6 të plagosur në Francë, goditet me armë një autobus

June 5, 2016 17:55

6 të plagosur në Francë, goditet me armë një autobus

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një goditje me armë zjarri të një autobusi që po transportonte turistë në Çeki.

Ngjarja ka përfshirë një grup turistësh çekë të cilët kanë qenë duke udhëtuar me autobusin që po kthehej drejt Çekisë, pas udhëtimit në Spanjë.

Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se mes të plagosurve dyshohet se ka edhe fëmijë.

Ende nuk dihet se kush kanë qenë autorët që kanë qëlluar me armë zjarri autobusin apo motivet e këtij sulmi.

Policia vendase ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorit apo autorëve, ndëkrohë që të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore.

June 5, 2016 17:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*