Arkivat angleze: Pse u shpall mbret dhe sa para mori Zogu nga Shqipëria

Miranda Vickers January 5, 2018 10:58

Arkivat angleze: Pse u shpall mbret dhe sa para mori Zogu nga Shqipëria

Arkivat e vendeve evropiane të interesuara për Shqipërinë nuk janë shfrytëzuar tërësisht.

Historiania dhe studiuesja e njohur angleze Miranda Vickers, mbështetur në arkivat britanike, por edhe në ato italiane dhe serbe, jep një tablo befasuese se si u përgatit terreni për pushtimin e Shqipërisë në 1939 nga Italia fashiste e Musolinit.

Mesazhet e Edit Durhamit për mbretërimin e Zogut, një jaht italian “dhuratë me hile brenda” për monarkun shqiptar, deklaratat e Konti Çianos në prag të pushtimit japin një tablo sa realiste aq dhe tronditëse për pragpushtimin e Shqipërisë.

Mbi të gjitha, për çfarë mendoi Ahmet Zogu dhe cila është sasia e floririt që ai grabiti ditën e arratisjes nga Shqipëria…

Të gjitha këto në këtë shkrim të Miranda Vickers sjellë në versionin print nga DITA.

 

*****

Miranda Vickers

Nga Miranda Vickers*

Më 31 janar 1925 u shfuqizua Regjenca prej katër anëtarësh dhe Ahmet Zogu u zgjodh president i republikës së sapo shpallur shqiptare, ndërsa Tirana u njoh si kryeqytet i përhershëm i vendit.

Kushtetuta që u miratua u ndërtua në mënyrë të tillë që të rriste pushtetin e Zogut, i cili kishte të drejtë të caktonte dhe të shkarkonte ministrat sipas dëshirës së tij. Zogu menjëherë iu përvesh punës për konsolidimin e pushtetit të tij, duke likuiduar apo detyruar të arratiseshin ish-kundërshtarët e tij më të rrezikshëm.

Luigj Gurakuqi u vra një kafene në Bari; vrasësi i tij shumë shpejt u shpall i pafajshëm. Bajram Curri u ndoq këmba këmbës dhe kufoma e tij u gjet në një shpellë pranë Dragobisë. Pavarësisht se në Tiranë e morën vesh të gjithë se Curri vdiq në duart e agjentëve të Zogut, vendasit këmbëngulnin se ai vrau veten. Shumë udhëheqës të tjerë kosovarë, si fjala vjen Zija Dibra, i cili u qëllua për vdekje ndërsa po përpiqej t’i shpëtonte arrestimit nga policia, pësuan të njëjtin fund të parakohshëm.

Mandej Zogu kurdisi lëvizje për të ndërprerë aktivitetet e Komitetit të Kosovës, i cili përbënte një rrezik për marrëdhëniet e tij të mira me Jugosllavinë. Trupat që kishin qenë besnike të Nolit u çarmatosën dhe u shpërbënë.

Megjithëse jugosllavët kishin mbështetur kthimin e tij në Shqipëri, ata nuk ishin në gjendje t’i jepnin Zogut ndihmë financiare, për të cilën ai kishte shpresuar dhe kishte aq nevojë për të mbajtur në këmbë regjimin e tij. Prandaj dhe ai u detyrua të miratonte një politikë bashkëpunimi me Italinë.

Ndërkohë, një territor që kishte mbetur i diskutueshëm, parandalonte përcaktimin përfundimtar të Shqipërisë. Zona e njohur tashmë si Shën Naum në brigjet e liqenit të Ohrit, vazhdonte të ishte e pushtuar nga trupat jugosllave.

Jugosllavët pretendonin se Zogu ua kishte premtuar këtë territor si shpërblim për mbështetjen që ata i kishin atij për rikthimin në Shqipëri në dhjetorin e kaluar.

Gjithsesi, Zogu e mohoi këtë dhe çështja iu përcoll Konferencës së Ambasadorëve. Problemi u zgjidh përfundimisht duke i dhënë Jugosllavisë Shën Naumin dhe zonat përreth malit të Vermoshit, ndërkohë që Shqipëria mori qytetin fqinj të Peshkopisë dhe disa fshatra të tjerë të vegjël.

