6 përgjigje për pyetjen: A është tërhequr Amerika nga drejtimi i botës

July 25, 2018 12:31

6 përgjigje për pyetjen: A është tërhequr Amerika nga drejtimi i botës

Në artikullin e mëposhtëm një grup ekspertësh ndër më të mirët sa i përket çështjeve ndërkombëtare, i përgjigjen pyetjes së kryeredaktores së Carnegie Europe, Judy Dempsey: A ka ardhur fundi i udhëheqjes amerikane në botë?

1- C.Raja Mohan – Drejtor i Carnegie India:

“Vendimi i Presidentit të SHBA, Donald Trump për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Ndryshimeve Klimatike të Parisit e vitit 2015 nxjerr në pah se Shtetet e Bashkuara janë bërë një ndryshore kryesore në politikën ndërkombëtare. I parë së bashku me vendimin e Trump për të dalë nga Partneriteti i Trans-Paqësorit dhe vënia në dyshim e aleancave ushtarake të SHBA, vendimi për marrëveshjen e Parisit lëshon një hije të madhe mbi kredibilitetin e Shteteve të Bashkuara si interlokutor dhe besueshmërinë e tyre si partner. Ndërkohë, dëmi për rendin ndërkombëtar ka të ngjarë të jetë i thellë, dhe ndoshta i pakthyeshëm.

Nuk mund të injorohet fakti  se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të ndara në lidhje me globalizmin e Amerikës dhe sidomos çështjes, nëse barra e lidershipit ndërkombëtar ia vlen të mbahet ende. Të gjithë aktorët kryesorë në sistemin ndërkombëtar duhet të mësohen, në mënyrë të pashmangshme, me paqëndrueshmërinë në orientimin e jashtëm të Amerikës, e shkaktuar kjo nga trazirat në politikën e saj të brendshme”.

2- Shi Zhiqin – Studiues në Carnegie-Tsinghua, Qendra për Politika Globale:

“Njoftimi i Presidentit amerikan Donald Trump se do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e klimës së Parisit, nuk do të thotë se udhëheqjes së SHBA në çështjet globale po i vjen fundi.

Në shumë çështje globale, udhëheqja e SHBA nuk është e lëkundur. Përveç kësaj, kjo nuk është hera e parë që një president i SHBA ka neglizhuar ndryshimet klimatike. George Bush  i riunuk ishte shumë i interesuar në këtë çështje kur ishte në detyrë, pasi kishte braktisur Protokollin e Kiotos në vitin 2001.

Trump beson se pajtimi me marrëveshjen e Parisit do të ketë një ndikim në të gjitha aspektet e interesave të Amerikës, veçanërisht interesave ekonomike. Kjo gjithashtu thekson përqendrimin e Trumpit në doktrinën e tij “America first”.

Ndërkohë që Pekini vetëm mund të shprehë keqardhje për veprimin e Trumpit, Kina do të ecë përpara me angazhimet e saj dhe do të bashkëpunojë me Evropën. Në vitet e fundit, Kina gjithashtu po mbron rritjen e bashkëpunimit për qeverisjen globale. Përpjekjet në këtë fushë nuk janë të kufizuara në disa vende të mëdha. Realiteti aktual kërkon pjesëmarrje aktive nga të gjitha kombet”.

3-Dmitri Trenin, Drejtor i Qendrës Carnegie Moskë:

“Përgjigja e shkurtër është e qartë. Shtetet e Bashkuara mbeten lider global në një sërë fushash, që nga fuqia ushtarake konvencionale, deri tek financimi i teknologjive të përparuara, dhe do ta mbajnë atë pozicion edhe në të ardhmen e afërt.

Ajo që po ndryshon në politikën e jashtme të SHBA është mënyra e angazhimit me pjesën tjetër të botës. Historia e politikës së jashtme të Amerikës i ka parë të dyja, edhe periudhat e superaktivizmit, edhe kohët e tërheqjes. Pasi ish presidenti George Bush i udhëhoqi Shtetet e Bashkuara në dy luftëra në botën muslimane, pasardhësi i tij, Barak Obama, miratoi një politikë kufizimi.

Pikëpamja e Presidentit Donald Trump për interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara është qartësisht e ndryshme nga ortodoksia liberale. Ai po kërkon të rrisë ndikimin e SHBA në botë, duke u mbështetur fort, edhe tek kundërshtarët, edhe tek aleatët, në vend që t’i këshillojë apo kërcënojë atë. Kjo shkakton frikë dhe acarim mes aleatëve të SHBA, të cilët janë mësuar që të ndjekin udhëheqjen e SHBA gjatë treçerekshekullit të fundit.

Megjithatë, nuk ka gjasa që këta aleatë të formojnë një opozitë ndaj Uashingtonit. Përkundrazi, ashtu si në vitet e Bushit, ata do të zgjedhin që të presin Trump, duke i bërë ndërkohë opozicion nga brenda. Përderisa nuk është askush në botën perëndimore, i gatshëm apo me dëshirë që të bëjë një hap përpara si udhëheqës i ri, ideja e “vdekjes” së udhëheqjes amerikane në Perëndim është e parakohshme”.

4- Tomáš Valášek – Drejtor i Carnegie Europe:

“Anti-amerikanizmi në Evropë do lulëzojë. Kam frikë nga reagimi i tepruar në anën evropiane. Shtetet e Bashkuara do ta kenë shumë më të vështirë që tani e tutje, që të sigurojnë më shumë trupa për Afganistanin, ose më shumë para për mbrojtjen.

Në fund, kjo do t’i dobësojë të dyja palët. Por qëndrimi fort ndaj në Shtetet e Bashkuara, edhe pse shtë një lëvizje e padobishme, do të bëhet politikisht tepër tërheqës dhe shumëkush nuk do të mundet t’i rezistojë.

Detyra para qeverive dhe institucioneve evropiane, tani është që të bëhet dallimi midis atyre çështjeve, siç është parandalimi i Rusisë, ku asistenca e SHBA mbetet thelbësore dhe atyre problemeve, të tilla si ndryshimet klimatike, ku Shtetet e Bashkuara janë bërë pengesë.

Udhëheqësit evropianë do të duhet të ndërtojnë koalicione alternative për të çuar përpara çështjet e kësaj të dytës, ndërkohë që do të ndërmarrin risqe me votuesit e tyre, për të kërkuar alternativa transatlantike për të parën. Kjo do të jetë e vështirë”.

5 – Pierre Vimont – Studiues, Carnegie Europe:

“Nga këndvështrimi francez, kjo thirrje për zgjim është e mirëseardhur. Kjo do të thotë se Evropa nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse ta marrë të ardhmen e saj në duart e veta. Nuk ka kuptim të presë vendimet e Uashingtonit, për sa kohë që Trumpi i qëndron prioriteteve të tij të brendshme.

Ky realitet i ri hap dyert për marrëdhënie më të thella me kombe, me të cilët Evropa ishte në mëdyshje për t’u angazhuar shumë shpejt, si Kina, India, apo edhe Rusia. Dhe këto partneritete të zgjeruara do të përfshijnë një hapësirë të gjerë fushash, që nga tregtia dhe investimet në siguri, tek migrimi dhe natyrisht, ndryshimet klimatike.

Siç e la të kuptohet presidenti Macron, tërheqja e Trumpit do të nxisë një lloj të ri marrëdhëniesh me Shtetet e Bashkuara, bazuar në ringjalljen e rrjetëzimit me përfaqësues nga e gjithë shoqëria civile. Në fund, kjo mund të jetë mënyra më e mirë për të rigjallëruar udhëheqjen e SHBA në botë…”

6 – Maha Yahya – Drejtore e Carnegie, Lindja e Mesme

“CNN e rroku më së miri këtë moment, kur vendosi titullin: “Trumpi i thotë planetit: Vdisni!” Për Trumpin, bota nuk është një komunitet kombesh, por një koleksion interesash që përplasen dhe udhëheqja e SHBA nuk është një mundësi, por një barrë.

Duke u larguar nga pakti, ai jo vetëm që tregon papërgjegjshmëri të plotë ndaj botës, por po heq dorë edhe nga avantazhet ekonomike të Amerikës në energjinë e pastër. Kjo e dëmton qëndrimin gjeopolitik të Shteteve të Bashkuara si një udhëheqës botëror dhe hap derën për Kinën dhe të tjerët, që ta zënë këtë hapësirë.

