6 korrik 2019

July 6, 2019 01:38

6 korrik 2019

Nga Arkiva

Nga Janusz Bugajski

Ekskluzive Dita – Pavarësisht nga parashikimet, përleshjet e dhunshme u shmangën në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve, pasi kundërshtarët e qeverisë mbajtën vetëm tubime të vogla dhe kryesisht paqësore. Megjithatë, kriza thjesht ka hyrë në një fazë të re. Dhe askush nuk është i bindur se konflikti midis dy formacioneve më të mëdha politike në Shqipëri mund të zgjidhet së shpejti.

Pas zgjedhjeve, Shqipëria është përballë, të paktën, tre mundësive: përshkallëzimit të dhunës, paralelizmit politik, ose një kompromisi të madh.

Në skenarin e parë, liderët demokratë nuk pranojnë rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe do të organizojnë protesta të reja duke ndërmarrë edhe veprimtari të tjera masive. Ka shumë pak gjasa që qeveria e socialistëve ta pranojë këtë, të ndryshojë çdo vendim, apo të organizojë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Bllokimi do të rrisë më tej tensionet dhe mund të përhapet në të gjithë shoqërinë.

Një skenar i përshkallëzimit të kaosit dhe dhunës mund të nxitet ose nga një provokim nga njëra palë ose nga një demonstrim i dalë jashtë kontrollit, ku policia qëllon protestuesit. Një akt i rastësishëm i dhunës apo edhe një vrasje politike e planifikuar paraprakisht mund të shkaktojë dhunë të një niveli që nuk është dëshmuar në vend, në më shumë se njëzet vjet.

Në skenarin e dytë, i cili nuk përjashton krejtësisht konfrontimin e dhunshëm, opozita ndërmerr një qasje institucionale, në përpjekje për të ndërtuar një autoritet paralel. Pa ndonjë kompromis në dukje dhe me qeverinë e vendosur për të mos bërë marrëveshje me opozitën, liderët demokratë mund të tundohen për të formuar një shtet paralel.

Një model i tillë rebelimi është provuar dhe më parë, më së fundi në Moldavi dhe Venezuelë. Udhëheqësit e opozitës do të pretendonin se qeveria në detyrë ka shkelur kushtetutën duke shtypur vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut. Opozita, gjithashtu, mund të pretendojë se si zgjedhjet e fundit të përgjithshme (2017) ashtu edhe zgjedhjet vendore ishin një mashtrim,  për shkak të manipulimit të votave dhe abuzimeve të tjera.

Akuza të tilla do të ofronin justifikimin për të deklaruar se qeveria është e paligjshme dhe opozita do të ndërmarrë hapa për të formuar një administratë të përkohshme dhe të përgatisë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo mund të sjellë emërimin e një kryeministri dhe kabineti qeveritar paralel ose ndonjë lloj tjetër këshilli emergjence që nuk i përgjigjet qeverisë në Tiranë.

Një alternativë e kësaj do të ishte deklarimi i një autoriteti paralel, të ndarë nga qeveria, në rajonet e vendit ku demokratët janë më të fortë. Ky do të ishte një hap potencialisht i rrezikshëm që mund të rezultonte në ndërhyrjen e policisë. Një përpjekje për të përfshirë ushtrinë mund të rezultonte edhe më shkatërruese.

Megjithatë, nuk është kategorikisht e pamundur që një “Shqipëri e dytë” të krijohet nëse organet lokale të zbatimit të ligjit deklarojnë besnikërinë e tyre ndaj administratës paralele dhe opozita merr kontrollin e disa zyrave të qeverisjes vendore si dhe të financave të tyre, duke ngritur pengesa për të parandaluar qeverinë  e Tiranës të rimarrë institucionet lokale.

Në fakt, paralelizmi do të ishte një formë separatizmi që mund ta bënte një pjesë të konsiderueshme të vendit të paqeverisshme. Një Shqipëri jo e bashkuar dhe e rrënuar do të dënohej ndërkombëtarisht si një shtet i copëtuar, ku investimet, turizmi dhe të gjitha format e angazhimit do të binin në mënyrë domethënëse. Teksa të dy palët do të bëheshin edhe më këmbëngulëse në pozicionin e tyre, Shqipëria do t’i ngjante Somalisë a Jemenit, edhe pse pa elementin e radikalizmit fetar. Një akt i tillë vetë-shkatërrimi mund të jetë i paprecedent në historinë moderne evropiane.

Një skenar i tretë, i cili mund të jetë më i vështiri, por i vetmi që do ta shpëtonte vendin nga një katastrofë, qoftë kjo e ngadaltë ose e shpejtë, do të sillte një kompromis madhështor mes qeverisë dhe opozitës. Për një kompromis të tillë, të dy palët do duhet të sakrifikojnë në mënyrë që të arrihen përfitime afatgjata.

