51 milionë Euro në Kuçovë, NATO nis punën për bazën ajrore

January 24, 2019 15:32

51 milionë Euro në Kuçovë, NATO nis punën për bazën ajrore

Fluturimi i avionëve të natës mbi Tiranë lajmëronte nisjen e projektit për bazën ushtarake të aleancës në Kuçovë.

Fluturimet mund të cilësohen në mënyrë simbolike si edhe pikënisja e projektit prej 51 milionë eurosh që aleanca e NATO-s ka parashikuar të zbatojë në bazën ajrore shqiptare, e cila do të kthehet në bazën e parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, gjeneral Tod Wolters, erdhi në Tiranë për të lajmëruar nisjen e punës në këtë bazë: “Kuçova ka disa karakterisitka të veçanta. Është në një vendndodhje të mrekullueshme gjeografike, që të lejon të bësh atë çfarë kemi menduar, përfshi këtu edhe klimën e mirë. Në bazën e Kuçovës do të ulen, do të ngrihen dhe do të stacionohen avionë luftarakë të NATO-s. Nga aty do të kryejmë edhe shërbime të tjera në shërbim të aleancës sonë, që përfshijnë edhe survejimin e hapësirës ajrore, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të rajonit, nëpërmjet aparaturave dhe pajisjeve që do të instalohen atje”.

Ndërsa për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, baza e NATO-s në Kuçovë do të jetë një siguri më tepër jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin: “Kuçova do të jetë bazë e NATO-s. Ky investim është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e vendit tonë, por edhe për rajonin. Aleanca Euroatlantike është zgjedhja dhe zgjidhja më e mirë për Ballkanin”.

Punimet në bazën ajrore të Kuçovës pritet të nisin në fund të këtij viti dhe parashikojnë një kohëzgjatje deri në 5 vjet.

o.j/dita

January 24, 2019 15:32
Komento

12 Komente

  1. u nisem per ne BE, jo ne kasaphanen e NATOS, more kriminele te lindur... January 24, 16:25

    kenaquni tani,shtaze “luftarake” , ju beheni “heronj” kur vrisni dhe “deshmor” te pa harruar kur vriteni . mjere ne ..pacifistet e viteve 70-te . kemi 50 vjet qe jetojme me tmerr, midis egersirave me genin e instikti agresiv, ne tru…

    Reply to this comment
  2. se do kete me shume leverdi, taksapaguesi shqipetar .... January 24, 16:30

    mjafton qe olta t’i nxjerr “armikut” kacurrelat e vegles poshte dhe armiku…dorezohet .

    Reply to this comment
  3. Sallakja January 24, 17:45

    50 vjet foli Kali i Modh !
    Nuk e besoi njeri.
    6 mije kilometra larg i mbajti !
    E ke gabim i thane.
    Tani ?
    Bejini shurren baces.

    Cohu Enver !
    Cohu se kan ardh Daleket n’Kucove.
    Cohu mer burr i dheut, qiti ujtin e zi, si i here vaktit.

    Reply to this comment
  4. Sazani January 24, 17:54

    Ca si miq, e ca si armiq kjo tokë ka parë me radhë :
    Turqit
    Italianët
    Jugosllavët
    Rusët
    Kinezët
    Amerikanët

    Mos harrova ndonjë ?

    Gjëagjëzë , kush e ka radhën ?!
    Edhe këtu shihet që globi rrotullohet !

    Reply to this comment
  5. Migjeni ne shek21 January 24, 20:00

    Nëse jemi ne NATO, atehere le te zhvillojnë aftësitë vetëmbrojtese të Shqipërisë! Një bazë ajrore shqiptare është rrjedhimisht edhe një bazë e NATOs. Edhe Blloku i Varshavës ishte më korrekt dhe demokratik ndaj Shqipërisë, sovranitetit, ushtrisë së saj, teknikës luftarake që i delegonte, ekspertëve që trajnonte. Rreth 100 avionë mig 15, mig 17, mig 19, ju dhuruan Shqiperise, bashkë me përgatitjen e personelit për të kontrolluar si vend sovran, qiejt e saj.
    Ndryshe nga sot që de fakto është një lloj poshtërimi dhe albanofobie e paprecedente.
    Një bazë shqiptare, para së gjithash është respektimi i sovranitetit të Shqipërisë, është një instrument i rritjes se aftësive vetëmbrojtese te shqiptarëve, është punësim për shqiptarët, është detyrë kushtetuese, por është edhe kontribut i një ushtrie profesionale shqiptare si aleatë ndaj nevojave të aleancës. Por në këtë lloj forme poshtëruese nuk jemi aleate, por koloni e depersonalizuar, që me bazat dhe territorin tonë bëjnë atë që duan, që na kane hequr të drejtën të vetëmbrohemi dhe të ndërtojmë nje ushtri profesionale. Dhe ata katër ushtarë të armatosur me fshesa që shesim per ushtri, shërbejnë vetëm per të pastruar haletë e NATOs dhe mbeturinat e plazheve për turistët.
    Nuk lanë me nje Shqipëri për shqiptarët! E shqyen me hijena, e zbrazen me hemoragji emigarcioni, e varrosën me borxhe, i shkatërruan dhe kanibalizuan çdo lloj sektori strategjik ekonomik, tani bejne atë që duan, duke na detyruar te duartrokasim si majmunë që na kanë shkulur trurin.

    Reply to this comment
  6. Krist January 24, 20:12

    Qe gazeta te jete korrekte,te pakten ne shskrimin e gjuhes shqipe:Mbi Tirane,fluturuan avionet e NATO-s dhe jo avionat e nates.Nata,me NATO-n eshte si dy vija te drejta,te kithta,qe kurre,nuk priten (pra as nuk takohen kurre).

    Reply to this comment
  7. 77 January 24, 20:32

    Investim?!!!!!
    Një bazë ushtarake e fortifikuar që ka kushtuar rreth 1 miliardë dollarë në atë kohë, sot po “investojnë” aq sa kushton një avion i vetëm i NATOs.
    T’a themi troç! Investimi konsiston vetëm në një fjetine modeste per te punësuarit e NATOs dhe nje distributor furnizues kerozeni, për avjonet që kalojne. Të tjerat janë pallavra.

    Reply to this comment
  8. Baca January 25, 02:08

    Investime serioze nato do bente po te ishte shqiperia nje vend normal jo ne ket xhendje qe esht sot.

    Reply to this comment
  9. Dulla January 25, 12:48

    99% komente injorantesh ………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*