7 fakte që nuk i dini për Gianni Versace

June 28, 2018 15:21

7 fakte që nuk i dini për Gianni Versace

Gjithë vëmendja e momentit është fokusuar rreth serialit “Vrasja e Gianni Versace: Historia e Krimit Amerikan”, por shumë pak e njohin profilin e vërtetë të stilistit, ndikimi i të cilit konsiderohet si më i rëndësishmi në fushën e modës.

Ndaj po sjellim 7 fakte rreth stilistit dhe jetës së tij, para vrasjes tronditëse në vitin 1997.

Vinte nga një familje stilistësh

Para se të bëhej një nga stilistët më të mëdhenj në botë, Versace u rrit në Kalabri në Itali, ku mësoi se si dizajnohej nga nëna e tij. E ëma ishte një rrobaqepëse dhe ai do të merrte këshillat e para prej saj. U zhvendos në Milano ku themeloi markën Versace. E motra Donatella ishte konsulte dizajni dhe i vëllai Santo, mbikqyrte anën financiare, dy njerëzit më të afërt që e ndihmuan në ngritjen e perandorisë së tij. Pas vdekjes, Santo u bë drejtor i përgjithshëm dhe Donatella drejtore kreative.

Stilisti i parë që ftoi VIP-at në sfilata

Versace ishte i njohur për raportet e ngushta me personazhe të famshëm, ku ndër miqtë më të afërt ishin Madonna, Sting, Princesha Diana dhe Elton John. Gianni ishte i pari stilist që largoi nga rreshti i parë i pasarelës njerëzit e pasur, duke i zëvendësuar me yjet e kinemasë dhe muzikës. Edhe pse shumë njerëz nuk besonin në suksesin e markës së tij, pasi ishte dukshëm ndryshe nga stilistët e tjerë, Versace u bë i njohur për shfaqjet e tij dhe krijimin e supermodeleve.

Krijoi traditën e tapetit të kuq

Elizabeth Hurley ishte një aktore krejt e panjohur derisa u shfaq në tapetin e kuq të premierës së filmit “Katër Dasma dhe një Funeral” krah Hugh Grant. Versace i cili ishte një ndër miqtë e ngushtë të Grant, lejoi Hurley të vishte këtë fustan magjepsës. Nga ky moment veshjet në tapetin e kuq morën vëmendjen maksimale, ndaj të gjithë stilistët nisën të kërkonin nga artistët që të vishnin stilimet e tyre nëpër evente.

Dizenjoi edhe për produksione tetrale

Përveç dizajnimit të koleksioneve të tij, Versace u bë i njohur edhe për dizajnet për teatrin dhe kinemanë. Krijoi kostume për shfaqje baleti dhe operash, duke bashkëpunuar me koreografin Maurice Bejart. Ky i fundit e nderoi Versace 10 vjet pas vdekjes së tij me një balet të shkruar enkas për stilistin. Në Muzeun “Victoria dhe Albert”, gjenden krijime nga turnetë e artistëve të krijuara nga Versace, një prej tyre janë veshjet e Elton John për turneun “The One”.

Shfaqja e fundit ishte 1 javë para vdekjes

Vetëm një javë para vrasjes së tij, Versace prezantoi koleksionin e tij në hotel Ritz në Paris, ku Naomi Campbell dhe Erin O’Conner ishin dy supermodelet që prezantuan veshjet e stilistit. 15 vjet më pas, Donatella mbajti në të njëjtin vend një shfaqje në nder të vëllait. Në 2017 Naomi Campbell, Cindy Crawford, Claudia Schiffer, Carla Bruni dhe Helena Christensen u bashkuan në 20 vjetorin e vdekjes së Gianni Versace gjatë Javës së Modës në Milano.

Kush përfitoi gjysmën e pasurisë?

Gianni Versace besonte se nuk do t’i mbijetonte operacionit ndaj kancerit, i cili rezultoi me sukses, ndaj edhe ai firmosi një testament ku përcaktonte kush do të ishte në krye të perandorisë së tij të modës. Ai i la 50 përqind të kompanisë të mbesës Allegra, e cila asokohe ishte 11 vjeç. Allegra mori aksionet kur mbushi 18 vjeç në vitin 2004, moment kur ajo u bë edhe pjesë e bordit të drejtorëve të kompanisë.

Trashëgimia e tij jeton ende

Emri Versace vazhdon të dominojë kulturën pop dhe botën e modës edhe 20 vjet pas vdekjes së Gianni. Në vitin 2012 Giorgio Armani shkroi: “Çfarë kujtoj 15 vjet pas vdekjes së tij? Bollëku i tij i pabesueshëm, një ndjenjë lumturie që përzihet në ide, trende, kujtime, art. Ai ishte një krijues i madh”. Sot, artistë si Migos dhe Bruno Mars i referohen markës dhe mënyrës së jetesës së saj. Lady Gaga u bë imazh i Versace. Modele si Gigi Hadid, Bella Hadid, Kendall Jenner dhe Kaia Gerber kanë ecur në pasarelat e markës së njohur në çdo sezon, ç’ka konfirmon se Versace vijon të jetë ende i pëlqyer.

a.s/dita

June 28, 2018 15:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*