60-vjeçari hedh veten në erë, në mes të fushës së futbollit

July 31, 2018 21:35

60-vjeçari hedh veten në erë, në mes të fushës së futbollit

Një burrë ka hedhur veten në erë paraditen e sotme në qytetin belg të Verviersit, vetëm pak kilometra larg Liezhit.

Viktima nuk është identifikuar, ndonëse raportohet se ka tiparet e një europiani.

60-vjeçari kishte ecur deri në mes të një fushe futbolli, që përdoret nga skuadra e qytetit për garat në një ligë amatore belge, dhe më pas kishte shpërthyer.

Duke u mbështetur te orari dhe vendi i zgjedhur për të realizuar aktin kamikaz, autoritetet e përjashtojnë mundësinë e një akti terrorist.

s.a/dita

July 31, 2018 21:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*