Tërheqja nga marrëveshja ka shtuar ndjenjën e pasigurisë globale dhe ka transformuar Shtetet e Bashkuara, nga një udhëheqës botëror, në një forcë të paparashikueshme e të paqëndrueshme. Ky veprim mund të shihet si një ftesë për vendet e tjera që të ndjekin shembullin e Amerikës”.

n.s. / dita (sjellë në shqip nga bota.al)

July 25, 2018 12:31
Komento

31 Komente

  1. haaaaaaaaaaaaaHaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaa July 25, 12:58

    edhe kte Teme ,
    rreth ksaj ceshtje ,duhet te diskutojme ne Shqipcaret ?!

    wOOw !
    Nji prurje mjaft e guximeshme kjo 🙁

    Reply to this comment
    • Predator July 25, 15:14

      Po mo idiot po.
      Se terheqja e Amerikes do te thote qe Shqiperi e Kosove duhet te mbrohen vete.
      Ne jemi pa ushtri e pa rini.
      Ne jemi te mbaruar

      Reply to this comment
      • haHaha ...si the bre ? idiot ! oooooooooo mere me shtruar te lutem July 25, 17:53

        Predator ,
        perse kaq nerv , kur njeriu normal
        s’e ka te nevojshme !
        Pastaj ul pak poshte ulu , jo kaq histerik ,merre me shtruar , mos mq quaj ashtu mu-e . ne kemi qen dhe jemi te mbaruar Cfar pretendon nji i zgjuar si ty ,me ate rrace shkerdhate qe brez pas brezi ,vetem kann helmuar Shqiperine ,Kombin Shqiptare ne shekuj ne gjithe Histroine e tij ?! Shuj bre koqe kanari qeke vallahi bilahi .

        Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 25, 16:21

      i fortë je o tallash!!
      nëse nuk je në gjëndje të diskutosh!?
      atëherë mëso nga të tjerët!
      mesa duket nuk ke as aftësi për të mësuar!!
      të paktën a je në gjëndje të hash??

      Reply to this comment
      • wOOw - anticensure 0000000000000000000 July 25, 17:58

        tallaaaaaaaaaaaaaaaash !
        hahahahahhahahahahahahahahah .
        qeke me profesion marangos mesa duket ,
        qe perdor kto metafora te drunjt .

        Un s’po di me kuptu ate se cfar ndodh ne Shqipnie
        e jo mo n’Bote .

        Joooooooooooooo per te mesuar thu tieee ?
        Mesoj me qejf .
        Vetem se kam nji te mete te vogel .
        Me idiotet dhe a te ngjashem me ta ,
        vallahi -bilahi s’me ngjit , kam alergji !!!

        Reply to this comment
        • Per koke tallashin../. ! July 25, 19:42

          Me keto vallahi-te dhe billahi-te , tregon se qenke vertet nje gje e trashe , idjot turko-arab , qe kur meson shkrim e kendim , i duket se ka kapur qiellin me dore !

          Reply to this comment
          • Or ti Trung ,qe s'hake Pyk July 25, 20:57

            pse ashtu mendon koka jote prej Trungu ,
            se koka jeme asht mush me tallash ?!!!

            Allah Allah ,
            s’po jan tuj na pa syt ,dhjaksit e janulles n’inteligent tu u mut ! ( ashtu “U myt” deshnja me shkrujt . ala se kam kap Cielo-n me dor ,jam tu andru me e bo at’gjo)
            Or ti Zerro me bisht !

