52 bashkëluftëtarët e parë të Adem Jasharit dhe roli i Shqipërisë në përgatitjen e tyre

August 15, 2015 15:00 Updated

52 bashkëluftëtarët e parë të Adem Jasharit dhe roli i Shqipërisë në përgatitjen e tyre

Stërvitja e grupeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri vazhdon të mbulohet me një vello misteresh.Dëshmitarë dhe organizatorë të kohës e kanë sqaruar shumë herë atë proces ushtrimesh, sipas një marrëveshje Kosovë-Shqipëri.

Janë dy heronj të jashtëzakonshëm kombëtar Sali Çekaj dhe Adem Jashari që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuajse gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb. Paradoks i vërtet është se në këtë grup nuk është asnjë emër i politikanëve që kanë bërë bujë në institucionet e Kosovës e të cilët thirrën në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Analisti Skënder Zogaj, për Gazetën NewBorn thotë se grupet e para si dhe fotografitë janë dokumente të pakontestueshme historike që dëshmojnë me emra e mbiemra. “Grupet e para që stërviteshin në Shqipëri, të cilat vijnë në kujtesë edhe nëpërmjet fotografive si dëshmi, janë dokumente të pakontestueshme historike të cilat dëshmojnë me emra e mbiemra njerëzit dhe preokupimin e tyre në kohën e caktuar, që ka të bëjnë me përpjekjet për çlirimin e vendit nga okupatori serb”, thotë Zogaj.

Zogaj thekson se fakti që këta të rinj kanë shkuar në Shqipëri për të ushtruar është dëshmi se në vitin 1990 janë krijuar celulat e para për çlirimin e Kosovës.

“Vet fakti se, të rinjtë e kanë braktisur Kosovën dhe kanë vajtur në Shqipëri dhe atje janë bërë bashke dhe janë angazhuar në ushtrime ushtarake nën mbikëqyrjen e ushtarakeve profesionist të karrierës, është dëshmia se, që në fillimet e viteve 1990, janë krijuar edhe celulat e para të cilat kanë pasur për qëllim krijimin e grupeve luftarake për çlirimin e Kosovës. Unë mund të them saktë se, në kuadër të LDK-së që në vitin 1991 është punuar për “mbrojtjen e pragut të shtëpisë” dhe për realizimin e kësaj porosie edhe nga vet goja e liderit Ibrahim Rugova, janë hulumtuar mundësitë dhe është punuar për krijimin e strukturave që do ta menaxhonin situatën dhe rastet që mund të imponoheshin në terren” pohon ai.

Zogaj thotë se ideimin e përgatitjes ushtarake e ka përkrahur dhe financuar Qeveria e Bukoshit, ku kanë dalë luftëtarët e shquar e ndër ta edhe Adem Jashari.

“Nga kjo kemi edhe ideimin e përgatitjeve ushtarake, që dihet se në Shqipëri i ka përkrahur dhe financuar Qeveria Bukoshi, dhe se, nga grupet e përgatitura në Shqipëri, kanë dalë luftëtarë të shquar, shumë prej të cilëve kanë dhënë jetën dhe tash janë emra heronjsh, ndër të cilët edhe Adem Jashari, kryeheroi i Kosovës. Edhe diçka, një varg dokumentesh dhe faktesh historike, nuk janë pasqyruar sa duhet, sepse, zhvillimet e pasluftës ishin tepër të ndjeshme dhe, për vet pjesëtaret historik, siç janë edhe këta ne këtë listë dhe në këtë fotografi, për hir te proceseve shtetformuese te Kosovës, kanë heshtur, ose kanë qenë të detyruar të heshtin”, thotë Zogaj.

Institucionet e Kosovës ishin ato të cilat nxorën grupet e para apo i formuan, ndërsa si udhëheqës i tyre ishte Sali Çekaj, i cili ishte prijës edhe i grupit të parë të stërvitur në Shqipëri, ndërsa Adem Jashari pjesë e grupit të dytë. Nisur nga kjo, dëshmitarët pohojnë se Adem Jashari e kishte për prijës Sali Çekajn. Pjesë e këtyre grupimeve ishin edhe shumë persona të shquar e heronj lufte, si Zahir Pajaziti që ishte pjesë e grupit të parë të stërvitjeve, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj etj.

