55 mijë banorë, 30 milionë turistë! Do zgjedhin paratë apo qytetin?

November 14, 2017 20:20

55 mijë banorë, 30 milionë turistë! Do zgjedhin paratë apo qytetin?

Ka vetëm 55 mijë banorë, por vijnë 30 milionë turistë në vit! Përfitimet nga industria e turizmit janë të mëdha, por…

Rënia e Venecias dhe shuarja e venecianëve duket e pashmangshme. Qyteti e ka shitur veten.

Çfarë ka mbetur prej metropolit dikur më të pasur të Europës? – pyet DW, cituar nga Dita.

Një venecian i vjetër e përshkruan kështu situatën:

“Para 20 vitesh këtu gjithcka gumëzhinte prej zejtarëve. Prodhoheshin dyshekë e jorganë, e po ashtu punonin këtu edhe rrobaqepës, këpucarë, zdrukthtarë, libralidhës, bravandreqës – sot të gjithë janë zhdukur”.

Edhe tregu i famshëm i fruta-zarzavateve ka rënë në kurthin e turizmit në një qytet, ku banojnë e jetojnë gjithnjë e më pak njerëz.

“Këtu ka gjithnjë e më shumë turistë, që fotografojnë, se sa klientë që blejnë. Kjo është provokuese, ndaj disa shitës peshku po mendojnë që të fitojnë para duke u angazhuar si statistë apo aktorë në një mjedis turistik. ”

Një problem gjigand janë transoqeanikët turistikë.

Gati 500 anije transoqeanike kalojnë çdo vit pranë San Marco-s.

Kur një anije e tillë kalon pranë brigjeve, në kanalet përreth niveli i uji ulet me rreth 20 centimetra dhe më pas rritet sërish, për shkak të zhvendosjes. Këto janë forca të jashtëzakonshme, që lenë gjurmë në themelet e pallateve, kishave dhe urave.

Helikat e mëdha të anijeve kanë efektin e pistonave dhe e turbullojnë të gjithë tabani. Venecia, që është ndërtuar me palafite të drunjta zhytet gjithnjë e më shumë.

Autoriteti portual i Venecias ka investuar miliona në terminalet moderne të transoqeanikëve. Por për shkak të protestave të popullsisë mund të përdorë tani vetëm gjysmën e tyre.

Gjithnjë e më shumë venecianë dyshojnë, nëse ky është kursi i duhur që duhet të ndjekë qyteti

Ata besojnë, se turizmi në Venecia duhet reduktuar në dimensione normale.

Por për ta shpëtuar qytetin e tyre, venecianët duhet të heqin dorë nga një pjesë e biznesit të madh turistik, pra nga një pjesë e fitimeve të tyre.

A do ta bëjnë?

b.m. / dita

November 14, 2017 20:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*