54 artistë i kërkojnë Presidentit të japë OK për ndërtimin e Teatrit të ri

July 26, 2018 11:55

54 artistë i kërkojnë Presidentit të japë OK për ndërtimin e Teatrit të ri

Një grup artistësh, kryesuar nga të mëdhenjtë e skenës shqiptare, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi, por edhe djali i të madhit Kadri Roshi, Kliti Roshi, regjisori Spiro Duni, aktorët Artan Imami, Sotiraq Bratko, Zamira Kita e shumë të tjerë, i janë drejtuar sot me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit në vend, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku shprehin vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern.

Peticionit i janë bashkuar edhe aktorët e dashur për publikun, Gazmend Paja, Erion Isai, Gent Hazizi, Violeta Trebicka, Genti Kame, Ledio Lako, Roland Saro, Erblin Bajko, Olsi Bylyku, Irgen Çela, e shumë të tjerë, të cilët shprehen se teatri i ri modern do t’i shërbejë të gjithë komunitetit artistik teatror e publikut artdashës, si dhe kërkojnë që të mos humbet më kohë, por të nisë puna për t’i dhënë Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes.

“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës.

Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion, ku janë listuar më pas emrat dhe firmat e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve më të njohur të artit skenik shqiptar.

Peticioni i drejtohet edhe Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Artistët që kanë firmosur peticionin;

Robert Ndrenika

Luftar Paja

Alfred Trebicka

Spiro Duni

Leka Bungo

Albert Minga

Arben Derhemi

Sotiraq Bratko

Kliti Roshi

Zamira Kita

Artan Imami

Genti Kame

Genti Deçka

Arjola Basha

Gent Hazizi

Gerti Ferraj

Hervin Cculi

Suela Konjari

Laxarela Deti

Mateus Frroku

Paola Kodra

Blerta Belliu

Shkelqim Jaupi

Guri Kocco

Klaudia Hila

Nelson Mulla

Erion Isai

Violeta Trebicka

Gazmend Paja

Roland Saro

Jorke Broka

Erblin Bajko

Olsi Bylyku

Edmond Lako

Ilir Muhametaj

Ledio Lako

Irgen Çela

Klesta Shero

Roerd Toçe

Ami Hansellia

Andon Koço

Jonida Beqo

Laid Ymeri

Danier Shkurti

Edvin Mustafa

Valdano Bajrami

Besart Cani

Armela Demaj

Engjell Hoxha

Ajliçe Petrela

Madi Selimi

Fatjon Sulstarova

Ermonela Alikaj

Serkida Rrapollari

s.a/dita

 

July 26, 2018 11:55
Komento

24 Komente

  1. intelektuali July 26, 12:09

    ARTISTET E REALIZMIT SOCIALIST TE ENVERIT KERKOJNE TE FSHIJNE NGA FAQJA E DHEUT TEATRIN KOMBETAR TE BOSIOS

    Kush jane keta KARAGJOZA qe dine te luajne vetem filma staliniste me Partizane dhe Ballista qe vendosin me Peticionin e tyre Komunist te prishin Monumentet e Kultures te yshtur dhe te paguar si servila dhe lakenj te Pushtetit Mafioz te Edvin Droges dhe FUSHAVE te tij?

    PO PSE ME KETA ARTISTA SERVILE DHE KARAGJOZE TE ENVERIT DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE DUKE PRISHUR ME TRITOL NE DORE MONUMENTET E KULTURES?

    Reply to this comment
  2. katarakti July 26, 12:48

    Te prishet teatri i vjeter karakatine dhe te ndertohet nje i ri. Sot kjo ndertese nuk eshte monument kulture, por monument turpi. Nje ndertese e dale krejtesisht jashte funksionimit. Te ndertohet nje teater modern qe t’i rezistoje kohes dhe me te cilin kryeqytetasit te mburren. Pa me thoni: A ka banor te Tiranes te mburret me kete ndertese rrangalle. Kur u ndertua ai nga arkitekti italian ishte parashikuar per nje perdorim 30 vjeçar, por ai tashme po ben 80 vjet. Arkitektin italian e zevendeson nje arkitekt danez! Siç zevendesohen te vjetrit me nje kembe ne varr nga te rinjte. Eshte ligj i natyres.

    Reply to this comment
    • mirel July 26, 15:50

      Qe kur keni filluar te ndjeni vjetersine e Teatrit ju pro Ramistes?
      Tere ato probleme qe ka ky vend, dhe papritur njerezit duket qe paskan vuajtur per nje Teater te Ri ne vend e ujit te pijshem, dhe ne vend te rrugeve dhe kanalizimeve,

      Reply to this comment
      • katarakti July 26, 16:51

        Ngritja e nje teatri te ri as qe duhej te diskutohej fare. Por ishte PD-ja qe vuri kujen per kete ndertese karakatine. Ka dy muaj qe PD-ja po na shurdhon veshet per kete problem.Pastaj ne kete artikull shkruhet per mendimin e disa aktoreve pr ndertimin e nje teatri te ri. Apo jo?! Prandaj kemi filluar ta ndjejme “vjetersine” e tij. Kur te shkruhet per ujin e pijshem, rruget dhe kanalizimit do te japim mendimin modest edhe per to. Natyrisht me parapelqimin tend!

        Reply to this comment
    • intelektuali July 26, 17:04

      Ore ti BYTHMUT komunist i poshter,

      Po pronen e babes se vet e ka Edi Droga Teatrin Kombetar te Bosios? Me cilat leka do ta ndertosh ti Teatrin e danezit o BOLE enveriste?

      Teatri i Bosios nuk eshte as me i vjeter se ” Teatro La Scala” e Milanos e ndertuar ne vitin 1776 dhe as me i vjeter se “Teatro Nacional” ne Paris e ndertuar ne vitin 1714, as me i vjeter se Teatri Kombetar i Maqedonise, i Serbise, i Greqise, i Rumanise, Bullgarise, Hungarise,i Cekise, i Polonise, bile edhe “Balshoj Teater” i Moskes more MUT katarakt enverist i pabese, more KRIMB haleje i Edvin Droges, edhe Balshoj Teatri i sovjetikeve te Putinit mban ate pamje qe ka patur kur e ndertoi Ekaterina e dyte ne vitin 1776.

      KU E GJETE TI MORE KRIMB HALEJE AFATIN 30 VJECAR TE TEATRIT TE BOSIOS?

      Apo te ka fryre ne vesh Lali Eri me DOPOLAVOROT fashiste te tij si propaganda e Gebelsit te Hitlerit qe po helmon Shoqerine tone Civile njesoj si Enver Pederasti do kohe me pare?

      Edvin Droga i yshtur nga lakmia per te bere leka me Fushat e tij te Kullave prej Betoni, e la te prishet dhe te degradoje Teatrin Kombetar, njashtu sic veproi edhe me Stadiumin Kombetar dhe kjo perben nje veper te rende penale dhe shpejt a vone edhe Edvin Droga dhe lali Eri do te ngrohin qelite e burgut me keto krime kunder shqyptarise dhe kunder Vatanit, qe perpiqen t’i kamuflojne me arkitektet famoze si Bjorka-t e tij duke hedhur lekat e popullit badiava nga megallomania e shfrenuar ne drejtimin e shtetit.

      PSE NUK E ANGAZHON BJARK-UN E TIJ EDI RAMA PER KANALE KULLUESE QE TE EVITOJE PERMBYTJET E FATZINJEVE QE PRESIN ME SYTE NGA QIELLI?

      Hyp more BYTHMUT fanatik tek Kulla e Vodafonit dhe shiko sa vend ka mbetur ne Tironen tone fatkeqe per te shtuar Kullat-Kulcedra te Edvinit mu tek Teatri Kombetar. Shko tek gjymnazi Partizani qe te bindesh per masakren urbanistike te Edvin Mashtruesit, dhe pastaj fol si BOle e Rilindjes pa kurfare pozite qytetare.

      Reply to this comment
      • katarakti July 26, 18:23

        Or plak i rrjedhur Sa me shume po te vjen ora e fundit aq me shume po perçartesh. Je kthyer komplet ne plak senil, or i shkrete. Saqe te vjen keq te merresh me ty. Ke ikur per lesh prej kohesh, neqoftese ke qene ndonjehere ne rregull. Ajo ndertese eshte karakatine dhe duhet prishur, do apo s’do ti. Dhe do prishet dhe do ndertohet nje teater i ri modern, kontemporan, me shije dhe gusto te njerit prej arkitekteve me te njohur te koheve te sotme. Edi Rama, i mire apo i keq, eshte kryeministri i preferuar i shqiptareve, i zgjedhur ne menyre plebishitare. Ndersa ti je nje vemje e se shkuares.

        Reply to this comment
        • intelektuali July 26, 18:40

          KONTEMPORANET PA BREKE NE BYTHE

          Lere biografine e intelektualit, por pyet ku do t’i gjeje LEKAT Edvin Droga,

          sepse:

          Po te hedh edhe une lekat badiava pa konkurs pa tender ne terrin e nates si Edvini te gjej jo vetem Bjark Danezin por ta sjell Trump Presidentin ne Tirane per te projektuar dhe bekuar Teatrin Kombetar

          Por:

          Kur shqyparet po ikin nga Shqypnia e Rilindjes si djalli nga tamjani dhe kur shtetasit e Edvin megallomanit jetojne ne mjerim dhe varferi tejskajshme Bjarku i Edvinit ngjason me Bechtelin e Rruges se Kombit te Saliut qe kush i dilte kunder Hajnise pushtetare shpallej antishqyptar dhe lincohej si agjent i Armikut te Kllases.

          Reply to this comment
  3. Eduarti July 26, 12:53

    Keta jane borderoja e paguar nga Lali Eri qe ti kerkojne Ilir Metes OK per ndertimin e kullave me teater poshte tyre. Hajde tani, mos luiani rolin e qorrit e budallait! Nuk ju hap barku Edi Rames ti bente teater te ri Bert Ndrenikes me shoke. Gjithe kjo behet vetem per interes financiar te Rames, ato kulla shumekateshe kane vlere miliona euro per te.

    Reply to this comment
    • Glaukias July 26, 13:26

      Ku janë kullat që do ngriheshin tek këndi i fëmijëve tek parku i liqenit artificial ? Se dolët edhe me pistoleta në protesta. Ku janë kullat e ku janë njerëzit e vdekur nga vapa tek sheshi ‘Skënderbej’ ? Ku janë ato mijëra tonë mbetje që kishin ardhur nga Italia ? E sa e sa gënjeshtra të tjera keni thënë. Sa ishin kundër projektit Robert Ndrenika e Arben Derhemi etj, për ju ishin Kolosë të skenës, të drejtë e atdhetarë, tani që pranuan teatrin e ri, janë të borderosë së Lali Erit ? Jeni kundër së bukurës e së resë se ju tregojnë sa të shëmtuar e të prapambetur jeni.

      Reply to this comment
      • info analitike July 26, 21:40

        Mos u merzit se edhe atyre do tu vije radha por gjerat kane sira. Tani e ka radhen trualli i teatrit se ato ne xhep i kane apo nuk bleu dhe Kastrati Sheratonin. Lere lere se c’vete betoni aty!
        Se sa te bukura dhe te reja jane keto pacavuret e pame me permbytjet ne qender te Tiranes te Bashkise dhe te Bibliotekes apo me shperthimin e ujerave te zeza tek pallatet perballe Filoqylit per shkak te demtimeve nga germimet tek stadiumi te kanalizimeve. Perpara per fitorje te reja drejt shkaterrimit te Tiranes qe nuk i late as nam e as nishan asgjeje autentike e karakteristike.

        Reply to this comment
  4. katarakti July 26, 13:44

    Kori i babaleve, njelloj si kori i bretkocave qe guasin gjithe diten ne lluce, ka vetem nje refren;”Edi Rama po vjedh”! Edhe kur qeveria nderton nje stadium te ri kombetar, edhe kur nderton nje park lodrash, edhe kur nderton nje rruge, apo nje teater te ri, babalet e dala boje perserisin ne kor: “Rama po i ben keto se do te vjedhe”! Sipas mendjes shterpe te shqupasve, qeveria nuk duhet te beje asgje, se ndryshe “ajo po vjedh”! Opozite babale. Nuk le rast pa shpifur dhe ndotur. Duke filluar nga ai sharlatani plak me qytetaret e tij digjitale, deri te Njeriu qe qesh. Ne fakt jane bere per tu qare me llahinke, siç thote populli.

    Reply to this comment
    • intelektuali July 26, 18:21

      Qeveria e Edvin Droges kur ka kaqe shume LEKA sa angazhon Bjark-un famoz Boteror per Kullat-KULCEDRA prej betoni qe nukkane ku te djesin mutin dhe shurren e tyre, pse nuk nderton Kryeministri Yne kanale kulluese qe te shpetoje katunaret mjerane nga permbytjet e HEC-eve te tij,

      Ose:

      Pse Edvin Droga nuk hedh paret e mafies se tij per te ndertuar nje fabrike perpunimi qe katunaret te mos hedhin prodhimet e tyre ne plehrat,

      Ose:

      Pse nuk mendon Edvin Mashtruesi per Prodhimin Kombetar qe ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enverit?