 

Lista zyrtare e emrave:
Grupi parë:
Adem Jashari
Sali Çekaj
Zahir Pajaziti
Ahmet Hoxha 
Bashkim Leci 
Zymer Lulaj 
Kadri Gubetini 
Ismet Çerkini 
Artan Gjini 
Arsen Hamiti 
Fatmir Racaj 
Ibush Metushi 
Agron Tushi 
Fatmir Fejzullahu 
Hysni Mehmeti 
Afrim Zena 
Hysen Agushi 
Vehbi Zeqiri 
Besim Shehu 
Ramiz Ramadani 
Halil Halili 
Rustem Teneqja 
Ahmet Zeqiri 
Rexhep Luma 
Minush Luma 
Sedat Osmani 
Ramadan Pajaziti 
Shemsi Krasniqi 
Remzi Mehmeti 
Selami Hasani 
Agim Demnika 
Ekrem Matoshi 
Sami Hasani 
Sami Vishi 
Azbi Veliu 
Ali Guri 
Musa Shabani 
Ajet Shala 
Sejdi Sula 
Milazim Myftari 
Shaip Haziri 
Fadil Begu
Mefail Vishi 
Shemsedin Sulejmani 
Milaim Gerbeshi 
Rexhep Ilazi 
Islam Visoka 
Ilmi Topalli 
Ylber Topalli 
Xhevat Qerimi 
Bashkim Thaçi 
Bajram Kadriu
Shefqet Brajshori

August 15, 2015 15:00 Updated
Komento

17 Komente

  1. shqiptari August 15, 15:24

    TE GJITHE KETO JANE HERONJTE E PARE TE UÇK

    Reply to this comment
    • Dashamiresi August 15, 16:21

      Mire e ke zgjedhur nikun “Shqiptari”,por nuk mjafton vetem kaq.Duhet edhe ta shkruajme e flasim mire gjuhen tone te bukur.Ne rastin ne fjale , me drejt shkrim,nuk thuhet “TE GJITHE KETO…”, por “TE GJITHE KETA ” .
      Ambasadorti amerikan ne Tirane eshte nje amerikano-aziatik dhe,megjithate nuk ben gabime , si ne te folur , ashtu edhe ne te shkruar.

      Reply to this comment
  2. Bariu August 15, 15:54

    Pavaresisht nje fare njeanshmerie, me sa duket me teper nga kendi politi. Argumenti qe bini se LDK e Rugava ka folur per “mbrojtjen e pragut te shtepise”, si konceptim, nuk ka te beje me nje lufte clirimtare ne shkale vendi skurse ishte lufta ngadhenjimtare e UÇK, fatmiresisht edhe ne bashkepunim me SHBA, ngli e ne teresi NATO. Pra, “Mbrojtja e pragut te shtepise” eshte e kunderta e nje lufte te organizuar e me karakter clirimtar, eshte copezim, fragmentizim i saj. Gjithsesi me kete nuk kam aspak deshre a qellim te mohoj faktin e padiksutueshem te pergatitjese se tyre qysh nga viti 1990-1991 ne Shqiperi. Jam deshmitar sepse ata jane stervitur nga kuadro te ushtrise shqiptare, me sakt zbuluesa te ish Ushtrise Popullore te Shqiperise. Madje njeri prej tyre, Hysen Ymeri, librin e tij me kujtime nga jeta ushtarake e ka titulluar ‘… Stervitem edhe Adem Jasharin” (botim 2009). Duke qene se flisni per kurset e pergatitjes, do te ishit me bindes (per te tjeret e jo per mua) te shenonit edhe emrat e ushtarakeve shqiptare, te pakten te disave prej tyre, se nuk jane te paket.

