“6 zemra që rrahin me një ritëm”

May 10, 2016 13:10

“6 zemra që rrahin me një ritëm”

Një nënë 26-vjeçare që lindi pesënjakë në Australi, ka publikuar disa foto unike duke treguar dhe historinë e saj frymëzuese.

Kim Tucci-t, iu deshën vetëm dy minuta që të sillte në jetë me lindje natyrore, 4 vajzat dhe djalin e saj në Janar të këtij viti.

Sipas statistikave shanset për të lindur pesënjake në mënyrë natyrale, janë 1 në 55 milion.

Një ekip prej 50 mjekësh dhe infermierësh asistuan gruan, e cila në fillim kishte planifikuar të bënte një lindjen me ndërhyrje cezariane.

“50 gishta dhe 6 zemra që rrahin në të njëjtë ritëm. Trupi im luftoi betejën më të fortë për t’i dhënë jetë shëndoshë e mirë 5 bebeve të mia” shkruan 26 vjeçarja në krah të fotos.

Në një intervistë të dhënë ajo ka thënë se fillimisht mjekët i thanë që të shpëtonin dy nga bebet, duke thënë se për të gjithë mund të kishte rrezik për jetën e saj dhe të bebeve, por ajo kundërshtoi.

“Askush nuk mendonte se mund ta bëja, por unë i tregova të kundërtën”, ka treguar Kim e cila, aktualisht është nëna e 8 fëmijëve, sepse përpara se të vinin në jetë pesënjakët, ajo kishte dhe një djalë, 9-vjeç dhe dy vajzë, 2 dhe 4 vjeç.

Aktualisht familja po mundohet të kursejë për të blerë një furgon, që të mund të udhëtojnë të gjithë bashkë.

 

2

3

4

 

May 10, 2016 13:10

Njoftim

Njoftim

Njoftim