624-vjet nga zhvillimi i Betejes së Kosovës

Nga Maksim Zarka June 10, 2013 23:49

624-vjet nga zhvillimi i Betejes së Kosovës

U bënë 624-vjet nga zhvillimi i Betejes së Kosovës, që unë do ta quaj me emrin e vërtet, Beteja e Dardanisë. Ajo  u zhvillua më 15 qershor 1389. Kjo betejë  u zhvillua midis ushtrive të  principatave të  Ballkanit dhe Perandorisë turke.

Kjo ngjarje  është përvetësuar padrejtësisht nga serbët  si vepër e  tyre. Madje serbët shpesh për të justifikuar ambicjet nacionale shovene, citojnë Betejën e Fushë-Dardanisë, ku theksojnë se kanë derdhur gjak për Kosovën.  Serbët e përkujtonin me madhështi këtë betejë  në kohën e ish Federatës Jugosllave. Është tronditëse, por, që këtu Milosheviçi inicioi më 1989, vënien e zjarrit Kosovës. Të njëjtën gjë bëjnë  dhe tani serbët, kur Kosova është shtet i pavarur. Në fjalimet  nacionaliste pretendohet, se qenë vetëm serbët ata që i dolën para invazionit osman. Në librat e historisë serbe ngrihet lart figura e knjaz Lazarit, princit serb, i cili mori pjesë në këtë betejë. Në një masë të caktuar,  serbët kanë të drejtë të mburren, por jo ta trajtojnë këtë ngjarje antiosmane si vepër të pastër të rezistencës antiturke serbe, se gjoja serbët u vranë e u prenë dhe të tjerët bënë sehir. Ky opinion, që duan të ngrenë serbët nuk është as i drejtë dhe as objektiv.

Beteja e Fushë-Dardanisë është vepër e rezistencës antiosmane e popujve të Ballkanit. Më poshtë po jap një panoramë të forcave luftuese ballkanase me otomanët si dhe protagonistët e kësaj beteje që kanë hyrë në histori.

Koalicioni ballkanik në  Betejën e Fushë – Dardanisë përbëhej:

 

Shqiptarët

1- Princi Gjergj II Balsha, sundimtar i Shkodrës. Kjo principate kishte në zotërim midis të tjerave në jug Vlorën, në verilindje Pejën dhe  Prizrenin, në lindje gjithë Dibrën e madhe dhe në veri shtrihej deri në jug të gjirit të Kotorrit (përfshirë Ulqin, Tivar, Budva)

2-Princi Teodor II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesë

3-  Dhimitër Jonima, zot i trevave përgjat rrugës tregtare Lezh-Prizren.

4- Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve për rreth tij.

5- Morën pjesë dhe luftëtarë me kapedanët e tyre nga Himara dhe Epiri1

6- Një pjesë e ushtrisë e Vuk Brankovicit, sundimtar i pjesës veriore së Drenicës dhe i Fushë Dardanisë, ishte me luftëtarë shqiptarë.

 

Serbët

1- Princi Lazar, sundimtar i serbëve të Rashkës

2- Vuk Brankovic, sundimtar i pjesës veriore i Drenicës dhe i Fushë- Dardanisë(me pjesën serbe të ushtrisë). Në prag të fillimit të betejës Vuku u largua nga beteja2.

Rumun

1-Vojvod Mirçea, rumun

Kroatët

1-Bani kroat Ivan Horvat

 

Boshnjakët

1-Mbreti Tverko i Bosnjes

 

Pra kemi:

– katër ushtri shqiptare dhe disa reparte nga Himara dhe Epiri. Pothuajse të gjitha trojet shqiptare dërguan luftëtarët e tyre.

– një ushtri sërbe (se Vuku iku)

– një ushtri rumune

– një ushtri kroate

– nje ushtri boshnjake

 

Sipas kronikave osmane del se luftëtarët shqiptarë në këtë betejë përbënin ¼ e të gjithë trupave të koalicionit antiosman.  Një fakt mjaft interesant, që tregon rolin që patën shqiptarët në këtë betejë është, se ushtria e Balshës ishte në qendër të formacionit të luftimit. Dhe dihet mirë së cila trupë luftarake vendoset në qendër të formacionit të luftimit. Në qendër të rreshtimit luftarak vihet reparti  më i organizuar, më i sprovuar. Ky formacion padyshim shoqërohet me komandantin më të mirë. Shqip,vihen më trimat, vihet ajo pjesë e ushtrisë që është lulja dhe kocka e pjesëmarrësve në luftim. Kujtojmë këtu Betejën e Termopileve. Në këtë beteje të lashtësisë në qendër të formacionit të luftimit të forcave greke, ishin spartanët me Leonidhën në krye. Spartanët shquheshin si ushtria më profesionale dhe më e vendosur. Ushtri që si bënte këmba mbrapa.Dhe përfundimi i kësaj beteje dihet. Mbreti luftëtar, Leonidha me 300- luftëtarët e tij u vranë, dhe fronin e luftës nuk e lanë.