Socialistët nuk mund t’i anashkalojnë demokratët si një grup i vogël i parëndësishëm, pasi votuesit dhe mbështetësit e tyre përbëjnë një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare dhe në disa zgjedhje ata kanë qenë shumica. Atyre (Pozitës) i duhet të ofrojë një numër kompromisesh të qarta, qoftë krijimin e një trupi konsultativ ndërpartiak, qoftë marrjen e anëtarëve të opozitës në administratë, qoftë me mundësimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, ose nëpërmjet ndonjë nisme tjetër që do të ulte tensionet dhe do të rivendoste legjitimitetin e të dyja palëve në këtë mosmarrëveshje.

Për demokratët, një ujdi e madhe do të kërkonte ndalimin e protestave publike, pakësimin e gjuhës zjarrvënëse dhe shmangien e kërkesave maksimaliste, në mënyrë që të dy palët të fillojnë dialogun. Udhëheqësit e partive duhet të shohin përtej votuesve drejt popullit shqiptar, që meriton më shumë nga liderët e tij se sa argumente të pafundme për përfitimet e pushtetit. Pa një kompromis të qëndrueshëm afatgjatë, Shqipëria do të kthehej në një shtet ‘të ngrirë’ me një popullsi të ndarë dhe me perspektivën e konfliktit të mirëfilltë në horizont. Kjo do të zvogëlonte ndjeshëm çdo shans për zhvillimin e saj ekonomik si dhe integrimin ndërkombëtar.

 

 

WHAT NEXT FOR ALBANIA?

Janusz Bugajski, Dita Albania

Despite the predictions, violent clashes were avoided in Albania on Election Day, as government opponents held only small largely peaceful rallies. Nonetheless, the crisis has simply entered a new phase. And no one can be certain that the conflict between Albania’s two major political formations can be resolved any time soon.

Albania faces at least three post-election possibilities:escalating violence, political parallelism, or a grand compromise.In the first scenario, Democrat leaders will not accept the local election results and will organize new protests and other mass actions. The Socialist government is highly unlikely to stand down, reverse any decisions, or hold early general elections. The impasse will further raise tensions and could spill over into society.

A scenario of escalating chaos and violence could be triggered either by a provocation on either side or a demonstration spinning out of control and police firing on protestors. A random act of violence or even a pre-planned political assassination could precipitate violence on a scale not seen in the country for over twenty years.

In the second scenario, which does not exclude some level of violent confrontation, the opposition adoptsan institutional approach bytrying to construct a parallel authority.With no compromises in sight and the government adamant that no deals will be made with the opposition, the Democrat leadership may be tempted to form a parallel state.

Such a model of rebellion has been tried before, most recently in Moldova and Venezuela. Opposition leaders would claim that the incumbent government has violated the constitution and impinged on democratic values and human rights. It could also assert that both the last national elections and the recent municipal elections were fraudulent because of vote rigging and other abuses.

Such charges would provide a justification for declaring that the government is illegitimate and the opposition will take steps to form an interim administration and prepare for early parliamentary elections. This could entail nominating a parallel prime minister and cabinet or some other emergency council not answerable to the government in Tirana.

Another alternative would be to declare a parallel or separate authorities in regions of the country where the Democrats are strongest. This would be a potentially dangerous step that could result in police intervention. An attempt to involve the military could prove even more destructive.

Nonetheless, it is feasible that a “second Albania” could be created if local law enforcement bodies declare their loyalty to the parallel administration and the opposition takes control of some local government offices and its finances and erects barriers to prevent the government in Tirana from retaking local institutions.

Parallelism would in effect become a form of separatism that could make large parts of the country ungovernable. A disunited and self-torn Albania would be internationally condemned as a fractured state in which investment, tourism, and all forms of engagement would dramatically decline. As the positions of both sides harden Albania would resemble Somalia or Yemen although without the radical religious element. Such an act of self-destruction could prove unprecedented in recent European history.

A third scenario, which may prove the most difficult but the only one that would save the country from a slow or fast disaster would entail a grand compromise between government and opposition. In any such compromise both sides would have to make sacrifices in order to achieve longer-term advantages.

The Socialists cannot dismiss the Democrats as a lunatic fringe, as their voters and supporters form a large part of Albanian society, and in some elections they are the majority. They will need to offer a clear set of concessions, whether by establishing a cross-party consultative body, bringing members of the opposition into the administration, enabling the functioning of the constitutional court, or some other gesture to lower temperatures and restore legitimacy for both sides in the dispute.