Shpallja e Monarkisë 1 shtator 1928

Vendosja e monarkisë

I pasigurt për shkallën e mbështetjes nga ana e popullit, Zogu vendosi që ndoshta një monarki do t’i jepte regjimit të tij më shumë siguri dhe vazhdimësi se sa forma republikane e qeverisjes.

Shqipëria ishte i vetmi vend ballkanik që nuk ishte monarki. Prandaj dhe më 1 shtator 1928, Zogu braktisi emrin e tij turk Ahmet, bashkë me ‘u’-në nga Zogu dhe e kurorëzoi veten ‘Zog I, Mbret i Shqiptarëve’.

Ky titull shkaktoi shtangie në Beograd. Ndërsa jugosllavët nuk kishin ndonjë kundërshtim ndaj një ‘Mbreti të Shqipërisë’, ata e akuzuan Zogun për nxitje të prirjeve irredentiste midis shqiptarëve kosovarë duke e quajtur veten Mbret të të gjithë shqiptarëve. Sidoqoftë, ata e njohën atë, në mënyrë që ai të mos shtyhej më tej drejt Italisë.

Për t’i dhënë një peshë solemniteti këtij momenti midis nënshtetasve të tij tejet apatikë, Zogu shpalli tri ditë festime me hedhje fishekzjarresh dhe manifestime ‘spontane’ në qytetet kryesore. Një dekret zyrtar përcaktonte se: ‘E gjithë popullata duhet të marrë pjesë… asnjë burrë apo grua nuk duhet të qëndrojë i ulur nëpër kafene apo restorante gjatë manifestimeve; të gjithë duhet t’i bashkohen manifestimeve popullore’.

Katolikët në veri nuk ishin fort pëlqyes me idenë e një mbreti mysliman. Për të fituar mbështetjen për monarkinë, Zogu i dha çdo oficeri të ri të ushtrisë një gradë më të lartë, një rritje rroge si dhe një uniformë të re plot shkëlqim.

Megjithatë kalimi nga republika në monarki pati pak ndikim në kufijtë e ekzistencës së shumicës së shqiptarëve.

Edit Durhami ka mendimin si edhe shumë të tjerë të huaj se monarkia u vendos kryesisht për të garantuar interesat italiane. Ajo më vonë i shkruante një miku:

“Gjithnjë kam menduar se si Mbreti Zog, aq injorant dhe i pakulturuar, të ishte në gjendje të sundonte me drejtësi, ndaj dhe ishte kjo arsyeja që italianët e lanë atë të bëhej Mbret, në vend që të vazhdonte si President. Me qëllim që ata ta kishin atë vegël të tyre. Si president ai mund të binte dhe në vend të tij të zgjidhej një burrë më i mirë. Por si mbret, ata do ta kishin atë përherë në duart e tyre…”

Kushtetuta e re që u shpall në dhjetor 1928 i dha Mbretit pushtet të pakufizuar legjislativ, juridik dhe ekzekutiv, duke i garantuar Zogut mbizotërimin. Një dokument i përbërë nga 234 nene, kushtetuta shpallte që Mbretëria e Shqipërisë ishte një monarki demokratike, kushtetuese dhe e trashëgueshme.

Ajo nuk ishte një shtet fetar; të gjitha besimet janë të barabarta përpara ligjit. I gjithë pushteti buronte nga kombi dhe trupëzohej te Mbreti dhe parlamenti njëdhomësh. Si mbreti dhe parlamenti kishin të drejtën e formulimit të ligjeve. Interpretimi i mirëfilltë të ligjeve i përkiste pushtetit legjislativ (artikulli 10); zbatimi në praktikë i ishte rezervuar Mbretit.

Procesi zgjedhor vazhdonte të siguronte që vetëm kandidatët besnikë të Zogut kishin shanse për të fituar, për më tepër që partitë politike ishin shpallur të paligjshme. Kështu që vetëm këta kandidatë zgjidheshin gjithmonë. Çdo kandidat duhej të paguante 100 franga ari në zyrat bashkiake para se emri i tij të futej në listë; mirëpo të paktë ishin në gjendje ata që mund të paguanin një shumë të tillë.

