“Nuk duan t’ia dinë për fenë…” Një raportim për shqiptarët e 1919-s

September 2, 2018 19:10

“Nuk duan t’ia dinë për fenë…” Një raportim për shqiptarët e 1919-s

Ndërkohë që Konferenca e ashtuquajtur “e Paqes” e vitit 1919 në Paris (njohur më shumë në histori me emrin “e Versajës”) zhvillonte punimet, trupat italiane ishin vendosur në ato pjesë të Shqipërisë, të cilat Italia kishte kohë që i pretendonte.

Komandanti i Forcave Ushtarake Italiane të kohës në Shqipëri, Settimio Piacentini, i dërgonte Ministrisë së Jashtme italiane, më 26 maj 1919 tekstin e mëposhtëm nga Vlora:

“… Populli shqiptar nuk përfaqëson akoma sot një bllok të unifikuar kombëtar. Në përgjithësi, thuhet se është i ndarë kryesisht për shkak të fesë. Por kjo nuk është plotësisht e saktë.

E saktë është se argumenti religjoz është gjerësisht i shfrytëzuar nga popujt fqinj të Shqipërisë, sidomos ai grek, për të demonstruar paaftësinë e shqiptarëve për të konstituuar një komb të bashkuar dhe homogjen.

Në Shqipëri, religjioni nuk e apasionon popullin; Feja nuk duket të jetë elementi që i bashkon politikisht shqiptarët; e nëse këto (fetë) tanimë janë të ndarë nga urrejtja e zilia, nuk është për pasojë të këtyre feve të shumta arsyeja ku duhen gjetur ndarjet mes tyre, se sa ndonjëherë brenda vetë atyre të së njejtës fe.

Në Shqipërinë jugore, myslimani momorizon vuajtjet dhe masakrat e bëra nga grekët, nuk e urren orthodoksin, por urren grekun, dhe ka mes orthodoksëve shqiptarë që simpatizojnë grekët, të cilëve natyrisht se i ruhen dhe i frikësohen.

Në Shqipërinë e Mesme, myslimanët dhe katolikët, pavarësisht se jetojnë në grupe të ndara, nuk janë armiqësorë mes tyre; ndërkohë që mes katolikëve, disa prej të cilëve i takojnë pjesëve malore në veri, ekziston cmirë e hakmarrje e pamëshirshme.

Arsyeja esenciale për të cilën populli shqiptar akoma nuk ka konstituuar sot një bllok unik kombëtar, nuk duhet kërkuar pra në religjionet, por tek historia…”

Më tej Gjenerali italian shpreh kundërshtinë për përpjekjet për të risjellë në skenë Esat Pashën, tashmë të diskretituar në popull.

****

Botuar në DITA. Referenca: I documenti diplomatici italiani, Sesta Serie, 1918-1922, il Comandante in Albania, S. Piacentini, al Ministero degli Esteri, Nota 4908 OP., Valona, 26 maggio 1919).

b.m. / dita

 

September 2, 2018 19:10
Komento

11 Komente

  1. Qytetar January 14, 08:59

    E paten pyetur dikur Esat Pashe Toptanin bejleret e atehershem : A eshte e vertete qe po kerkon te shesesh Shqiperine? Dhe Esati i thote : Une po kerkoj ta shes, por rrini rehat se nuk e ble kush! Edhe sot, mos shikoni enderra kot me Proktektorate se nuk ka nge e mundesi asnje qe te mbaje me buke 3 milion dembele ketu.

    Reply to this comment
    • Komentuesi September 3, 12:51

      Qytetar! Me vjen keq,por eshte e vertete ajo qe ka then Toptani.Eshte ofenduese,por eshte dhe realitet.Kushe eshte ai qe i mere tre miljon shqiptare dembela e ti mbaj me buke? Kame qeshur,se vertete eshte per te qeshur.

      Reply to this comment
  2. Konti Sbalta November 4, 20:28

    Nji vleresim i verte , sikur te jete shkruar per ditet e sotme ; edhe ne qofte se fete dikur mund te kene pasur ndikim ne ndarjet e popullates , sot ato jan e fare pa ndikim ;Demin me te madhe ne popull, sot e bejne partite : shembulli me kuptimplote ai i para disa diteve ne Himare ku P.D i bashkohet ekstremisteve greke per ceshtje q e jane te pushtetit lokal e atij qendror ne .Shqiperi.

