Shënimet e ish-shoqëruesit: Një bisedë 7 ditë para vdekjes së Hysni Kapos

March 8, 2016 10:37

Shënimet e ish-shoqëruesit: Një bisedë 7 ditë para vdekjes së Hysni Kapos

Rrëfimi i kësaj serie kujtimesh rreth vdekjes së Hysni Kapos, i shtruar në një spital parisien prej nga nuk u kthye më gjallë në Shqipëri, është bazuar në pohimet e dy dëshmitarëve: Nexhip Pajaj dhe Eqerem Sinani. Këto pohime janë gjithashtu të regjistruara dhe i posedoj në formë audio. Është fjala për një ngjarje mbi të cilën ka pasur dyshime të arsyeshme nëse ishte një vdekje natyrale, apo një vdekje e ndikuar nga faktorë të jashtëm. Këto dyshime kanë lindur qysh në momentet e fluturimit të Hysni Kapos për herë të dytë me avion special privat për në spitalin e Parisit, në vitin 1979.

Pas vdekjes së tij dhe sjelljes së arkivolit me trupin e Kapos në Tiranë, erdhi edhe një fletore e mbushur me dyshime mbi shkaqet e vdekjes së tij. Kjo fletore, e cila më pas u emërtua “Fletorja e Zezë”, i drejtohej Enver Hoxhës nga tre personat që i qëndruan më pranë Hysni Kapos.

Afro 36 faqe të “Fletores” mbanin në fund tre nënshkrime, atë të përgjegjësit të grupit të shoqërimit të tij, Nexhip Pajaj (Xhipja), atë të shoqëruesit të dytë Eqerem Sinani dhe atë të mjekut të tij, Dine Abazi.

Këta dy të fundit jetojnë dhe janë dëshmitarë okularë, ndërsa Xhipja i ndjerë ka vdekur vite më parë. Bashkëshortja e tij, Selimeja, ishte tezja ime (Nëna ime dhe Selimeja ishin motra).

“Fletoren e Zezë” e shkroi Xhipja, dhe unë e kam lexuar. Por sa u hodhën mbi të ishin mendime, gjykime, vlerësime të të treve, Nexhipit, Eqeremit dhe Dines.

Cila ishte përmbajtja e kësaj “Fletoreje të Zezë”, si u trajtua ajo, çfarë analiza u bënë rreth saj, çfarë masa u morën dhe ndaj kujt, do të theksohen në vend të mbylljes së këtij shkrimi.

****

Nga Idajet Beqiri

(Vijon nga numri i kaluar)

Ndër njerëzit që Hysni Kapo e kishte shumë të veçantë dhe e kishte marrë me vete në Paris, ishte nipi i tij, Andi Bushati, djali i Verës, vajzës së madhe të Hysniut. Ai ishte kënaqësia më e madhe që përjetonte Hysni Kapo ato ditë në spitalin e Parisit.

Me Andin më shumë merrej Eqerem Sinani. Ai e shëtiste dhe e mbante si uji i pakët. Afro 10 ditë para vdekjes, Hysni Kapo i thotë Eqeremit të çonte Andin për të vizituar Kullën Eifel. Eqeremi mori me vete një punonjës të Ambasadës sonë në Paris, Haxhi Tagën. Haxhiu ishte punonjës sigurimi dhe e njihte shumë mirë Parisin.

Haxhi Taga është krutan me origjinë, me prejardhje nga një familje shumë e mirë. Por botë më vete! Një njeri me shumë humor. E nganjëherë humorin e ka shumë të rëndë. E kishte “hedhur Perëndia” te Sali Berisha. Arsyet i di vetëm Haxhiu, por nuk linte gjë pa i punuar Saliut. Ishte bërë tmerri i tij, sidomos me disa veprime që i kalonin në ekstrem “shakatë” e tij me përmasa groteske, e deri të dënueshme. Për etikë ato nuk mund të thuhen, pasi vërtetë ishin shumë të rënda. Por terrenin e tyre e krijonte vetë Saliu me karakterin e tij deri pështirosës e servil, thjesht dhe vetëm që të bëhej “i besuar” për Hysni Kapon.

Kur Haxhiu mbërriti, Eqeremi i thotë se shefi i kishte kërkuar të shëtisnin Andin deri te Kulla Eifel. U nisën të tre. Andi ishte një fëmijë i bukur, Haxhiu djalë i ri, gjigand me trup, Eqeremi gjithashtu. Pranw Kullws Eifel, vunw re se dy vajza të reja shihnin vazhdimisht drejt tyre. Haxhiu, i cili e njihte shumë mirë frëngjishten, i thotë Eqeremit se këto vajza po flasin veç për ne. Janë të bindura që nuk jemi francezë. Vajzat pariziene i folën Haxhiut. Kërkuan të dinin për nacionalitetin e të treve. Haxhiu u tha se ishin shqiptarë. Fillimisht ato ngritën supet, por pas shpjegimeve të Haxhi Tagës morën vesh diçka.

Të pije kafe në atë kohë me femra të huaja ishte kaluar herezisë. Panë njeri tjetrin në sy. Haxhiut nuk ja mbante. Eqeremi ishte më i imunizuar. Ai ishte në grupin e shoqërimit të Hysni Kapos. Ndaj, edhe si natyrë liberali dhe guximtari që ishte, i thotë Haxhiut se nuk kishte asgjë të keqe të pinin një kafe me këto vajza kaq të bukura. U ulën aty pranë Kullës Eifel. Eqeremi dhe Haxhiu flisnin dhe tregonin aftësitë e tyre para vajzave, ndërsa Andi i vogël qëndronte si vëzhgues i kujdesshëm.

