë u përkasin zonave rurale, ndërsa në zonat urbane ky nivel rezulton të jetë më i lartë. Megjithatë, të dhënat e studimit treguan se mesatarja e përqendrimit të jodit në urinë ishte pothuajse brenda normave, ndërsa saktësohet se një person ka nevojë vetëm për 150 mg kripë në ditë për të evituar defiçencën jodike.

“Mesatarja e përqendrimit të jodit në urinë ishte 100.4 mg, duke mos treguar mangësi të jodit. Nga ana tjetër, 49.6% e mostrave të ekzaminuara të urinës treguan mungesë të jodit. Përmbajtja e jodit u gjet në sasinë e përcaktuar në 62.1% të mostrave të kripës. Përqendrimi mesatar i jodit te mostrat e kripës ishte 18.5 mg/kg”, – thuhet në studim.

May 6, 2013 09:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*