60 gazetarë polakë në Shqipëri për turizmin

September 23, 2016 19:34

60 gazetarë polakë në Shqipëri për turizmin

Kanë mbërritur në Shqipëri 60 përfaqësues të mediave polake anëtarë të “Press Club Polska”.

Vizita e tyre shërben në promovimit të Shqipërisë përmes atyre që njihen si udhëtimeve familjarizuese, të organizuara nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit.

Tregu polak është i rëndësishëm për turizmin shqiptar prandaj një promovim akoma edhe më i madh përmes medias së këtij vendi, merr një rëndësi të veçantë.

Ky tur familjarizues me turizmin shqiptarë që ka nisur nga Apollonia për të vijuar në Berat e pas në Shkodër do të rrisë shkëmbimin e informacionit mbi vendin tonë, duke sjellë më shumë shkrime në median polake si dhe krijimin e kushteve për pjesëmarrje në panaire për promovimin e gjithë formave të turizmit.

Turi gazetarëve nga Polonia është në vijim të atyre organizuar më parë me gazetarë nga Italia, Izraeli, Greqia dhe Gjermania dhe do të vijojë me gazetarë nga vende te tjera.

September 23, 2016 19:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*