54 patenta të pezulluara gjatë fundjavës në kryeqytet

May 29, 2017 10:11

54 patenta të pezulluara gjatë fundjavës në kryeqytet

Rritja e parametrave të sigurisë në rrugë ka bërë që policia e kryeqytetit vetëm gjatë fundjavës të pezullojë 54 patenta, si dhe të arrestojë 7 persona.

Në një njoftim për mediat, blutë e kryeqytetit sqarojnë se 6 persona kanë përfunduar në pranga për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, ndërsa 1 tjetër për dhënie të makinës pa patentë. Ky i fundit, për t’i shpëtuar arrestimit i ofroi 2000 lekë punonjësit të Policisë Rrugore.

Më tej, në njoftim sqarohet se janë pezulluar 54 leje drejtimi nga të cilat: 20 për drejtim të automjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 28 për shpejtësi mbi normat e lejuara, kjo e matur me radar, si dhe 6 për shkelje të ndryshme të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Gjithashtu, policia sqaron se po gjatë fundjavës janë vendosur 1260 masa administrative, nga të cilat: 211 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 114 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 17 për shpejtësi tej normave të lejuara, 6 për shkelje të semaforit, 51 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

“Policia Rrugore e Tiranës edhe në ditët në vijim do vijojë punën për parandalimin dhe ndëshkimin e çdo shkelësi të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë

May 29, 2017 10:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*