7 muaj në detyrë, Kryeprokurorja Arta Marku raporton në Komisionin e Ligjeve

July 11, 2018 14:05

7 muaj në detyrë, Kryeprokurorja Arta Marku raporton në Komisionin e Ligjeve

Prokurorja e Përgjithshme, e përkohshme, Arta Marku është ftuar sot në Komisionin e Ligjeve, ku po prezanton raportin vjetor të institucionit që drejton, mbi kriminalitetin.

Seanca filloi mes debateve të shumta të anëtarëve të komisionit të mazhorancës dhe opozitës, me këta të fundit që kërkuan shtyrjen e këtij raportimi.

Debatet te Komisioni i Ligjeve

Spartak Braho: Kryeprokurorja të jetë e rezervuar me informacionet.

Myslim Murrizi i PD: Nuk jam dakord që zonja Marku të jetë e rezervuar, por nëse ka informacion të klasifikuar të rrijë dhe të raportojë ashtu sikur raportohet. Nëse është e cunguar me ne nuk e di ku raporton prokurorja e përgjithshme

Silva Caka: Kemi bërë një kërkesë për anulimin e raportimit, pasi nuk është i përfshirë në draft kalendarin e kuvendit.

Ulsi Manja: Në rregullore, në pikën 27 të Kuvendit, thuhet raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm.

Silva Caka: Është në datë 4 maj.

Ulsi Manja: Më lini të bëj detyrën se nuk jemi në kafe këtu.

Gent Strazimiri: Kryetari me n/kryetarin dhe sekretarin kanë rënë dakord me orët dhe datat e mbledhjeve, këtë nuk e ke bërë, kjo mbledhje është e paligjshme, klandestine.

Ulsi Manja: Rendi i ditës u shpërnda të premten, të hënën u miratua kalendari në Kuvend, nuk kam si ta diskutoj në komision kur n/kryetari nuk është. E hedhim në votë propozimin? (Arrihet konsensusi te vijon mbledhja).

o.j/dita

July 11, 2018 14:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*