57 % e gjyqtarëve të Shkallës së Parë nuk kalojnë në testin e pasurisë

February 21, 2018 19:25

57 % e gjyqtarëve të Shkallës së Parë nuk kalojnë në  testin e pasurisë

Rreth 57 për qind e gjyqtarëve të Shkallës së Parë në Shqipëri dështojnë në testin e justifikimit të pasurisë të paktën për një vit të deklarimit, zbulon një studim i BIRN i bazuar në praktikën e kontrollit aritmetik dhe logjik të deklaratave të pasurisë.

Studimi evidenton se 154 gjyqtarë nga 268 gjithsej kanë diferenca të pajustifikuara të pasurive të tyre të deklaruara, të cilat kapin në total vlerën e 698 milionë lekëve.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN analizoi deklaratat e pasurisë familjare të 268 gjyqtarëve të rretheve gjyqësore, pasi i administroi ato nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI përmes një kërkese për të drejtë informimi.

Gjyqtarët e shkallës së parë përbëjnë rreth 65 % të të gjithë korpusit të gjyqtarëve dhe janë të shpërndarë në 23 gjykata të rretheve gjyqësore në vend.

Në analizë u përfshinë 3128 deklarata pasurie gjithsej, të cilat u përkasin viteve të deklarimit 2003-2016. Pasi u hodhën në një database, deklaratat iu nënshtruan analizës aritmetike dhe logjike-një nga format e kontrollit që ILDKPKI përdor për të hetuar pasurinë e zyrtarëve të lartë.

Të dhënat e përftuara tregojnë se vetëm 114 gjyqtarë nga 268 gjithsej arrijnë të mbulojnë me burime të deklaruara pasurinë e shtuar përgjatë 13 viteve. Ndërsa 154 gjyqtarët e tjerë rezultojnë të kenë shtim të pajustifikuar të pasurisë për një ose më shumë vite të karrierës së tyre.

Diferencat e pajustifikuara zënë 17 për qind të totalit të pasurisë neto që gjyqtarët e Shkallës së Parë zotërojnë së bashku-pasuri që kap vlerën totale të 4 miliardë lekëve.

Gjykata më problematike në justifikimin e pasurisë rezulton ajo e Sarandës, ku 27.7 për qind e deklaratave të analizuara kanë diferenca të pajustifikuara të pasurisë. Në vendin e dytë renditet Gjykata e Dibrës me 20 për qind të deklaratave dhe në vendin e tretë ajo e Pogradecit me 18 për qind të deklaratave me probleme.

Dështimi i gjyqtarëve në testin e justifikimit të pasurisë me burime financiare të deklaruara është një fenomen i gjithëpërhapur në sistemin shqiptar të drejtësisë. Nga analizat e mëparshme të deklaratave të pasurisë, BIRN arriti në përfundimin se diferenca të pajustifikuara të pasurisë gjendeshin mes 58 për qind të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, 77 për qind të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe 79 për qind të anëtarëve të Gjykatave të Apelit në vend.

Kurba e pasurisë

Kontrolli aritmetik dhe logjik, i njohur si KAL nga ekspertët e fushës është një mekanizëm i rëndësishëm në verifikimin dhe hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë, mes të cilëve bëjnë pjesë edhe gjyqtarët. Dështimi në këtë test ngre pikëpyetje mbi integritetin e gjyqtarëve dhe krijon terren për institucionet përgjegjëse që të kryejnë verifikime të plota të pasurive të tyre.

Përveç problemeve me justifikimin e pasurisë, studimi i BIRN mbi deklaratat e pasurisë së 268 gjyqtarëve të Shkallës së Parë nxjerr në pah një sërë trendesh të shpërndarjes së aseteve apo rreziqe të tjera, të cilat konsiderohen si “flamuj të kuq” apo indicie për të kryer verifikime në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Të dhënat e siguruara nga studimi tregojnë se gjyqtarët e Shkallës së Parë në vend e kanë trefishuar pasurinë e tyre përgjatë 13 viteve të deklarimit në ILDKPKI. Në vitin 2003, gjendja fillestare e pasurisë së gjyqtarëve të shkallës së parë kapte vlerën e 1.18 miliardë lekëve, ku pasuria mesatare e një gjyqtari llogaritet rreth 4.4 milionë lekë.

Ndërsa në fund të vitit 2016, shuma totale e pasurisë bruto të tyre kap vlerën e 4.5 miliardë lekëve, të ndara mesatarisht në 17 milionë lekë për gjyqtar.

Njësoj si gjyqtarët e shkallëve më të larta, edhe gjyqtarët e rretheve kanë piketuar tregun e pasurive të paluajtshme për investimin e të ardhurave të tyre. Sipas studimit, rreth 56.7 për qind e pasurisë së tyre përbëhet nga pasuri të paluajtshme që kapin vlerën e 2.6 miliardë lekëve.

Të dhënat e studimit sugjerojnë se një gjyqtar e ka rritur mesatarisht vlerën e pasurive të paluajtshme familjare nga 2.98 milionë lekë në fillim të detyrës në 9.69 milionë lekë në fund të vitit 2016. Në këtë vlerësim nuk janë përfshirë pasuritë e paluajtshme të përfituara nga trashëgimia, dhuratat apo kontratat e sipërmarrjes që nuk shoqërohen me vlera në para nga subjektet e deklarimit.

Llogaritë bankare zënë 20.9 për qind të pasurisë së gjyqtarëve objekt studimi me një vlerë totale prej 958 milionë lekësh. Ndërkohë, kursimet e deklaruara në cash zënë 12.9 për qind të pasurisë së gjyqtarëve të shkallës së parë me një vlerë të përllogaritur në 593 milionë lekë.

Përgjatë 13 viteve të analizuara, likujditetet në bankë kanë shënuar një rritje prej 5.6 herësh, ndërkohë që kursimet në cash janë rritur me 6.4 herë.

Vlerat e larta të kursimeve në cash konsiderohen si “flamur i kuq” në praktikat e kontrollit të pasurisë së zyrtarëve. Sipas studimit, gjyqtarët e Shkallës së Parë në Shqipëri mbajnë mesatarisht nga 2.2 milionë lekë cash në shtëpi. Nëse likujditeteve kesh i shtohen edhe përqindjet e aseteve të deklaruara në formën e huadhënieve, atëherë një përqindje e konsiderueshme prej 14 % të pasurisë mbahet jashtë sistemit bankar, duke përfaqësuar pjesën më informale të pasurisë së gjyqtarëve të rretheve gjyqësore në Shqipëri.

Kurba e shtimit të pasurisë neto dhe shpërndarja e saj nuk janë treguesit e vetëm rreth pasurive të njerëzve të drejtësisë. Detyrimet janë gjithashtu një mekanizëm i gjithëpërhapur për të mbështetur rritjen progresive të pasurisë.

Të dhënat e siguruara nga studimi i BIRN tregojnë se gjyqtarët e Shkallës së Parë kanë së bashku borxhe në vlerën e 533 milionë lekëve në fund të vitit 2016. Rreth 61 për qind të detyrimeve e zënë kreditë bankare, ndërkohë që 25 për qind janë deklaruar si huamarrje te të afërmit dhe 12.7 për qind si borxhe ndaj kompanive të ndërtimit.

Praktikat më të mira ndërkombëtare i konsiderojnë detyrimet jashtë sistemit bankar si indikatorë transaksionesh të dyshimta. 268 gjyqtarët e analizuar në këtë studim raportojnë 38.4 për qind të borxheve të tyre si detyrime ndaj të afërmve dhe kompanive të ndërtimit.

Gjykatat më të pasura

Të dhënat e siguruara nga studimi i BIRN tregojnë se në vlerë absolute, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë është gjykata më e pasur në vend, e ndjekur nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës dhe ajo e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Por ky raport ndikohet ndjeshëm nga numri i gjyqtarëve që punojnë në këto institucione gjyqësore; Gjykata e Tiranës ka 110 gjyqtarë ndërkohë që gjykata e Durrësit dhe ajo e Krimeve të Rënda kanë secila nga 16 gjyqtarë.