        • anticensurë25642654 July 26, 09:10

          nuk jam marangoz mor tru tallash,por thjesht druvar!!
          ti thua”Un s’po di me kuptu ate se cfar ndodh ne Shqipnie
          e jo mo n’Bote .”,nuk është faji ynë or tip!nuk është faji ynë që ti ke të mangësi.që ti nuk je i zoti tëkuptosh se ka 30 vjet që shqiptarët po mashtrohen,po vidhen po masakrohen nga ata persona që i zgjedhin dhe që nuk i zgjedhin vetë!!
          nuk është faji ynë që ti i barazon të gjithë me veten,ti je ti,ke dhe të tjerë si ti sa të duash,por nuk jemi të gjithë si ti!!
          sa për fjalinë e fundit!?
          varet nga pikvështirimi lali!!
          “në fshatin e idiotëve,i mënçuri ishte “idioti””!!
          ti je nga ai fshat dhe ska mundësi që të mos kesh alergji nga “idiotët”!!
          por nuk është faji tënd,mendoj!!
          duhet ta kesh të lindur!
          mos ma merr për ofendim,për alergjinë e kam fjalën!!

          Reply to this comment
          • ho capito adesso ... July 27, 09:47

            anticensure 000000000000000000

            ti je me i mencuri Fshatit 🙂

            per cfar e kishnje fjalen ti -_- re ?

            Alergjine ? – hahahahahah

            “SA KOM QESH” !!!

            nganjiher me duhet me heq dor vertet me xhongu

            qafirat ktu .

    • hahahaha, gallat patriotike .kombi ne rrezike July 25, 18:01

      Kot bohen merak kta histeriket poshte .

      Nuk e terheq Amerika Gishtin nga bytha e shqiptarit ,
      or ti , se i ftohet dhe ai o ambjentue ne te ngroht gjithmon .

      Reply to this comment
      • KORÇARI July 27, 00:14

        Po ti mo kokë tullash, TRUPESHK, mbetje SPERMATIKE OSMANE përse të prishja pu ë Usa, apo se do [email protected]ë në bythë babë Erdoganin??????
        Ktu farë e keqe ISLAMIKE, turkomongolë idiotë trubosh dhe trushpëlarë.
        NUK SHAJ MUSLIMANËT SHQIPTARË POR KËTO MBETJET SPERMATIKE OTOMANO-ISLAMIKE , QËNIE MESJETARE QË AKOMA FEMRËN E QUANI SEND , KOKË TIGANË, GJYMA.

        Reply to this comment
        • hahahahah K...... July 27, 10:10

          KORcARI ,
          ooooooooooooooooo gjith kto epitete qesharake ,
          qe i perdorin rrugacet e rrugeve .
          Ne te Tilla kushte un nuk pranoj ,normalishte te vazhdoj debatin .Eshte nji nivel ordiner i te debatuari e per te ardhur keq.
          Se cfar shqiptari jam un , asaj s’i dihet ,sepse ti s’me shikon prandaj mos kerce ashtu perpjet . Un nuk i shikoj Femren ashtu si shprehesh ti . E meqe ra fjala , per femren korcare hmmm kam rrespekt te Madhe .

          Edhe sikur un te isha ,nga ata muzlluma si psh Presidenti m.ta , ose ata pederastat Prifterinje ,qe mbeshtetet Grekun Janullatos ,te uli sumen e tij me SIDE mbi Fronin e Madherise se tij Fan S Noli -t , perseri ti ,etj do dihej te flisnin pak me ndryshe ,si qytetare ,duke gjetur fjalet e duhura per komunikim.

          Hajt shko tani e pi noj got raki me kerrnacka ,te qetsohesh e te ngrihet truri perseri ne koken larte .

          Reply to this comment
  2. aktualiteti July 25, 14:18

    Sa kohe qe “Amerika drejtonte boten”, mbare bota ankohej per kete paternalizem amerikan. Amerika u be si gogol dhe flamuri amerikan shihej kudo ne foto duke e djegur. Ardhja e Donald Trump si president dhe teza e tij “Amerika First”, shpallja e politikes tij si politike jo paternaliste per ironi te fatit ne vend qe ta gezonte boten, e ka futur ne siklet! Te mesuar me Ameriken si dado e te kenaqur duke i djegur flamurin per kete tutele, sot kur Trump e Amerika qe ai drejton ka ndryshuar qendrim, bota po ankohet se Amerika po largohet nga “Drejtimi i botes”! Kjo eshte vertet qesharake! Bota e sidomos Europa duhet te mesojne te ecin pa paterica amerikane. Ato paterica Trump ja ka hequr botes e Europes mbase pikerisht per kete motiv, qe te mesojne te ecin vete!