Pasi u ndanë me vajzat dhe e realizuan vizitën në Kullën Ejfel, u kthyen në spital te Hysni Kapo. Haxhiu u kthye dhe shkoi në Ambasadë, ndërsa Eqeremi dhe Andi erdhën në spital. U futën të dy në dhomën e Hysniut. Brenda ishte Sali Berisha. Andi ju hodh gjyshit në qafë dhe filloi t’i thoshte kënaqësitë e shëtitjes. Por nuk i “shpëtoi” pa e thënë takimin me dy vajzat e bukura dhe qëndrimin me to në lokal. Eqeremit i iku fytyra, u skuq i tëri dhe e sqaroi Hysni Kapon se vajzat pëlqyen shumë Andin, filluan ta përkëdhelnin atë, dhe ata për edukatë u ulën për hatrin e Andit pak minuta me to në kafe.

Në këtë moment Hysni Kapo filloi të këshillonte Eqeremin që të bënte kujdes, sepse mund të provokoheshin nga kushdo dhe t’u krijohej telash i madh ngaqë jemi në vend të huaj dhe nuk i njohim njerëzit. Pikërisht në këtë moment e mori fjalën Sali Berisha, i cili deri në atë çast vetëm po dëgjonte.

6

Eqerem Paja dhe nipi i Hysni Kapos, Andi Bushati, sot gazetar i njohur kanë dalë në Paris pranë Kullës Eifel gjatë ditëve që Hysniu kurohej aty

“Keni shumë të drejtë shoku Hysni, – tha, – duhet bërë kujdes i madh sepse vërtetë jemi në terren të panjohur këtu…”

Ndenji një çast dhe vazhdoi: “E dini ç’më ka ndodhur mua këtu në Paris kur erdha një vit më parë për specializimin? Kisha dalë shëtitje vetëm. Thanas Gjikën, me të cilin isha për specializim, e lashë në dhomë. Nga pas më ndiqnin tre veta. Dy ishin francezë, ndërsa njëri ishte i huaj. Kudo që shkoja, ata nga pas. Kjo situatë zgjati ditë me radhë. Donin të më rekrutonin. Kam vuajtur shumë prej tyre, por arrita të shkëputesha dhe kurrë nuk kam dalë më vetëm nëpër Paris… “!

Hysni Kapo u pre në fytyrë:

“Vajte në Ambasadë ti, ta thoje këtë? E ke raportuar këtë?”

Saliu u përgjigj dy herw me “jo”!

Mora Andin dhe dolëm nga dhoma e tij, – tregon Eqeremi. Hysni Kapo dhe Sali Berisha kanë qëndruar të dy vetëm brenda derisa erdhi Liljana Kondi, infermiere e Hysniut dhe më thotë të kërkon shoku Hysni.

Eqeremi, i cili e njihte shumë mirë shefin e tij, tregon se Hysni Kapo ishte shumë i nervozuar, çka ishte e rrallë të shfaqej tek ai. Përgjithësisht tek ai mbizotëronte qetësia, ambienti i ngrohtë që krijonte me bashkëbiseduesin. Por pasi largoi nga dhoma Sali Berishën, ai ishte skuqur i tëri, dhe vazhdimisht, me shumë nervozizëm përsëriste të njëjtat fjalë: “Çfarë është ky…more…!”

– E dëgjove ti çfarë tha ai? – ju drejtua Hysni Kapo, Eqeremit. Po si e paskan kapur këtë, si ka qëndruar ky me persona të dyshimtë, qenka ulur nëpër kafe me ta, i paskan kërkuar ata rekrutimin si agjent kundër Shqipërisë, dhe ky as ambasadorit tonë këtu në Paris nuk i ka thënë gjë, as në organizatën e Partisë nuk e ka raportuar këtë, as Komitetit Qendror nuk i ka thënë gjë… Është normal ky more…! Sapo të mbërrijmë në Tiranë, kemi punë me të”, – thotë Hysni Kapo. Dhe e porositi të bënin shumë kujdes me të dhe ta mbanin nën kontroll.

***

Marrëdhëniet e Eqeremit me Saliun ishin shumë normale. Saliu, kur donte të hante diku, të pinte ndonjë “Koka Kola”, e cila ishte pija e tij më e preferuar, apo të kryente ndonjë punë tjetër personale, i kërkonte Eqeremit që ta shoqëronte. Eqeremi ishte natyrë e çiltër dhe besonte shumë. Ndërsa Xhipja e kishte parë “hëna jashtë” Saliun dhe jo vetëm që nuk e afronte dhe nuk i jepte asnjë muhabet, por përkundrazi, e mbante gjithmonë larg Hysni Kapos.