Krahasimi i pasurisë mesatare të gjyqtarëve  të secilës gjykatë jep të dhëna të ndryshme. Gjyqtarët e gjykatës së Durrësit rezultojnë më të kamurit në Shqipëri me një pasuri mesatare prej 42.8 milionë lekë për gjyqtar. Në vendin e dytë renditen gjyqtarët e Sarandës me pasuri mesatare 20.7 milionë lekë për gjyqtar dhe në vendin e tretë ata të Gjykatës së rrethit gjyqësor Kavajë me 20.2 milionë lekë për gjyqtar.

Gjykata e Tiranës ka një shpërndarje pasurie mesatarisht 18 milionë lekë për gjyqtar, ndërkohë që gjyqtarët më të varfër janë ata të Krujës me një pasuri mesatare prej 1.9 milionë lekësh për gjyqtar.

s.a/dita

 

February 21, 2018 19:25
Komento

11 Komente

  1. Po Politikanet kur do Testohen ???- Do vij dita ? Do shbirillohen ?! February 21, 19:46

    Politika lol ,
    Politika duhet te testohet .
    Ajo o zgjidhja e shqiptareve testimi i pasurise
    te Sheikeve te Politikes Shqiptare ,
    qe kann 28-vjet qe vetem vjedhin shtetin Shqiptare
    qe nga Thesari i Shtetit e deri ke qindarka e fundit e Buxheteve te Shtetit .
    Imagjinoni kur goca e nji juristi te thjeshte vishej
    si madona ,
    rroba me cmime skandaloze per nji nder vendet popujt me te varfer te europes ,
    po femijt e kryekriminelit sali rrahman brrrishes qe ska lon gjo pa i shpartallu ati vendi ,po
    po femijt e like floririt mo,
    qe s’ka nji dite pune , e vetem me rrogen e deputetit ,
    ka bere Vila pa fund .
    Kta dum te paret ne Test ti shofim ,
    sepse vetm kjo do vertetente seriozitetin e
    Vetting-ut e gjithe Reforemes ne Drejtesi.

    Reply to this comment
  2. Lili February 21, 22:42

    Po politikanet kur do te hetohen,
    Kur shqiptaret te behen qytetare edhe ne vend se te rrine gjithe diten kot neper kafe,te bashkohen edhe te studiojne si keta gazetare deklarimet e pasurise te politikaneve e familjeve te tyre,te verifikojne pronat e tyre,ato pare qe i lini ne kafe ,mblidheni edhe lini per keso pune edhe do shini se do ju kthehen se jane taxat e qytetareve shqiptare qe grabiten nga politikanet tone

    Reply to this comment
  3. Adih February 22, 00:33

    Keto shuma te medha te pa justifikuara ,te ketyre gjygjtareve ,nuk na shokojne fare ,i dime ,i kemi prekur ,e provuar .Fai dhe pergjegjesia kryesore eshte te politika ,ku i ka dhene driten jeshile ,diten per diell ketyre hajduteve Gjygjtare .Dihet qe jane paguar nga 200 mije euro kesh ne dore shefave lart politikaneve ,per keto vende pune .Prandaj merini edhe keto shuma qe te dalin si jane tallur keto me popullin e me vendimet e tyre mizerabel dhe vjedhjet e abuzimet do jene shuma me te medhaja ,miliona ne euro .. Peshku ka 27 vite qe eshte qelbur nga koka ..eshte dhe nje teori diktatoriale ,sa me te varfer ta kesh nje popull ,me kete korrupsion brutal ,aq me kollaj e dirizhon kete popull , ne politike. Me popull te pasur, e dine mire agallaret politikane eshte e veshtire ti dirizhosh .Ti sekuestrohet gjithe pasuria e pa justifikuar ketyre bandilleve ,fshatare, qe menduan se u be deti kos ,e natyrisht i kapi qe te gjithe Vettingu pa pergatitur, ,e tani ta mbajne ,e te pergjigjen para ligjit dhe me burg ,keto para jane nga vendimet e pa drejta qe i dine e i kuptojne edhe bebet e cerdheve .Me keto para te vjedhura ,ti shkojne pensionisteve te gjore, ku qeverite te gjitha, jane tallur e tallen edhe sot me brutalitet me kete shtrese ,ku nuk i dalin as per uje e drita.Mos harroni shikoni ,emrat e te gjithe gjygjtareve ,ku kane dhene vendime te kunderta ,e ku shteti shqiptar eshte ndeshkuar e do ndeshkohet nga Strasbourgu ,ku keto shuma ,jane paguar nga taksa paguesit shqiptare te varfer ,qe e kane problem mbijetesen ,e po marin dita dites lemerine te largohen nga ky vend i cudirave te korrupsionit .Me kujtohet larqofti Berishe , kur ishte ne pushtet, ku u pronencua si idiot e si garip , me qe e quan popullin kopalare simbas tij , se une e kam lare Strasbourgun, nuk i kam as edhe nje qindarke borxh . I ka paguar me leket e sheqeres nga yicidolli .E kam thene edhe here tjeter ,po te shikohen ne lupe te gjithe kata gjygjtare ,ku jane ne te gjitha shkallet e deri te e gjyk e larte e te kushtetutja ,shqiperia do ngelet pa gjygjtare , ku do jemi te detyruar te marim Gjygjtare nga Avganistani e tj Sinqerisht pa ironi .??!! Tna rroje partia