Ahmet Zogu

Rritja e ndërhyrjes italiane dhe martesa e Zogut

Përgjatë viteve ’30 Zogu gjithnjë e më shumë u mbështet në ndihmën ekonomike italiane, megjithëse politikanët italianë në mënyrë të përhershme përfitonin nga dobësia ekonomike dhe diplomatike e Shqipërisë. Subvencionet e drejtpërdrejta italiane kishin bërë që qeveria shqiptare të balanconte buxhetin e saj, por me koston që vendi po kthehej praktikisht në një protektorat italian.

Ndërsa Italia filloi të shtrëngonte më shumë vidat ekonomike mbi Shqipërinë, Zogu filloi të frikësohej për pavarësinë e vendit të tij.

Zogu komplotonte pa pushim për të qëndruar në pushtet, duke marrë masa ekstreme për të zhdukur ndonjë tradhti të mundshme. Në fillim të vitit 1933 Hasan Prishtina, një nga udhëheqësit e fundmë të mbetur të Komitetit të Kosovës, u vra në Selanik, pothuajse pa asnjë dyshim me urdhër të Zogut.

Por Mbreti nuk e kishte aq të lehtë të eliminonte masat e fshatarësisë shqiptare, e cila ishte tejet e pakënaqur me regjimin e tij, jo vetëm për dështimet e vazhdueshme të tij për të realizuar reformën agrare.

Në qershor të vitit 1934, flota italiane bëri një vizitë të beftë dhe ta paftuar në Durrës. Italianët filluan tashmë të ushtrojnë një trysni të tillë financiare mbi Zogun, saqë ai u detyrua të rifillonte marrëdhëniet e tij të dikurshme me Italinë, në mënyrë që ajo të mos anulonte huatë që kishte dhënë.

Në gusht të vitit 1935 ndodhi një kryengritje e vogël, por mjaft domethënëse, në qytetin e Fierit, pasi një grup kishte thënë gabimisht se një qeveri revolucionare kishte marrë pushtetin në Tiranë. Lëvizja ishte e përgatitur keq dhe e pa organizuar, e megjithatë ajo bëri që Zogut t’i shkonin drithma.

Me qëllim që të ruante stabilitetin dhe vazhdimësinë e mbretërimit të tij, më 27 prill 1938 Zogu u martua me Geraldinë Apponyi, e lindur më 1915 nga një amerikane, Gledis Stjuart dhe një kont austro-hungarez, Julius Apponyi.

Në dëshpërimin e tij për të gjetur një lidhje të përshtatshme, Mbreti kishte dërguar motrat e tij në Vjenë dhe mandej në Budapest, nga ku ato erdhën me Konteshën Geraldinë Apponyi. Mbreti i kishte lënë një përshtypje konteshës së re kur e kishte parë në një foto që ia kishin dërguar motrat e tij, të cilat e ftuan Geraldinën të vizitonte Tiranën, pas së cilës ai i propozoi asaj.

Dasma ishte mjaft luksoze dhe, midis shumë dhuratave të martesës që mori çifti ishte një Mercedes i gjatë, ngjyrë alle, tepër i fuqishëm dërguar nga Adolf Hitleri. Martesa u prit mirë si në Shqipëri ashtu dhe jashtë vendit.

Pas muajit të mjaltit në Durrës, çifti u vendos në pallatin luksoz mbretëror ekzistues në qendër të Tiranës, i cili shumë shpejt do të bëhej i njohur në Angli si ‘oborri i lodrave’.

Edit Durhami komentoi një udhëtim ekstravagant të pesë motrave të Zogut në Shtetet e Bashkuara: ‘Se pse shkuan Princeshat në Amerikë nuk është e sigurt. Ajo që është e sigurt është se shpenzimet qenë aq të mëdha dhe që fshatarët gjysmë të uritur ndien se ato shpenzime do të kishte qenë më e udhës të bëheshin në Shqipëri’.