For the Democratsa grand bargain would entail halting public protest, toning down inflammatory language, and avoiding maximalist demands so that both parties can start a dialogue. Party leaders need to look beyond their voters and toward the broader Albanian public that deserves more from its leaders than endless arguments about the spoils of office. Without a lasting compromise, Albania would become a frozen state with a divided population and the prospect of hot conflict hovering on the horizon. This would severely diminish any chances for economic development and international integration.

*****

Botuar sot në Dita. Rubrikën e z.Bugajski mund ta lexoni çdo të shtunë në Dita print dhe online, në gjuhët shqip dhe anglisht. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë 

July 6, 2019 01:38
Komento

8 Komente

  1. A.GRAMSH July 6, 08:18

    ‘TRE SKENARE’ APO ‘TRE MOSKETIERE’!?
    ‘Me pelqen te frekuentoj selite e partive:Ështe i vetemi vend ku nuk flitet per politike”O.Wilde
    ————-
    Ne vend te paraDhenies:
    Shprehja e me siperme e O.Wild po ti referohemi ketij vendoi e populli ne keto 30 vjet jo vetem qendron katerciperidsht por i tejkalon jo vetem kufijte e kesa politike shQInash qe se hane as qente por edhe ato te Zagarise qe ne bote quhet gazetar:
    ‘Me pelqen te frekuentoj studjot televizive dhe redaksite se jane te vetemet vende ku nuk behet informacion”!

    Buka dhe Bugajdski!
    ———–
    Politika, qe kerkojne 30 vjet te na japin kreret e krimit dhe korrupsionit ne vend te BUKES,nuk eshte gje tjeter thuhet ne mendimin filozofik,veçse shprehje e koncentruar e EKONOMISE!
    Pa ekonomi,pa pasuri kombetare pa kapitale strategjike,pa politika ekonomike financiare e bankare pa racionalitet mendimi e reforma te gjitheaneshme me objektiv zhvillimin ky vend e ky popull ashtu si deri me sot e 30 vjet me pare eshte i destinuar te VDESE!

    Perrallat qe tregojne Bujasket apo bukeshkalet nga pertej oqeanit apo nga honoluluja bashke me tere pseudointelektuale te mergates se qyqeve e veçanerisht ‘kosovare’ apo ‘shqiptare’ Kim Mehmeta e gomare e qe nuk flasin shqip duhet ‘Tu vihet kufiri tek thana’ se jo vetem nuk njohin e nuk mund te ndihmojne ne daljen e ish Shqiperise nga gremina por i fryjne ZJARRIT te vlla vrasjes ne emer te ‘patriotizmit’ apo edhe Shqiperise se madhe duke bashkuar malet e kthyer ne gurore dhe ish fushat pjellore ne keneta!

    Te flasesh per ‘skenare’ ne nje vend 30 vjet koloni pa prone pune dhe BUKE do te thote te vazhdosh ta imagjinosh kete vend edhe per te ardhmen te pushtuar nga ISIS ku luhen filma ‘horror’ reale me VJEDHJE e VRASJE shqipetare dhe ne ‘skene’ do vazhdojne te lufhen tragjedi ku si protagoniste te jene po ata krere te krimit e korrupsionit apo Atosi Sali,Patosi Like Flori ,Aramizi Medi e pa tjeter kerkojne me ‘indsistim’ te fusin edhe Dartajanin AEdvin!

    A mund te quhen ‘analiste’!?
    Si mund te degjohen keta lloj pseudointelektuale qe nuk e shikojne tragjedine si pasoje e nje krrize te thelle indetiteti ku ne qender qendron BUKA apo ekonomija zhvillimi dhe nje popull sa nje fshat ka 30 vjet me gjithe keto pasurisi askush,me kete pozicion gjeopolitik si askush ,me gjysmen e popullsise ne emigrim si askush dhe po vdes per BUKE duke qene vendi me i varfer i Ballkanit qe ushqehet me miell kafshesh marre me VALUTE borxh nga Serbija,me UJE te amnballazhuar ne forme MUTI te holluar me valute nga Saharaja dhe se fundi edhe KRIPEN(Oshqipetare!) e importojme me valute nga Maqedonija dhe keta ‘analiste’ vazhdojne e flasin per skenare KRRIMINELESH duke e konsideruar popullin jo vetem ‘koke palare’ po bageti te marrosura qe i ndjekin nga pas e pritet skenare llahtar:O lufte mes kafshesh,o shtet paralel,o kompromis i madh midis Krrimineleve!?
    Po mire o Bujaske e buke shkale qe na zbuloni pas 30 vjet Ameriken qe ka qene 30 vjet ulur ketu kembekryq,po deri tani ne nje vend ku nuk egziston shteti e asnje nga 4 pushtetet kush i ka zevendesuar !?
    Ku i kini patur syte ne BYTHE qe ketu vendin e shtetit e ka zene antishteti apo edhe shteti paralel fashisto- xhihadist dhe ka qene dhe eshte me i forte se shteti se eshte me i organizuar e strukturuar sepse drejtesine e Gjin Gjonave ka qene ne duart e tyre,organi akuzes ne emer te shtetit apo istitucioni prokurorise ne duart e tyre biles nga viti ’90 eshte deklaruar dhe egzistojne realisht Struktura paramilitaresh XHIHADISTE dhe Hajdaresh plus ‘kosovaresh’ te inkuadruara si ne kohen e policise ushtarake te partive FASHISTE,ne divizionin Hajdari dhe me qender stervitje te ISIDS ne Jale edhe femije 12-15 vjeçare qe nen hymnin e ISIS vrasin e vjedhin nje popull ne emer te ‘Alla akbar’!
    Mire qe nuk e njohin kete realitet keta mender ‘shqipetare’ te diasèPORDHES po ne mos vrasin vehten te pakten te mesojne filozofine e HESHTJES!