      He mo BOLE fanatike:

      QYSH KESHTU?

      Reply to this comment
      • katarakti July 26, 18:42

        Ti ka lene t’i besh ti mor kokeloqe. Qe te eshte bere mendja koha e qepes. Mblidh ato pak tru qe te kane ngelur dhe kupto se Rama po ban aq sa mundet. Per sa i takon rritjes se GDP-se, hapjes se fabrikave etj etj ato une i kam kerkuar para teje, pikerisht ne faqet e kesaj gazete. Nejse nuk ka rendesi. Dije se persa kohe qe nuk ka alternative tjeter shqiptaret do te mbeshtesin Edi Ramen, me te mirat dhe te keqijat e tij. Deri sa te dale ndonje nga pinjollet tuaj te mençur! Nga pasardhesit e atyre qe i dhuruan mbretit te Italise kuroren e Skenderbeut!!! E boll na çave trapin me cic -micet e tua. Jep mendimin tend dhe mos u grric me te tjeret. Se do te konsiderohesh si rast klinik tejet i rende. Dhe ndonje dite do te te vije papritur ambulanca dhe do te te çoje te ish – 17-ta. A nuk e kupton o i letuar se je bere bajat me keto komentet e tua prej plaku te nevrikosur?! Nuk e ke kohen per keto gjera. Dil e shetit. Mos rri gjithe diten para kompjuterit se pak kohe te kane ngelur. Buzeqeshi jetes. Dhe mos nxirr vetem vrer.

        Reply to this comment
  5. vasili July 26, 13:46

    Do te doja te me shenonin dhe mua,ku pa asnje lloj mburrje e them,se jam artist me cilesor se shume nga ata lart.
    Mirpo me mbyt te vjellet dhe neveria e skajeshme,kur mendoj,qe lista do ti shkoj romoducit te paftyre me tru jo vetem e palare,por qe qelbet ere nga veset me te ndyra.

    Reply to this comment
  6. Bureto July 26, 13:58

    Teatri duhet të bëhet dhe do të bëhet jo se dua uni e ti (kushdoqofsh) por se i duhet të ardhmes, pavarësisht disa zërave (kushdoqofshin) që nuk di pse janë kaq regresivë. Nëse ka probleme në shkelje të ligjit, nuk jemi ne që i zgjidhim, por institucionet dhe agjensitë e zbatimit të ligjit. Kushdo që ka argunenta dhe fakte rreth këtij problemi le t’u drejtohet atyre. Rrugë të tretë s’ka.

    Reply to this comment
  7. Arkitekti July 26, 14:21

    Para 3 vjetësh erdhën 4 studentë të Universitetit të Barit, të degës së arkitekturës dhe më kërkuan t’i udhëheq te veprat e arkitektëve italianë, sipas një,liste që kishin me vete, si UT, Artet, Muzeu Etnografik, Stadiumi, Kolonat, “Bulevardi pa qytet”, natyrsiht, pastaj hotel Dajti, godinat administrative dhe lulishtja “gropë”, Banka etj., pasi kishin për të mbrojtur diplomën për “stilin fashist”. Në fund u thashë se keni edhe Teatrin… ata mblodhën buzët dhe me mirësjellje më thanë: nuk futet në asnjë stil dhe nuk figuron te “veprat arkitektonike italiane në Shqipëri”. Pra nuk ia hodhën as sytë. Që është një barakë pa vlerë, e dinë të gjithë, edhe ata të SHQUP-it, por “vlera” e kësaj barake tashti qëndron në shoun politik, për të trazuar jetën e vendit me budallallëqe të tilla.

    Reply to this comment
    • info analitike July 26, 21:48

      Edhe Stadiumi pa vlere qe ndaj e hodhen ne toke se gjerat sot shoqerohen me kulle. Edhe kur te pyet kamarieri si e do kafen duhet ti pergjigjesh “me kulle si te krieministrit” se vetem ashtu je “trendy”.

