58 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, do t’i japin fund tregtisë së torturës

September 19, 2017 14:40

58 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, do t’i japin fund tregtisë së torturës

 

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u lançua Aleanca për Tregti pa Torturë, në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria.

Me një total prej 58 vendesh, iniciativa është një përpjekje për të ndalur tregtinë e mallrave që përdoren për të dhënë dënimin me vdekje, apo për të kryer tortura, shkruan SCAN.

Këto produkte nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveçse të shkaktojnë dhembje dhe të vrasin njerëz. Tani ne po marrim veprime konkrete për ta mbyllur këtë tregti të neveritshme. Jam e entuziazmuar që kaq shumë vende rreth e përqark globit kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët dhe i janë bashkuar kësaj Aleance. Duke qëndruar bashkë ne do të demonstrojmë se nuk do të tolerojmë më këto lloj tregtie”, u shpreh Komisionerja Europiane për Tregtinë, Cecilia Malmstrom.

Edhe pse ligjet ndërkombëtare e ndalojnë torturën, shumë mjete të cilat përdoren vetëm për të kryer këtë akt lejohen të transportohen lirisht nëpër botë.

Mjetet që do të ndalohen përfshijnë: shkopa me gjemba metalikë, rripa me shok elektrik, kapëse që fiksojnë njerëzit gjatë kohës që ekzekutohen me rrymë elektrike, lëndë kimike që përdoren për të ekzekutuar njerëz, si edhe sisteme injektimi të detyruar që shoqërojnë këto kimikate.

Në listë përfshihen edhe objekte që çuditërisht tregtohen ende në ditët e sotme, si dhoma me gaz.

September 19, 2017 14:40
Komento

1 Koment

  1. ??? September 19, 15:04

    Po ata qe i perdorin keto mallra per lojra seksi, ku do i blejne tani?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*