Vetëm koha do ta tregojë!

May 12, 2018 09:18

Vetëm koha do ta tregojë!

Dy herë president dhe një herë si kryeministër.  Bëjnë 18 vjet në pushtet.

Në pjesën më të madhe të fotografive të tij duket serioz dhe asnjëherë nuk qesh.

Fjala karizmatik nuk është e përshtatshme për ta përshkruar, por është një nga njerëzit më me ndikim për momentin.

Sot Rusia është në qendër të vëmendjes botërore si një superfuqi. Një shtet i madh me aparatin e saj ushtarak, pasuritë në lëndë të para si dhe aleancat me Kinën dhe Indinë. Po projektohet në rajonin aziatiko- Paqësor dhe kërkon shtrirje të Natos deri në Azinë qendrore dhe në Kaukaz, hapësira mjaft të rëndësishme për të.

Megjithatë forca më e madhe e këtij shteti është drejtuesi i tij që vjen nga një shkollë sigurimi.

Kështu e përshkruan spanjollja MI, Vladimir Putinin.

Rusia probleme si separatizmi, terrorizmi dhe një krizë ekonomike që ka goditur qysh prej 2015, por Putin ka mbijetuar përmes nacionalizmit.

Popullsia po fillon të mësohet t’ia hedh fajin botës: Problemet e Rusisë nuk i detyrohen problemeve të vendit, por kërcënimeve të jashtme.

Nga të gjitha reformat e marra nga qeveria e Putinit, më domethënësja ishte ajo e forcave të armatosura.

Popullaritetin e tij më të madh e arriti në këtë mandat me aneksimin e Krimesë në vitin 2014; kjo ngjarje rriti nacionalizmin dhe krenarinë kombëtare dhe ai e përdori këtë si instrument të kohezionit social.

Nga 2012 deri në 2018 ka një diskurs nacionalist që e prezanton si liderin për të cilin ka nevojë Rusia përballë problemeve ekonomike të vendit.

Një  dokument i Institutit Elcano shkruan: Tashmë Putinizmi mund të ruhet vetëm në një regjim edhe më autokratik dhe nacionalist që do të përdorë mjetet ushtarake, policinë dhe ndjenjat antiperëndimore të popullsisë ruse si motorin kryesor të saj.

Veera Laine, nga instituti finlandez i çështjeve ndërkombëtare në një artikull të titulluar “Nacionalizmi shtetëror në Rusinë e sotme” shkruan se skenari më i mirë për Rusinë do të ishte modernizmi i ekonomisë për të mos u varur nga Europa, si dhe thellimi i marrëdhënieve energjetike me Kinën, Indinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Skenari më i keq është prishja e marrëdhënieve me Europën dhe SHBA dhe instalimi i së ashtuquajturës vazhdimësi e Luftës së Ftohtë që në kushtet gjeo-politike do të destabilizonte si Rusinë ashtu edhe botën.

Vetëm koha do ta tregojë, është shumë shpejt për ta ditur. Gjithçka është e mundur në Rusi!

n.s. / dita

May 12, 2018 09:18
Komento

6 Komente

  1. Duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe avoketerit e diallit,Drejtesia shume shpejt do te BEHET. May 12, 10:52

    Nje gje duhet te dihet e besohet,se tashme demagogjive bajate te ekstremizmit te c’do forme,ngjyre apo besimi qofte,qe nuke duan t’ja dine as per popull dhe as per atdhe,para lekeve te piset e pushteteve pa kufi e me c’do forme e cmim brenda djallit,do te kene nje fund te turpshem dhe pakthim brenda 2018.Dhe kjo do te behet e mundur nga popujt,dhe Zoti.Besoni,binduni dhe protestoni se para popujve e Zotit ekstremizmi i c’do forme,ngjyre apo besimi qofshin,do te mbeten askushi.Se fundi BESONI e BINDUNI,shume shpejt Miresine,Bukurine e paqen ne BOTE do ta gezojne ata popuj qe punojne e protestojne ne mbrojtje te vlerave te Lirise,Demokracise dhe PROGRESIT NJEREZOR.

    Reply to this comment
  2. Amerikani May 12, 11:17

    Nuk na intereson! Ajo qe na intereson ne eshte integrimi sa me pare ne BE dhe marredheniet me te ngushta me aleatin tone me te madh SHBA.

    Reply to this comment
    • Walter May 12, 16:16

      Integrim ne BE? Çfare BE-je do gjejme? Ajo qe eshte kolonizuar nga Afro-Arabet?

      SHBA aleat? SHBA nuk njeh aleat, Por vetem vasal.

      Reply to this comment
      • Amerikani May 12, 17:40

        Walter nqs nuk je shqiptar dhe nuk te intereson e mira e ketij vendi me kete koment je ok. Por nqs eshte e kunderta e kesaj atehere me keqardhje me duhet te te them: Se nuk kuptoke gje nga kjo pune.

        Reply to this comment
        • Walter May 12, 20:05

          Jam Shqiptar dhe e di Se çfare Po them.

          BE-ja do jete Eurabia ne te ardhmen. Integrim ne BE? Per çfare? Qe te kemi LGBTQ parada ne Qytetet tona? Qe te Na thote Brukseli….duhet te merrni 10,000 Kongoleze Sepse keshtu jan kushtet e BE’se. Jo falemenderit.

