Daja: Do të kualifikohemi

August 2, 2017 21:07

Daja: Do të kualifikohemi

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është optimist se Skëndërbeu do të kualifikohet për më tej.

Të nesermen bardhekuqtë do të luajnë fazën e dytë kundër Mladaá Boleslav.

“Janë një skuadër që kanë organizim mjaft të mirë dhe luajnë si grup.

Nuk mund të them se janë më të fortë se Kairati, por që duhet të jemi të kujdesshëm.

Ne do hyjmë në fushë me qëllimin e vetëm për t’u kualifikuar në turin tjetër”.

“Në ndeshjen e parë kemi bërë disa gabime, por i kemi analizuar.

I kemi parë me vëmendje ndeshjet e fundit dhe i dimë anët e forta dhe të dobëta të kundërshtarit.

E dimë se çfarë duhet të bëjmë për të vazhduar më tej”, tha Daja.

Në stadiumin e Korçës mbështetja do të ishte më e madhe nga tifozët, megjithatë Daja beson se edhe në “Elbasan Arena” tifozët do të jenë të shumtë.

“Sigurisht që është më e lehtë kur luan në stadiumin tënd, por kjo nuk do të influencojë në objektivin tonë.

Do kualifikohemi edhe në Elbasan, ku kemi besim se do kemi edhe mbështetjen maksimale të tifozëve tanë”.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë ka fituar Boleslava me rezultatin 2-1 në fushën e tyre.

dh.th

August 2, 2017 21:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim