7 këshilla të vlefshme për të trajtuar urthin

April 19, 2018 19:10

7 këshilla të vlefshme për të trajtuar urthin

Urthi është sëmundja që ka të bëjë me kthimin e ushqimit nga stomaku, sërish për në ezofag. Sëmundja që në gjuhën mjekësore njihet edhe si “refluksi gastroezofageal”, më së shumti shfaqet tek moshat e vogla, ku në përgjithësi zhduket me rritjen e tyre, por nuk mungon as tek më të rriturit.

Trajtimet për urthin kryesisht përfshijnë modifikime të mënyrës së jetesës, përdorimin e medikamenteve të caktuara sipas përshkrimit të mjekut, e në raste të caktuara ndoshta edhe kirurgjinë. Trajtimi fillestar është shpesh me një frenues proton-pompë, si omeprazolit. Në vijim po ju listojmë disa  këshilla të vlefshme për të trajtuar urthin.

 

• Humbja e peshës dhe ngritja e kokës së krevatit janë përgjithësisht të dobishme.

• Ndalimi duhanit dhe eliminimi i konsumimit të alkoolit rezulton në përmirësim të dukshëm të simptomave.

• Duhen shmangur ushqime të veçanta dhe shtrirja menjëherë pas ngrënies. Ushqime që janë të ndaluara për pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje, përfshijnë : “Kafe, alkool, çokollatë, ushqime me yndyrë, ushqime me përmbajtje acide, ëmbëlsirat, etj”.

• Foshnjat mund të shohin lehtësim me ndryshimet në teknikat e të ushqyerit, në vakte të vogla dhe më të shpeshta, ndryshimet në pozicion gjatë qëndrimit, etj. Prindërit këshillohen që të ushqejnë shpesh (dhe në sasi të vogla) fëmijën e tyre. “Duhet të shmanget ushqyerja e fëmijës 2-3 orë para gjumit, të mos i jepen lëngje me gaz, apo lëngje që kanë përmbajnë shumë acid, siç mund të jetë lëngu i portokallit”, shkruan Dita.

• Gjithashtu këshillohet ngritja e kokës krevatit disa centimetra më lart, në mënyrë që koka dhe qafa e fëmijës të jetë me lart se pjesa tjetër e trupit.

• Medikamentet kryesore të përdorura për trajtimin e sëmundjes janë frenuesit proton-pompë, bllokuesit e H2 receptorëve dhe antacidet. Frenues proton-pompë (IPP, të tilla si omeprazoli) janë më efektive ndjekur nga H2 blockers receptor (si ranitidina). Është mjeku që përcakton stadin në të cilin do të merren këto medikamente. Zakonisht rekomandohen të merren për një orë para ushqyerjes. Kur këto medikamente përdoren për një afat të gjatë, doza e ulët mund të jetë efektive. Ka raste kur rekomandohet përdorimi i tyre vetëm në rastet kur shfaqen simptomat.

• Trajtimi standard kirurgjik këshillohet në stadin më të rëndë të sëmundjes dhe është “undoplikacioni Nissen” (lloj operacioni). Në këtë procedurë, pjesa e sipërme e stomakut është mbështjellë me muskul unazor të poshtëm ezofageal, muskul unazor për të forcuar dhe për të parandaluar kthimin e acideve nga stomaku në ezofag dhe për të riparuar një hernie hiatale. Është e rekomanduar vetëm në ata pacientë që nuk përmirësohen me përdorimin e inhibitorëve të pompës protonike. Përfitimet janë të barabarta me ato të trajtimit medikamentoz në personat me simptoma kronike. Gjithashtu, në afat të shkurtër dhe të mesëm, fundoplikacioni laparoskopik përmirëson cilësinë e jetës në krahasim me menaxhimin medikamentoz.

 

p.k/dita 

April 19, 2018 19:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*