    Reply to this comment
  3. lato August 15, 16:17

    Perse duhen dhene keto lista dhe keto kampe stervitje ne Shqiperine e 1990,ose para ketij viti,kur ne Shqiperi jane stervitur greke te kuq, palestineze,iranjane,vjetnameze,marx-leniniste e soj e sorollop nga gjithe bota,.Te krijohet pershtypja sikur Shqiperia ishte nje superfuqi ushtarake,qe vinin bota te mesonin artin ushtarak e jo nje ushtri bashibozukesh pa arme e fisheke,me pushke druri e lopata ne krah,qe nje komando greke me 5 minoritare kapi rob nje divizjon te paarmatosur,se armet e fisheket i kishin per t`i shkrehur kaculat e jevgut ne vend te fishekzareve.Edhe ne Ushtrine e para 90(se ushtria Saliut ishte per te vrare e helmuar popullin),stervitja e ushtareve behej me pushke druri,lopate dhe rreshtore.Ushtari,qe do mbronte atdheun kishte per dy vjet vetem tre fisheke per ate qe quhej qitje luftarake,me kursim te madh,sikur ishin prej floriri.Pjesa tjeter e stervitjes ushtarake behej me kazem e lopate;Hapje transheshe,llac e beton per te mbushur elementet e kupolave,terhiq si gomar copat e betonit neper male per te sajuar kupolat,hap e mbush tunele i beme malet vrima,vrima.Ushtari shqiptar nuk dinte shkrehte pushken luftarake,nuk dinte te aktivizonte nje granate mesymese se vritej vete,nuk dinte te qellonte me antitank e jo me me artileri e tanke e raketa,se keto ju duheshin bandave te 97 dhe sypeshkaqenit te Gerdecit per ti shkaterruar e shitur.Sinqerisht qe vetem tre fisheke na dhane per dy vjet ushtri ne detashmentin e xhenjos,edhe ato na dridheshin duart,se mos na humbisnin dhe na shpallnin armiq te popullit e partise.Tani pas 97 e morem vesh qe ne ishim populli me i pasur me predha,kallashe e fisheke,se ne ushtri vetem belxhikun e xha Temes kishim pare.Ku ta dinte Milloshevici,qe thoshte:-Une e pushtoj Shqiperine me shoqaten e gjuetareve! Kosovaret arme e fisheke i blene me gjak,se kosovari nuk e kursen fishekun per hasmin.Ushtria Enver Hoxhes ka qene ushtri per parada,ku parakalonin gjithe llojet e armeve,qe ti shihte imperializmi dhe revizionizmi,sikur atyre u kishte humbur qitapi i evidencave te armeve,qe i kishin dhuruar Shqiperise.Pastaj keto arme grasatoheshin per 5 vjet,futeshin ne Tunele deri ne paraden tjeter,derisa i pikasi sypeshkaqeni dhe thesarin e Alo babes e shiti per skrap.

    Reply to this comment
    • roberto August 15, 20:38

      Eh more “lato” tru shkuluri!
      Ti ke te drejte qe thua se ke mbajtur pushke druri dhe kazma e lopata se ke qenhe nga ata “100-shat” qe i conin ushtar vetem per pune xhenjere!
      Ti genjen o mavri me boje qe te kane dhene 3 fisheke se as ato nuk t’i kane dhene!
      ARMIKUN E KLASES ne kurre nuk do t’a stervisnim me arme luftarake dhe ti kujton se e gjithe ushtria ashtu ishte:Me pushke druri!!!
      HAAAAAAAA!!!
      Se cfare armesh dhe cfare pergatitjesh bente ushtria popullore e dinin me mire CIA,KGB-ja,UDB-ja etj,aq sa te mos guxonin te merrnin vendime per te na sulmuar!!!
      Kam qene drejtues ne artilerine tokesore te njesise ne kufi me Malin e Zi dhe kishim planifikuar mbulimin me ZJARR te te gjithe hapesires brenda dhe tej kufirit shteteror!
      Vetem nje repart artilerie(nga dhjetra te tille qe kishte njesia) mund te mbulonte me nje ZJARR TE FUQISHEM artilerie nje siperfaqe prej 9 hektaresh!
      Ne fushen e Koplikut qe mund te desantonte deri nje DIVIZION PARASHUTISTESH ishin planizuar disa reparte artilerie qe mbulonin me ZJARR VDEKJEPRURES brenda 10-15 minutave te gjithe siperfaqen e desantimit duke bere te mundur asgjesimin e forcave dhe armatimit te armikut te mundshem!
      Vetem nje repart artilerie i vendosur ne lartesine e Velecikut kishte planifikuar te hapte zjarr te perqendruar mbi te gjitha aerodromet ushtarake te Malit te Zi deri ne Titograd(sot Podgorice) perfshi edhe vete kryeqytenin qe mund te goditej nga ky repart special me qindra predha ,qe vetem nje prej tyre peshonhte 48 kg!
      Ky repart mbulonte me zjarr te gjithe hapesiren deri ne largesine 30-35 km ne thellesi te kufirit malazes!!!
      Saktesi te madhe i njepte zjarrit te artilerise tone fakti qe ne te gjithe brezin kufitar kishte pika zbulimi qe vrojtonin e zbulonin te gjitha ndryshimet ne teritorin ARMIK,levizjet e ushtarakeve,makinave te transportit dhe here pas here me ndihmen e helikoptereve vrojtonim dhe fotografonim te gjitha objektet ushtarake si transhete,tunelet,pikat e vrojtimit,rruget e reja etj!!!
      KISHTE CECUA BICAK atehere o “lato” dhe nuk e kemi ngrene buken kot,sic po na trajtojne KLIKAT FASHISTE te ardhura ne pushtet pas 90-tes!!!

