65 vjet për një takim historik, “tani fillon historia dhe epoka e paqes”

April 27, 2018 08:49

65 vjet për një takim historik, “tani fillon historia dhe epoka e paqes”

Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që shkel në Korenë e Jugut, duke kaluar vijën ushtarake që ka ndarë gadishullin që prej fundit të Luftës Koreane, në vitin 1953.

Në një moment plot simbolikë, lideri koreano-jugor Moon Jae-in dhe Kim shtrënguan duart në kufi, në të dyja anët e tij për të qenë të saktë, pasi Kim e ftoi Presidentin e Koresë së Jugut që për pak çaste të kalonte kufirin drejt Veriut. Ndryshimi i situatës është kolosal, pasi vetëm pak muaj më parë diskutimi mes vendeve ishte luftarak, ndërsa tani ata mund të diskutojnë paqen dhe armët bërthamore.

Pjesa më e madhe e temave të samitit janë dakorduar mes palëve, megjithëse shumë ekspertë janë skeptikë për entuziazmin e Veriut për një marrëveshje. Pas ceremonive zyrtare, dy liderët hynë në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom, një ndërtesë ushtarake në zonën e çmilitarizuar në kufi, ku Kim firmosi Librin e Miqve.

“Tani fillon historia e re dhe epoka e paqes”, shkroi Kim Jong-un.

Ulja e parë në tryezë me distancë të saktë prej 2018 milimetrash nga njëri-tjetri ishte pjesë e ceremonive formale, ndërsa liderët shkëmbyen fjalët e bukura të momentit, pasi samiti i vërtetë nis më vonë. Në takimin e shkurtër, dy liderët shprehën shpresën e tyre për një diskutim të sinqertë dhe shkëmbim të ngrohtë idesh gjatë samitit.

Një pjesë e këtij të fundit padyshim që do të zhvillohet larg syve kureshtarë dhe do të shërbejë si një prelud për takimin e Kim Jong-un me Donald Trump.

o.j/dita

April 27, 2018 08:49
Komento

2 Komente

  1. Don Diego April 27, 10:16

    Besoj se pèr tè kuptuar mè mirè dhe mè drejtè se sa e rèndè èshtè ndarja midis popujve, duhet tè shprehen ata qè e kanè pèsuar nè kurizin e tyre. Gjermanèt, Shqipètarèt dhe sot ata koreanèt. Ky èshtè njè lajm historik pèr tu pèrshèndetur. Popujt e bashkuar nè paqè mund tè bèjnè mrekullira, ndèrsa ata tè ndarè e nè luftè i pret vetèm erèsira. Paqe e bene frateli ! Amen !

    Reply to this comment
  2. fteri April 27, 15:49

    Shumë e gjatë kjo ndarje e përgjakshme,midisë një populli e kombi të një gjaku. Koreja u nda ,në dy sisteme ,kapitalistë jugu i vendit , i përkrahur nga SHBA-ja dhe Socilizmi, veriu i përkrahur nga BRSS në v. 1953 ,këtu u vendos kufiri , sot dy koretë ndodhen në gjendje lufte. Lufta midis popullit ishte e përgjakshme ,pati humbje jetë njerzish të mëdha,por edhe midisë dhe s/fuqive ,atëherë koreja u nda në dy sisteme përgjysëm si mollë ,dhe gjendja e luftës midis tyre ka qënë vazhdimisht agresive ,dhe me konflikte ndërkufitare. Takimi i lideve dhe vendosja e paqës midis dy koreve është aspiratë e popullit vuajtur korean ,do të jetë me vlera të mëdha,kombëtare dhe një kontribut për paqën botrore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*