Eqeremi ishte kurioz tashmë të shikonte se si ishte bërë Saliu pas “dushit me ujë të ftohtë” që i kishte dhënë Hysniu. I tregoi Xhipes gjithçka që kishte ndodhur. Madje i tha se “dekonspirimin” e kishte bërë Andi i vogël, i cili i kallëzoi te Hysniu për kafen që kishin pirë me dy bukuroshet franceze, si dhe për ndërhyrjen dhe bisedën skandaloze të Berishës me Hysni Kapon. Të dy ishin të bindur që kjo ishte një punë “me zarar”, dhe fjalët e Hysniut “sapo të kthehemi në Tiranë, kemi punë me të”, së paku nga përvoja, i përkthenin me atë që, minimumi Saliu do të përjashtohej nga Partia.

Vonë, në mbrëmje, në korridorin e spitalit, Eqeremi takohet me Sali Berishën. Për çudi vërejti se ai nuk shfaqte asnjë shenjë sado të vogël shqetësimi për sa i kishte ndodhur me Hysni Kapon. I foli Eqeremit krejt normal dhe madje, jo vetëm që nuk e hapi fare muhabetin rreth incidentit të ndodhur, por ishte edhe i gëzuar.

Kjo e çuditi vërtet shumë Nexhipin dhe Eqeremin. Ata ishin punonjës të vjetër Sigurimi, tepër të vëmendshëm ndaj çdo lloj gjesti, veprimi, mimike fytyre, fjale apo lëvizje. Dhe arritën të dy në një konkluzion të përbashkët, të cilin ia bënë prezent edhe shefit të tyre, Servet Backa, i cili ishte gjithashtu në Paris në grupin e shoqërimit të Hysni Kapos.

Nga mënyra se si ndërhyri dhe zhvilloi bisedën Sali Berisha, ata kuptuan se ai i “tatoi pulsin” Hysni Kapos, donte të blinte prej tij nëse ai dhe Partia dinin gjë për faktin se ai ishte rekrutuar prej një viti tashmë. Berisha e dinte shumë mirë se çfarë problemesh mbulonte në Byronë Politike Hysni Kapo. Ai e dinte që Sigurimi i Shtetit varej drejtpërdrejt prej tij dhe se ai ishte ura e vetme lidhëse e gjithë veprimtarisë së Sigurimit të Shtetit, me Enver Hoxhën.

Nëse strukturat e Sigurimit të Shtetit do të kishin informacion për të qenurit e Sali Berishës agjent i ndonjë agjenture të huaj, Hysni Kapo do të ishte i pari që do të vihej në dijeni prej Ministrit të Brendshëm. Nga reagimi nervoz i Hysni Kapos, Berisha u bind që ai dhe Partia nuk kishin asnjë dijeni se kur dhe si ai ishte rekrutuar.

Ndërsa të qenurit e Berishës i qetë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë, lidhet me faktin se ai dinte, atë që dinte edhe Sadik Premte, i cili paralajmëroi me shkrimin nw revistw vdekjen e Hysniut në këtë spital të Parisit. Ai e dinte mirë çfarë do të ndodhte 7 ditë më vonë me Hysni Kapon, ndaj ishte i bindur që asnjë ndëshkim nuk do të kishte për të në Tiranë.

 

(vijon nesër)

March 8, 2016 10:37
Komento

29 Komente

  1. MeteH March 8, 11:33

    “Jeta eshte fate-fate,kur s’eshte fati per te qene,hapi deren s’ke çi ben..”Personazhi ne shkrim dhe ne keto 25 vite eshte me fat te madh qe ka bere,ben e do te beji ne kete vend dhe nuk do te psoi gje.Mjer populli ne ditet e ardheshme te sundimit te tij…!

    Reply to this comment
    • pilo Lala March 8, 23:32

      Sali Berisha provokoi hysni Kapon…. e kuptoni cfare idjotizmash po lexojme?
      Sali Berisha eshte nje karrierist i eksituar, qe sapo i jepej mundesia, bente gjera te sforcuara, si fshatar qe eshte, stononte.
      Nga inati te gjithe munnd te shkruajne per agjentura, helmime.
      te gjitha jane fantazira.
      sali berisha eshte nje fshatar qe kerkonte karriere. Servilizmi eshte metoda me efikase, kurre nuk deshton.
      te njejten gje beri edhe VAsllan Rusi e Kuqo i partizanit, qe donte te behej dhendrri Enverit.

      Reply to this comment
    • dfg March 9, 13:45

      Zoti kryeredaktor!
      Kjo pjese e intervistes ka tre dite qe ne dund shenohet ,”VIJON NESER”!!!
      Kur eshte kjo neser,se nuk po vjen kurre???

      Reply to this comment
  2. demo March 8, 11:47

    Ja paska tjek Sali Berisha Hysni Kapos,,Ama Sali Berishen paskan derguar ne Paris,keta komunistet?????Po Sali Berisha helmoi demokracine,jo te mos helmonte Hysnine!!! Po tregojani kete Vitos se ka 40 vjet qe akuzon Mehmetin.Mehmeti te vriste moj Vito,nuk te helmonte!

    Reply to this comment
  3. arta March 8, 12:06

    Edhe Thanas Gjika qe sot na ben antikomunistin paska qene ne nje dhome me Saliun, opo se ç’na dollen te gjithe antikomuniste more xhan, turp tu vije larove.

    Reply to this comment
  4. intelektuali March 8, 12:27

    AMAN O GAZETA DITA ME KETO TELENOVELA ENVERISTE ME SIGURIMSA DHE TRADHETARE!