Në këtë kuptim  në qendër të koalicionit antiosman nuk u vendosën rastësisht forcat shqiptare të Balshës. Shtabi i forcave ballkanike kishte njohuri të plota mbi aftësinë luftarake të ushtrisë shqiptare dhe të vet Balshës. Ata e dinin mirë se luftëtarët e Balshës përbënin ajkën e koalicionit kundërosman. Ky është një fakt më shumë  mbi peshën që mbajtën shqiptarët në Betejën e Fushë –Dardanisë.

Po përsëri, kronikat osmane theksojnë , se Gjergj II Balsha ishte njëri prej tre sundimtareve kryesore te koalicionit antiosman. Dy të tjerët ishin Knjaz Lazari (serb) dhe Vllatko Vukoviqi, komandant i ushtrisë së mbretit Tverko i Bosnjes.  Kjo ishte situata para fillimit të betejës.

 

Tani le të shohim se çfarë ndodhi në këtë betejë.

Gjatë zhvillimit të betejës fitorja kalonte sa në një anë ,aq dhe në anën tjetër. Fati u buzëqeshi otomanëve. Gjatë betejës vritet vetë Sulltani Murati i parë. Atë e vrau një bujar shqiptar me emrin Milosh Kopili4. Miloshi e vrau me thikë sulltanin brenda në çadrën e tij. Si hakmarrje turqit vranë princin serb Lazar, i cili ishte kapur rob pak më parë.

Në këtë përleshje të armatosur u vra dhe princi shqiptar, Teodor II Muzaka.

Çështja e parë, që parashtrova  në fillim mbi përvetësimin serb të kësaj beteje mori përgjigje.

Beteja e Fushë –Dardanisë është kontribut i përbashkët i popujve të Ballkanit dhe se shqiptarët kanë luajtur rol në mos dominantë, të barabartë me të tjerët, është tepër e sigurtë.

Kur është kështu, pse nuk përkujtohet Beteja e Dardanisë dhe nga shqiptarët e të tjerë?! Mirë dje nuk i lejonte ndoshta shteti serbomadh, po sot, kur Kosova është shtet i pavarur. Jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por nga e gjithë Shqipëria në mënyrë të organizuar nga të dy shtetet tona ta përkujtojnë me krenari këtë ngjarje të lavdishme.

Ana tjetër, çdo memorizim  i Betejës së Fushë- Dardanisë në pllakë mermeri apo kompleks skulpturor duhet të pasqyrojë edhe elementin shqiptar me shpirtin e tij heroik5.

Problemi tjetër, që dua të trajtoj për Betejën e Fushë – Dardanisë është dhe trajtimi i kësaj ngjarje nga libri i historisë së klasës së 9-të dhe ai i shkollës së mesme në Shqipëri.  Në këto libra përmendet fakti, që morën pjesë shqiptarët, thuhet u vra Sulltani nga Milosh Kopili , dhe se u vra dhe princi serb Lazar. Ndërsa kontributi dhe rënia në fushën e betejës të Teodor Muzakës përmendet pak ose aspak. Dhe kur përmendet, vetëm sa thuhet se u vra Teodor Muzaka. Sikur Teodor Muzaka të ishte ushtar apo oficer i thjeshtë në këtë beteje ballkanike. Jo. Ai ishte princ shqiptar siç ishte princ dhe Lazari Serb. Historia jonë ashtu siç thotë se në këtë betejë u vra princi serb Lazar, duhet të thotë se u vra dhe princi shqiptar, Teodor Muzaka. Theksimi u vra princi shqiptar Teodor Muzaka është shumë i rëndësishem. Pasi serbët i mëshojnë shumë vrasjes së princit Lazar dhe jo vrasjes së Lazarit.

Trajtimi me objektivitet i kësaj ngjarjeje të madhe, kërkon, që në   librat e historisë të theksohet, se princ serb Lazar u kap rob nga turqit. Mirë është po ashtu të thuhet se princi shqiptar, Teodor Muzaka, nuk u dorëzua, por luftoi me shpatë në dorë dhe nuk pranoi të binte i gjallë në dorë të turqëve. Ky është një ndryshim i madh, që shpreh qëndrimin e dy princëve pjesemarrës në një betejë luftarake. Teodor Muzaka i tha, jo robërisë dhe ra si hero në fushë të Dardanisë. Ndërsa princ serb Lazar shpresoi, se duke u dorëzuar (kuptohet në kushte shtrëngimi të shpatës turke) mund të shpëtonte jetën. Por, ai gaboi. Kapja rob i zgjati jetën vetëm pak orë. Ai u ther si derr nga turqit. Një vdekje kjo, aspak e lavdishme.