    Reply to this comment
  3. Nje shqiptar July 25, 14:57

    Pa Ameriken, pa drejtimin e saj, pa teknologjine e saj, pa internetin, pa mendimin dhe kerkimin shkencor te saj, pa mendimin demokratik, pa sistemin financiar boteror, pa derivatet dhe opcionet financiare, pa dollarin qe eshte benzina e ekonomise boterore, pa etj, etj, planeti yne kthehet ne nje gjungel ku plasin lufterat ndermjet bandave, feve dhe shteteve si ne epoken e gurit. Ne si shqiptare, pa Ameriken, zhdukemi nga faqja e dheut.

    Reply to this comment
    • Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni July 25, 15:54

      Shqiptaret jo vetem qe mbijetojne pa Ameriken, por per sa kohe kishte Shqiptar ne kete vend Amerika nuk mundi dot te fuste kemben. Dhe kete e di gjithe Bota.

      Ndersa ju sllavet Shqip foles qe Amerika ju nxorri nga skuthat, po, pa te ju do futeni prap ne vrimat nga dolet.
      Dhe keni per tu futur ne vrimat nga dolet edhe me Ameriken, sepse Shqiptaret kane per ta marre veten nga shoku qe pasoi grushtin e shtetit organizuar nga Amerika me ndihmen tuaj ne vitet 90.

      Reply to this comment
  4. Claus July 25, 16:57

    Mjaft me, me ato politikat e shpifura liberale dhe globalizuese.

    Nje dite do te vinte qe USA do te bente llogarite. Dhe ja kjo dite erdhi me Donald Trump i cili ka vene disa pika mbi „i“ dhe fundja fundit mire ka bere.

    Mediat e Sorrosit qe kane zaptuar boten nuk thone asnje fjale per tarifat doganore qe ka BE perkundrejt USA.
    4-fish me te larta jane tarifat doganore te vendosura nga EU per makinat dhe makinerite eksporton USA. Gjithashtu USA i ka hapur dyert mallrave europiane me 0% tarife doganore nje volumi prej 48 % te mallrave, kur EU importon pa dogane nga USA vetem 28% te volumit te mallrave.

    Po kush ti thote keto? Ja mediat kudo neper bote nuk bejne ze per keto shifra. Po bejne ate qe kercenojne papushim, sikur USA po i ben gjemen vetes.
    Ne asnje rast nuk po i ben gjemen vetes, kur deficiti buxhetor i USA rritet dhe rritep papushim, kur Angela Merkel futi ne arken e saj vetem ne tremujorin e dyte ekonomik rreth 400 miliarde Euro!

    Nuk u jane mesuar veshet e idioteve te Europes, ca pijeneceve dhe tere establishmentit politik te plakur dhe te lodhur te degjojne te vertetat ne sy.
    Per kete e admiroj Donald Trump, se shume gjera i thote shqeto dhe pa shume diplomaci dhe flluska sapuni.

    Ja shiko si eshte katandisur NATO! Per faqe te zeze. Fut dhe ca shtete qe as breke nuk prodhojne si Mali i Zi, Maqedoni, Shqiperi dhe tani Gjerorgji a ku ta di une dhe hajde pastaj te besh ushtri me keta.

    Ushtrise gjermane nuk i ngrihet asnje helikopter se i kane te prishur, nuk i leviz asnje nendetese se jane ku therret qameti, kur nga ana tjeter furnizon Turqi, Greqi, Arabi Saudite dhe te tjera shtete me armatime nga me modernet, por vete qeveria gjermane nuk „ka para“ per te investuar ne ushtrine e saj!
    Pra per te tjeret Gjermani prodhon edhe tanke dhe nendetese edhe avjone zbulimi ndersa per vete ka mbetur si ushtri e botes se trete!
    Dhe perse kjo?

    Sepse buxheti per Bundeswehr-in eshte skandaloz, kur Ministria e Finanncave ka vite te tera qe fut qindra miliarda ne llogarite buxhetore te saj nga taksat, eksportet dhe krizat financiare te shteteve te tjera.
    Per te gjitha keto Trump ka te drejte, packa se varin buzet Merkel dhe Stoltenberg kur degjojne fjalet shqeto te tij.