    Aman dhe derman se na plaset shpiritin 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit me keto brockulla idiotesh me dallkaukun gjakatar Hysni Kapo qe Enveri i hodhi sekretaren e tij Vikto Bukuroshen pasi e palloi per nje kohe te gjate dhe pasi i vrau vellane Alqi Kondin me nje sajim tejet mafioz si ajo e Lym Ketes, telenovele bolshevike qe vazhdon deri ne ditet tona me Andi Bushatin e gazetarise se Bllokut si nje spjegim llogjik pse Shqypnia sot eshte njesoj si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes.

    prandaj o gazeta DITA:

    AMAN O GAZETA DITA ME KETO TELENOVELA ENVERISTE ME SIGURIMSA DHE TRADHETARE!

    Reply to this comment
    • Ballist me IDE te qarta March 8, 14:08

      Kumandar intelektuali
      Ver Napa me uje e uthull
      Ne koke te te ule temperaturen
      Lere politiken
      E eja te lozim
      Yci — byci
      Se e kemi menderosur fare
      Mbase e rregollojme
      Biografie ne jetén tjater
      Se ne ket jete e menderosem fare.
      Hajde tani shko bej Shuren
      Se mo e bene ne brek o mjeran?

      Reply to this comment
  5. A Beqo March 8, 12:30

    Pyesni me mire Izetin sepse ai mund ta dije me mire se askush vdekjen e Hysnies.

    Si harruat Izet tankistin.

    Reply to this comment
  6. MH March 8, 12:40

    Monizmo te kalbte ne burg dhe e pesonte i gjithe fisi per nji fjale gojet,e jo me,per gjithe kete aktivitet qe tregon per vete molla e kalbur Berisha.
    Me kaq informacion bindem qe kjo asht loje per eleminimin e Kapos dhe prespektiven e R.Alise per ti vene bythet ne krye te karriges se Byros politike me detyre sekretar i pare i PPSh.Nuk asht spontantite me justifikimin se ishte tropojas dergimi i Berishes tek studentet.ky Alia i perpiket ne kryerjen e detyres me pergjegjesi partie dergoi tek studente e protestes te mirret vesht se c’behet, mollen e kalbur Berishen.Per 25 vjet,cerek shekulli populli perjetoj trauma sociale te pa parashikushme nga molla e kalbur Berisha.Nji poliagjent i rrezikshem.Fati e ndihmon qe te mos tundet e te beje ligjin edhe kur te jete ne gryke te vorrit e te mos ti hyje xhembe ne kembe kesaj molle qelbesire e kalbur.

    Reply to this comment
  7. Agroni usa March 8, 13:26

    Qenka dhe nje intelektuhale si puna e Berishes qe nuk i pelqekan shkrimet e se shkuares kur i preket shefi.Mbase eshte edhe vete nje tip agjenti qe bashke me shefin kryejne punet e serbve e grekeve.Nese do ishte antikomunist do ishte i pari qe ta shporrte Berishen nga demokracia.Sahanlepiresa te komunizmit dhe demokracise jane fatkeqesi e se ardhmes se vendit.

    Reply to this comment
  8. Claus March 8, 14:15

    Shkrime qe me te vertete te lene me goje hapur nga absurditet shumeplaneshe te te gjithe aktoreve te ketyre skenareve!!!!

    Absurdi i pare dhe me qesharaku eshte ai:
    “qe Sali Berisha dilte neper dhomat e spitalit per te vezhguar se sa paciente vdisnin ne ate spital”!!!!!!!

    Lexoni ore njerez, qe nje mjek i ardhur nga Vicidoli i Tropojes te beje inventarin e te gjalleve ne nje spital te njohur te Parisit!
    Mendo qe vinte nga nje repart kardiologjik ku ampula e Lasixit per shkarkim ujerash prodhohej nga Profarma, ndersa gjilperat dhe aget sterilizoheshin duke i mbeshtjelle me leter nen presionin e autoklaves!!!!!
    Por jo vetem kaq. Nuk e kam kuptuar asnjehere se c`donte ne Paris tere ai batalion mjekesh nga Tirana, ku ata as kompetencat me minimale nuk kishin!
    Si mund te rrinin verdalle neper korridoret e spitalit aq me shume njerez nga Shqieriar kur ai spital ishte publik dhe shume i njohur bile?
    Hyn Saliu, del Zabiti, vjen ministri Zicishti, shkon Dine Abazi. Dhe te gjithe pa asnje detyre dhe funksion, kur pa asnje dyshim puna behej nga personeli francez mjek dhe infermier, nga keta jo e jo.
    Merre me mend ne nje spital publik si ai Hópital Beaujon te Parisit te sillen neper kembe keta mjeke-fshatare nga Shqiperia.
    Jam i sigurte qe keta vetem per venie termometri kane qene, pune tjeter nuk besoj se kane patur.
    Por dhe venia e termometrit ne bote rrallle vihet nen sqetull, po nejse me Cirroze Hepatike nuk ke ndonje temperature te lart dhe hajde ja u kane marre parasysh matjet ketyre. Pa le pastaj kur thone qe ministri Zicishti nuk erdhi ne asnje konsulte!!!!
    Po c`konsulte zeza? Ku merrte vesh Llambi nga konsultat e mjekeve franceze aq me shume ne percaktim terapie ku nuk ja kishin idene e emertimeve te medikamenteve ne shendetesine franceze.
    E ka ditur Llambi qe nuk perfillej nga askush dhe prandaj nuk shkonte dhe mire ka bere.