      Reply to this comment
  4. feniks August 15, 16:20

    A mundet te na rrefeje ky ANAL-isti S.Zogaj se,
    1- Sa miliona marka dhuruan kosovaret nga e gjithe bota per LUFTEN,kush i mblodhi dhe per cfare u perdoren??
    2-Meqenese LGK-ja paska qene nismetarja e pergatitjes luftarake per Clirimin e Kosoves ne Shqiperi,sa prej ketyre kosovareve luftuan me UCK-ne?
    3-Kush ishte FARK-u ,kush e krijoi,cfare detyrash kreu per Clirimin e Kosoves ???
    4-A kane bashkepunuar me UCK-ne dhe NATO-n Ibrahim Rugova dhe Bukoshi ne lufte kunder Serbise dhe cfare aktiviteti kane bere konkretisht???
    5-Pse Rugova u strehua ne shtepine e Milloshevicit per 6 muaj rresht kur NATO dhe UCK luftonte kunder Serbise??
    Pse Rugova nuk u vu ne krye te LUFTES se popullit kosovar per Clirimin e vendit,por nuk kreu asnje aktivitet real,por vetem te DYSHIMTE???

    Reply to this comment
  5. Mollosi August 15, 16:34

    Kryesori i ketij grupi ishte heroi Sali cekaj. Ky u vra nga forcat serbe me 19 prill 1999. Se bashku me heroin Agim Ramadani ishin udheheqesit e betejes se Koshares. Qe te dy ishin ushtarak te FARK-ut.

    Reply to this comment
    • feniks August 15, 19:05

      FARKU ka qene nje bande KACAKESH anti shqiptare qe nuk kane bere blufte kunder vSerbise,por kunder Kosoves!
      Le te tregoni se cfare luftimesh kane kryer,kunder kujt i kryen,me cilet forca bashkepunuan dhe PSE S,U BASHKUAN ME UCK-ne???
      PSE U KRIJUAN DY USHTRI KOSOVARE:Njera ishte UCK-ja dhe tjetra FARK-u i Rugoves???

      Reply to this comment
      • Mollosi August 15, 19:45

        Nese do te lexosh pak me shume sigurisht se do te mesosh se kush ishte Sali Cekaj , Agim Ramadani, Anton Cuni, Rrustem Berisha, Musa Gjakova etj. etj.

        Reply to this comment
        • feniks August 15, 20:58

          Ti “mollos” do beje mire t’u pergjigjeshe pyetje te mija dhe jo te derdellitesh me fjale te kota sic ben Sali Berisha qe e pyet per henen ai te pergjigjet per diellin!!!
          Jep pergjigje po ta mbajti:
          1-Pse u krijua FARK-u dhe nga kush?
          2-Pse nuk u shkri me UCK-ne ne se kishte te njejtin qellim:CLIRIMIN E KOSOVES NGA PUSHTIMI SERB?
          3-Me thuaj cfare luftimesh dhe kunder kujt i beri FARK-u,me cilet bashkepunoi,kunder kujt luftoi dhe cfare demesh i shkaktoi pushtuesit serb!!!
          4-Cfare aktiviteti paten Rugova dhe Bukoshi gjate LUFTES dhe pse nuk u vune ne krye te LUFTES PER CLIRIM,por ndejten SKUTAVE duke pritur se mos deshtonte UCK-ja dhe NATO dhe ju merrnit pushtetin ne Kosove nga serbet???
          5-A basdhkepunoi ne lufte me UCK-ne dhe NATO-n FARKU dhe per cfare???
          6-Ku shkuan milionat e markave te Bankes “DARDANIA” ndihmat e kosovareve per luften clirimtare???etj,

          Reply to this comment
          • Mollosi August 15, 22:32

            Prandaj po te them te lexosh me shume. Vetem atehere do te kuptosh per mareveshjen ne Suedi ne mes te UCK ( A. Demaqit) dhe kol. Krasniqit.
            Lufterat qe i beri Farku kunder ushtrise serbe.
            Hajduterite qe i bene te dy palet, permes fondit te 3 % dhe “Vendlindja therret” etj.
            Mos e shaj sali Berishen sepse ai eshte kelysh i Enverit. dhe si i tille qe eshte , ti duhet ta duash . Une nuk e desha Enverin dhe nuk e dua as Saliun.