      Reply to this comment
  8. Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni July 26, 14:56

    Mjafto te kerkosh ne google per “albanian movies in china”
    https://www.google.com/search?source=hp&ei=tCRZW62yDcevkwXWj7qgBg&q=albanian+movies+in+china&oq=&gs_l=psy-ab.3.1.35i39k1l6.0.0.0.4470.2.1.0.0.0.0.0.0..1.0….0…1c..64.psy-ab..1.1.98.6…98.P2CHeEOEMCQ

    dhe kushdo e kupton qe Shqiptaret jane nje popull i civilizuar, sepse vetem nje civilizm mund te afektoje me kulturen e tij nje tjeter civilizim. Nder artikujt qe google liston qe ne faqen e pare te kerkimit, do gjeni edhe shkrime qe flasin per interesin per te ardhur ne Shqiperi enkas per te vizituar sitet ku u filmuan filmat Shqiptar. Natyrisht kinostudioja tashme nuk ekziston, se e bene placke maloket, dhe tani duan te bejne te njejten gje edhe me teatrin.

    Nuk ka se si godina ku artist te popullit krijuan art qe i tejkaloi permasat e Shqiperise dhe ato te gjenerates se tyre, te jete nje vjetersire, ndersa xhami ndertuar nga sunite para 500 vjetesh, ku hyjne mbetje osmane te perbuzuara gjithandej ne Europe, te jete nje monument “kulturor”.

    Keta qe kane kete kuptim per “kulturen” jane qe te gjithe malok qe s’i lidh asgje me kulturen Shqiptare. Kjo eshte ushtria e mbeshtetesve qe i ka ngelur krye-malokut ram.

    Reply to this comment
  9. Socialisti i Ndershem July 26, 15:04

    Po perse valle artistet duhet te kene kete te drejte per godinen dhe sillen si pronare?
    Me kete llogjike i takon qe Mjeket te jene pronare te spitalit, policet te jene pronare te komisariatit, mesuesit pronare te shkolles e keshtu me radhe.
    Hajde shqiptarizma me shumice dhe pakice.

    Reply to this comment
    • mirel July 26, 15:52

      Jo o Socialisti i pandershem
      Artistet nuk po shpallin pronesine mbi Teatrin, por po denoncojne pronesimin e Teatrit dhe te prones publike.
      Si ka mundesi qe e ke kuptuar kaq perseprapthi protesten e Artisteve?
      Apo keshtu e kane sociapistet e Ramutit qe u mesuan te mashtrojne si lideri i tyre maskara

      Reply to this comment
  10. Boomerang July 26, 16:06

    Ashtu si pa dashje lexova kete pacavure leter dhe menjehere mendja me shkoi ke mungesa e theksuar e dialektikes se mendimit. Aty spikatet nje fare analfabetizmi i fshehur dhe paaftesia e pseudoartisteve per te formuluar qarte dhe me profesionalizem qofte dhe nje paragraf te vetem ku te shprehet dukshem forca bindese e shprehjeve gjuhesore.

    Asgje per tu habitur !

    Ndersa dikur kllounet e diktatures e zinin radhen te paret per te firmosur ne borderone e xhaxhit pasi ishin gajasur me miletin neper estrada dhe teatro, sot keta palaco po frigohen se mos mbeten si peshku pa uje dhe detyrohen t’ja mbathin si te tjeret ne emigracion.

    Gallata dikur te kthehet ne boomerang.

    Reply to this comment
  11. Dodona mbi Tomorr July 26, 16:37

    “Shenomeni edhe mua”!Jam ni dashamires i artit dhe kam marre pjese ne shume prej diskutimeve qe u bene e vazhdojne te behen per teatrin qe sic e kam theksuar u zgjat me shume se sa duhej ! ; Por me kete listen e “aktoreve te realizmit socialist” ,sic shkruan nji komentus , une mendoi se ka ardhur koha te mbyllet kjo “llafollogji” e pafund edhe pse ka akoma idhtare e nostalgjik te fashizmit qe e duan per “muze ” ate objekt!

    Reply to this comment
  12. Aliu nga Selenic July 26, 19:27

    Nuk e dije se sa te turperuar do te jen neser ket qe kerkojn ta ruajne ket model te fashizmit kure ne vende te tije te ndertohet nje teater moderne.!
    Po keta jane te pa fytyre se edhe per kendin e lojrave keshtu ben.Po sote a kan turp kure shkojen te liqeni dhe e shofin kete mrekulli.?
    Ja pra se sa prapa diellit jkane ket mjeran qe lehin sa her i ndersen Saliu.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*