 

Me pak fjalë mund të themi, se në Betejën e Dardanisë:

– Shqiptarët kontribuan në sasi numerike (1/4 të forcave pjesëmarrëse) të barabartë me të tjerët.

– Ishin në qendër të luftimit, atje ku furija e armikut s’kishte të sosur. Lulja e ushtrisë turke u ndesh me lulen e ushtrisë ballkanase, që ishte  ushtria e Balshës.

– Shqiptarët dhanë kontribut specifik në këtë betejë. Sulltani, Murati i parë u vra nga shqiptarët (Milosh Kopili). Vrasja e Sulltanit është një ngjarje me rëndësi në një beteje. Të mos harrojmë se sulltani jo vetëm ishte komandanti i ushtrisë turke, por dhe udhëheqësi shpirtëror i tyre. Dihet çdo kundërshtar në një luftë përpiqet shumë të kapë apo të vrasë komandantin. Pasi shpesh vrasja e komandantit ka çuar në shthurjen e ushtrisë.

– Heroizmi i shqiptarëve nuk bie më pak nga pjesëmarrësit e tjerë. Princi serb u dorëzua, ndërsa princi Teodor Muzaka u vra me armë në dorë.

Sulltanin e vrau shqiptari Milosh Kopili. Ky akt heroik kërkon jo vetëm përgatitje të mirë luftarake, por mbi të gjitha kërkon mençuri e heroizëm. Këto cilësi i pati shqiptari Milosh Kopili, i cili vrau Muratin e parë.

– Në këtë betejë shqiptarët humbën  një princ, siç humbën dhe serbët një princ.

Ndaj, ta përkujtojmë Betejën e Fushë – Dardanisë  me dinjitet dhe me krenari. Të parët tanë kanë bërë detyrën ,duke derdhur gjak për lirinë e Arbërisë. Ne, shqiptarët,  sot e kemi për detyrë sa patriotike  aq dhe shpirtërore të shprehim respekt për veprën e tyre në dobi të lirisë së Ballkanit e të Shqipërisë natyrale.

Nga Maksim Zarka June 10, 2013 23:49
Komento

9 Komente

  1. Gus June 11, 00:28

    That is right…….Serbet duhet ta dine me mire pavartesisht hiqen sikur nuk e dine.

    Reply to this comment
  2. Genti June 11, 01:15

    Ne betejen e Kosove, fituam ne muslimanet, kunder kryqit! Urime sulltan Muratit I dhe herojve te kesaj beteje.

    Reply to this comment
  3. adi June 11, 09:39

    Fituan osmanet dhe shqiptaret u zgjeruan ne ballkan. Vete te shkrimi lexojme qe : “Vuk Brankovic, sundimtar i pjesës veriore i Drenicës dhe i Fushë- Dardanisë(me pjesën serbe të ushtrisë). Pra Drenica dhe Fushe Kosova qene te pushtuara nga serbet para se te vijne osmanet.(jo turqit).

    Reply to this comment
  4. ardi June 11, 12:10

    Qellimi i ketij shkrimi kuptohet qarte kush eshte.Ndihma qe shqiptaret kane dhene popujve te tjere ka qene e pakursyer dhe gjithnje e pashperblyer.Ne shqiptaret luftrat e fundit qe kemi bere eshte lufta me sllavet.Te gjithe e dime shume mire qendrimet qe kane mbajtur pasardhesit e Sulltanit,dhe pasardhesit e ortodoksve sllavo-greke.Do te ishte ne nderin e kesaj gazete,qe keto dite ti beje jehone edhe vendimeve te Lidhjes se Prizrenit,te ketij organizmi mbare shqiptar qe mbush 135-vjetorin.

    Reply to this comment
  5. xhuljeta June 11, 15:17

    Per ata qe jane te interesuar.

    Reply to this comment
  6. Landi June 12, 13:38

    Lexoni idiotin Genti, fituam ne myslimanet thot debili dhe nuk e di fare qe nje njeri gjene me te larte ne personalitetin e tij ka Atdheun, per me teper, asnje nga fetë qe ushtrohen ne Shqiperi nuk ka origjine ne trevat tona por gjetke dhe na jane imponuar ne te gjitha rastet nga pushtuesit. Me i diot te tille si ky Genti nuk shkohet ne Europe por ne Turqi, pra ne mesjete.