  6. katarakti August 15, 17:46

    Propagande e felliqur ne favor te LDK-se dhe Ibrahim Rugoves. Kur dihej mire se Ibrahim Rugova ishte armiku kryesor i luftes se armatosur ne Kosove, ndersa Bujar Bukoshi hajduti i madh qe mbushi xhepat me 3 perqindshin e kosovareve ne emigracion. Keta te dy vetem e penguan dhe e vonuan çlirimin e Kosoves.Dhe tani disa duan te na tregojne perralla.
    Ndersa Latos dua t’i them qe te laje gojen para se te permende ushtrine e Enver Hoxhes. Per nje vend te vogel dhe te prapambetur si Shqiperia, ajo ushtri ishte e rangut boteror. Boll ta dish se per 3 ore ne te gjithe vendin rezervistet zinin pozicionet e tyre te luftimit ne rast alarmi dhe e kupton aftesine e asaj ushtrie. sa per armatim ne tanke, avione, fisheke, mitraloze dhe kallashnikove beni mire te pyesni Shkelzenin. Se ai e di me mire nga te gjithe se si ishin mbushur depot dhe tunelet e armatimeve. Enver Hoxhen mund ta shash sa te duash per diktaturen e tij te pameshirshme, por per ato qe beri per vendin, ne te gjitha fushat, kulture, arsim, shendetesi, shkence, sport, mbrojtje, industri, bujqesi, elektrifikim, komunikacion, etj etj duhet te ngrihemi te gjithe ne kembe dhe te rrime gatitu. Pune tjeter se pas tij erdhen vandalet, qe me pishe ne dore shkaterruan gjithçka, Derisa e nxorren gjithe Shqiperine ne shitje per 1 euro.

    Reply to this comment
  7. Mark uk August 15, 19:49

    Duhet ti keroni te falur qe nuk keni shkruar edhe komandant Ramadan Prekazi[rushiti]

    Reply to this comment
  8. Ashtueshte August 15, 22:03

    Me duket se Ske nder Zogaj ja ka fut PORDHES kot, kur ka thene qi qiveria “BUKOSHI” ka financu per stervitjen e ketyre LUFTETAREVE.
    Qiveria “BUKOSHI” financonte vetem FARK-un (Ballistet) e KOSOVES dhe jo UÇk-ne.
    Njekohesisht forcat e FARK-ut i kane sherby edhe bemave te sali birishes kunder popullit shqiptar.

    Reply to this comment
    • Partizani August 15, 23:01

      FARK-u me Bukoshin ne krye bene GRUSHTIN E SHTETIT te 14 shtatorit 1998 ne ndihme te agjentit te UDB-se Sali Berisha!!!

      Reply to this comment
  9. D O K L E A T I August 16, 04:10

    Me tregoni te cilin qytet apo fshat mbrojti UCK. Sarajeva ishte vite me rralle e rrethuar dhe banoret nuk e leshuan. Kroatet me ” Fortunen kroate” cliruan Krajinen deri ne Knin. Gjeneralet qe udhehqen Luften e Kosoves ishin nga NATO e “Tomohawks” drejtoheshin nga Tampa e Florides. Keta ishin “gjeneral” per te shkatrrua Kosoven pas luftes.

    Reply to this comment
  10. lato August 16, 09:06

    @Roberto Ne repliken tende dalloj vetem fjalen`mund`.Mund te benim kete e mund te benim kete.Ju keni pasur nje ushtri parakalimesh per karshillek.Ju nuk benit stervitje me arme luftarake,se ju dhimbseshin fisheket,ju ato predha qe thua zotrote i kishit mbushur me mut,se nuk u provuan kurre as ne stervitje,as ne nje beteje te vertete..Ju edhe kufitaret i dergonit pa fisheke ne kufi,derisa ju kuptuan greket dhe 5 minoritore kapen si mijte ne cark nje divizion te paarmatosur dhe pa fisheke..Kjo ka ndodhur vetem ne filmin Fan Fan Tulipan.Edhe ata fakire qe arratiseshin nuk i kapte ushtria juaj por banoret e zonave kufitare.Edhe Xhevdet Mustafen jua vrau nje plak roje stallash ne Rrogozhine me belxhik turqie.se te ishte per ju do ju kishte futur Enver Hoxhes ne zyre..Cfare armiku do luftonit ju kur kufitari shqiptar nuk mbronte dot veten nga kafshet e egra.Sa jane gjetur te shqyer nga ujqit dhe arinjte se ju i dergonit ne vendroje pa fisheke.Kufitari shqiptar ishte nje fakir pabuks,qe vinte kufitari jugosllav dhe i dhuronte rracionin e vitit te ri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*