“50 hijet e Greit”, adoleshentja e përdor për të akuzuar babanë

August 16, 2016 10:10

“50 hijet e Greit”, adoleshentja e përdor për të akuzuar babanë

Lexoi romanin e njohur me përmbajtje sadomazokiste dhe akuzoi tëe atin për përdhunim sistematik. Kjo është historia e pabesueshme që vjen nga Britania, ndërsa “The Independent” shkruan se avokatja arriti ta zbërthejë çështjen vetëm pasi edhe ajo lexoi romanin në fjalë.

Situata ishte e tillë. Një adoleshente kishte bërë një kallëzim në polici ndaj babait të saj, ndërsa e akuzonte për 8 përdhunime incest gjatë 6 viteve.

Avokatja në fillim e kishte parë situatën të pashpresë, pasi rrëfimi i vajzës dukej bindës dhe se babai i saj përveçse kishte thënë “nuk kam bërë asgjë”, nuk kishte asnjë provë tjetër në favor të tij. Avokatja Kethi MekKullosh rrëfen se gjëja më e pazakontë që vuri re në deklaratat e vajzës, ishin përshkrimet rreth aktit seksual që i kalonin me shumë vite perceptimin për moshën e saj, ndërsa dyshimet u forcuan kur babai i vajzës, në një nga seancat e kryera, i kishte përmendun se libri i preferuar i bijës së tij ishte “në lidhje me një milioner që merr një grua të re nën vete dhe i mëson asaj artin e seksit”.

Babai vetë as e kishte idenë se për çfarë fliste romani “50 hijet e Greit”, ndërsa avokatja u detyrua ta lexonte librin në fjalë dhe aty gjeti ngjashmëri të pabesueshme të deklaratave të vajzës me skenat e përshkruara në roman.

“Pasi e lexova romanin, gjatë pyetjeve në gjyq -, tha avokatja -, unë shkova direkt tek pyetja ime e fundit nëse ajo ishte aq e zemëruar me të atin sa e kishte bërë gjithë këtë dhe aty vajza u luhat. I ngrita asaj ngjashmëritë ndërmjet deklaratave të saj dhe librit.

Ajo menjëhërë u dorëzua dhe tha se kisha të drejtë dhe se e kishte bërë gjithçka sepse ishte e zemëruar me të atin dhe donte t’i jepte një mësim. E pyeta nëse i kishte marrë idetë e saj nga “50 hijet e Greit”. Ajo e pohoi këtë libër dhe pas 7 minutave, ne kishim mbaruar”. Gjykatësi nga ana e tij i kërkoi jurisë që të bënte detyrën, ndërsa u shpreh i habitur me këtë rast të rrallë që u ndesh gjatë karrierës së tij.

August 16, 2016 10:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*