    Mire keta qe benin inventar per te gjallet ne Paris, por ajo hordhia e shoqeruesve dhe sigurimsave c`hynte ne pune?
    Izeti, Eqeremi, Nexhipi, ndonjehere kalonte Serveti, Idajeti, Haxhiu, Feqorri, Kadri Hazbiu dhe ne fund siparin e mbyllte Ramiz Alia! Po keta per cfare vinin ne nje spital publik?
    Jam i sigurte qe personeli nga keta xhoxhore ka hequr te zite e ullirit. Po hajde, me kete rast kalo andej nga Parisi. Hysniu ka qene vetem sebepi.

    Dhe absurditetet nuk kane fund. Sekret i madh, ngado dhe kurdohere, thonin. Po per ironi te fatit avionet kalonin tranzit neper Beograd. Ndersa pacienti Hysni ishte shtruar ne nje spital publik ku shoqeruesit, keta fshatare me 6 muaj kurs sigurimi, lezetoheshin nen kullen Eiffel se aq para per te ngjitur ne platformen me te afert Andin e vogel nuk kishin.
    Te kesh nje hordhi te atille nga prapa dhe te mbash sekret vizitat e nje udheqesi komunist shqiptar, vetem keta e mendonin.
    Jam i sigurte qe edhe ato kafet atje ketyre bandilleve nga Vranishti ja u kane paguar ato vajzat, se kushedi cfare teatrosh kane bere me humbje kulete a ku ta di une. Xhentile keta? Mos o Zot dhe kur ke ndonje diete prej 10 Frangash ne dite, as te shkon mendja per ndonje kafe dhe ku pa? Prane kulles Eiffel!
    Berisha dilte ndoshta per te kapur ndonje sapun apo mjet mjekesor se nuk i plaste shume per te vdekurit neper spitalet e Parisit, keta te Drejtorise se Pare te ardhur nga gerxhet e Kucit dhe Vranishtit donin te peshkonin ndonj send qyl. Ky ka qene programi i tyre.
    Dhe shteti shqiptar me buxhet 40 milion dollare ne vit harxhonte per keta shuma kolosale!
    Hej c`behej!?
    Edhe sheiket qe kane miliarda nuk marrin me vete hordhi mjekesh dhe shoqeruesish sic kane bere keta, se fundja fundit mbeten gjithmone ne duart e mjekeve dhe personelit vendas dhe kjo ndodh dhe sot, se vetem tek ata kane siguri, pa le me pastaj te flasesh per vitet `70.

    E si mund te mbahej sekret nje vizite a kurim i nje udheheqesi komunist ne Perendim? Eshte qesharake.
    Asnje udheheqes komunist nga vendet ish-komuniste nuk ka dale per vizita jashte shtetit dhe vete Tito qe e kishte grure me gjermanet u operua ne Lubjane, por ja qe shteti me i izoluar ne bote, ku ruhej nga cdo armik i jashtme dhe i berendshem conte udheqesit e tij ne Perendim dhe i hipte trenave per ne Bari per tu kthyer ne Shqiperi!!!
    Kur e kane cuar ne Paris perse nuk e kane cuar Hysniun e shkrete ne Uashington a Londer?
    Ku mund te jete ndryshimi midis Parisit dhe Londres ketu? Ndoshta ne Londer mund te mjekohej falas?

    Ja pra qe kane ndodhur absurditete ne ate kohe. Per mua te pashpjegueshme.
    Fiqretja ja kerciste ne Vjene, Beqir Balluku cuditej nga sallamet e varur mishtoreve te Parisit, Ramizi donte domosdo gazetat pariziane dhe mjeke, shoqerues, avdalle dhe debile vinin verdalle neper kryeqytetet e Europes!!!
    Keto kane skenat ne ate kohe me keta. Qesharaka apo jo, por shume te shtrenjta per ate popull.

    Reply to this comment
    • intelektuali March 8, 17:25

      PO HE PRA, PSE NUK SHKONIN KETA KRIMINELE KOMUNISTE TEK I SEMES NE BEOGRAD, MOSKE, PEKIN APO HAVANE? HE PRA PSE KESHTU O CLAUSI I PEZMATUAR?

      Reply to this comment
      • sali serbi March 10, 15:46

        E gjete gozhden ku te varesh gjuhen e te lehesh ah qen a qen, nuk le rast pa vjelle vrerin tend.Sidoqofte, tashi e zgjidhet problemin.Keni 25 vjet qe lehni sikur te dhisnit dhe jeni liruar mire, veçse e ndotet kete vend o klyshe te bushtrave qe u mbarsen me pushtuesit dhe serbo greket.

        Reply to this comment
      • sali serbi March 10, 15:49

        Po edhe andej shkonin sa qe Satalini gjalle pastaj e ndyu hesapin tullaci.Po do te pyesja: jot ëm ta ka pjelle europen qe leshohesh si qeni ne mu.. sikur ke zbuluar Ameriken o klysh i zagareve qe kane 25 vjet qe telendisin kete vend?

        Reply to this comment
    • Greg March 8, 20:54

      Claus je nje idiot noterik. Merr mbas vete edhe “intelektualucin shurraq” nga dera e fisme(lexo e qime) tradhetareve te kombit dhe futini ndonje te qire ne tru njeri tjetrit o bajga qe vetem ndotni blogjet me cmendurite tuaja perverse.

      Reply to this comment
    • Bragjini March 8, 20:59

      Claus,e njihke mire terrenin apo ngjarjet ato dite por analizen e ke te gabuar.Paske nje inat te vjeter qe te turbullon mendimin.

      Reply to this comment
    • ardian March 17, 17:59

      domethene nuk ishin komunista por vegla te perendimit qe po benin nje megaeksperiment me popullin shqipetar

      Reply to this comment
  9. tomsojeri March 8, 15:48

    Shum e ngateruae kjo histori po me duket dhe nuk kuptoj or “intelektual” pse ste pelqeka qe Dita po shkruan ! Kur them e ngateruar ,esht se bej cudi sa “naiv” paska qen ky Enver Hoxha kur paska qen i rrethuar vetem nga tradhtar e agjent ,kur i qerojn ,sic po del, nje njeri te paster qe mbulonte sektorin aq delikat e aq te dhunshem kunder ktyre tradhtareve e agjenteve qe koha vertetoj qe kryetradhtari e armiku me i madh i ter historis shqiptare mori drejtimin e ktij shteti per ta degjeneruar plotesisht ! Cfar te mendosh e cfar te thuash !! Paska qen kaq e gjat ,kaq e madhe kjo dor armiqesore qe u “ujit e prashit” ne oborin e Enverit dhe ky i vetem shpetoi Shqiperin !Na paska lujt fen or nastradin ! Ju dashkan dhen akoma medalje dhe kto po i mer do sdo ti ! Ne qenkemi mut popull dhe kte po e tregojm qekur akoma mbajm neper kemb vrasesin,kriminelin e tradhtarin qe demin qe i beri Shqiperis nuk ka si shlyhet me shkrimet dhe faktet qe marim vesh cdo dit ! Dje desh e coi Shqiperin ne humner, gati ne coptim e sot po saboton me klyshet e pabes te ardhmen e saj ! Gjarper i lindur nga bark njerzor i japim doren ,e vejm mbi kok dhe nuk kemi burrnin ta heqim qafe, kur edhe asfalti i rrugeve e njeh tashme ! Dy her hengrem sapunin per djath e akoma vazhdojm te gelltisim ! Pse shkon e i mer doren ambasadori e te tjeret paraardhes te tij ,ku esht cudia !!!Ai di kush jemi ne, ai di qe ne ushqejm , dashurojm e pasurojm tradhtaret ,mashtrusit e kriminelet ! Prandaj shkon konsultohet me te qe te na ver fesen qe duam !
    Por le te lexojm edhe fundin e ktij tregimi horor ashtu,per kureshtje se ska cna duhen gjurmet, kur ujku na lodron perpara e sna pjerdh fare !!!!!

    Reply to this comment
  10. Rita March 8, 18:20

    Titlulli flet per Kapon e rrjedhja e saj me biseden e siqnqerte qe ben Berisha !! Po te ishte rekrutuar ,a do te cilte gojen ???? Dhe dy personat kane qene po njerez te sigurimit qe provokonin cdo shqiptar me sherbim detyre ( mjekesi ne rastin e Berishes ) jashte atdheut !!! Per fletoren e zeze asnje fjale ,,sigurissht e humbur !! Te tilla shkrime jane boshe

    Reply to this comment
    • shpatar March 8, 19:38

      E nderuara Rita .Ku ti dim ne se i ishin pleksue e leksur punet atehere .Une te jap nje shembull dhe ti nxirr konkluzjonin .Kur u shpall B.Balluku armik i popullit nje zvendes i tij u friksua aq shume sa me deshperim kendonte :Tek eee ai ii guriii, me vereee hehehehe, nje nga njeeee do shkojneee te tereeee. Dhe per cudi nga 72 e deri sa vdiq Enveri ne pam se si burra shteti iken nje nga nje .
      Mua nuk me cudit fakti qe kishte nga ata qe se rruanin fare.I tille ishte Ramua ,Saliu dhe disa peshqe te vegjel qe livadhisnin si te donin ne kohen e Dulles. Ku ka ze, thot populli, nuk eshte pa gje.
      Shume mire thot Intelektualai .25 vjete i biem fyellit ne nje brim per te vdekurit .Lem jashte vemendjes sone keta te socmit, qe po ua kalojne shume here te vdekurve dhe allakatemi pambarim per ato qe dihen si drita e diellit .Nuk u bejme gje Saliut e kompani !!!!!!!! Qepeni kete histori.Ta vrasim mendjen si do ckulim ate qe na mundon.Tradhetine .Te zgjedhim burra te mencur qe ti kuptojne mire Aleatet dhe popullin qe drejton. Saliu dhe tipa te tille i takojne se shkuares qe nje dite do te fiken . Kujdes mos te na ndizen brezat qe do vijne .

      Reply to this comment
  11. Lili March 8, 20:20

    Chut ,mos i tregoni kujt se nje nga ato vajza isha une e tjtra shoqja po ashtu shqiptare externe n’a te spital!
    Edhe Zotni Sadikut i treguam per vdekjen e Zotni kapos!

    Reply to this comment
  12. mali i zi i serberishes pas 1992 March 8, 21:04

    Per komentuesin Claus.

