Kartëmonedha që shumica e europianëve nuk e kanë prekur kurrë?

May 8, 2016 12:23

Kartëmonedha që shumica e europianëve nuk e kanë prekur kurrë?

Kartëmonedha 500 euro e hedhur në qarkullim 14 vite më parë është një kartëmonedhë e cila më së shumti është përdorur nga grupe kriminale dhë në aktivitete të jashtëligjshme – thotë Njësia Qëndrore e Policisë Europiane Europol.

Kjo e fundit pak ditë më parë ka përshëndetur vendimin e Bankës Qëndrore Europiane për të mos prodhuar më prerjen 500 euroshe.

Kjo kartëmonedhë është një prej 7 prerjeve të hedhura në qarkullim prej vitit 2012 dhe është kartëmonedha me vlerën më të lartë.

“Europol përshëndet vendimin e Bankës Qëndrore Europiane për të mos hedhur më në qarkullim prerjen 500 euro, para e lidhur ngusht me aktivitetet kriminale. Kjo prerje rezulton që për shumicën e popullsisë të mos jetë parë apo prekur ndonjëherë. Kjo ngre pyetjen se për çfarë kjo prerje paraje është përdorur dhe a është e lidhur me aktivitetin kriminal”, shprehet Europol në deklaratën e 5 majit 2016.

Kartëmonedhat që janë në qarkullim në prerje euro janë 5, 10, 20, 50, 100, 200 dhe 500 euro ndërsa kjo e fundit përdoret rregullisht në 25 vende, 23 prej tyre anëtare të Bashkimit Europian.

 

May 8, 2016 12:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*