Galeazzo Ciano dhe Zogu

Pushtimi italian

Ndërkaq, në qershor 1936, dhëndrri i Musolinit Konti Galeaco Çiano, u bë ministër i Jashtëm i Italisë. Pasi vizitoi Tiranën për herë të parë në prill 1937, ai përkrahu një lëvizje dramatike, e cila ishte kundër prestigjit të lartë të Rajhut gjerman dhe për rritjen e moralit të Italisë.

Çiano ishte për aneksimin tërësor të Shqipërisë nga Italia, e cila, thoshte ai, mund të ofronte strehë për dy milionë italianë. Ai (gabimisht) besonte se ngaqë opinioni publik shqiptar përgjithësisht ishte kundër Zogut, duhej të ishte medoemos pro-italian.

Një plan tjetër i Çianos ishte ideja për ndarjen e Shqipërisë midis Italisë dhe Jugosllavisë. Por kjo ide dështoi për mungesë të interesimit të jugosllavëve, të cilët gjatë viteve ’30 ishin shkëputur gjithnjë e më tepër nga çështjet shqiptare, regjenti i të cilëve, Princi Pavël, nënvizonte: ‘Ne tashmë kemi aq shumë shqiptarë brenda kufijve tanë dhe ata na kanë sjellë aq shumë kokëçarje, saqë unë nuk dëshiroj të rritet numri i tyre’.

Çiano përllogariti madje dhe një komplot ta sajuar për rrëmbimin e Mbretit dhe Mbretëreshës, në një përpjekje për të destabilizuar vendin dhe në këtë mënyrë Italia do të gjente një pretekst për të ndërhyrë për të rivendosur rendin.

Sipas Geraldinës, më 25 qershor 1938 ambasadori italian, në emër të qeverisë së tij, i ofroi Mbretit një jaht me ekuipazh italian. Zogu nuk e pranoi dhuratën, nga frika se mos ushqimi në bordin e tij mund të ishte i helmuar. Në vend të saj, ai tha se mund ta merrte jahtin me qira dhe të bënte një udhëtim deri në Venecia bashkë me disa nga shërbëtorët e tij personalë.

Më vonë Mbreti dhe Mbretëresha dëgjuan se në rast se do të kishin pranuar të zbarkonin në Itali, ata nuk do të lejoheshin të ktheheshin më në Shqipëri.

Në verën e vitit 1938, italianët kontrolluan çdo sektor të rëndësishëm të shtetit shqiptar. Ndërsa Çiano ishte i zënë me planet e kolonizimit, Musolini vuante për të gjetur mënyrën e pushtimit të Shqipërisë.

Një sulm mbi Shqipërinë ishte diskutuar muaj më përpara dhe nga fillimi i shkurtit u vendos që java e pashkëve ishte një datë e mundshme. Por kjo nuk ishte vendosur përfundimisht deri në mesin e marsit, kur Musolini vendosi për pushtimin.

Ai u dha fund dyshimeve të tij për Shqipërinë kur Hitleri pushtoi Çekosllovakinë. Më 25 mars dërgoi një ultimatum ku kërkonte një protektorat zyrtar italian mbi Shqipërinë dhe të drejtën që garnizonet ushtarake italiane të mbronin vendin. Kjo donte të thoshte në të vërtetë humbje e sovranitetit shqiptar.

Çiano e përshkruan ultimatumin si: një marrëveshje e cila, megjithë termat e kortezisë që përmbante, “do të na lejonte ne të bënim aneksimin e Shqipërisë. Ose Zogu pranonte kushte që i kishim vëne ne, ose ne do të bënim pushtimin ushtarak të vendit. Për këtë qëllim ne tashmë kemi mobilizuar dhe përqëndruar në Pulia katër regjimente bersalierësh, një divizion të këmbësorisë, detashmente të forcave ajrore dhe gjithë skuadriljen e parë të flotës detare”.

Më 1 prill 1939 në Tiranë pati një demonstrim masiv anti-italian, ndërsa turmat e irrituara kërkonin armë për të luftuar italianët.

Në një kohë që Mbretëresha priste të lindte, Zogu për të fituar kohë pranoi disa kërkesa të italianëve. Më 5 prill Geraldina lindi një djalë që u quajt Leka. Ditën tjetër luftanijet italiane u dukën në brigjet shqiptare, ndërsa avionë italianë hodhën fletushka mbi Tiranë duke i këshilluar shqiptarët të mos rezistonin. Të gjithë italianët që ndodheshin në Shqipëri ishin grumbulluar në portet e Vlorës dhe të Durrësit gati për të hipur në anije.

Pasi nuk pati asnjë përgjigje nga Zogu për ultimatumin e Musolinit, në mëngjesin e 7 prillit Shqipëria u bombardua befasisht. Mbi 40 mijë trupa italiane zbarkuan në Vlorë.

Ajo pak rezistencë që qenë në gjendje të bënin shqiptarët ndodhi në Durrës nga një grup i vogël i armatosur keq nën udhëheqjen e një oficeri të xhandarmërisë, Abaz Kupit, që rezistoi aq sa mundi deri sa u mposht nga forcat e panumërta përballë tij. Sipas një vëzhguesi:

Kur ndodhi pushtimi, trupat kryesore shqiptare ishin përqendruar pranë Krujës. Qëllimi i tyre ishte mbrojtja e Tiranës dhe kur qyteti të kishte rënë të tërhiqeshin duke luftuar drejt kufirit jugosllav.

Rreth dy javë më përpara, Zogu i kishte kërkuar Beogradit, nëse kufiri do të ishte i mundshëm për arratisje. Ai kishte kërkuar edhe një anije jugosllave për të larguar Mbretëreshën Geraldinë, por nuk mori përgjigje për asnjë nga kërkesat e tij.

Gjeneralët vendosën të ishin të kujdesshëm dhe të mos binin si miu në çark dhe kur italianët me shkathtësi morën rrugën e Elbasanit, ata lëvizën me shpejtësi drejt kufirit grek përpara se ai të ishte mbyllur.

Geraldine Appony

Zogu në ditën e pushtimit

Meraku kryesor i Mbretit në ditën fatale ishte si të shpëtonte familjen e tij. Mbretëresha dhe djali i saj dy ditësh një orë e gjysmë para pushtimit u nisën me një karvan makinash përmes malesh drejt kufirit grek.

Zogu mandej transmetoi një mesazh për popullin e tij duke i kërkuar të vazhdonte të luftonte, por të paktë ishin ata që kishin radio ndaj dhe të paktë ishin ata që e dëgjuan thirrjen e tij.

Përpjekja e tij përfundimtare për të biseduar me italianët qe krejt e kotë, ndaj dhe ai mandej mori vendimin fatal të ndjekë gruan e tij në arrati.

Para se të linte pallatin ai shkoi krejt i vetëm drejt kasafortës gjigande në zyrën e tij dhe mbushi një mori arkash me napoleona floriri. Sipas raporteve të asaj kohe të Forin Ofisit britanik, kjo shumë llogaritej në rreth 50 mijë lira stërlina.

Me një shpurë të anëtarëve të qeverisë, më shumë se pesëqind oficerë të komandës së lartë, bashkiakë dhe këshilltarë – gjithsej rreth dymijë vetë, mbreti kaloi kufirin dhe hyri në Greqi. Ai nuk do të shkelte kurrë më në tokën shqiptare.

Botuar nga Dita

 

Miranda Vickers January 5, 2018 10:58
Komento

56 Komente

  1. LOVE April 7, 15:50

    ja ka fut kot inglizi
    po Mujo Ulqinaku ,aaa ,nuk luftoi ai ? partia na mesoi qe vetem M.Ulqinaku i beri ball 6 mij aropllaneve te pushtuesit ….6000 mij ,kurioze jam te di kush i numeroi
    thua po pushtonte Rusine
    dhe ky kapter i mbretit ishte ,po kete nuk e thoshte njeri ,biles dhe fotot ku mbahej”Z” ne jake te kemishes ,ja hoqi partia ,vetem mustaqet alla Zogu nuk e di pse nuk ja hoqen
    batalioni i ABAZ KUPIT ,paska luftuar , po kjo nuk e pengoi bishen komuniste te burgoste ,internonte gjithe jeten familjen e tij ,duke i cilesuar si tradhetar
    ka qene dhe nje toger i mbretit nga Saranda ,me emrin ZEF ,nuk permendet asnjeher
    dhe as varr nuk ka per kete trim .Gjysherit na flisnin gjithmone per te .
    kur ju dorezua letra nga oficeri madhor italian ,per njoftimin se qyteti merrte emrin Porto Eda me urdher te V.Emanuelit ai u pergjigj :Une urdherat i marr vec prej mbretit tim ,dhe nxori pistolete e la te vdekur ne vend ate qyqarin e italianit .
    kurre su fol per te ,sepse ishte toger i mbretit ….
    tamam qe luften e bejne heronjte dhe meritat i marrin horrat

