50 vjet nga vdekja / Myslym Keta, atentatori…

February 25, 2016 14:04

50 vjet nga vdekja / Myslym Keta, atentatori…

Bëmat e tij, të treguara nga shokët e luftës, goja-gojës u shndërruan në “legjenda urbane” në Tiranë, ndërsa vdekja në një aksident automobilistik në vitin 1966 u vesh nga një hije dyshimi. Mbase thjesht për faktin se njeriu që lodronte mes plumbash, me famën e merituar si atentatori më efikas dhe më i frikshëm i njësiteve guerrile të Tiranës, mesa duket ishte “i pavdekshëm”. Është fjala për Myslym Ketën, që u nda befasisht nga jeta 50 vjet më parë.

Nofkën mes vërsnikëve e kishte Tata, por pseudonimin kuptimplotë të luftës ja vunë Drapri. Lindi në vitin 1925 në Tiranë, fillimisht ndoqi Shkollën e Teknike (sot Harri Fulc), dhe më pas Gjimnazin e Tiranës. Por që në moshën 14 vjeçare e “mblodhi mendjen” të angazhohej kundër pushtuesve italianë, ndërsa atentatet e tij u bënë me nam pa i kaluar të 17-at. I ndihmuar, padyshim, edhe nga pamja fëminore e një çunaku ‘mustaqe pa dirsur’, që infiltrohej pa i rënë kujt në sy. Kohët e jashtëzakonshme prodhojnë njerëz të jashtëzakonshëm, dhe Myslym Ketës i numërohen mbi 60 atentate të suksesshme ndaj fashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Në këtë shkrim, do numërojmë vetëm disa nga episode më të bujshme që lidhen me emrin e tij.

 

Aksionet

Një gjest simbolik për t’i bërë përshtypje Myslym Pezës. “Tata” vendos të futet në Kuesturën italiane dhe grabit armën e rojes së këtij institucioni, e më pas ia bën dhuratë Babë Myslymit. Nga të dhënat, Myslym Peza e ka mbajtur çiften edhe disa vite pas çlirimit të vendit, duke e konsideruar si një dhuratë të vyer. Tata ishte mik i Vojo Kushit, komandantit të parë të njësiteve të Tiranës, si dhe i Beqir Ballukut e Gogo Nushit, kreut të Qarkorit të Tiranës. Zakonisht vishej me xhaketë të zezë, a thua se kjo ngjyrë paralajmëronte shenjestrat e rradhës.

Bujë të madhe bëri arratisja e 26 komunistëve të njohur, ndërmjet të cilëve ishte edhe Ali Demi, nga burgu 302. Më 29 prill 1943, episod që është përshkruar edhe në filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re”, disa të burgosur hapën realizuan hapjen e një tuneli të nëndheshëm nga brenda qelive të burgut, 14 metra i gjatë. Por dalja ishte e ndriçuar dhe do binin në sy të italianëve. U caktuan Myslym Keta dhe Adnand Qatipi të prisnin telat e dritave në afërsi të centralit, vetëm pak metra larg burgut. Dritat u ndërprenë pikërisht në momentin që 26 të dënuarit po arratiseshin nëpërmjet tunelit të nëndheshëm.

Në fillim të shtatorit 1943 Myslym Keta transferohet në çetën partizane “Dajti”, pasi italianët kishin foton e tij. Por tashmë kishin hyrë gjermanët. Në drejtimin e Myslym Ketës, u ndërmor një aksion në fshatin Skuterrë të Tiranës, ku ndodheshin depot e armatimit italiane, tashmë të braktisura nga kapitullimi. Disa orë përpara, një autokolonë gjermane kishte mbërritur në Elbasan pa rezistencë dhe për këtë ata nuk kishin marrë asnjë informacion. Në mëngjes herët, gjermanët kishin nisur nga Elbasani, një pararojë me disa forca speciale për në Tiranë. Kjo pararojë përbëhej nga dy motoçikleta me mitraloz, para dhe prapa dhe në mes të tyre një veturë dhe një kamion me ushtarë. Nuk vonon dhe lajmëtari vjen menjëherë për lymiitë njoftuar njësitin për një autokolonë. Pikërisht kur autokolona afrohet, Lymi me një qetësi të çuditshme i del përpara dhe i përshëndet bashkë me shokët, duke i përshëndetur, ua bën me dorë që të ndalojnë. Në moment asnjë nga gjermanët nuk reagoi, pasi nuk dinin se me kë kishin të bënin. Që nga Elbasani, gjermanët ishin takuar me forcat nacionaliste, të cilët u kishin thënë se do t’i prisnin ata edhe në hyrje të Tiranës. Nga makina del një kapiten, i cili e pyet Lymin: Nacionalist? Me dinakëri Lymi e tund kokën, duke e aprovuar. Qylafët me shqiponjën e zezë, ja heqin dyshimin kapitenit gjerman. Kështu Lymi hipën në veturë me kapitenin për ti treguar rrugën, kurse shokët e tij hipën në kamion me ushtarët e tjerë gjermanë. Në vend që ti drejtojë ata për në Tiranë, Lymi e fut pararojën gjermane në fshatin Skuterë, tek ish-magazinat italiane ku ishte fshehur pjesa tjetër e çetës. Në postbllok kishin lënë roje me qylafin e Ballit Kombëtar. Sapo pararoja hyn në sheshin e magazinave, çeta fillon të qëllojë nga të katër anët dhe gjermanët nuk patën asnjë mundësi për të reaguar. Sapo arritën afër magazinave, Lymi i kishte vënë pistoletën në kokë kapitenit gjerman dhe në të njëjtën kohë shokët e tij po përlesheshin në kamion me ushtarët e tjerë. Nga magazinat dalin pjesëtarët ë tjerë të çetës dukë qëlluar në ajër, të cilët i kishin marrë masat për rrethim. Ushtarët gjermanë së bashku me kapitenin u dorëzuan pa kushte.