    Reply to this comment
  7. Titi June 12, 14:30

    Te falenderoj me gjith zemer per kerkimet dhe punen e palodhur qe keni bere. Nuk e di a i din Sali Berisha keto histori

    Reply to this comment
  8. Kreshnik Arberi dr. March 25, 23:33

    Mos na merzistni me gjith dr. ai tani esht antar parlamneti.
    mos e ngacmoni nuk i rrihet pa fole .
    nuk e kuptoni 20 vjet profesor e 20 vjete presidetnt ,kryeMINISTER,Kryetar partije .
    Ai nuk me degjoj ase mua seriozisht e kam dashur dhe nuk ja kam dashur te keqen dr. e di por i harroj shoket.
    Te folurit e ka instinkt ne qoft se nuk e leni me fole ai do flas me dike.
    dikush munde te thote me vetveten???jo do flase me ke ti dalin perpara.Do merzitet edhe dr Liria.
    Ketu diskutohet koalicioni ballkanik ne vitin 1389 orthodoke kuner perendorise Serb ,bullgar shqiptar,rumun ,ka patur dhe hungrez,polak deri edhe frencez:
    5 princa shqiptar Ballsha II me shqiperin e veriut deri ne vlore ,muzka i II berat myzeqe dhimiter jomini,andrea gropa,epiri -himara me kapedane pra deri ne korce krejt Arberia. .
    Lufta humbi sepse nga krysusi nuk u degjua zeri i shqiptarve qe a duhej bere sulmi naten apo diten per dielle.
    Ne fakte xhaxh enveri nuk e njfte beratin kishte alegji qysh me osman Gazepin dhe nuk i beri heronje luftetare e fushe kosove kryehero princin muzaka i II, dhe prncin Millosh Koplikun.Por ase kata xhaxhallaret e tjere te demokracise nuk paten kohe 20 vjete ti dekorojn gjith princat e komandatet shqiptare bile dhe KRAH RECIN-NIKEN SI PRINJES I FISIT KRASNIQES NGA Drenica
    Zoti befte merahmet ne keat Prnjesa e ti dekorojn kret luftetart shqiptar nga aleksandi i madhe deri tek e fundit teuta,princat e feudalet qe dhne jeten per atdhe.Ne ate kohe sak patur komunist ase balliste.
    Presidentve ju bejm thirrje te rishikojn te kalauren per dekorime me gjith mend e kemi edhe Aleksandi i madh ka gjak shqiptari,por edhe napoloni,xhzepe galibardi,pitagora po me thone ki shoku ne kra pse jo Mather trezen .po more thot ne tiran nje shesh i madh e nje shatore mikroskopike.
    Tani e kan radhn demokratet e pas e 1990.ju mirpresim me dekorime te reja.

    Reply to this comment
  9. Kreshnik Arberi dr. March 26, 00:10

    Dr,me hutoi mua ktu pertej Oqeanit jo mo juve atje.
    Harrova ne koalicin ka marr pjes edhe nje popull qe i dua shume,jan puntor te squte e te qytetruar.
    Jo vtem kaq pse jan ballkanik por kan dhen nje shkenctar shume te ditur historian shkrimtar dijetar te madhe te botes krote ,ballkanike por dhe asj europjane qe u qujne shqiptaret me bishte.Me te vertet kur ju themi jemi ALBANIAN-shqiptar,shqiptar te huajte shikojn ku e kemi bishtin??
    Pa folure po ju qenkeni njerz te mire me kulture te sjellshem, dini shume gjera per boten(por nuk dini qe jeni me bishte keshtu esht hapor fjala).
    Pasatj na futin krahun e pime nga nje kafe apo koka kola qe thoshte xhaxhi enveri rinia 9(ne usa-perendimore ka degjeneruar), pine koka kola dhe kerecejn rok e role.-po spaska qen asgje ajo pune koka kola -si uje valbona e rok e rol si vallja e cikave).mbaroj paranteza.
    Shkencatari qe kam per idhull esht Milan Shuflai te cilin i ndoqi nga rgimi jugosllav dhe u asgjesau per fjal goje ose pese i rreshqiti dora e tha shqiptaret jane populli me i vjeter me gjuhe e zakon e me qytetrim te lashte e bujq e blegtore te shkelqyer puntor qe kan punuar me metalet dhe ndertuar piramida e keshtjella legjendare(mos kujtoni per ato qe ndertoj xhaxh punimet e fortifikimet e kupolat si breshka ne mes te blloqev e rrugve per ti ruajtur nga LARASKAT).March 25,2015.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*