    Reply to this comment
  4. Futja kot February 22, 01:28

    Sa % e ketyre gjyqtareve qe nuk justifikojne pasurine vijne nga kursi i plepave?!

    Reply to this comment
  5. ROBERT VEVECKA. February 22, 02:44

    Po ju shkruaj LEGAL, Ajo qe me ka ndodhur mua ,sinqerisht do ju shokoj e do revoltoheni .Ju lutem lexojeni komentin tim deri ne fund. .Jam ne gjykaten e Strasbourgut ,cenim prone ne Tirane ,pra, pa diskutim, teknikisht e thjeshte ,per te mbaruar pune ketu ne shqiperi dhe pa i ngarkuar taksa paguesit e mjere shqiptar ,te pagojne me taksat e tyre , keto shuma te medha .Me ka bere pershtypje nga gjygjtaret ,ku ja kam thene perball ne shkalle te trete dhe ne kushtetuesen (sekretares lajmeroi, se do shkoj ne strasbourg ) Indiferentizem dhe ironi ,plus pa pergjegjesi per te nesermen e te gjithe ketyre gjygjtareve dhe kane mare nga shkelesi i ligjit ryshfet ,para. .Ku kundershtari i im ,me ka kapur duke me thene me shkatrove ,po me del prej hundesh ,me kane lene kalamajte pa buke ,po me kerkojne para gjygjtaret .. , U gezova qe mbaroi gjygji , megjithese me humbjen nga ana e ime ,e , mbas nje kalvari te gjate , duke u kthyer shume here si top fudbolli ,u paraqita ne Strasbourg .Me qe jam shtetas Austriak, me se dy degata , mora avokat Austriak , ku me takon me ligj ..Ju lodha ,tme falni qe po shkruaj gjate ,por dua te sinjalizoj opinionin popull , cfare me ndodhi dhe me keto te verteta ,te njihni si funksjonon shteti , mafja ,pa pergjegjshmeria e deri te langaraqet gjygjtare , qe sju kerkohet fare llogari nga shteti , (MIN e Drejtesise ) ,e deri tek specialistet ing ndertimi qe paguhen me taksat e popullit te varfer.. Ne ate kohe ka qene Kristaq Traja gjygjtar dhe kokona sekretare ne strasbourg ,ne momentin qe prezantohet av Austriak ,ne gjyk e Strasbourgut ,pa kaluar tre jave , ,me ane te Kristaqit ose kokones ,tme falin se sjam i sigurte ,qe punonin atehere ne Strasbourg,e bene kete lidhje ,pra minstria e jashtme shqiptare ,me av tim Austriak. ,Me theret ne zyre AV Austriak e me afron nje shume ne Euro per mua,(shuma ishte e majme per mua ) duke me thene, i ke pa taksa ,neto ,Jane per ty dhe keto shuma i pagon ministria e jashtme shqiptare ,gjithmone kur ti te terheqesh padine ,dhe kete shume do e maresh nga une ,ju dal garant .Mua skeni per te me paguar ,se i mar nga shqiptaret ,,mundin tim shtoi av ???? ..Nuk pranova ,principi im personal , peshon me shume se te gjitha interesa te tjera dhe besoj eshte kenaqesia me madhe per mua personalisht ne jete ., ,,por jam i shokuar , si ka mundesi te pagoje ne te zeze dhe pa taksa , me leket e popullit ,pa pike turpi dhe natyrisht e kondra ligjeshme, , qeveria shqiptare nepermjet ministrise se jashtme .Te tjerat mendohini vete , Sot ,ka dale ky artikull mbi hordhite e dhimbeshme te gjygjtareve te korruptuar ,ku per mua personalisht , nuk eshte nje gje e re ,nuk me shokon , nuk me habit ,arsyeja eshte , se i kam provuar me keqeardhje keto pislleqe mbi kurrizin tim , ,,ku per mendimin tim , fajtore kryesore jane politikanet ,e pastaj keta gjygjtare te pa moralshem e hajdute??? Ku ta mari vesh dhe Z. Rama, kur diskuton me ironi me fakiret ,,jane te pamvarur gjykatat ,mos me kerkoni mua llogari . Por dua ti them Z Rama se : Drejtesia eshte e pa mvarur nga politika ,por eshte e mvarur ,koke e kembe nga ligji
    PS:.Kjo histori e vertete qe po ja u tregoj , ka ndodhur ne kohe kur S Berisha ishte ne pushtet .
    Qe tme besoni dhe per ta vertetuar ,ai qe ka interes, po ju shkruaj adresen dhe nr e telefonit te Avokatit Austriak.
    AV . DR. Herr Vinschgau . Floriani gasse 24 A .1090 WIENE . ÖSTERREICH
    Tel NR :0043 1 5332000 (ZYRA)

    Reply to this comment
    • Al.Wahnsinn ... February 22, 13:45

      kane bere mashtrime me gjithcka maskarenjt politikane ,
      me Pronat e Shqiptareve .
      Le pastaj me i hy ceshtjes se cmimeve ,vleresimit te tokes per meter katror !
      Eshte vjedhje e paster ,qe ai shtet maskarenjt ,politikane kriminele i bejn atij populli .
      Nuk dua te them se sa e kann vleresuar nji Grundstück – Toke qe ka pothuajse 17 Ha ,sepse eshte te ulerasesh ose ti vesh Hurin kokes , maskarenjeve ,
      nderkohe qe vet kta Politikane ,qe nga jozefina ,Topi ,etj etj i moren Metrin Katror ,
      me cmimet Europiane !!!!
      Ai shtet ,ata politikane duhet djegur te gjalle ,
      ky do ishte cmimi i vertete ,per gjithe maskaraden e krimiet vs shqiptareve .

      Reply to this comment
  6. Vurkari February 22, 06:05

    Pyetja është kur do tu konfiskohen paratë dhe pronat e pajustifikuara së burgun e bëjnë me dëshirë këta e kanë si hotel se kur dalin janë prapë të pasur.

    Reply to this comment
  7. paulo February 22, 09:10

    Thjesht. Nuk e dine se ku i kan!!!!

    Reply to this comment
  8. perkthyesi February 22, 12:25

    Normale qe nuk e kalojne testin! Jo normale do ishte te dilnin te ndershem………

    Reply to this comment
  9. Arben February 22, 14:27

    Ore, po deputetet, sa e kalojne kete testin.

    hahahahahahahahahaha

    Reply to this comment
  10. h February 22, 14:43

    Kryeprokurori hajdut,prokuroret hajdute,kushtetusja hajdute,
    noteret hajdute,avokatet hajdute,gjykatat hajdute,avokatet handute,
    doktorret hajdute,profesoret hajdute,parlamenti hajdut
    PRESIDENTI HAJDUT pa e zgjatur
    POPULL HAJDUT NGA I PARI DERI TEK I FUNDIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim