7 nëntor, e trishta ditë
Shtatë nëntor e trishta ditë
Ndër ditët e Perëndisë
Lotë gjaku rrodhën sytë
Ra kudo vello e zisë
Shtat’ nëntor shtat’ lule more
Minierë kthyer në varreza
Ti që pasuron oborre
Nënat i bën shamizeza
Oborrtarët si kërmilli
Që përtypen në një grazhd
Jetët shuhen si kandili
Pogradec e në Librazhd.
Shtat’ nëntor shtat’ lule more
Mu në kopshtin e rinisë
Janë të gjitha përmendore
I kushtohen qeverisë
Varfëri që ka kaplluar
S’mbulohet me gjethe fiku
Këtë “dhuratë“ të çmuar
Na e la shteti që iku.
Ata bij nënat i rritën
Që t’i kenë gëzim në sy
Në barkun e malit zbritën
Për të mbet’ gjithmonë aty.
Punë deshën, nuk e patën
Dhe në sofër mungoi buka
Të panginjurit i zhvatën
Në pjatë bosh trokiste luga.
Asnjë gjuhë nuk ka fjalë
Qw të shpreh të tilla dhimbje
Ndaj çapitet shumë ngadalë
Nuk rrëshqet dhe pena ime.
Sot minierat anembanë
Si kuçedër kanë hap gojë
Për të ngrënë fukaranë
Ata njerëz në nevojë.
Ju të kalburat miniera
Një tufë lule mbi çdo gur
Ligjërojnë nënat e mjera
Bij s’do t’u shikojmë më kurrë.
Erdhi prapë koh’e Migjenit
Një e tmerrshme poezi
Mbushur vargjet e refrenit
Veç me fjalën VARFËRI
Nje realitet qe nuk mund te beshe tjeter koment.
Ne mes te tiranes dergjen mijra te rinj dhe te reja qe presin nje vend pune,dhe ne mungese te saj bejne pastaj vetegjyqesira.
O qeveritre “qe vete ju kemi zgjedhur”gjerat jane te theshta sa qe juve nuk i kini marre kurre me mend po te mendoni pak per kete popull dhe jo per oborrin tuaj.
Ktheni syte nga populli se shume shamizeza kini prodhuare ne keto 23 vjete,qe po te ishte kuptuare drejte kurre mos u duket dhe kjo demokraci qe nuk eshte e tille por nje mashtrim dhe menxyre per kete komb.