Korça në versionin qyteti i prostitutave, “50 mijë lekë për 20 minuta” në hotelin me emrin… Shën Maria (!)

October 15, 2019 23:55

Korça në versionin qyteti i prostitutave, “50 mijë lekë për 20 minuta” në hotelin me emrin… Shën Maria (!)

Një person i infiltruar i emisionit STOP udhëtoi drejt Korçës ku kishte lënë takim me të ashtuquajturin Laci, i cili rezulton se është një tutor. Takimi me të u organizua në lagjen “1 Maji” pas Medresesë.

Më pas, personi i infiltruar i emisionit “Stop” së bashku me dy tutorët Laci dhe Mario takohen në një lokal në Boboshticë me një vajzë 21-vjeçare që ushtron prostitucion. Me të bëjnë pazaret në këmbim të favore seksuale.

Prostituta i thotë se fillimisht e ka ushtruar profesionin jashtë Shqipërisë, ndërsa shprehet se tani punon për “pasion” pasi ka siguruar të ardhura të mjaftueshme. Lokali në Boboshticë, në katin e parë shërben për t’u organizuar takimet me prostitutat dhe në katin e dytë ka dhoma hoteli. Si për ironi të fatit, quhet “Shën Maria”.

Qytetari (personi i infiltruar) bisedon me tutorët për “pazar” tjetër. Ata i tregojnë me fotografi një vajzë të mitur 16 vjeç që prostituon, për të cilën i premtojnë se do t’i mundësojnë takim.

Tutorët thonë se pagesa është 50 mijë Lekë të vjetra, 15 mijë për hotelin dhe 35 mijë për vajzën.

I infiltruari e pyet nëse “kanë punë”.

Tutori 1 – Ka o, ka punë ktu. Kur janë kto festat sidomos, festë e birrës, që kemi neve në Korçë.

Qytetari: Që vijnë kshu, si turistë nga rrethet…

Tutori 1: Lëshohen eh.., bravo…, full, full, full, s’kishte radhë…, i sharë me robt, zbrit e ngjitu njëra, zbrit e ngjitu…!

 

l.h/ dita

October 15, 2019 23:55
Komento

4 Komente

  1. ivoni October 16, 07:46

    e pastaj ..? Vete nuk e kerkuat boten e lire , lirine pa kufi ? Ku eshte familja , ku eshte shoqeria , ka familje putana , moter , vellezer . Duhet te na i beje te ditur gazeta apo kanalet televizive maskaralleqet e maskarenjve me lishence ? Kush vete me keto putana , fshatari i Boboshtices qe s`ka buke te haje ? Po organet e Lleshit ku jane ? Po pushteti lokal ku eshte ? Po ligji c`thote ? Ene fund . “si nuk ju fshin morti te gjitheve” qe e qelbet vendin ..!

    Reply to this comment
  2. Fredi October 16, 12:03

    Prostitucioni quhet zanati me i vjeter ne bote.

    Shtete si Hollanda dhe Gjermania e kane kuptuar qe nuk mund ta ndalojne dhe prandaj e kane legualizuar dhe te pakten mund ta kontrollojne. Ne rast te kundert kthehet ne nje treg te zi dhe shikon raste si ky i mesipermi.

    Reply to this comment
  3. Doda October 16, 12:24

    Gjoja me e mire te legalizohet dhe ato leket qe merr paponi i merr shteti

    Reply to this comment
  4. Buda October 16, 20:49

    Hoteli e ka emrin te sakte. Me ke e beri Jezusin Marija?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim