613 kg kokainë/ Zbardhen detaje dhe dëshmitë e dy të arrestuarve

March 1, 2018 13:26

613 kg kokainë/ Zbardhen detaje dhe dëshmitë e dy të arrestuarve

Një ditë pas sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë, dy të arrestuarit Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku kanë mohuar çdo lidhje të tyre të mundshme me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Dy 25 vjeçarët, përkatësisht njëri punonjës pranë kompanisë “Arbri Garden” dhe tjetri shofer, kanë mohuar çdo përfshirje në trafikimin e 180 milionë eurove kokainë.

Gjatë marrjes në pyetje Donaldo Lushaj u shpreh se ishte i punësuar nga kompania prej disa kohësh.

Ndërkohë ABC News ka mësuar se 613 kg kokainë është pikasur në skanerin e portit. Hetimi doganor ka shpuar me trapan dyshemenë e kontenierit duke faktuar kështu praninë e drogës. Më pas kamioni është mbajtur nën vëzhgim deri në pritjen e personave që do kryenin zhdoganimin.

Sot në lidhje me hetimin e këtij grupi kriminal ka pasur një takim koordinues midis kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryeprokurores Arta Marku.

Pas këtij takimi nuk ka pasur komunikim për median.

Grupi hetimor i kësaj dosjeje ka qenë deri më tani hermatik në dhënien e detajeve ne lidhje me hetimet që po kryhen dhe personat e tjerë nën hetim, përveç Arber Çekjes, biznesmenit të shpallur në kërkim.

Çekja mësohet se është larguar nga vendi rreth tri javë më parë, ndërkohë që rezultojnë se ai udhëtimet drejt Kolumbisë i ka patur mjaft të shpeshta gjatë viteve të fundit, plot 97 të tilla. Ende nuk dihet qartësisht roli i tij këtë rast të paprecedentë trafiku kokaine për Shqipërinë, por hetimet vijojnë. Grupi hetimor beson se nuk është vetëm Çekja pas kësaj sasie kokaine që përllogaritet në 180 milionë euro në blerje, por që në vlerë tregu mund të tre-katërfishohej si vlerë.

o.j/dita

March 1, 2018 13:26
Komento

2 Komente

  1. ??? March 1, 13:43

    Ku jane detajet e deshmive?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*