60 vjet “Doktor Zhivago”

November 26, 2017 11:00

60 vjet “Doktor Zhivago”

Në 23 nëntor të vitit 1957 del në shitje në Itali romani Doktor Zhivago. Kalvari i Boris Pasternakut për publikimin e romanit të parë dhe të vetëm përbëjnë një dramë më vete. Guximi i tij e bëri të famshëm për t’i dhënë një Nobel.

Pasternaku kishte filluar ta shkruante Doktor Zhivagon në periudhën 1910-1920 duke e përfunduar në vitin 1955. Ky roman përfshin një periudhë të gjerë dhe mjaft domethënëse të klimës politike ruse gjatë Luftës së Parë Botërore, Revolucionit Rus të vitit 1917 dhe periudhën e mëpasshme të Luftës Civile të 1918-1920. Në roman Pasternaku bën aludime për kampet e të burgosurve të stalinizmit, përmend vrasjet e kryera si nga Lëvizja e Bardhë ashtu edhe nga Bolshevikët.

I frymëzuar nga jeta e tij, romani merr forcë në vitin 1946, kur Pasternaku njihet me Olga Ivinskaia në redaksinë e revistës mujore letrare, Novy Mir, ku ajo punon si redaktore. Borisi ishte një burrë i martuar, 56 vjeç dhe ajo një nënë e re e divorcuar me moshë 33.

Shkrimtari i dorëzon atë që do të ishte Doktor Zhivago. Olga u kthye në muzën dhe dashnoren e tij dhe merr emrin Lara, personazhi i bukur rreth të cilit do të ngrihet historia më legjendare e dashurisë së të gjitha kohërave.

Pasternaku njihej nga lexuesi rus për poezitë e tij dhe e dorëzon dorëshkrimin tek revista Novy Mir, e cila e refuzon pa u thelluar duke e akuzuar atë si kapitalist që shqetësohet më shumë për mirëqënien  individuale sesa për atë sociale si dhe antimarksist.

Atëherë Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Jruschov merr përsipër që të orkestrojë personalisht një sulm kundër autorit dhe veprës së tij. Pasternaku nuk pranon të kategorizohet si një “homo soviéticus”.

Duke mos qenë një njeri politik ai heq paralele mes nazizmit dhe komunizmit: “Këto dy lëvizje veprojnë njëlloj dhe kanë të njëjta karakteristika…” Dënohet nga transparenca e mendimit të tij. E ndaluar si vepër, autori nuk dorëzohet për ta publikuar atë që vetë ai e quan “lumturi dhe çmenduri finale”, por merr një vendim drastik për ta publikuar jashtë.

Vendoset në kontakt me një folës të një radioje në Moskë që ishte militant i Partisë Komuniste italiane, i cili i propozon t’ia japë Giangiacomo Feltrinelli-it për ta publikuar në Itali. Kështu që Giangiacomo Feltrinelli, botues komunist italian do të jetë shkaku i botimit duke evituar presionin zyrtar të Partisë dhe regjimit sovjetik. Emisarët e tij do ta çojnë kontrabandë në Milano. Feltrinelli ndoqi të gjitha strategjitë dhe bëri që regjimi të mendonte se publikimi i librit ishte bërë pa lejen e autorit. Autori dhe botuesi nuk u takuan kurrë.

Historia komplikohet kur autori do t’i dërgojë një kopje tjetër francezes Jacqueline de Proyart. Në atë kohë CIA interesohej për autorin e përndjekur, por nuk mund ta modifikonin sepse kishin frikë se autoritetet sovjetike mund ta njihnin origjinën e tij, kështu që kërkuan një botues europian. Për këtë çështje interesohej edhe rivalja e shërbimeve sekrete amerikane.

Ndërkohë që KGB-ja përpiqej ta grabiste dorëshkrimin nga përkthyesi i Feltrinelli-it, CIA ndaloi një avion në Maltë me një volum tjetër të shkruar me dorë, prezent në bordin e avionit për ta fotokopjuar dhe një organizatë e lidhur me agjensinë promovoi publikimin në rusisht jashtë Bashkimit Sovjetik.

Vepra më në fund publikohet në Hollandë dhe në 6 shtator të vitit 1958 dalin kopjet e para në rusisht të Doktor Zhivagos. Gjithçka tjetër është histori. Libër i përkthyer në 24 gjuhë dhe bota gjunjëzohet para Pasternakut. Publikimi i romanit sjell një vit më vonë përjashtimin e autorit nga unioni i shkrimtarëve sovjetikë. Në vitin 1958 Akademia suedeze i jep çmimin Nobel, por nga presioni i qeverisë së tij shkrimtari detyrohet ta refuzojë.

Pas më shumë se një vit persekutimesh dhe raprezaljesh, fryt i Nobelit, refuzimi i çmimit si dhe përjashtimi nga unioni i shkrimtarëve bëjnë që Pasternaku të vdesë i margjinalizuar në maj të 1960 në shtëpinë e tij në Peredelkino.

Irina, e bija e Olga Ivinskaia pohon se një vit më vonë, në tetor të 1959 Pasternaku merret në pyetje nga KGB-ja për autorësinë e një poeme të titulluar “Cmimi Nobel”.

Nobelisti rus nuk e kuptoi kurrë se pse autoritetet e trajtuan si armik, kur i vetmi mëkat ishte rrëfimi para botës i bukurive të vendit të tij –  shkruan Bota.al

November 26, 2017 11:00
Komento

6 Komente

  1. intelektuali November 26, 12:59

    Nje shkrim i bukur mbreselenes per nobelistin dhe shkrimtarin me fame boterore Boris Pasternak qe ishte i pari intelektual, i cili pati guximin te krahasoje Komunizmin me Fashizmin si BINJAKE te nje nene.

    por:

    Pytja qe shqyptaret duhet t’i bejne vetes se tyre sot 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit eshte:

    KUR SHQYPNIA DO TE LINDE PASTERNAKUN E SAJ?

    Qe te shkruaje variantin e Doktor Zhivagos albanez, nje shekull me vone se origjinali, ne menyre qe edhe shqyptaret me ne fund te respektohen nga Bota dhe te mos shikohen nga popujt demokratike si vemje te regjimit hoxhist apo si mbeturina te Sigurimit te Shtetit?

    Reply to this comment
  2. ZANI BURIM November 26, 13:00

    Romani eshye nje vepwr e mrekullueshme.

    Reply to this comment
  3. ´(`!´)` November 26, 15:09

    inkuizicioni kunder se rese , se bukures ,e asaj drite qe thyen X – tabu ,qe tenton ,ne nji moment te errret te nji shoqerie ,largimin nga Klishet e asaj Bote te zymte e tregon se jeten duhet ta beje e bukura , e zhvesh te vjetren ,nga te ambjentuarit te trupit te nji shoqerie (konservative ne shpirt ),me rroben e vjeter ,per fat te keq ,eshte aktual ala sot ,ne vendet me shoqeri te pazhvilluara ,injorante naive konservative ,ku ben pjes padyshim edhe Shqiperia. Ku pasioni e se bukures ,ndrydhet ,pengohet ,ndalohet pse jo edhe burgoset ,pushkatohet ne menyren me brutale te mundeshme . Tradita e te ndaluarit te se bukures ,te se rese ,eshte karakteristik ,ne shoqerit e pazhvilluara …

    Reply to this comment
    • Tartufi November 26, 17:17

      Me madheshtorija tek ky shkrimtar eshte ,kur ky shkruan !!
      Nuk e dija,qe populli tim rus te hante mishin e vellait te tij
      te vrare,, ne luften ndrmjet Bolshevikeve dhe te Bardheve.
      Ne filmin e realizuar ne studjon MGM te hollivudit doktor
      Zhivago shikon nje ushtar Bolshevik qe i prente me thike nje ushtari te bardhe te vrare, mishrat e trasha dhe i hante si egersire. Kjo eshte per tu mesuar dhe patur vemendje ne kete histori tragjike te popujve ?
      Kjo histori Bolshevike hngri gjithe Rusine te gjalle dhe te vrare per te shuar urine e madhe qe kishte.Ketu qendron madheshtija e shkrimtarit ,duke i treguar popullit te vet te kete kujdes,me njeriun egersire ,qe ha mishin e vellait te vet per te shuar urine,, [ E pa krahasushme per njerezoret,qe vdesin dhe nga urija ,por nuk ju shkon ne mendje te hane mish njeriu …

      Reply to this comment
  4. h November 26, 16:03

    Po te bente si Kadare qe lepinte regjimin me poema servile
    nuk do ta pesonte keshtu.Por as do fitonte Nobelin siç nuk do ta
    fitojne kurre servilet dhe oportunistet.

    Reply to this comment
  5. Onkezmi November 27, 05:39

    Kadare eshte ne nivel letrar jo me te ulet nga ana letrare se Pasternaku.Per te mos then se eshte m larte.Ai morri cmimin Noobel se shante regjiminv e B.Soivjetik.Te gjithe qe shajne regjimet e tyre dhe nuk i pelqen perendimit nuk nob ilohen.Shih turkun Pamuk… etj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*