54 raste vjedhje energjie, 19 të arrestuar

March 22, 2015 10:42

54 raste vjedhje energjie, 19 të arrestuar

Bilanci i kësaj jave i raportuar nga Policia e Shtetit flet për kontrolle në 6.440 raste nga 100 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Nga kontrollet e kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 54 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 54 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 19 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike , 21 janë shpallur në kërkim, ndërsa 14 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 4.076 lidhje të abonentëve debitorë dhe 54 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 145 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

March 22, 2015 10:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*