    (Nga “fletorja e zeze ” para 1990..ne malin i zi te serberishes pas 1992)

    Zakonisht ne komentet tuaja gjuani me SACMA DERRI per derra..por sot keni gjuajtur me predha artilerie nje mize me emrin Idajet Beqiri.

    Eshte bizarre qe nje popull I tere po merret me FLETOREN E ZEZE para 90′ te XHIPES qe ka vdekur..qe shkruan per Hysniun qe po ashtu ka vdekur..

    Pse shqipteret po harrojne MALIN E ZI te krimeve te saliserbit pas 1992 ??

    Materiali I koncetruar me poshte thjesht tregon se ate qe nuk e bene greket..serbet…turqit dhe mafia e rruges dhe ajo me kollare per shekuj e beri salibisha pas 1992

    **********************

    Pse SERBerisha është dhëndërr i Serbisë.

    Sllobodanka (gruaja ) u kthye Liri kur u martua me Berishën . Ja si Milica (vjehrra) u kthye në Vera.Të gjitha me firma në UDB dhe Ozna .
    …Vjehrra e tij, z.Milica, ishte një malazeze , e lindur dhe e rritur në Beograd. Ishte një oficere e OZNA-s jugosllave( shërbimi i fshehtë jugosllav )….Ajo u martua me një kuadër ushtarak , i quajtur Rexhep Rama (Balidemaj) , me origjinë nga fshati Martinaj, komuna e Plavës…ishte vendosur në Shkodër në vitet 20. Kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali para LDB…hyri në radhët e partizanëve.
    Në vitin 1946 dërgohet për “specializim” në Beograd .Atje pas një “dashurie” martohet me Milicen. Kjo martesë ( politike e ndoshta agjenturore) I kishte befasuar dhe zhgënjyer të afërmit dhe bashëluftetarët e tij.
    Në vitin 1948 pas prishjes me “vëllëzërit” jugosllavë, Rexhep Ramës i vihet kushti përfundimtarë : “O me Milicën, o me ushtrinë shqiptare”.Rexhepi vendosi për Milicen. Rrjedhojë ishte largimi nga ushtria. Një personalitet, deri atëherë i njohur , shëndrrohet në një të dyshimt. Kurse Milica i bën kërkesë gjygjit të Shkodrës dhe e ndryshon emrin në “Vera” …Edhe zonja Liri Berisha, ( e lindur Rama) , ishte regjistruar në Shkodër me emrin ” Sllobodanka” .
    ——————————————

    -Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje teper te fuqishme me lobin serb në Amerikë
    -bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.
    – ministri i jashtem Serb i Jugosllavise IVANOVIC Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij në hotel në Crans Montana
    -drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb
    -Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas
    -“Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,
    -Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari “të huaj jugoserb “sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.
    Remzi Hoxha i zhdukur nga agjentët e SHIK-ut më 21 tetor 1995. Bashkëluftëtarë të Remzi Hoxhes sollën dëshmi për veprimtarinë e tyre në fillimin e viteve 90-ta.njëherësh edhe një nga veprimtarët aktiv të Frontit të Rezistences, rrëfeu në lidhje me dyshimet për një takim të ish presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviç,presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov dhe presidentit të Shqipërisë Sali Berisha. .. pa u mbushur mirë dy javë nga ky informacion i Hoxhës, ai u rrëmbye dhe u zhduk pa lënë gjurmë…

    telefonata me Berishën dhe që i tha të tërhiqet nga masakra e 14 shtatorit 1998 është bërë nga shqiptaro-malazezo-amerikani Fran Shkreli…………………………cfare lidhje ka ky spiker i zerit te amerikes ( me sakte elez serbiberajt)..kur dihet se Franit i ka dale emri ne disa momente “teper delikate” si rasti i motrave Cocoli qe shkuan nga hotelet e Greqise ne Zerin e Amerikes te serbo- tropojanit Elez Biberaj

    ——-

    Andrea Dimushi ka qenë ish kryetar i SHIK-ut Pogradec nga Maji ’92 në Mars ’93 dhe kryetar i SHIK-ut Kavaje deri në ‘94.deshmon
    “Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam… Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, besoj maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles….ku u takua me Milloshevicin dhe Grigorovin
    ============================================
    Stafeta e Serberishes vazhdon…
    Ç’punë bëri vajza e Berishës në Mitrovicën që mbajnë serbët? Po kollovari Lul Basha