          Sa per Ameriken? Shikoje Sa shpejt ja veshen mbrapa shpine Sadamit. Njehere e nje kohe aleatit i tyre kundra Iranit. Po ti Vij interesi….Na shesin dhe neve. Nuk nderhyne ne Kosove per dashurine Qe kan Per popullin Shqiptar. Ishte dhe eshte thjeshte interes politik dhe ekonomik.

          E keqja jone eshte Se ne gjithmone shitemi si kurva te lira. “Integrimi” Na leverdis vetem Se mendojme Se do marrim ca para.

          Kemi 9 vjet ne NATO dhe ushtrine e kemi bloz ne krahasim me fqinjte. Keto jan pasojat e dembelizmit tone. E vejme gjithcka ne equcionin….”Do Na mbroje Amerika/NATO.” Po Kur Mos te ket me NATO apo Amerika nuk kam me deshire te nderhyje? Çfare do beshe pastaj? Si do te mbroje “integrimi” kundra Serbit Qe Po armatoset deri ne dhembe? Ata kan aleate te vertet tek Rusia. Serbet blejne aviona Kurse ne nuk patrullojme dot ajrin tone.

          Reply to this comment
          • Amerikani May 12, 21:05

            Per te gjitha keto te verteta qe te thua kush eshte zgjidhja!?

            Te mos integrohemi? Me gjithe problemet qe ka BE ne vetvete, a jemi ne te afte si popull i vogel te konkurojme politikisht dhe ekonomikisht me fqinjte tane shume here me te fuqishem nga me nje politike dhe ekonomi nacionale!? Ku do i gjejme ne burimet dhe potencialin ekonomik per tu zhvilluar ne nje bote kaq konkuruese e aq me teper per tu mbrojtur? Çfare te bejme tani ti ndryshojme ADN popullit tone dhe nga popull “debel” sic thua ti ta kthejme ne nje popull te disiplinuar e punetor si gjermanet? Po ketu ne radhe te pare mungon drejtesia edhe nqs njerzit do deshironin pa perjashtim te eiteshim si popull nepermjet punes se ndershme. E shikon se cpo ndodh perdite me drejtesine ne nje aleance mbijetese me politiken? Ketu mungon drejtesia e shansit te barabarte per te gjithe ne biznes, ne punesim, ne shkollim e ne sherbime. Pa lidhje me “te fortet” ne cdo lloj rasti je i humbuar. BE pikerisht per keto arsye na duhet. Ne kemi nevoje te na kontrollojne dhe mentaliteti demokratik i shteteve perendimore te BE megjithe difektet e veta te behet gradualisht pjese e subkoshjences se shoqerise tone. Kush po i kalon gjyqtaret sot ne filter? OMN me prezencen e te huajve. Shiko ILKPD i ka nxjerre te paster te gjithe gjyqtare qe vetingu po i kalon ne filter dhe po na rezultojne teresisht te korruptiar ashtu sic i dinim te gjithe po nuk kishim cfare te benim.

            Asnje shtet sot nuk eshte nje shtet etnikisht i paster. Levizjet emigratore dhe migrimet jane te pashmangshme. Ajo qe ka rendesi ne fund eshte qe shqiptaret te jetojne me mire. Me hapjen e negociatave projekte zhvillimi do e prekin dhe vendin tone per ta prure gradualisht ne mireqenien e vendeve te zhvilluar te BE. Dhe kjo natyrisht nuk do ndodhe brenda vitit po me kohe. I rendesishem eshte orjentimi yne politik mbi orjentimin perendimor te te cilit kursesi ne nuk duhet te dyshojme. Per edhe nga pikepamja historike pi ta shohesh mbijetesa tone lidhet me Evrope dhe SHBA.

            Po crendesi ka se interesi i SHBA e cila natyrisht shikon interesat e saj gjeoplitike pe4 fatin tone perputhet me interesin e mbijeteses sone si popull. Ketu nuk jemi ne nje marredhenie dashurie por mbijetese. Ne na duhet te forcohemi edhe nga pikepamja ushtarake por kete nuk mund ta bejme dot te vetem pa mbeshtetjen e SHBA. Po crendesi ka se Kosoven SHBA e cliroi per interesat e vet? Sot Kosova eshte e pavarur me bekimin nen mbrojtjen e SHBA. Ne nuk kemi ku shkojme tjeter. Rusia nuk eshte aleati yne. Ajo eshte mentor i armiqeve shekullore te shqiptareve. Ndersa Turqia nuk eshte Turqia e para Erdoganit. Turqia eshte tashme nje shtet i pabesushem qe ka nje politike neo-osmanizmi qe ne na largon nga Evropa dhe nuk na jep asnje garanci mbrojtje kur vete Turqia paguan miljarda te Rusia per sitemin e vet rakeror mbrojtes e ulur ne nje tryeze trepaleshe me Rusine dhe Iranin.

            Kur mos egzistoje me NATO dhe BE dhe ne nuk do jemi me sic jemi sot. Deri atehere do ta mendojme cdo bejme. Sot per sot integrimi ngelet e vetmja rruge mbijetese per ne. Nacionalizmi dhe populizmi qe kane pushtuar disa vende evropiane madje dhe SHBA nuk janr ne interesin tone. Por nqs keto shtete kane strukturen politike dhe ndertimin e shtetit ne menyre te tille qe te frenoje udheheqes dhe parti te tilla, renia ne politika nacionaliste anti integrim per ne do te jete fatale.

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin