Telegrami i rrallë i Aleksandër Moisiut

May 9, 2018 02:45

Telegrami i rrallë i Aleksandër Moisiut

“Comoedia” ka botuar, të dielën e 6 nëntorit 1927, në ballinë, telegramin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, dërguar asokohe kryeredaktorit të po kësaj gazete kulturore franceze, Gabriel Boissy.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, dokumentin:

Parisi i ka bërë një mikpritje të paanshme e të sinqertë Z. Aleksandër Moisiut dhe trupës që e shoqëroi, ashtu si Franca di gjithmonë t’u rezervojë gjërave cilësore të mendjes dhe artit. Moisi, shumë i prekur ndaj kësaj pritjeje, i dërgoi dje kryeredaktorit tonë, para se të merrte anijen në Boulogne (Bulonjë) për Amerikë, telegramin në vijim :

Gabriel Boissy, Comoedia, Paris.

“Para se të nisem për në Amerikë, më lejoni, nëpërmjet jush, t’i shpreh falenderimin tim Parisit, për pritjen e ngrohtë që iu bë trupës time dhe mua nga shokët e mi francezë, nga publiku dhe veçanërisht nga Comoedia. Kjo mikpritje do të më mbetet e paharrueshme, si një ndër gëzimet më të mëdha të jetës sime” – Aleksandër Moisiu

b.m. / dita

May 9, 2018 02:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*