Për luftën e Arbanës, pa ua lëmë fjalët kujtimeve të kapitenit gjerman Herman Frank, që bëjnë fjalë për atë betejë. “Një djalosh na ka habitur për trimërinë që tregoi. Kishte një mitraloz të rëndë në duar dhe na u afrua aq shumë, sa u çuditëm. Disa prej ushtarëve tanë mbetën të vrarë. Më pas ai u tërhoq po aq shpejt dhe na sulmoi përsëri duke na detyruar të tërhiqeshim. Asnjë prej plumbave tanë nuk e zuri atë”.

Në fakt, Drapri përdorte një mitraloz italian Breda, veç një automatiku dhe një pistolete; të tria armët nuk i ndante kurrë.

Sulmi në Teqenë e Sukës, Përmet, si komandant batalioni në Brigadën III, ka të bëjë me raprezaljet e një toge me ushtarë gjermanë që ishte futur në këtë fshat. Ata kishin nxjerrë para skuadrës së pushkatimit 10 fshatarë. Pikërisht në çastin kur pritej vetëm urdhri për t’i zbrazur armët, Myslym Keta me një grup të vogël shokësh, qëllon me breshëri automatiku dhe me granata në drejtim të nazistëve. Shumë prej tyre mbetën të vrarë. Më pas liroi 10 fshatarët që shpëtuan pa asnjë pasojë.

Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm, disa prej batalioneve të Brigadës III do të merrnin pjesë në luftën për çlirimin e Tropojës. Edhe në këto luftime vetë Keta dhe batalioni që ai drejtonte u shqua për heroizëm, çka bëri që pas disa luftimeve të ashpra gjermanët të pësonin humbje të mëdha. Por duke qenë në afërsi të Kosovës vjen urdhri nga Shtabi i Përgjithshëm që Keta të ndjekë forcat gjermane brenda këtij territori. Në një fshat të Junikut zhvillohen luftime të ashpra. Në to përveç forcave gjermane marrin pjesë edhe këtyre banorë të zonës. Pas disa orë luftimesh komandantit Keta i vriten tetë partizanë. Në këtë mënyrë ai u vu në vështirësi përballë sulmeve të gjermanëve. Më pas, në ndihmë të batalionit që drejtohej nga 19-vjeçari, vijnë edhe dy batalione të tjera, po të Brigadës së Tretë Sulmuese. Gjermanët shpartallohen totalisht dhe detyrohen që të tërhiqen më në brendësi të Kosovës.

 

Pas luftës

Myslym-Keta-618x1024Pas çlirimit Myslym Keta ka pasur një karrierë ushtarake të shkëlqyer. Kështu, ai fillimisht emërohet komandant i Gardës Kombëtare dhe i repartit të parë të kavalerisë. Në moshën 22 vjeçare merr gradën kolonel. Në prill 1945, në Kongresin e II të rinisë antifashiste shqiptare, Myslym Keta dekorohet me Medaljet e Trimërisë dhe Kujtimit. Dy muaj më vonë, në Kongresin e rinisë Ballkanike ne Beograd, ai shpallet atentatori më i madh, dhe më i ri, i Luftës së Dytë Botërore, pasi kishte eleminuar me atentate dhe në luftë mbi 300 armiq. Në të dy këto kongrese, Lymi u propozua nga rinia antifashiste për titullin e Heroit Kombëtar, e cila me dekretin Nr 358, në datë 7 korrik 1947 bëhet realitet.

Më pas dërgohet në Bashkimin Sovjetik, për studime në Shkollën e Lartë të Këmbësorisë. Ndërsa në vitin 1954 mbaron me rezultate shumë të mira edhe Akademinë sovjetike të Tankeve, “Frunze”. Pas mbarimit të kësaj akademie, Keta emërohet komandant i Brigadës së Parë të Këmbësorisë që qëndronte në mbrojtje të kryeqytetit. I apasionuar pas armëve, Tata mori edhe titullin e lartë të “Mjeshtrit të klasit të parë” në përdorimin e tankeve.

 

Aksidenti

Momenti i vdekjes së Myslym Ketës ishte aq i beftë, saqë dyshimet nuk u davaritën kurrë. Niset për në Fushë-Arrës për arsye pune së bashku me shoferin e tij, ushtarin Petrit Topi. Ishte 26 shkurt 1966. Në momentin e kthimit për në Tiranë, makina e cila drejtohej nga Topi, përplaset me një shkëmb gjatë rrugës. Me përplasjen e fortë të makinës, një nga hekurat e shkëputur prej aksidentit ngulet në kokën e ushtarakut të lartë, Lym Keta. Shoferi gjatë këtij aksidenti pëson disa tronditje të forta, por pa rrezik për jetën. Lymi nga ajo përplasje ngeli i plagosur rëndë dhe në këtë gjendje ai urdhëron shoferin të qëllojë në ajër për lajmërimin e aksidentit, por më kot, pasi shoferi ishte i traumatizuar. Myslym Keta duke parë gjendjen e rëndë të shoferit, por dhe agoninë e vet, del nga makina dhe qëllon vetë duke dhënë alarmin. Pas afro 20 minutash, një makinë e rastit i jep ndihmën e parë. Kështu niset për në spitalin e Fushë-Arrëzit. Edhe pse i plagosur rëndë, ai u mbajt pa i humbur ndjenjat deri sa mbërriti në spital. Sipas deshmisë së shoferit që e transportoi, ai mblodhi forcat dhe u ngjit vetë në makinë edhe pse një kokën e kishte të dëmtuar rëndë. Sapo mbërrin në urgjencë, të vetmet fjalë që nxjerr nga goja në formë amaneti ishin, “mos dënoni ushtarin tim, nuk ka faj për aksidentin”.