    Autoritarizmi,zbatimi i ligjit me grusht te hekurt!
    ———
    Nuk lindi asgje ne kete vend mbas shkaterrimit te ish shtetit e tragjikisht tere bazes ekonomike e infrastruktures se ish shtetit,as pluralizem ,as demokraci,e vendin e shtetit e zevendesoi anarkija totale ose 5 anarkite e Nolit:Ekonomike-Sociale-Politike-Fetare e mbi te gjitha MORALE!

    Teorite e Bushave dhe karabushave te Amerikes dhe kaubojsave te ardhur ketu me shume se shqipetare ,si ‘keshilltare’ apo gomare ,se demokracija mund te ‘eksportohet’ eshte me teper se sa idjotesi!
    Ne situaten tragjike ku ndodhemi me teper ne buze te gremines eshte vendosja e ‘autotritarizmit’ krah zbatimit te reformes ne drejtesi me gjuhen dhe grushtin e FORCES ashtu si dikur ne Greqi me regjimin e koloneleve!

    Tragjikisht tere propoganda,mjetet e dizinformacionit dhe tere Zagaret e veçanerisht zagaret agjente te veshur si ‘sKipetare’ te diaspores apo ‘kosovare’ kohet e fundit nuk po propogandojne Rilindjen e shtetit por te kunderten ‘ruajtjen’ e antishtetit apo kalifatit te Bathores me ne krye kalif SALINE dhe mulla Meten allias Like florine me perkrahjen e ‘sKipetareve’jashte kufijve dhe te ‘kosovareve’ paisur me pasaporta nga NAishane!?

    Edvinit M..(mishin) tja hani po Kryeministrit,kocken tja ruajme!
    —-
    Jo vetem nuk perben informacion te lire te pa varur e profesionist por perkundrazi eshte krriminale antishqiptare fushata e marre dhe propoganda nepermjet shpifjesh e thashethemesh kundetr qeverrise si i vetemi PUSHTET-LEGJITIM!

    Eshte jo thjesht injorance po krriminale e antishqiptare qe ne nje vend 30 vjet pa shtet nga njera ane pretendojme ‘Integrimin’ ne BE si ‘Republike parlamentare’ e nga ana tjeter tere zagaret agjente te dizinformacionit propogandojne 30 vjet kalif Saline dhe Like florine dhe se fundi me te njejtin mentalitete mesjetare obskurantiste e krriminale kerkojne qe te perdoret e njejta ‘njesi matese’ edhe per nje EDVIN:
    ”Kur themi Salija,nenkuptojme partija,qeverrija,prokurorija,drejtesija,shteti qeverrija’!
    Populli?Bageti!

    Alabake e antishqipetare,si mund te konsideroheni njerez pa le persona humane e te kerkoni te beni informacion ne mes te Europes ku duam te integrohemi me mentalitete si keto mesjetare ku nje Kryeminister qe ne tere Europen edhe Ballkan ne demokraci parlamentare mund te nderrohet,si mbreti grate’edhe 3 here brenda vitit tek ne paskerka ne dore edhe kushtetuten,edhe daten e zgjedhjeve,edhe te ndaloje popullin te votoje,edhe ta mashtroje edhe ta vjedhe edhe ta bleje dhe nga momenti qe ky ‘mbinjeri’ na i bekerka keto si i derguari i Zotit duhet ‘hedhur ne lane’ ose duhet ti djegim kullen e barit apo stallen e alivamentit te breshkave me molotov qe te ‘shpetojme’ demokroacine bashke me kalif Saline tere kreret e xhihadit e Like florine!

    Me djalin e Anetes te quajtur Edvin,apo me burrin e Lindes e babain e Zahos mund te beni ç’fare te doni meqene se nuk ini ne gjendje te beni informacion po thjesht Bild-Babale-Balli-Buzhale.duke u futur edhe ne krevatet bashkeshortore te njeri tjetrit e te kembeni grate apo dhe vajzat…..po me KRYEMINISTRIN e nje qeverrije LEGJITIME e qe ka mandatin e SHUMICES se elektoratit nuk u lejon njeri prandaj :Mos luani me zjarrin!

    KONKLUZION;
    ‘Shume me mire me nje qeverri te keqe se sa pa qeverri”-thuhet nga mendimi filozofik!
    Te krriminalizosh te inkriminuarit eshte domosdoshmeri e nje shteti te se drejtes por te kriminalizosh tere nje ‘politike’ jo vetem nuk eshte drejtesi po ti vesh minat drejtesise!Do te thote qe tu lesh hapesire te dalin nga vrimat e skutat ku jane futur te trambur krriminelet e vertete Salija,like florija,mul Nokat e tere xhihadiste e alabakerija me ‘sebepin’ se te gjithe jane krriminele hajdute vrases prandaj hajd ti leme VRIMAT e me ÇIZME ne dore perpara te pushtojme bulevardin dhe te hedhim ne lane KRYEMINISTRIN!

    P.S.Data e ‘shenjte’ e ”30 Qershorit’ jo vetem nuk po analizohet e s’ka kush ta analizoje po tragjikisht po interpretohet se prapthi ne menyre dashakeqese!
    Ne ’30 Qershor’ populli abandonoi ata qe e kane abandonuar per 30 vjet ose 128 bandat parti.Ne te ashtuquajturat ‘zgjedhje’ me rregullin e treshit nder 50 ‘parti qe moren pjese fitoi nje e ashtuquajtura PS dhe mos harrojme kurre se ne 780.000 votues per kandidatet e propozuar nga PS nuk eshte e thjeshte biles shume e veshtire per kafkat bosh te ketyre ‘anal isteve’ te ndajne se sa nga kjo shifer jane vertet socialiste,sa me ideale socialiste,te majta,sa sherif Mejdane si kengetare,sa artista populli si Ndrenika,sa tifoze,sa juventine e mbi te gjitha sa ‘EDVINE’ ose ndjekes te Edi Rames!
    Ne nje lufte tifozerije e lufte gjela detish ne kete vend e jo ALTERNATIVASH duhet ta pranojne te gjithe ‘zagare’ dhe ‘analiste’ hajdare e ‘kosovare’ se sot per sot Edvinin nuk ka TOP qe e leviz ashtu si nuk ka ‘top’ qe leviz rrezultatin e 30 Qershorit qofshin ata dhe 9 ‘dishepuj’ te nje gjykate kushtetuese kur ne jemi 30 vjet pa shtet e kushtetute!

    Reply to this comment
  2. A.GRAMSH July 6, 08:40

    ‘TRE SKENARE’ APO ‘TRE MOSKETIERE’!?
    ‘Me pelqen te frekuentoj selite e partive:Ështe i vetemi vend ku nuk flitet per politike”O.Wilde
    ————-
    Ne vend te paraDhenies:
    Shprehja e me siperme e O.Wild po ti referohemi ketij vendi e populli ne keto 30 vjet jo vetem qendron katerciperidsht por i tejkalon jo vetem kufijte e kesa politike shQInash qe s’e hane as qente por edhe ato te Zagarise qe ne bote quhet gazetari:
    ‘Me pelqen te frekuentoj studjot televizive dhe redaksite se jane te vetemet vende ku nuk behet informacion”!

    Buka dhe Bugajski!
    ———–
    Politika, qe kerkojne 30 vjet te na japin kreret e krimit dhe korrupsionit ne vend te BUKES,nuk eshte gje tjeter thuhet ne mendimin filozofik,veçse shprehje e koncentruar e EKONOMISE!
    Pa ekonomi,pa pasuri kombetare pa kapitale strategjike,pa politika ekonomike financiare e bankare pa racionalitet mendimi e reforma te gjitheaneshme me objektiv zhvillimin ky vend e ky popull ashtu si deri me sot e 30 vjet me pare i destinuar te VDESE!

    Perrallat qe tregojne Bujasket apo bukeshkalet nga pertej oqeanit apo nga honoluluja bashke me tere pseudointelektuale te mergates se qyqeve e veçanerisht ‘kosovare’ apo ‘shqiptare’ Kim Mehmeta e gomare e qe nuk flasin shqip duhet ‘Tu vihet kufiri tek thana’ se jo vetem nuk njohin e nuk mund te ndihmojne ne daljen e ish Shqiperise nga gremina por i fryjne ZJARRIT te vlla vrasjes ne emer te ‘patriotizmit’ apo edhe Shqiperise se madhe duke bashkuar malet e kthyer ne gurore dhe ish fushat pjellore ne keneta!

    Te flasesh per ‘skenare’ ne nje vend 30 vjet koloni pa prone pune dhe BUKE do te thote te vazhdosh ta imagjinosh kete vend edhe per te ardhmen te pushtuar nga ISIS ku luhen filma ‘horror’ reale me VJEDHJE e VRASJE shqipetare dhe ne ‘skene’ do vazhdojne te lufhen tragjedi ku si protagoniste te jene po ata krere te krimit e korrupsionit apo Atosi Sali,Patosi Like Flori ,Aramizi Medi e pa tjeter kerkojne me ‘insistim’ te fusin edhe Dartajanin Edvin!

    A mund te quhen ‘analiste’!?
    Si mund te degjohen keta lloj pseudointelektuale qe nuk e shikojne tragjedine si pasoje e nje krrize te thelle indetiteti ku ne qender qendron BUKA apo ekonomija zhvillimi dhe nje popull sa nje fshat ka 30 vjet me gjithe keto pasurisi askush,me kete pozicion gjeopolitik si askush ,me gjysmen e popullsise ne emigrim si askush dhe po vdes per BUKE duke qene vendi me i varfer i Ballkanit qe ushqehet me miell kafshesh marre me VALUTE borxh nga Serbija,me UJE te amballazhuar ne forme MUTI te holluar me valute nga Saharaja dhe se fundi edhe KRIPEN(O shqipetare!) e importojme me valute nga Maqedonija dhe keta ‘analiste’ vazhdojne e flasin per skenare KRRIMINELESH duke e konsideruar popullin jo vetem ‘koke palare’ po bageti te marrosura qe i ndjekin nga pas e pritet skenare llahtar:O lufte mes kafshesh,o shtet paralel,o kompromis i madh midis Krrimineleve!?
    Po mire o Bujaske e buke shkale qe na zbuloni pas 30 vjet Ameriken qe ka qene 30 vjet ulur ketu kembekryq,po deri tani ne nje vend ku nuk egziston shteti e asnje nga 4 pushtetet kush i ka zevendesuar !?
    Ku i kini patur syte ne BYTHE qe ketu vendin e shtetit e ka zene antishteti apo edhe shteti paralel fashisto- xhihadist dhe ka qene dhe eshte me i forte se shteti se eshte me i organizuar e strukturuar sepse drejtesine e Gjin Gjonave ka qene ne duart e tyre,organi akuzes ne emer te shtetit apo istitucioni prokurorise ne duart e tyre biles nga viti ’90 eshte deklaruar dhe egzistojne realisht Struktura paramilitaresh XHIHADISTE dhe Hajdaresh plus ‘kosovaresh’ te inkuadruara si ne kohen e policise ushtarake te partive FASHISTE,ne divizionin Hajdari dhe me qender stervitje te ISIS ne Jale edhe femije 12-15 vjeçare qe nen hymnin e ISIS vrasin e vjedhin nje popull ne emer te ‘Alla akbar’!
    Mire qe nuk e njohin kete realitet keta mender ‘shqipetare’ te diasPORDHES po ne mos vrasin vehten te pakten te mesojne filozofine e HESHTJES!

    Autoritarizmi,zbatimi i ligjit me grusht te hekurt!
    ———
    Nuk lindi asgje ne kete vend mbas shkaterrimit te ish shtetit e tragjikisht tere bazes ekonomike e infrastruktures se ish shtetit,as pluralizem ,as demokraci,e vendin e shtetit e zevendesoi anarkija totale ose 5 anarkite e Nolit:Ekonomike-Sociale-Politike-Fetare e mbi te gjitha MORALE!

    Teorite e Bushave dhe karabushave te Amerikes dhe kaubojsave te ardhur ketu me shume se shqipetare ,si ‘keshilltare’ apo gomare ,se demokracija mund te ‘eksportohet’ eshte me teper se sa idjotesi!
    Ne situaten tragjike ku ndodhemi me teper ne buze te gremines eshte vendosja e ‘autotritarizmit’ krah zbatimit te reformes ne drejtesi me gjuhen dhe grushtin e FORCES ashtu si dikur ne Greqi me regjimin e koloneleve!

    Tragjikisht tere propoganda,mjetet e dizinformacionit dhe tere Zagaret e veçanerisht zagaret agjente te veshur si ‘sKipetare’ te diaspores apo ‘kosovare’ kohet e fundit nuk po propogandojne Rilindjen e shtetit por te kunderten ‘ruajtjen’ e antishtetit apo kalifatit te Bathores me ne krye kalif SALINE dhe mulla Meten allias Like florine me perkrahjen e ‘sKipetareve’jashte kufijve dhe te ‘kosovareve’ paisur me pasaporta nga Nishane!?

    Edvinit M..(mishin) tja hani po Kryeministrit,kocken tja ruajme!
    —-
    Jo vetem nuk perben informacion te lire te pa varur e profesionist por perkundrazi eshte krriminale antishqiptare fushata e marre dhe propoganda nepermjet shpifjesh e thashethemesh kundetr qeverrise si i vetemi PUSHTET-LEGJITIM!

    Eshte jo thjesht injorance po krriminale e antishqiptare qe ne nje vend 30 vjet pa shtet nga njera ane pretendojme ‘Integrimin’ ne BE si ‘Republike parlamentare’ e nga ana tjeter tere zagaret agjente te dizinformacionit propogandojne 30 vjet kalif Saline dhe Like florine dhe se fundi me te njejtin mentalitete mesjetare obskurantiste e krriminale kerkojne qe te perdoret e njejta ‘njesi matese’ edhe per nje EDVIN:
    ”Kur themi Salija,nenkuptojme partija,qeverrija,prokurorija,drejtesija,shteti qeverrija’!
    Populli?Bageti!

    Alabake e antishqipetare,si mund te konsideroheni njerez pa le persona humane e te kerkoni te beni informacion ne mes te Europes ku duam te integrohemi me mentalitete si keto mesjetare ku nje Kryeminister qe ne tere Europen edhe Ballkan ne demokraci parlamentare mund te nderrohet,si mbreti grate’edhe 3 here brenda vitit tek ne paskerka ne dore edhe kushtetuten,edhe daten e zgjedhjeve,edhe te ndaloje popullin te votoje,edhe ta mashtroje edhe ta vjedhe edhe ta bleje dhe nga momenti qe ky ‘mbinjeri’ na i bekerka keto si i derguari i Zotit duhet ‘hedhur ne lane’ ose duhet ti djegim kullen e barit apo stallen e alivamentit te breshkave me molotov qe te ‘shpetojme’ demokroacine bashke me kalif Saline tere kreret e xhihadit e Like florine!

    Me djalin e Anetes te quajtur Edvin,apo me burrin e Lindes e babain e Zahos mund te beni ç’fare te doni meqene se nuk ini ne gjendje te beni informacion po thjesht Bild-Babale-Balli-Buzhale.duke u futur edhe ne krevatet bashkeshortore te njeri tjetrit e te kembeni grate apo dhe vajzat…..po me KRYEMINISTRIN e nje qeverrije LEGJITIME e qe ka mandatin e SHUMICES se elektoratit nuk u lejon njeri prandaj :Mos luani me zjarrin!

    KONKLUZION;
    ‘Shume me mire me nje qeverri te keqe se sa pa qeverri”-thuhet nga mendimi filozofik!
    Te krriminalizosh te inkriminuarit eshte domosdoshmeri e nje shteti te se drejtes por te kriminalizosh tere nje ‘politike’ jo vetem nuk eshte drejtesi po ti vesh minat drejtesise!Do te thote qe tu lesh hapesire te dalin nga vrimat e skutat ku jane futur te trembur krriminelet e vertete Salija,like florija,mul Nokat e tere xhihadiste e alabakerija me ‘sebepin’ se te gjithe jane krriminele hajdute vrases prandaj hajd ti leme VRIMAT e me ÇIZME ne dore perpara te pushtojme bulevardin dhe te hedhim ne lane KRYEMINISTRIN!

    P.S.Data e ‘shenjte’ e ”30 Qershorit’ jo vetem nuk po analizohet e s’ka kush ta analizoje po tragjikisht po interpretohet se prapthi ne menyre dashakeqese!
    Ne ’30 Qershor’ populli abandonoi ata qe e kane abandonuar per 30 vjet ose 128 bandat parti.Ne te ashtuquajturat ‘zgjedhje’ me rregullin e treshit nder 50 ‘parti qe moren pjese fitoi nje e ashtuquajtura PS dhe mos harrojme kurre se ne 780.000 votues per kandidatet e propozuar nga PS nuk eshte e thjeshte biles shume e veshtire per kafkat bosh te ketyre ‘anal isteve’ te ndajne se sa nga kjo shifer jane vertet socialiste,sa me ideale socialiste,te majta,sa sherif Mejdane si kengetare,sa artista populli si Ndrenika,sa tifoze,sa juventine e mbi te gjitha sa ‘EDVINE’ ose ndjekes te Edi Rames!
    Ne nje lufte tifozerije e lufte gjela detish ne kete vend e jo ALTERNATIVASH duhet ta pranojne te gjithe ‘zagare’ dhe ‘analiste’ hajdare e ‘kosovare’ se sot per sot Edvinin nuk ka TOP qe e leviz ashtu si nuk ka ‘top’ qe leviz rrezultatin e 30 Qershorit qofshin ata dhe 9 ‘dishepuj’ te nje gjykate kushtetuese kur ne jemi 30 vjet pa shtet e kushtetute!

    Reply to this comment
  3. gjaku i shqipetarit nuk behet uje July 6, 12:57

    SHPETIMI? D I K T A T U R Ë !!

    1.-Shpallje e gjendjes se jashtezakoneshme..

    2.-Prezenca ushtarake e NATO

    3.-Masat e jashtezakoneshme çanerisht ne vendet publike e absolutisht ne qendren e kryeqytetit te shqiptareve 30 vjet e islamikeve xhihadit agjenturave dhe hajdareve

    4.-Çensurimi i tere propoganfdes se huaj dhre tere ‘skièpetareve’ qe nuk flasin 30 vjet shqip po serbisht brenda trojeve dhe jashte ku si simbole kane ca menfder BAuzhale vellezer siameze te BAallinjve e fevzinjve apo Bushatllinjve..

    5.-Anullimi i tere nenshtetesive te te huajve ne keto 30 vjet perfshi ‘kosovareve’ ‘hajdareve’ e terheqjen e pasaportave shqiptare ashtu dsi anullimin e pasaportave diplomatike e ultimatum te lene pa perjashtim brenda nje jave ish yteritoret e ish Republikes popullore te ish Shqiperise….

    V.O ..Çdo lloj molotovi agresioni mediatik apo real ,shkaterrim si sot e 30 vjet te konsiderohet si ..TERRORRIZEM-ISIS…

    Reply to this comment
  4. jetimet e 21 Janarit July 6, 13:08

    O redaksi,
    A po e merni vesh qe po propogandoni tradhetiiiiii
    Si mund tu jepni hapesire ca Jonuzeve e bujaskeve apo bajgave qe nuk dihet as origjina e as DNA-ja te propogandojne shperberje,vllavrasje,shtet paralel,lufte civile nderkohe qe ketu 30 vjet eshte òensuruar vepra e rilindasve e Nolit e Migjeni e shqipetarizmes e nuk flitet me gjuha e babait te gjuhes shqipe ♀♀ÇABEJIT po flitet gjuha e xhihadit sipas guides se ‘leterDhise’ shkruar nga ‘supermbesa’ serbo boshnjake e Salise…Taurpi ju mbulofte…..

    Reply to this comment
  5. L.H July 6, 13:49

    O Milet!
    A ka kush te na thote se kush jane keta Januzet,nga jane e ò’far gjaku rrjedh nder dejet e tyre????
    Pas ardhes te kujt rrace jane te kujslingeve koloboracionistre te mergates se qyqeve,ne sherbim te UDB-se apo nga vapa kane problemre hidratimi apo kane lindur me te meta te shendetit mendor…??’
    Kur flitet per ‘veriore’ si te ishin ekstraterreste eshte fjala per shqiptaret qe jetojne ne trojet e tyre ne kufijte veriore te ish shtetit shqiptar apo eshte fjala per ‘sKipetzare’ te ndryshuar kodi gjenetik e qe asnjehere nuk kane jetuar nder kreto troje apo diaspore maqedonas malazes kosovare kalabreze siciliane qe kerkojne te behen zot nder keto troje ne emer te alla akbar si fondamentaliste e qe i luten allahut tu vdese babai qe te hane nje top me hallve e tu vdese vellai qe ti shkerdhejne gruan…Shqiperija e shqiptareve-kosova e kosovareve-Maqedonija e sKipetareve te maqedonise-Kalabrija e sKipetareve te kalabrise-Siòilia e sKiptareve te Siçilise…Zvicera per kosovaret me dy gra nje ne zvicer nje ne Presheve apo Beograd..

    Reply to this comment
  6. Like Floriri July 6, 16:42

    ‘Nji dit’ Djele nji dit zemoni
    mblodha shoket me bo haeng
    e çmu ka shkepun xhamadoni
    sgjej Moniklen me ma qep…

    Reply to this comment
  7. tomorrooi July 6, 23:33

    Kurt nuk boylmnimbyplli klomenyry plase

    Reply to this comment
  8. tomorrooi July 6, 23:35

    Kurt nuk boylmnimbyplli klomenyry plase

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?