7 Marsi/ Si e kujtoi Veliaj ish-mësuesen kujdestare, bashkëshorten e Robert Ndrenikës

March 7, 2018 14:41

7 Marsi/ Si e kujtoi Veliaj ish-mësuesen kujdestare, bashkëshorten e Robert Ndrenikës

 

Sot, në Ditën e Mësuesit, kryebashkiaku Veliaj iu bashkua qindra nxënësve të shkollave të Tiranës, të cilët mbollën pemë kushtuar mësuesve të tyre.

E në një prononcim për median, kryetari i bashkisë së kryeqytetit nuk harroi t’i kushtojë një kujtim të veçantë ish-mësueses së tij kujdestare, Polikseni Ndrenikës, ose zyzh Polit siç e quajti ai, bashkëshortja e aktorit të madh të skenës shqiptare, Robert Ndrenika, e cila sot fatkeqësisht nuk jeton më.

Mirënjohjen për mësuesen e tij Veliaj e shprehu edhe nëpërmjet një statusi në Twitter ku shkruan: “Edhe unë mbolla një pemë për 7 Mars.

Ja dedikova mësueses time kujdestare Polikseni Ndrenikës tek Kopshti i Dijes pranë Universitetit, e cila në ditët më të errëta të jetës sime më mësoi të fokusohem tek detyrat, puna e mirësia e jo tek histeria, zhurma dhe ligësia! RESPEKT!”.

a.s/dita

March 7, 2018 14:41
Komento

5 Komente

  1. Aka March 7, 15:30

    Respekte dhe mirenjohje per Zysh Polin dhe gjithe mesueset e pazevendesueshme te “20 Vjetorit”!Zysh Floren,Natasha Xhainin,Myzafere Reken,Zysh Filen ndjese paste,Lemanin dhe Hamidene e fiskultures,Adelinen e Kimise dhe Zanen e Fizikes.Brez i paharruar mesuesish qe mes sakrificash dhane perkushtimin e tyre maksimal per edukimin tone!Gezuar 7-8 Marsin te dashura Mesuese!

    Reply to this comment
  2. LABI March 7, 16:05

    Me rastin e festes se 7 Marsit ju dergoj nje urim te vecante mesuesve te mi qe me kane dhene dije dhe me kane bere te eci me dinjitet ne jete.Respekt dhe mirenjohje per DHimitraq GJoka (GJirokaster),SHpetim Bozdo(Tirane),Pavli Bici (Tirane),GJylyzare Cico(Tirane).

    Reply to this comment
  3. MH March 7, 17:51

    LABI !
    Shume bukur qe i kujton mesueset.Po aman korigjoi germat e te shkruarit me te medha.

    Nuk shkruhen: DH // GJ // SH.

    DH ne Dh // GJ ne Gj // SH ne Sh.

    Shkruhen: Dh // Gj // Sh.

    Reply to this comment
  4. LABI March 7, 19:09

    Faleminderit Z.MH!Kini plotesisht te drejte.Respekt!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*