Lajmi i rëndë mbërriti shpejt në Tiranë. Kështu lajmërohet ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku për aksidentin. Ky i fundit, shok lufte, urdhëroi të dërgohet një helikopter me disa mjekë për t’i transportuar lymitë plagosurit në Tiranë. Por Keta dha shpirt në duart e mjekëve te spitalit te Fushe-Arrëzit. Duke marre vesh si kishte ndodhur situata, Beqir Balluku dha urdhër të dënohet ushtari si përgjegjës i aksidentit. Dhe në fakt kështu ndodhi. Balluku e ndoqi çështjen personalisht. Vetëm atëherë kur u siguruan se problemet ishin mekanike dhe se në timonin e makinës në momentin e përplasjes në fakt ndodhej Myslym Keta, vendosën ta lironin nga burgu edhe ushtarin Petrit Topi.

Po pse mbeten dyshimet? Në rrëfimet e pas viteve 90-të, kur historitë e “mbyllura” po riktheheshin fuqishëm, nisën të dalin në media edhe anë të tjerë të jetës së heroit. Tata kishte rezerva ndaj ndarjes së re që binte në sy mes udhëheqësve dhe njerëzve të vuajtur që ende nuk e kishin shkundur pluhurin dhe barutin e luftës. Në librin e nipit të tij, Drini Pilkati, shpërfaqet teza e eliminimit, duke thënë detaje dhe fakte nga ndjekja e fshehtë që i bëhej Lym Ketës, sidomos pasi Tata, në konferencën e Tiranës më 1956 kishte mbështetur të guximshmin Iljaz Ahmeti, që kritikoi hapur udhëheqjen. Në vijim, pakënaqësia e tij ishte shtuar edhe duke parë raste konkrete të dhunimit të fshatarëve tiranas që kishin ndihmuar me gjithë shpirt luftën.

Myslym Keta, ndërkaq, siguroi një vend në historinë shqiptare si hero i rrallë i luftës. Ai mbeti dhe do të mbetet i tillë./DITA

February 25, 2016 14:04
Komento

48 Komente

  1. rezart February 25, 15:30

    Vazhdon baltosja e te gjithe HERONJVE te Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare!
    Sot e paska radhen TRIMI Lym Keta!
    Nuk e kuptoj pse duhet t’i vihet bisht cdo dyshimi pa baza sa qe del sikut te gjithe tre vdekurve do t’u kete ndodhur ndonje marifet!
    Po per MIJRA te vraret gjate ketyre 26 vjeteve,pse nuk sqarohen dhe dyshohen te gjitha rastet??
    Merruni me te sotmen,o njerez kur keni kaq shume fakte dhe deshmi sa te mbushesh romane te tera!
    Te shkuaren lerjani historise!
    Po Skenderbeu,mos erdhi ne Shqiperi me porosi te turqve qe populli shqiptar te qendronte per 25 vjet ne LUFTRA aq sa u vrane mijra prej tyre???
    Vazhdoni te baltosni cdo gje shqiptare,heroike,te lavdishme,ndersa rehabilitoni te gjithe kriminelet,spiunet e diversantet!

    Reply to this comment
  2. sabo February 25, 16:03

    Kam patur fatin ta njof mire Heroin e vertet Lim Keten ,Eshte e vertet qe ai ne nji fare menyre cfaqte sjellje qe tregonin se nuk e miratonte shume ndodhira te diktatures komuniste ,dyshimet per eleminimin e tij nuk jane pa baze.Ruaj kujtimet me te mira ,per te ende e kam parasysh buzqeshjen e ti te pa djallezuar

    Reply to this comment
  3. fshatari pafshat February 25, 16:19

    Drini PILKATI eshte mashtuesi nr 2, mbas Saliut, ne Tirane dhe mbare Shqiperine. Eshte djali i Sabri Pilkatit qe u spostua ne vitet 1970, si mik i Beqir Ballukut. Po ta lexonte librin e djalit te vet, Sabriu do te ia perplaste ate kokes. E jo me te pranonte brockullat e Drinit per Lym Keten. Nuk mund te kuptohen, shikohen, interpretohen vitet e mbas clirimit me dylbite e vitit 2016. Sepse: genjeshtra sado e shendetshme eshte per te pandershmit, ajo nuk eshte e pavdekshme.

    Reply to this comment
  4. intelektuali February 25, 17:13

    I SHPETOI GJERMANIT POR E VRAU ENVERI ME PABESI PEDERASTI

    ashtu si likuidoi Qemal Stafen dhe vrau te tjere naten dhe i qau me lote krokodili diten

    qashtu sic likuidoi Alqi Kondin dhe vrau te tjere naten dhe i qau diten duke palluar motren e Alqi Kondit, Vito Kapon per vite me radhe derisa ja hodhi si nje kocke dallkaukut fanatik vrastar gjakatar Hysni Kapo

    prandaj:

    PSE DUHET TE NDEROHET NJE VRASTAR FANATIK QE ENVERI E VRAU ME URDHERIN E TIJ NGA FRIKA SI GJITHE TE TJERET?

    Reply to this comment
    • LORA February 25, 18:20

      Me vjen keq qe ti,spiun e bir spiuni,,,,kolaboracionist e bir kolaboracionisti,,,I ke shpetuar shenjestres se Lym Ketes.
      Duket ashiqare qe edhe sot te dridhet mjekra ,prej frykes se Lymit dhe shokeve te tij trima.
      Sa here qe kujtohet ajo lufte legjendare ,qe e shpetoi Shqiperine shtet e Komb,aq here ti gjakprishur vjell dhe deshmon vete ,pa t’a kerkuar,histerine tende antikombetare.
      Dukesh qe je shume plak dhe spiunlleqet e tua nuk i hyjne me kujt ne pune,,,,ngordhsh ne ligesine dhe llapaqenerine tende,,,,ketu ne forum.

      Reply to this comment
      • intelektuali February 25, 23:20

        U aman me qafsh o LORA qe zbulon spiunet dhe ARMIQTE e Partise dhe Kllases ne DITA, njesoj sic i zbulonte Eleni Pashko, vjehra e Rajomnda Bulkut dhe Genc Rulit duke i futur ne krevat te gjithe burrat qe shihte me sy dhe ne momente intime arrinte te percaktonte sakte per besnikerine ndaj kauzes, apo per tradhetine ndaj Enverit dhe Partise.

        prandaj:

        po e vazhdoj me nje tregim tjeter qe ka te beje me vellane e Hysni Kapos, te cilin e zuri infarkti ne Fier duke bere seks te eger me nje militante partie dhe kur spiunet e Sigurimit e pane qe kishte cofur si nje derr nga epshi i thane vajzes:

        VISH BREKET DHE MBATHJA, POR PO E HAPE GOJEN TA PREME KOKEN!

        Dhe keshtu vellane famoz te Hysni Kapos e varrosen me nderime si nje HERO te LANC-it legjendar, por lajmi morri dhene dhe llafet nga gojet e liga shkuan deri ne vesh te Enverit qe pasi e kishte qare me pare vellackon e mikut te tij Hysni Kapo tha:

        MIRE BERI QE NGORDHI QENI!

        Reply to this comment
      • Lini February 26, 02:30

        Lymi ishte terrorist i rrjeteve te spiunazhit sllav; ishte edhe anetar i kopiles se jugollaveve dhe ruseve me emrin PKSH. Baballaret nuk e harrojne kujtimin e kopilit te tyre, injorantit, xhihadistit komunist Enver http://www.enverhoxha.ru

        Reply to this comment
    • Vani February 25, 18:31

      Hahahaaaa… C’na kenaqe o Love,o hale e haleve te haleve… Harruan te pyesnin te paret e tu,(Fshehur verave),yyyy… shtrige,mushke,mbetur qe nga koh’ e luftes.

      Reply to this comment
  5. LORA February 25, 17:30

    Faleminderit Dites per kete perkujtimore te nje ylli te vertete te rezistences antifashiste dhe antikolaboracioniste te shqiptareve ne Luften e Dyte Boterore, si MYSLYM KETA, te nje trimi te pandalshem ne kauzen e tij te shenjte patriotike,te nje qytetari fisnik tiranas qe edhe sot frymezon me kujtesen e vyer qe I la Kombit te tij.
    Po,heronjte e pavdekshem perhere kane jetuar thelbesisht me hallet e popullit te tyre,si Lym Keta,dhe me modestine e shenjteruar te trimave me vepra e pa fjale te teperta.I tille do te jete perhere kujtimi I ketij Burri,ne memorjen e popullit te tij te shtrenjte.

    Reply to this comment
    • intelektuali February 25, 18:02

      Degjo nje histori te vertete o LORA komunistja:

      Lymi ne fillim te te karrieres se tij vrastare vrau gabimisht nje tregetar tirons qe njihej si MOLI i Lajes, por qe doli se ishte kusheri i Babe Myslymit dhe kur e thirri Baba ne Peze dhe i tha:

      KE KE VRARE MORE PIZEVENG?

      Lym Keta ja ktheu me pendim:

      PO SHKOJ TE VRAS NA 5 TE TJERE QE T’I MARR HAK KUSHERIRIT TEND!

      prandaj o LORA komunistja:

      mendo si i edukon femijet shqyptare nje shkolle me emerin e vrastarit terrorist Lym Keta.

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. February 25, 18:48

        Nastradin Uran uriahip shurrani! Je jo vetem i rrjedhur dhe i pjerdhur nga trute, por dhe shkarkues i pashtershem, deri sa te ngordhesh, fekalesh qe burojne nga truri yt.
        Ti dhe qener te tjere te sojit tend duhet te lani gojen me CaCO3 dhe pastaj me paste, kur guxoni dhe pergojoni heronjte e ketij populli dhe ketij vendi. Ata heronj qe i dhane dermen eterve tuaj dhe dashnoreve te tyre pushtuesit nazifashist.
        Ti, nje kerrme e mbetur pa u zhdukur, per shkak te dredhjes se bythes tende, se shpejti te pret ferri, madje rrethi i nente, per mekatet qe ke kryer, ndersa shpirti i heronjeve prehet ne parajse. Hajvan!

        Reply to this comment
  6. seko February 25, 17:30

    Me atentate dhe pabesi eshte e tere historia e jone, fillon para 1912 e nuk mbaron akoma…

    Reply to this comment
  7. rruga e elbasanit,pall.2.shk1 February 25, 17:39

    Nuk desha te komentoj, por shkrimi ka pak te paverteta .Lymi ,te cilit kur e kam njohur i therrisja xhaxhi Lymi ka qene nje nder trimat me te medhej te njesiteve guerile te tiranes ,te cetes se dajtit dhe Brig.3 s.E ka m njohur sepse ka qene shok i ngushte me babain tim Ziso dakon.Shoke lufte dhe pune.Arbeni djali i lymit dhe shoku im,e di mire kush jam.Ka qene nga specialistet me te mire te tankeve dhe autotraktorave ne ushtrine shqiptareKa qene njeri i larte ,trim i ma dh dhe njeri i thjeshte.Graden qe ka patur e ka merituar.Por per hir te se vertetes,graden e kolonelit nuk e kea marre ne 1947,por me vone.Mos e perbaltn se nuk dini gje as per 1956 as per 1966.Te gjitha ato qe shkruhen se eshte perndjekur si perkrahes i I Ahmetit apo si kundershtar i EH ,i ngarkuar per ta vrare kete te fundit,jane legjenda te atyre qe i demtuan makinen duke i pergatitur atentatin,pra vrasjen aksidetaleKam lexuar nje intrigant te sigurimit te shtetitpara disa vitesh,se ai dhe Lymi do te shkonin per gjah derrash ne puke dhe do te takoheshin ne shkoder.Une kam degjuar vete Lymin,nje dite para aksidentit,ne takim me babain tim ne ishSHQUP,te rruga e kavajes,kur i tha-sot do nisem ne shkoder (ishte pasdreke rreth ores 15-00),do te fle te motra.Neser heret do shkoj ne Fushe rArrez per derrasa per ndertimin e parkut te makinave dhe me tu kthyer do takoj Ministrin(Beqir Ballukun)dhe do te kerkoj te shkoj edhe une ne prodhim ,si edhe ti(Sapo kish dale letra e hapur e KQPPSH e vitit 1966,ne pergjigje te te ciles shume kuadro nga dikasteret qendrore shkuan vullnetarisht ne prodhim)Folen ,ishin shume entusiaste.Kane ndenjur rreth nje ore dhe jane ndare.Sa per aksidentin.Makinen ngiste Lymi.ne kthesat e f.arrezit,duke zbritur dhe jo duke u larguar,Lymi ka degjuar zhurmr te fortr ne rroten e pare majtas.ka nxjerre koken per te pare cfare ka ndodhur.nderkohe jane perplasur ne shkemb,hekuri i suportit te xhamit nga e majta ka goditur koken nga ana e syrit te djathte.te tjerat jane sic shkruhet ,me ndryshimin qe ka vdekur ne helikopter duke i thene nje mjeku ,shokut te tyre-me vjen keq q e nuk i lashe nje amanet Benit(djalit te madh)Lymi nuk ka qene as kundershtar ,as i pabese, as vrases,por njeri me personalitet qe nuk e terhiqte njeri nga hunda, Pyesni Adnan Qatipin per te dhe do tu shpjegoje shume gjeraNipi i tij qe ka shkruar per lymin ,per ndonje pakenaqsi qe ka te mos njollose nje nga luftetaret me trima ,nje nga njerezit me te mire te asaj kohe.

    Reply to this comment
    • USHTARAKU February 25, 19:06

      fiks fare ashtu sic thoni ju djali ZIZO DAKES ka qene, LYMI ishte njeri i ndershem, dhe babai im e ka patur shok klase, ai shkoj ne FUSHE ARREZ per derrasa per catine e pallatit qe eshte tek parku i autobuzave, qe po e ndertonte repart i FUDIT biles edhe gazi 67 qe beri aksidentin ka qene deri ne vitet 80 tek FUDI reparti 9001 vaqarr une di qe LYMI i therriste BEQIR BALLUKUT TATE

      Reply to this comment
  8. bosi February 25, 18:03

    cubi i pabese lym keta qe i sherbeu morrave te kuq

    Reply to this comment
  9. e verteta February 25, 18:32

    ky lym pleshti vrau nok gjeloshin.nok gjeloshi i shales i ben atentat zogut ne vien.gogo nushi e beqir balluku e ftojn ne pk por ky nuk pranon te marre pjese ne partine e mugoshes por bashkpunon me te keqen me te vogel qe ishin italianet qe na bashkuan te gjitha trojet etnike dhe gjuha e flamuri ishin shqiptare

    Reply to this comment
  10. DIA February 25, 19:27

    LYM KETA i sherbeu atdheut dhe ta dini nese Shqiperia nuk u shperbe pas luftes se dyte eshte merite e trimave si Lymi qe na renditen ne Pais ne krah te fituesve. Dhe rasti qe tregohet me autokolonen gjermane, si dhe tregimi i oficerit gjerman per betejen e Arbanes mjaftojne qe ju baltoses te ketij trimi te mos hapni goje fare.

    Reply to this comment
  11. LLL February 25, 19:43

    Enveri rrezikohej nga politikanët . Myslimi ishte partizan trim , i thjeshtë , djalë i ri I dhënë pas qejfeve të moshës , pa ambicje politike .
    Njerëz të tillë nuk ishin rrezik për Enverin .Dhe këtë , rrufjani ndërkombtar Enver , e dinte shumë mirë !

    Reply to this comment
  12. intelektuali February 25, 20:15

    LYM KETA ISHTE NJE CUB VRASTAR PSIKOPAT SI AVNI RUSTEMI

    Ne cilin vend te Botes nderohet nga shteti qe kerkon te integrohet ne BE nje cub kriminel dhe vrastar serial sic ishte Lym Keta? Qe e kishte frike edhe Enveri nga psikopatia e tij e pakontrollueshme ne vrasjet ne emer te Partise?

    Mesiguri kesaj pyetje nuk ka sesi t’i pergjigjen fanatiket enverista, po eshte obligim i politikes sone kombetare nese nje dite Shqypnia do kerkoje qe BE -ja Antikomuniste te hape portat e saj per shqyptaret dru me pre.

    Reply to this comment
    • artur February 26, 15:00

      nuk ka qene vrases por ka qene patriot. Po mesa duket nuk te pelqen se nuk e ka shfaros faren e keqe taten, tradhtar i qelbur. Ti intelektual car e kishe gjyshin kusling apo ballist apo spiun i nazifashisteve?

      Reply to this comment
  13. goni February 25, 20:40

    Nderim per ata qe bene luften mes te cileve qe dhe trimi Lym KETA. Nje popull pa heronj eshte nje popull pa histori !

    Reply to this comment
  14. Goni February 25, 23:14

    Cdo popull ka heronjte e vet. Dhe Lym KETA qe nje nga ta. Nje popuj pa figura, nje popull pa heronj eshte nje popull pa histori. Gjate luftes Lym Keta luftoi fashizmin dhe aq me mire per popullin shqiptar. Mbas lufte Ai i sherbeu Ushtrise dhe aq me mire per Te. I paharruar qofte kujtimi per Te!

    Reply to this comment
  15. lefi February 25, 23:32

    Paska qene me trim se ce dinim

    Reply to this comment
  16. heroi yt hamit matjani February 25, 23:36

    intelektual,keto te myslym pezes i ke me te degjuar me veshet e tu apo ti kane thene te tjeret? nuk a ane rast qe lym kta te kete ngaterrur objektiv.ka vare bashkepuntore te fashizmit qe kane lyer buart me gjak shqiptari te ndershem antifashist.or nuk e di se ku te ka cenuar ty.por nje gje e kuptoj,ti je shume larg nga avn rustemi dhe lym keta.ata nuk shanin nekomente si ty ,por ta jepnin ne lulete ballit,jo per prishe pazari,por per tradheti ndaj shqiperse dhe shitje te interesave te saj.por megjithese je intelektual,ti nuk i kupton ca gjera,psh,ceshte tradhetiaapo patriotizmi,sherbimi ndaj atdheut apo ndaj armikut dhe okupatorit.

    Reply to this comment
    • intelektuali February 26, 11:30

      I kam degjuar nga njerezit e gruas se pare te Babe Myslymit qe ishin komshinj me ne, por ka plot edhe dokumenta me qyfyre ne Arkivat e Shtetit dhe ato personale qe kishin qene te mbyllura me 7 pale dryne nga Sigurimi i Shtetit.

      prandaj:

      me mire pyet tironsit e vjeter qe ta tregojne ata te VERTETEN.

      Reply to this comment
  17. demo February 25, 23:59

    Partia komuniste ka funksionuar si familje mafioze.Kishte kalamaj rruge si Lym Keta,qe i perdorshin bossat mafioze Miladin Popovic,Dushan Mugosha dhe kallauzi i tyre enver hoxha.Po kur trimi Kosoves shqiptare Xhaferr Deva i vrau si qen rruges ku u mcef Lym Keta,pse nuk e vrane Xhaferr Deven,por u zhduken nga Tirana per 24 ore?Ky Beqir Balluku,qe paska qene kaq trim,pse e la brigaden e dyte ne zall te Gostimes ne Mirake,kur katunaret e Polisit i vune perpara si lopet?Ku ndryshon Lym Keta nga Dritan Dajti,apo ai atentatori i Vlores qe vriste me porosi?Brezit te ri mos i tregoni cubat komuniste qe vrisnin prapa ferres,por tregoni legjenden Shaban Polluzha qe shpartalloi fashistet serbe te Drazhe Mihajllovicit,Dy brigada proletare maqedonase,trupat ndeshkuese te Alexander Rankovicit dhe ne fund dha jeten duke luftuar me divizionet partizane te Shqiperise,qe i falen Kosoven Serbise.Po te mos ishte Qendresa e Shaban Polluzhes ate masaker qe pesoi Cameria do ta kishte pesuar Kosova.Si nuk u vjen turp ketyre kelyshve te kkallauzit te Serbomalazezve enver hoxha,qe mburren se kane cliruar Kosoven!Ata e pushtuan Kosoven dhe prandaj u thirren nga shtabi i ushtrise Jugosllave.Edhe qellimi i formimit te ushtrise nac-clirimtare ishte pushtimi i Kosoves.Masakra e Tivarit nuk eshte veper e komunisteve serbo-malazeze,por e ushtrise nac-cl.shqiptare.Sikur Cameria te kishte nxjerre nje trim si Shaban Polluzha qe te shpartallonte bandat fashiste te Napolon Zerves,enver hoxha do te kishte derguar brigadat partizane te clironin Greqine(!).

    Reply to this comment
    • Biri i Partizanit February 26, 01:24

      O demo,intelektu-HALE,nastradini,arvizuja ,shahisti etj!
      Te dhjefsha mu ne shaban palluzhen dhe ty me gjithe cetniket e Kosoves!
      Kellira si ty jane deshmitare te sakte te te gjithe atyre qe u denuan si TRADHETARE,SPIUNE DHE DIVERSANTE nga gjykatat popullore!
      Ja si ty kane qene te gjithe ata qe u pushkatuan dhe u varen,ARMIQ TE BETUAR TE Shqiperise!
      Mallkuar qofshi o kelyshe te serbit!
      Hallall plumbi dhe burgu i Enver Hoxhes!
      I ndrite shpirti atje ku eshte ne PARAJSE!

      Reply to this comment
    • intelektuali February 26, 09:05

      Ku qendron dallimi i vrastarit Lym Keta apo i psikopatit Avni Rustemi nga Osama Bin Ladeni apo nga militantet e ISIS-it islamik? Edhe islamiket fanatike kane ideal luften kunder pushtuesit dhe uzurpatorit te huaj qe vrasin njerez njesoj sic vriste do kohe me pare KILLERI fshatar injorant Lym Keta apo qe likuidojne njesoj si PSIKOPATI komunist para tij Avni Rustemi.

      prandaj pyetja eshte:

      PSE DUHET TE NDEROHEN KETA KILLERA VRASTARE SOT KUR SHQYPNIA PO KERKON TE BEHET PJESE E BE-SE ANTIKOMUNISTE?

      He pra le te pergjigjen fanatiket e Enverit dhe te Partise se Punes per vrastaret psikopate te LANC-it imagjinar komunist qe vrau pas ferre gjasme aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe tani qajne me lot krokodili per vrastaret e tyre gjakatare duke i quajtur HERONJ dhe duke i dhene shkollave te femijeve emerat e tyre te vrastarit KILLER te paguar nga Beogradi dhe Moska.

      dhe akoma nje pyetje tjeter:

      SI I EDUKOJN FEMIJET TANE SOT POLITIKA JONE KOMBETARE DUKE QARE DHE DUKE I KENDUAR ELEGJI KILLERAVE VRASTARE DHE 29 NENTORIT TE ZI QE I YSHTI DHE I MESOI KETA KRIMINELE ME VULE NE BALLE?

      Reply to this comment
  18. kasem gahinja February 26, 00:01

    po mor lef,ka qene trim dhe njeri me zemer te madhe.lerini te shfrehin dufin bijt e atyre ,qe so qe gjalle nuk munden a shtinin ne dore e trembeshin vetem nga emri i tij.

    Reply to this comment
    • intelektuali February 26, 11:15

      O Kaso Djali, po Enveri e kishte frike me shume se gjithe te tjeret nga KILLERI tirons Lym Keta i mbeshtetur nga Adnan Qatipi dhe ai bashke me Nexhmijen benin shurren ne breke sapo ja degjonin emerin ne gjumin e nates.

      prandaj:

      edhe Enveri sajoi dhe e vrau me pabesi pederasti Lym Keten ashtu sic vrau me pare gjate Luftes Qemal Stafen nga vila e kunatit te tij fashist Bahri Omari, por poashtu sic vrau me sajim aksidenti edhe vellaun e sekretares se tij seksapile Vito Kapo, Alqi Kondi qe guxoi ta kundershtonte per vijen staliniste te Partise se Punes.

      Reply to this comment
  19. goni February 26, 00:20

    Nuk eshte turp te nderosh ata qe bene Luften. Eshte merite, eshte krenari, eshte histori…E gjithe bota e qyteteruar dhe demokratike e ka bere dhe e ben. De Gol, Curcil…….

    Reply to this comment
    • intelektuali February 26, 10:44

      Gabon me qellim o SHOKU duke krahasuar DJALLIN me te MIRIN sepse pas Luftes per KILLERAT gjakatare u formua NYREMEBERGU dhe askush nga Bota Demokratike nuk i quajti vrastaret si HERONJ kombetare ashtu sic quhen akoma ne Shqypnine Enveriste.

      dhe akoma:

      KRIMINELET DHE VRASTARE PO NDIQEN DERI ME SOT NE BRIMAT E MIUT KU JANE FSHEHUR ME PERJASHTIM TE VENDIT TONE QE I MBAN SI HERONJ ME VENDIM KUVENDI PLOT ME KRIMINELE ORDINERE.

      Reply to this comment
      • Artan February 26, 15:03

        po aman o intelektual ku e ke bere shkollen ti e rraca jote ? me beograd apo athine. Po ikni mer qerohuni klyshe te mallkuar antishqiptar.

        Reply to this comment
        • intelektuali February 28, 09:25

          NJE GJE ASHT E SIGURT:

          Nuk e kam bo shkollen tek KGB-ja sovjetike e Stalinit ashtu sic e boni vrastari psikopat Lym Keta apo vrastari tjeter psikopat para tij Avni Rustemi, as nuk ja kam shitur BYTHEN dhe Vatanin ashtu sic ja kishte shitur Enver Hoxha Marshallit Tito nga Jugosllavia Komuniste.

          prandaj:

          laje gojen me kolinoz kur flet per intelektualin se te vjen era qe larg si fanatik vrastar i Partise se Punes.

          Reply to this comment
  20. demo February 26, 09:51

    partizani Miladin Popovicit,te dogji eeeeeee!Une ti di mire se ku i ke.

    Reply to this comment
  21. demo February 26, 13:37

    Lym Keta ishte zar i Myslym Pezes dhe Myslym Pezen me Enver Hoxhen i bashkonte pabesia dhe zyra ku vishin firmen te dy,me gjithe Haxhi Lleshin ishin agjente te serbise(lexo ditarin e Enver Hoxhes per kujtimet e Myslym Pezes)Myslym Peza pranoi qe Dushan Mugosha t`ja vriste vellane Shyqyri Pezen,dhe gjoja beri sikur i mbeti hatri kur Liri GGega me urdher te Enver Hoxhes i vrau prapa shpine nipin Mustafa Gjinishi .Myslym Keten e vrau Enver Hoxha,se ju hakerrye mu ne dere te viles se tij qehajait te familjes,Sulo Gradeci.Enver Hoxha me marifet doli ne ballkon dhe i tha Sulos:-O Sulo,lere,lere rinine,se rinia eshte gjaknxehte!.As 24 ore nuk zgjati zari Myslym Pezes,ju rregullu gazi 69 ne parkun e ministrise mbrendeshme,por ishte edhe plani B,po te shpetonte,se ne Fushe-Arres e priste ceta e herojve te heshtur:Gjoksi,Mirditori,Asim Aliko..

    Reply to this comment
  22. intelektuali February 26, 16:01

    PSE NUK KUJTOHET GAZETA DITA PER VRASJET MAKABER TE ENVERIT PER INTELEKTULAET PROPERENDIMORE SHQYPTARE DUKE SAJUAR ME PARE BOMBEN NE AMBASADEN SOVJETIKE?

    Me 26 shkurt kane kaluar 65 vjet nga masakra e Enver Hoxhes per intelektualet properendimore shqyptare me preteks bomben ne ambasaden sovjetike, por shume pak nga media kombetare dhe aspak nga politika jone kombetare nuk jane kujtuar per kete date te ZEZE te regjimit komunist, nderkohe qe cdo 5 maj ministra dhe deputete shkojne dhe bejne homazhe tek varret e vrastareve te Enverit me fotografine e tij ne dore. Pse askush nga politika jone kombetare nuk u kujtua per rezimin e bustit te Diktatorit MONSTER Enver Hoxha, por i gjithe shteti dhe pushteti hesht per kete date te SHENUAR te historise sone?

    Ne vend qe te kerkojne ndeshkimin e vrastareve dhe krimineleve KILLERA te regjimit komunist, ketu na tregohen telenovela per Lym Keten alla Rudina Xhunga me intervisten e saj muzikore te saj per Nexhmije Hoxhen si nje rezil i Shqypnise ne syte e Botes.

    Reply to this comment
  23. emil February 26, 16:05

    Myslym Keta dhe Adnan Qatipi bashk me ta dhe Kajo karajfili kan qen atetantoret me me ze te njesiteve guerile te Tiranes qe kan eleminuar bashkepuntoret e fashizmit italian dhe nazizmit gjerman te cilet kishin lyer lleret me gjakun e shqiptareve.Myslim Keta kaq njeri fisnik ish sa ne prag te vdekjes kerkoi qe ushtarit te tij ti jepej pafajsia ne ngjarjen qe i kushtoi jeten ,

    Reply to this comment
  24. Mark uk February 26, 18:24

    Pervec anes politike qe nga viti 1956 ne konferencen e Tiranes ai ishte nen vezhgimin e njerzve te Enverit per ta likujduar.Ishte edhe kjo se Lymi me pamjen e tij jua kapi grat atyre qe ai donte.Kjo ishte arsyeja qe e eleminuan.Ashtu sic eleminuan Qemalin Vasil Shanton Vojo Kushin me shoke si dhe 73 kantidat e antar byros politike.Te dalin kta komunistet e ta kundershtojn po deshen.

    Reply to this comment
  25. Goni February 27, 16:20

    Respekt dhe mirejohje !
    Per nje nga luftetret dhe trimat me te devotshem te luftes antifashiste te popullit shqiptar !
    Per nje nga kuadrot me te afte ushtarake te pas luftes !
    Per nje nga perfaqesuesist me te respektuar nga populli tiranas nga gjiri i te cilit doli !

    Reply to this comment
    • intelektuali February 28, 09:29

      o dudum FANATIK i artise se Punes sot Shqypnia po kerkon te behet pjese e BE-se Antikomuniste, prandaj mbaje respektin per vrastaret dhe psikopatet e Enverit per vete, por mos shkruaj brockulla ne DITA pa moral, sepse:

      RESPEKT PER VIKTIMAT E PAFAJSHME TE VRASTARIT PSIKOPAT LYM KETA QE ENVERI E LIKUIDOI ME PABESI PEDERASTI NGA QE I KISHTE HYRE FRIKA DHE BENTE SHURREN NE BREKE ME GJITHE NEXHMIJEN E TIJ.

      Reply to this comment
    • intelektuali February 28, 11:04

      RESPEKT DHE MIRENJOHJE PER VIKTIMAT INTELEKTUALE TE KOMBIT SHQYPTAR QE DHANE JETEN PER TE BERE VATANIN ASHTU SIC PO KERKON TE JETE SOT – PJESE E BE-SE ANTIKOMUNISTE DHE E BOTES DENMOKRATIKE DHE MALLKIM DHE URREJTJE PER ATA QE I VRANE DHE I MASAKRUAN KETA INTELEKTUALE ME URDHER NGA MOSKA DHE BEOGRADI!

      Reply to this comment
  26. goni February 27, 23:48

    Bari i keq!
    Toka eshte zemergjere, bashke me grurin, misrin, etj. mban edhe barin e keq! Njerezit mundohen ta shkulin por bari keq prape mbin! Ndonjehere merr ngjyen jeshile, here te tjera te verdhe dhe ndonjere edhe “bojen” e INTELEKTUALIT!

    Reply to this comment
    • Sikurti Shavajze February 28, 20:00

      gon, ngaqe nuk keni fakte, arsyetim te kthjellet, dhe gjykim te shendoshe, i kunderviheni Intelektualit, i cili po iu pallon me te verteta, qe ju nuk doni te shihni, jo me ti asimiloni e te mbani qendrim atdhetar.

      Lym Keta ishte trim, por edhe frikacak, por jo tinzar si puna e laverit tuaj, qe vrau e preu me pabesi vetem SHQIPTARE!

      Keni bere ndonjehere bilancin se sa SHQIPTARE ka vrare siccario Lym Keta? Apo kush nuk ishte pro-jugosllav e pro-titist duhej qeruar?!? Lanet!!!

      Reply to this comment
  27. goni February 28, 12:26

    Fashizmi dhe nazizmi qe nje nga faqet me te erreta te shoqerise njerezore. Me qindra milion njerez u vrane qofshin keta te rritur te moshuar gra e femije. Ai pati ideatoret dhe applikuesit e tij qe per fat te mire bota demokrtike diti te luftoje. Kjo “peste e zeze” ka lene gjurme edhe sot e kesaj dite…

    Reply to this comment
    • intelektuali February 29, 08:46

      I ke gabim shifrat o SHOKU, gjate Luftes Hitleri vrau afro 6 milion vete, nderkohe qe Stalini ne kohe Paqe vrau ne Rusi vetem gjate 1923-1933 mbi 33 milion vete, ndersa Mao Ce Duni vrau ne Kine pas Luftes ne Kohe Paqe mbi 40 milione njerez te pafajshem dhe mban KAMPIONIN e vrastare me gjakatare ne Bote.

      prandaj edhe:

      KOMUNIZMI DHE FASHIZMI JANE PJELLA TE NJE MITRE.

      Reply to this comment
  28. ELIOT August 10, 18:11

    Intelektual ..KE SHIFRA TE SAKTA …… MAO DHE STALINI VRANE ME SHUME SE HITLERI … DHE HITLERI DONTE NJE GJERMANI TE MADHE … I BERI GJERMANET TE PASUR . KRENARE …NE VITET 40 ..POR STALINI ENVERI MAO VRANE POPULLIN E VET ..PER EGOIZMIN E TYRE PER INTERESAT E TYRE PERSONALE ..SA PER LUM KETEN ..KA QENE TRIM NENA IME TIRONSE FOLTE SHPESH KUR ISHA I VOGEL . DHE BABA I KENDONTE KENGEN ..ASIDENTIT NE FUSHE TE ARREZIT …… POR ENVERI SI ZAKONISHT I VRISTE NGA PAS SEPSE ..LYMI I BENTE HIJE . JA MERTE TE GJITHE SUKSESIN…. ME TRIMERITE E TIJE .. DHE .. STALINI E PUSHKATOI NJE HERO TE LUFTES ..SEPSE NE FOTO ISHTE GJITHMONE PRANE TIJE … DHE ISHTE NJE KOKE ME I GJATE .. DHE JA MERTE SUKSESIN .. NE FOTO STALINI DUKEJ SI LILIPUT …. DHE I GJORI PERFUNDOI NE ……. E KAM DEGJUAR NGA NJE VETERANE RUSE .. QE TREGONTE PER JETEN E STALINIT … DHE ENVERI BERI NJESOJ SI DAJA E VET BOLSHEVIKE …MERCI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin