613 kg kokainë/ Shtyhet seanca për Arbër Çekaj

November 8, 2019 12:23

613 kg kokainë/ Shtyhet seanca për Arbër Çekaj

Ka nisur 23 minuta me vonesë seanca gjyqësore për Arbër Çekajn, biznesmenin e bananeve, në kontejnerët e të cilit u gjetën 613 kg kokainë shkurtin e kaluar.

Seanca në Gjykatën për Krime të Rënda, ka nisur pas parashikimit për shkak të vonesës së kryesueses së trupit gjykues, Daniela Shirka, e cila mori konfirmimin në detyrë mëngjesin e sotëm nga KPK, në kuadër të Vetting-ut.

E megjithatë, seanca për dosjen e 613 kg kokainë është shtyrë për në datën 20 nëntor, ora 10:00, pasi mbrojtësit e Donaldo Lushajt nuk u paraqitën në seancë. Gjithashtu, edhe avokati Maks Haxhiu nuk ishte i pranishëm për arsye të gjendjes shëndetësore.

o.j/dita

November 8, 2019 12:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*