    „Amerika first“ do te dilte nje dite dhe kete e beri Trump, qe te pakten i ka vene fre ketij globalizimi dhe ketij tregu liberal skandaloz duke sjelle bashke me te dhe rrenimin e tregut te punes ne Europe duke ju pershtatur rrogave „kineze“ me punetore skllever qe paguhen si mos me keq, me dergesat e refugjatesh nga deti, toka, ajri qe do te sjellin asimetri ne pagat e punetoreve ne Europe dhe rrenime ne fushen sociale.
    Kush po e kuptonte nga politika europiane qe njerezve u ishin bere neveri politikat liberale. Askush. Tani kane nje Trump, nje Brex-it, nje Salviano, nje Kurz, etj,etj,etj dhe tani vijne verdalle te cakerrdisur se nuk dine nga te shkojne.

    Europa po shkon drejt fundit, mos te them qe dhe NATO drejt asaj rruge po shkon dhe per kete nuk e ka fajin Trump, por pleqte pijanece te Europes dhe bashke me ta edhe Merkel.

    Reply to this comment
    • ish filatelist July 25, 18:22

      Kur ishim adoleshente me kujtohet ne vitet 60-70 qe perhapur semundja e filatelise dhe kam qene amator i apasionuar biles arritem dhe korespondence me te huaj (sidomos Spanja)
      por u ndaluan rreth viteve 1972-1973
      .Mu kujtua nga komentuesi Claus qe po zgjidh probleme boterore
      .
      Dhe atehere ishim shume te fuqishem dhe benim tregti te madhe me shtete kur benim shkembime mes shokesh ose me persona te apasionuar (flasim per pulla) Per shembull ndegjoje shprehje te tilla Me jep 1 Surinam te jap 3 sovjetike dhe 2 greke..ose me jep nje Malawi te jap dhjete angleze dhe 2 gjermane…
      .
      Nuk e di pse i duhet tanket dhe helikopteret gjermanit sot.. kur nese do te pushtosh nje shtet mjafton ti “drejtosh” Bankat ..Mediat dhe Sherbimet inteligjente..biles ka dale ne mode qe nuk dergohen ushtare per t epushtuar nje vend..por i merret fuqia puntore dhe truri (intelektualet) dhe i quajne emigrante..
      .Cfare lluksi !
      .Pasi i zgjidhen problemet e tyre shqipfolesit, garipa interneti..merren me Trampin e ” shkrete”…

      Claus !
      ben mire qe rri anonim se me keto analiza kaq te holla do te marrin ne ndonje zyre andej nga WDC-ja

      Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit July 26, 11:57

      O Claus dmth morr i tipt c.
      Po si s’kape as edhe nje argument te sakt?!!
      Nga fillimi deri ne fund vetem idjotsira
      Mallra industiale SHBA ja shet sa ta doje ne EU ku i kane treguar kufirin eshte vetem bujqesia se atje lejohet manipulimi gjenetik e ne EU jo

      Reply to this comment
  5. jimmy July 25, 17:05

    Ne shqiptaret behemi megjithemend qesharake…
    .
    .Ne qajme hallin e botes cfare thote ajo per Trampin ku me e prekura do jete Shqiperia ne keto oshilacjone te tij.
    .
    Marrim rastin e fundit te tmerrshem dhe te pabesueshem:
    .
    Ne 5 mars 2018 mender me thane Berisha si KARADUZ DEMONKRAT deklaron se:
    .
    1-Une jam urdheruesi i vrasjeve te 21 janarit 2011
    .
    2-Do vrisja Edi Ramen me doren time nese kalonte afer gardhit.
    .
    3- Une zbatoj akoma kanunin e Leke Dukagjinit
    .
    4-Une nuk e pordha te derguarin e Obames
    .
    Pra nga sa me siper te pika # 4 Berisha poshtron direkt dipllomacine amerikane dhe eshte e pafaleshme per shtetin Amerikan dhe per ambasaden e saj ne Tirane qe nuk reagoi ne kete poshtrim qe nuk eshte pare as nga armiq me te betuar te Amerikes…
    .
    Dhe kete e spjegon qarte i nderuari president Xhimi Karter ku ben kete deklarate kurajoze me te cilen kritikon ne kete rast dhe tolerimin nga Amerika te Perbindeshit Berishe qe jo vetem nuk ka respektuar “basic human rights” ..jo vetem ka vrare njerez por dhe mburret me krimet e tij biles duke sfiduar dhe vete Ameriken

