Raporti: Shqipëria, parajsa ballkanike e ryshfetit. Në krye, shëndetësia

July 10, 2018 21:30

Raporti: Shqipëria, parajsa ballkanike e ryshfetit. Në krye, shëndetësia

 

Për të marrë një shërbim publik në Shqipëri duhet të paguash jo vetëm taksat e ligjshme, por edhe parà nën dorë.

Sipas të dhënave të publikuara në Barometrin e Ballkanit, Shqipëria rezulton parajsa ballkanike e ryshfeteve.

Sektori më problematik është ai i Shëndetësisë.

Sipas një vrojtimi të financuar nga Komisioni Europian, gati gjysma e qytetarëve shqiptarë paguajnë ryshfet për t’u kuruar në spitalet apo qendrat shëndetësore publike.

Kjo është shifra më e lartë në rajon, kur në vendet e tjera, përqindja e qytetarëve që paguajnë parà nën dorë për të marrë shërbim shëndetësor është 4 herë më e ulët.

Por shëndetësia nuk është shërbimi i vetëm, për të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë nën dorë.

Shqiptarët paguajnë ryshfet edhe për gjykatat, policinë, administratën tatimore, por edhe për shkollim, ndonëse në këta sektorë, prevalenca e ryfshfeteve është më e ulët sesa në shëndetësi.

l.h/ dita

July 10, 2018 21:30
Komento

4 Komente

  1. Arben July 10, 21:50

    nga fitorja ne fitorje

    Reply to this comment
  2. santiago July 10, 21:59

    CFAR 50% THUA? KU GJEN NJERI NE SHQIPERI QE NUK JEP RRYSHFET KUR VETE TEK DOKTORI ,APO GJYKATAT

    Reply to this comment
  3. Doganieri i ndershem July 10, 22:32

    Kini “harruar” doganat “, qe jane me fitimprurese se sa
    minierat e arit dhe te diamantit ! Nuk e kuptoj se perse heshtin mediat , per korrupsionin rrenqethes ne doganat tona , por merren vetem me 2 mije lekshin e vjeter , qe i jepet mjekut ! Nuk ua kap imagjinata se sa mund te vjedhe si ryshfet , nje punonjes i doganes , vetem brenda nje dite , pa piedhur fare se ka shtet e ligje ! ! !

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku July 11, 01:24

    Dhe mendo qe jemi ne Rilindje me suksese te vazhdueshme, po silur qofte larg te ishim me ndonje qeveri tjeter e me mdonje kryekar tjeter?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*