    Dy shqiptarët që respektivisht janë vajza e Sali Berishës… dhe dhëndrri i tij ose djali i Luan Malltezit kanë mbërritur në Kosovë muaj më pare dhe janë sistemuar aty ne një shtëpi banimi…Dy bashkëshortët qëndrojnë dhe ditë të tëra në pjesen që mbanin peng serbët….Dy bashkëshortët…kanë ushtruar punen e tyre për shumë javë në fushen e mbledhjes së dëshmive lidhur me krimet që shqiptarët kanë kryer gjatë luftës e më pas ndaj serbëve në Mitrovicë…
    Vajza e Berishës është e para qe ka shkuar në Kosovë me ndihmën e një zotërie Skandinav me origjine sërbe që kishte qenë ne Shqipëri si ekspert për hetimin e vrasjes së A.Hajdarit. Pikërisht vajza e S.berishes ka punuar në Mitrovicën Veriore, ka shkuar për punë deri në Beograd meqenëse ajo ne Serbi ka edhe njerzë të gjyshes së saj Milices…
    Jose Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor nga Peruja, ka punuar 20 vitet e fundit si një ekspert i OKB-së në pjesën më të madhe të skenave të krimeve të luftës dhe genocidit në botë si në Haiti, Ruanda, Bosnjë, Kroaci dhe natyrisht Kosovë. Në Kosovë ai ka punuar nga viti 2002 deri në vitin 2007 në Zyrën e Kërkimeve të Personave të Humbur si ekspert mjeko ligjor i Misionit të UNMIK, krijuar nga OKB në Kosovë
    Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar.” Përkthyes” im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.Ai ishte pergjegjes
    Pra ky Luli i shtepise verdhë…dikur në Hollandë me pashaportë “gjysëm sërbe-gjysëm amerikane” pas ca ditesh do pritet me madheshti ne Amerikë ndërsa Edi Ramën e kanë lene te prese nja 5000 muxhahidine nja 20-30 mije arabe dhe ti dhuroje shqiptareve pas dy vjetsesh xhamine ne Tirane me madheshtoren ne Europe dhe nga me te medhate ne bote pra po i nderrojen ADN nje kombi ,ku meritën më të madhe e ka islamiku taleban Berishe qe i fshinte bythen Andi Bullshitit dhe ky Beqoja po na i nxjerr “master spy”..Thjesht nje histori roze me cuna tezesh dhe baxhanake..R.I.P ALBANIA

    Reply to this comment
  13. gjermani i fundit March 8, 21:56

    paska vajtur gjysma e Shqiperise ne spitalin e Parisit dhe ruhej sekret i madh. Andi dhe Sala paskan gjuajtur femra tek kulla Eifel, por Sala me kullat ishte mesuar qe ne vogeli, femrat i delnin teper veçse.

    Reply to this comment
  14. ODISEJA March 8, 22:20

    KUSH TA NXJERRE SYNE ???????

    I YTI ;

    ORE BALO TE HENGERT TENJA,SE E KE TE KEQEN BRENDA ! SALA MALOKU INJORANTI I PADITURI HAJDUTI TRADHETARI DHE I CMENDURI

    Reply to this comment
  15. tomsojeri March 8, 23:39

    Pra pa shum llafe Shqiperia esht komplet ne dor te armiqve ,gemush e ngulur ne trupin e saj ku ka infektuar ,ka leshuar vezet dhe e ka pushtuar plotesisht !
    Me lind pyetja ,kush e shpetoi Shqiperin e kush po e mban gjall akoma ?Pra asgje nuk esht e rastit ne kte vend ! Kush me shum e kush me pak ter klasa politike jan tradhetaret e ktij kombi ! Lexova pardje fjalet e nje gjenerali serb ku thoshte per vrasjen e Adem Jasharit se kishin informata dhe dinin te gjitha levizjet e tij !Tha gjithashtu qe shqiptaret blihen kollaj dhe per lek shesin gjithcka ! Pra ter shteti dhe administrata shqiptare me qendren PD jan armiqt e popullit te pasuruar nga vet populli ku kryeagjenti,kryetradhtari e armiku me i madh i historis se ktij kombi i infektoi me korupsionin ,i bleu dhe tani jan ne sherbim te tij ! Kan hyr ne rugen e tradhtis pa qen nevoja te firmosin ,pa qen nevoja te dalin hapur sepse vet kjo heshtje ndaj ktij krimineli i ben bashkpuntor ! Esht e qart ,kjo eli nuk e don atdheun,kjo elit e kompromentuar deri ne palc do vazhdoj te pij gjak shqiptaresh te cileve po ju nderon ngjyr ! Nuk ka turp me te madh per nje popull qe udhehiqet nga armiqt e saj ! Nuk ka turp me te madh kur nje bur mban,ushqen dhe i sherben atij qe i shkerdhen gruan e ter familjen !Kta jemi ne e nuk di cfar emer ti gjej vetes ! O “mali zi” ,nuk esht her e par qe lexoj per kte perbindesh dhe tashme ska ven per dyshime por emrin dhe flamurin nuk e zgjodha vet por ate ma lan te paret tan e dua sdua do me ndjek brez pas brezi e qe te me zer gjumi i nates nga turpi qe me ka zen deren ,do kujtoj ata bashkatdhetar qe e prun kombin deri ne 1984……….

    Reply to this comment
  16. kris 1 March 9, 02:07

    mjeket e bllokut ishin oficere te msigurimit te shtetit.
    asnje person nuk lejohej te dilte jashte shtetit vetem dhe nuk mund te largohej nga grupi apo shoqeruesi.kur ktheheshin nga jashte shtetit secili thirrej ne ministrine e brendeshme dhe bente nje raport.Ne te shkruhej dhe per sjellje e shokut apo te shokeve
    kjo ishte e detyrueshme per specilistet deri tek sportistet
    qe ketu duhet ta filloje analizen e Saliut Hidajeti.
    Sa per gushtin e 79 Hysniu iku i pafuqishem dhe me cehre te verdhe.

    Reply to this comment
  17. luli ta nguli March 9, 08:28

    I kujt mendimi eshte Nalt Madnija e tij .. DR i poshtersive
    Sali Berisha…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*