    Former President Jimmy Carter believes America is no longer a champion of basic human rights, at home or abroad. 7/25/2018

    “The United States has already lost its place as a leader of protecting people and their human rights,” Carter told the Human Rights Defenders Forum at The Carter Center in Atlanta on Tuesday.

    http://www.huffingtonpost.com/entry/jimmy-carter-human-rights-us..
    .
    Nje sugjerim per gazeten Dita:
    A ka mundesi te hapni nje rubrike me titull:

    A po e lejon vete Amerika Berishes qe ta poshtroje gjasme
    .
    .apo Berisha po ja ben Amerikes tete me dy..dhe ti ngreme nje lapidar per se gjalli si super men..?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 25, 17:23

      ore xhimo po për babën e berishës a për gjyshin e ramës a kishe gjo me thon??
      këta janë shumë të vendimtarë për rrolin e amerikës në botë!!pavarsisht se kanë shkuar me të shumtit!!

      Reply to this comment
      • Claus July 25, 18:40

        Eshte loje e redaksise me keta Xhimo dhe Xhimra, “anticensure”.
        Sa here qe debati merr rruge te “mbare” atehere dalin keta dhe na rreshtojne bemat e Berishes!!!!
        Kane vendosur deri ne 250 faje dhe krime deri me sot. A thua se jemi fajtore ne. Une as nuk i lexoj fare.
        Kete metode e perdori “Tema” dhe pastaj u infektua dhe “Dita”.
        Aq i thejshte eshte muhabeti “anti”.

        Reply to this comment
        • jimmy July 25, 21:45

          Claus me cilin sy e pe redaktorin e Dites me ate me xham apo me ate pa xham ?
          .
          Cfare kam shkruar me lart nuk jane shprehjet e mia por te Berishes dora vete qe thote se une jam vrasesi i 21 janarit 2011 dhe patrioti i madh shqiptar Claus…..mbylli sqepin ashtu si ca bedrislame merobaze dhe viktormalajane.Por le ta harrojme Berishen se me te kishim pune deri ne 23 qershor 2013.

          .Sa per dijeni ne komentet qe kam bere Rama vdiq fix ne 10 prill 2014 kur ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….
          .Edi Ramen e futen ne “funeral home” ne 5 dhjetor kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur
          .
          Ed Rama me 14 miljon dollaret qe i dha Lul Bash Devilit pikerisht ne vigjilje te 21 janarit per ndertimin kriminal te Vlores tregoi se jo vetem kishte vdekur por e shurruan ata qe do ta vrisnin ne 21 janar
          .
          Edi Rama u varros perfundimisht kur emroi ne Nato syrin dhe veshin e Gazidedes Visho Ajazin e Ollges ruse..
          .
          Mr.Claus qetesohu !
          Edhe nese bejme ndonje gabim (teprim) keto komentet tona ndikojne ne ambjentin mediatik-politik aq sa ndryshojne gjethet e vjeshtes trajektoren e tokes

          Reply to this comment
        • anticensurë25642654 July 26, 10:30

          ke të drejtë!!
          në një anë skan faj!!
          duhet të nxjerri kotheren e bukës të shkretët!!
          megjithëse më duket se xhimi me dy “mm”,mund të jetë ndonjë agjitprop!!
          nga ata tipa që bëjnë punën e partisë!ndryshe nga një herë e një kohë,tashti kërkojnë para,konçsione,nuk punojnë më në baza vullnetare!!

          Reply to this comment
          • jimmy July 26, 16:02

            anticensure 2……..4

            Je bere me Claus-in si Suloja me xha Beqon qe donin te shkonin te shoku Robi se i kishin mbytur grate dhe kur e pane te ziun qe nga nje luan ne lufte ishte kthyer ne nje kuader qe e kishin rrethuar grate…u kthyen te dhjere ne fshat
            .
            Edhe mos lexoni dhe perqeshni “nickun” me dy “m” por shikoni tekstin e komentin..Pra le te kalojme nga nderzimi artificjal te lufta Vietnamit.
            .
            Nese ka rreziqe sot Amerika nuk jane as Europa..as Putini..as Nato..

            .Rreziku me i madh i Amerikes eshte lufta e papare midis demokrateve dhe republikaneve..Njera ane akuzohet se ka bere :tradheti” se ka cuar e-maile teper sekrete me ato personale…kurse pala tjeter akuzohet se e ka prure Putini ne pushtet…Kjo situate kaq e rende nuk ka ndodhur kurre ne historine amerikane..Gjithmone te dy palet jane marre vesh te pakten ne disa drejtime kryesore..Kurse sot Jo.. Shkelja me kembe e Trampit te OBAMACARE…Ndryshim drastik me politiken e Obames per Klimen-Kuben–Iranin–Korene e Veriut -Rusine–Naton etj etj fillimi dihet por jo fundi..
            .
            Rreziku i dyte eshte Kina qe sipas parametrave makro-ekonomike dhe strategjike eshte pothuajse NR-1 ne bote dhe dekaden tjeter ndoshta zevendson Ameriken ne lidershipin boteror….nese Republikanet dhe Demokratet nuk pushojne luften vetasgjesuese midis tyre…
            .
            Sidiqofte falenderoj Sulon dhe xha Brahon te filmi ‘Kapedani”te vitit 1972..film i cili u kritikua rende nga masa e ish partizaneve se po baltosej brezi i veteraneve me perjashtim te Xhaxhit i cili thone se ishte shprehur qe Brezi i Vjeter Duhet te Largohet dhe te vije Brezi i ri..
            .
            Me falni nese ju kam lenduar por po e bej per “kotheren e bukës të shkretë”

  6. MH July 25, 17:35

    “Amerika First”
    Asht origjinal si parulla e Adolf Hitlerit para luftes se dyte boterore:
    Gjermania mbi te gjithe.Te shohim si do vije fundi.

    Reply to this comment
    • Alberti July 25, 19:31

      Je krejt gabim MH.
      Amerika First eshte devize qe dikur e quanin Izolacioniste, pra Amerika e vetizoluar ne punet e veta. Krejt e kunderta e Gjermania mbi te gjithe pra.

      Reply to this comment
    • Na ja.. July 25, 20:41

      MH ,
      ka te drejte ne komentin e tij
      mbi thenjen e Trump-it :

      “Amerika Fisrt” = Analogji = “Deutschland über Alles”

      ose le ta quajm edhe ndryshe nji art Sinonimi i saj i thenjes se Hitos dikur .

      Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic July 25, 18:36

    Jo kurre kjo nuk munde te ndodhe.! SHBA nuk terhiqet nga drejtimi i botes.!

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit July 26, 00:59

    po u terhoq Amerika nga drejtimi i botes gati jemi ne…Por pas 36 gushtit, se deri atehere jemi ne plazh…ose ne pijetore,qe ne zhargon i themi mejhane…mesa kuptoj un trampi po terhiqet edhe nga melania, do kete sherr te madh se kush do i zere vendin

    Reply to this comment
  9. MH July 26, 02:50

    Alberti
    Ne krye te cdo liste ai mbi krye asht First.Asht i pari.Dhe vete koka e njeriut asht first mbi trupin.Te tjerat e te tjera si gjymtyret vijne mbas Ferstit.
    Selenica ka te drejt.Nese terhiqet nuk asht ma First.Po e keqja ekziston se ky President nuk asht i pershtatshem per Ameriken dhe po ngatrron boten me idet e Tija.

    Reply to this comment
    • Alberti July 26, 08:56

      MH
      …keto fjalet e fundit qe shkruan jane perdite ne goje te mediave sorosiane! A mos bota ish ne rregull dhe e ngaterroi Trump? Apo Trump vetem sa ve ne dukje ngaterrimin e botes qe i ka bere politika para tij?
      Kjo varet nga perceptimi! Por nga Obama, Trump trashegoi nje Amerike qe kish 11 milion klandestine ilegale dhe qe i nxirrte gjuhen Kim Jonku.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*