7- 8 shtator, Tirana, kryeqyteti i të drejtave të njeriut

September 1, 2016 11:36

7- 8 shtator, Tirana, kryeqyteti i të drejtave të njeriut

Për dy ditë me radhë, Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e të drejtave të njeriut. Konferenca organizohet nga Avokati i Popullit Igli Totozani.

Në këtë konferencë ndërkombëtare do të diskutohet mbi sfidat e flukseve të refugjatëve dhe emigrantëve, në përpjekje për të gjetur një përgjigje të përbashkët përballë situatës së personave që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

Për herë të parë, katër organizatat përfaqësuese ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut mblidhen në një konferencë të përbashkët, për të dalë me një zë unik mbi një nga krizat më të dhimbshme njerëzore, atë të emigrantëve.

Ndërsa, në përmbyllje të dy ditëve të punimeve të konferencës, konkluzionet do të përfshihen në një deklaratë të përbashkët, e cila do të quhet “Deklarata e Tiranës për Migracionin”.

Ky event parashikon të bëjë bashkë përfaqësues të nivelit të lartë të organizatave ndërkombëtare, institucioneve të specializuara, institucioneve të ombudsmanit si dhe përfaqësues të qeverive, komunitetit diplomatik dhe shoqërisë civile në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

September 1, 2016 11:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*