7 gjëra që (ndoshta) nuk i dini për pornon

January 1, 2018 03:25

7 gjëra që (ndoshta) nuk i dini për pornon

Kur është xhiruar filmi i parë porno? Sa vlen industria e pornos? Ç’lidhje ka vizioni i seksit online me memorien? Çfarë ju bën më shumë përshtypje meshkujve në një video porno? A ka ndryshim mes mënyrës se si burrat dhe gratë i shikojnë skenat e seksit. 7 kuriozitete (thuajse) shkencore mbi pornon, – renditur nga revista Focus, cituar nga Dita.

1- Origjina e pornos: Dhe pse pornografia daton mijëra vjet më parë, ajo që i dha popullaritet ishte shpikja e kinemasë. Ajo që njihet si filmi i parë po rno është xhiruar nga Albert Kirchner në 1896: “Le Coucher de la Marie Lousie”, ku aktorja Louise Willy bën një zhveshje “të pafajshme”. Filmi zgjat vetëm 7 minuta.

2- Ajo që shohin burrat: Dekoltenë? Vithet? Jo, një kërkim i bërë nga Kinsey Institute, ka treguar që teleshikuesit meshkuj, përveç pjesëve intime, fokusohen dhe tek fytyra e protagonisteve për të parë nëse janë “bindëse”.

3- Cilën ditë shihet më shumë porno? Sipas një kërkimi të Hitwise mbi saitet angleze, mëngjesi i së dielës është momenti i preferuar i përdoruesve të internetit për të parë filma porno online. Ndërsa saiti PornHub ka treguar se ditët e preferuara të amerikanëve për videot XXX janë ditët e festave (nga Krishtlindjet, deri tek dita e Falenderimeve).

4- Porno dhe memoria: Të shohësh porno online mund të pësosh një humbje të memories. Këtë e ka pohuar një studim i publikuar në “The Journal of Sex Research”; kërkuesit i kanë kërkuar 28 burrave- heteroseksualë dhe mesatarisht 26 vjeç- të shihnin një sërë imazhesh në kompjuter. Disa ishin pornografike, disa jo. Ndërsa vullnetarët e shihnin, duhet të shtypnin një buton për të treguar nëse imazhi që kishte parë ishte i njëjtë me atë që kishin parë më parë. Rezultati: para imazheve jo seksuale, të intervistuarit përgjigjeshin korrekt në 80% të rasteve. Ndërsa para imazheve XXX përgjigjeshin saktë vetëm 67% të rasteve.

5- Monoporno: Me sa duket shumë shpejt ligji antitrust do duhet të merret dhe me pornografinë. Edhe porno në fakt ka monopolistin e saj: është MindGeek, shoqëria që zotëron sitet më të famshme të sektorit si Pornhub, YouPorn, RedTube, që transmetojnë shumë video porno falas (të financuara nga publiciteti). Arsyeja e kësaj është të shtypin kompanitë e vogla të sektorit dhe të diktojë ligjin mbi tregun e pornos, e cila sipas Kassia Wosik, i Universitetit të New Mexico (SHBA), vlen në nivel global 97 miliard dollarë (90 miliard euro)

6- Çfarë na ndodh kur e shohim? Interesant studimi i publikuar në revistën Human Brain Mapping, i cili tregon që gjatë shikimit të pornos tek burrat, ndryshe nga gratë, ka një aktivizim domethënës të talamit dhe ipotalamit. Ipotalami, ashtu siç na mësojnë neurologët kontrollon temperaturën e trupit, etjen, lodhjen, gjumin dhe aspekte të tjera të rëndësishme të trurit tonë. Kjo do të thotë që kur burrat eksitohen falë pornos, trupat e tyre e eksperimentojnë eksitimin seksual jo vetëm si dëshirë, por dhe si diçka të lidhur me mbijetesën.

7- Gratë dhe pornografia: Ngjalli shumë çudi një kërkim i Nielsen i kryer disa vite më parë kur rezultoi se 1 nga 3 përdorues i siteve porno në Amerikë ishte grua. Por si është gjendja në Europë? Sipas Verena Chiara Guckenberger, i Universitetit të Grazit, autore e një studimi mbi pornon nga këndvështrimi femëror…” Gratë nuk janë aq të interesuara pas pornografisë si burrat, qëllimi kryesor se përse ato shohin pornografi është “mësimi”.

b.m. / dita

January 1, 2018 03:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*