    Reply to this comment
  3. nuk kam November 4, 20:48

    Kurse shqiptaret e sotem nuk duan t’ia dine (jo tia dine) per drejtshkrimin…

    Reply to this comment
  4. ss November 4, 21:16

    Sa per dembel e keni gabim …shqiptaret jane puntor dhe kete e kane tregur me se miri se sa puntore jane Problemi tek ne ka qene dhe vazhdon te jete eshte qeveria dhe qeveritare tradhetare ta shesin kete vend

    Reply to this comment
  5. demo November 4, 23:02

    Shqiperia ka vetem dy besimtare.Sali Berisha,besimtar orthodhoks,qe solli ne Shqiperi Janullatosin dhe e vuri kryepeshkop.Edi Rama,besimtar musliman,qe po nderton xhamine ne lulishten prane parlamentit,

    Reply to this comment
  6. Nefillim Nefësh November 5, 08:32

    Picentini e ka përcaktuar drejtë, ppor duhen shtuar eshe ttnëniet e Faik Konicës e të tjerë që të keqen ne e kemi nga brënda , nga vetvetja. Vetvetja duhet të kuptohet nga brenda popullit tonë, por kjo e keqe na ka ardhur dhe na vjen nga jashtë e mpleksur me elementë të brëndshëm, të cilët blihen prej tyre dhe u shërbejnë po atyre dmth serbit dhe grekut. Shiten patriotë, krijojnë mbështetës me para, frikësojnë njerëzit me vrasës me pagesë, kriminelë, marrin pushtetin dhe bëhen arrogantë, diktatorë, përdorin demagogjinë , lejojnë lirinë e pakufizuar, grabisin me ligje, bëjnë diferncime mes njerëzve, si feudalë, bejlerë e agallarë, pastaj kulakë, borgjezë, më pas të deklasuar dhe sot populli është ndarë në gjoja demokratë, socialistë, republikanë dhe agrarë. Shkurt nga viti 1912 e der sot “udhëheqësit” tanë të emëruar nga serbo-grekët e knë ndarë këtë popull në diaa pjesë dhe të tërën e shijojnë ata duke u shitur si shpërblim të huajve prona të palujtshme dhe dhurata të çmuara deri edhe thasë me para dhe shufra ari. Të tjerat le ti shkruajnë dhe le ti bëjnë libra historianët dhe akademikët, të dy palët të sojit politik. Popull zgjohu por jo në kuptimin që ju mëson “legjendari” demokrraat!
    Nefilim Nefësh !

    Reply to this comment
  7. GRANIT DRENICA September 3, 01:49

    FETË janë TË ZEZAT dhe TË KËQIAT më të mëdhatë dhe më të rrezikshmet efektive dhe potenciale të shqiptarëve dhe për shqiptarët; dhe kanë qenë të tilla prej se shqiptargjorët, atje në kohë të largëta, i mohojnë dhe shkelin FETË e të parëve të tyre (FETË e pellazgëve dhe të ilirëve) dhe i pranojnë dhe i marrin FETË e huaja; FETË e armiqëve të vetë; fetë e armiqëve MË ARMIQË dhe më barbarë të shqiptarëve!

    …Nuk ka gjë më kundërnjerëzore dhe më armiqësore si dhe më të rrezikshme për NJERËZIMIN përgjithësisht sesa FETË! Dhe këtë e kanë më së të qartë tashmë edhe ata shqiptarë që vetëm shohin me sy dhe që i kanë, qoftë edhe vetëm DY mend në koka! Por, kështu si unë nuk mendojnë vetëm: injorantët; idiotët e lindur; idiotët të cilët kurrë nuk kuptojnë KURRGJE sikurse duhet (sepse nuk dinë TË GJORËT) e nderkaq mendojnë se dinë; por, dinë aq pak dhe atë që e dinë, edhe aq sa e dinë, e dinë gabimisht, të gjorëmjerët, por edhe shumë më keq edhe sesa kaq e kështu dhe, prandaj besojnë NË FE TË HUAJA shqiptarGJORËT; besojnë, pra në FETË e më të mëdhenjve armiqvë të tyre sa, FETË E DJALLIT në të cilat besojnë shqiptarët, i kanë tjetërsuar aq shumë dhe aq keq shqiptarëgjorët sa, aq shumë syresh, edhe HAPUR, më shumë iu pëlqen të ndihen e të quhen: katolikë; muslimanë, orthodoks etj. sesa të ndihen e të quhen SHQIPTARË; dhe, për këtë, jemi dëshmitarë që të gjithë ne dhe për këtë s’ka asnjë dyshim! …Asgjë sa FETË, deri më sot, nuk i ka bërë më DËM shqiptarëve sesa FETË; FETË E HUAJA; FETË e më të mëdhenjve ARMIQË të vetë! …Ai që di me PA qartë dhe di me DËGJU E ME KUPTU SIÇ DUHET, e sheh fare mirë dhe e kupton krejt qartë se AQ SHUMË SHQIPTARËGJORË, haptas dhe fshehtë, më shumë, bile edhe shumë më shumë ndihen FETAR sesa KOMBËTAR, sepse FETË përpos tjetërsimeve tjera, jua kanë SHPËLARË edhe trurët të gjorëve e hajvanëve! Krejt prapambeturinë shqiptarët, gati përgjithësisht, e kanë nga FETË! Patjetër që fetë janë aq të këqia, aq destruktive dhe aq të rrezikshme për shqiptarët (sepse këtu e kam fjalën për shqiptarët), sa, jam i bindur se, kurrgjë nuk kanë qenë të keqia e të rrezikshme përpara, dje e sot, çka do t’jenë të këqia dhe të rrezikshme për shqiptarët, FETË, në të ardhmen! Për atë që di me mendu dhe me kuptu sadopak, sidomos tashmë e ka krejtësisht të qartë se, si dhe sa FETË , nuk ka gjë më kundërnjerëzore dhe më të rrezikshme ! …E KEQJA dhe RREZIKSHMËRIA E TMERRSHME E FEVE, shihet dhe kuptohet, së pari dhe më së vrazhdi, sesi FETË, shqiptarët e njëjtë, i kanë ndarë NË TRE LLOJË SHQIPTARËSH, në muslimanë , në katolikë dhe në orthodoksë!? Pra, shqiptarët, derisa nuk i kanë pranuar dhe pasur FETË E HUAJA, shqiptarët kanë qenë vetëm SHQIPTARË; por, FETË E DJALLIT, nga shqiptarë, i kanë NDARË në. musliman shqiptarë, në katolik shqiptarë, në orthodoks shqiptarë dhe, keshtu, SOT SHQIPTARËGJORËT (por, jo vetëm TË GJORËT) ndoshta, më shumë janë dhe ndihen si: muslimanshqiptarë, si katolikshqiptarë dhe si orthodoksshqiptarë, sesa që ndihen SHQIPTARË!? …Dhe, prandaj, a nuk është kjo dhe ky FAKT një e KEQE deri edhe e skajshme dhe RREZIK i madh e shumë i madh, efektiv dhe potencial, dje, sot dhe për në të ardhmen për shqiptarët?!!! …FETË, kanë qenë, janë dhe do të jenë të keqia dhe shumë të këqia, të rrezikshme dhe shumë të rrezikshme për shqiptarët (ndonëse jo vetëm për shqiptarët) sepse, FETË nuk janë krijuar (shpikur) nga zoti, sikurse thuhet e trumbetohet, por janë krijuar (shpikur), nga njerëzit më kundërnjerëzorë, apo nga nga djajnjerëzit apo njerëzitdjaj PËR QËLLIMET MË TË KËQIAT kundër njerëzve e kundër njerëzimit dhe, kjo, sidomos tashmë është e qartë dhe më së e qartë, për këdo qoftë që vetëm ka SY që shohin sado pak dhe veshë që dëgjojnë se çka po ndodhë, si po ndodhë dhe pse po ndodhë sot në BOTË!?!

    Reply to this comment
  8. Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni September 3, 10:45

    Me anektoda te tipit “ai that keshtu per ata qe ishin ashtu”, na mbushet mendjen qe “Shqiptaret s’dine te bejne shtet”.

    Nderkohe qe, Shqiptaret dhane prova qe jo vetem dine te bejne shtet, por jane ne gjendje te bejne super shtet, nga ato lloj shtetesh ku nuk hyn as miza pa marre leje.

    Ndersa Italianet, keta “profesore te shtet-berjes”, jane nje popull qe jo vetem nuk dine te bejne shtet, por jane populli qe krijoi tri organizatat me te famshme mafjoze, koza nostra, ndragheta dhe kamorra, te cilat e terhiqnin ate shtet te brishte Italian zvarre neper rruge.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*