    sot ne Durres sigurisht do jete perkujtuar lufta kunder fashizmit ,do jene kenduar kenget per kromunistet dhe do jete valvitur shalli i pionereve te enferrit ….
    me siguri komunistet jane proklamuar heronj ….fare e keqe !

    Reply to this comment
    • loni April 7, 16:33

      fjale me mend,,,,luften e bejne heronjte dhe meritat i marrin horrat,,,,sic i mori zogu kurve me bust ne tirane si hero,sic i moren ballistet qe vidhnin pula dhe bashpunonin me pushtuesit,sic i moren te presekutuarit qe asgje nuk bene pervecse i sherbyen komunizmit dhe e hengren nga ai sistem te cilin e mbeshtetet keta gjasem te presekutuar,te gjitha keto jane realiteti i sotem qe i besuam shqiperine ballisteve te presekutuarve dhe armiqve qe quanin deri dje dhe ja ku e katandisen shqiperine me keq se armiku i huaj,enver hoxha paska pasur te drejte qe i paska shtypur keto klasa te poshtra dhe bushtra,e paskeni merituar vdekjen nga enver hoxha te gjitha keto klasa bushtrash,ashtu eshte luften e bejnen heronjte,meritat i marrin kurvat si puna jote oj love balliste.

      Reply to this comment
      • LOVE April 7, 19:11

        loni
        mos qaj , nga pak durim ,s’ke cfare i ben
        sot ka ardhur dita qe ta hani ju
        po ti ngrija bustin te shpija xhaxhi envorrit , mos ki frike
        demokracia ti lejon keto , jemi tolerant me ca tellall e budall si ty .

        Reply to this comment
      • Mujo Ulqinaku April 7, 20:01

        Bravo loni ,kuislingët mos i dëgjoni,merni hurin i dëboni. Prsh!

        Reply to this comment
    • VF LP April 7, 21:00

      @LOVE
      Shko moj e mjere dhe bej frottin vaginal.
      Shko a derezeze se nuk ta kane fajin komunistat qe ke ngele beqare.
      Shpirti dhe zemra jote vetem vrere vjell.
      E mjera ti floket te kane rene, bythet te takojne bulevardin si valixhe pa zot,,
      Era e trupit te ndjen perç.
      Me breke fanellate ke qene dhe ashtu do vdesesh, beqare e lashte.
      E mban dhe ti veten intelektuale dhe familje e madhe, kuislinge te qelbur.
      Love ti? E mjera ti!

      Reply to this comment
      • LOVE April 7, 22:18

        komunisti ,ahahhahahahah qenke nxehur keq
        shiko te tregoj dhe nje histori tjeter
        treguar live nga kampi nazist…ashtu komunist , i Ballshit
        nje katundar nga Ndroqi ,Seit B… ,kishte marre 3 vjet burg per nje llaf goje .Mburrej gjithe diten qe kishte qene trimi i Llum Pezes
        i thane :Po pse te dhane 3 vjet ,cfare the ?
        po ca thashe une i shkreti ,degjova per 6 mije aropllanet
        dhe u thashe : Po per te na pushtuar neve ,sot 300 tajare duhen
        me nxoren ne gjyq dhe gjykatesi me tha – Eshte e vertete qe ke thene me 30 tajare na pushtojne ??
        aaaaaaaa ,jo shoku gjykates ,une jam pa shkolle po kam thene 300 tajare ,jo 30 .me 300 tajare ne marrim fun …megjithate une nuk prishem me qeverine per tajaret e talianeve …thoni ju 30 e leme 30
        e hengri Seiti ….3 vjet per 30 tajare 🙂
        nga biografia partizane ,beri 1 vit e gjysem
        kur doli e pyeten – Aman Seit ,na thuj te verteten -Sa tajare duhen qe te na pushtojne ? Aq sa vite burgu bera …1 tajare e gjysme

        mos u nxeh mor kamunist , se historine e shkruajne te tjeret
        dhe ju ca e keni modifikuar ,ca si shume ,47 vjet e shkruajtet me ……tajare …duket sikur na pushtoi Zogu dhe jo Ducja ….
        47 vjet luftuat kapitalizmin qe kurre nuk ja pate fytyren ,po ama na pushtuan shqiptaret
        hajt te fala partise ,dhe kujtohu qe dhe ti nga vagina ke dale 🙂

        Reply to this comment
  2. Vaqarri April 7, 16:27

    Me 7 Prill 1939 filloi lufta e dyte boterore ne Europe. Gjysma e Polonise u pushtua nga Gjermania me 1 Shtator 1939 dhe gjysma tjeter nga Bashkimi Sovjetik pas dy javesh.

    Reply to this comment
    • Historein January 5, 16:55

      Po pse botoni gjera kaq te rendomta ju lutem! Hiqeni foton e katert se nuk eshte Zogu. Zonja Vickers nuk thote asgje te re, madje argumentimet e saja jane vende-vende infantile.

      Reply to this comment
      • ERA January 7, 22:11

        hahaha Bravo, paske sy te “holle”
        Thashe dhe une te foto #4, Zogu kaq i pashem?! Ai ta shpifte. Qe ne fytyre dukej anadollak!

        Reply to this comment
  3. Deli April 7, 16:37

    Edhe ai oficeri tjeter qe nuk pranoi te dorezoi flamurin, beri vetevrasje jane mese nje.
    Po ata tjeret oficere e ushtarak me qindra sish qe iken si lepuj u zhduken ate dite, nuk nderuan flamurin, mbretin atedheun e as betimin qe kishin bere me heret.
    Po disa dite me vone kur italianet bene thirrje publike per te gjithe personelin ushtarak shqipetare,te vijne te regjistrohen dhe te marrin rrogat Tirana u mbush plot me te tille, mese tyre edhe shume bajraktare, vojvode, kapitane, pari me veshje kombetare e te stolisur.Duhet te thuhet e tere e verteta per ate date kobezeze per shqipetare.

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet duan apo nuke duan zogolljanet dhe enveristat bashke. January 5, 12:35

      O Deli, sic treguan vitet si oficeret e zogut te zogollajve, ashtu dhe oficeret e Enverit,si para pushtimit dhe pluralizmit brenda djajve ne nje kanace paskan ngrene buken, kur shikon se si keto paloushtarake, megjithse u paguan shume nga taksapaguesi popull, perseri ata e braktisen, duke u bere bukeshkale si zogu i zogollerve, ashtu dhe oficeret e Enverit, duke u bere nje me boten e krimit dhe korrupsionit.Perse ishin dhe mbeten keto ujqer e cakej ne krie te tri pushteteve, dhe nuke u denuan krimet makabre te tyre dhe persekutoret ne to si dje dhe sot, SOVRANI, SHBA dhe BE-ja kerkuan me force Reformen ne Dretesi, Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit. Shqiperia pa permendore zogolljane e enveriane, do te behet me e bukur dhe e lire, ku bukes do t’i thuhet buke dhe ujit, uje. Mjaft me,Historia e Shqiperise duhet bere, por jo nga palo historianet qe i sherbyen zogollajve dhe diktatures komuniste, por ne baze te dokumentave te EUROPES dhe SHBA-se.

      Reply to this comment
  4. fshatari. pafshat April 7, 17:37

    Nuk eshte Turp te pranohet se nuk pati rezistence te armatosur, frontale, masive ndaj pushtimit fashist Italian. Sepse Mbreti, kreu i shtetit, i ushtrise, IKU, TRADHETOI. POPULLI mbeti. U ORGANIZUA. FITOI ne fund te fundit. FITORJA esenca e ngjarjes. Ajo duhet – meriton levdata, kurora – kujtuar – ngritur ne piedestal.
    Pse ju te rinjte beni idiotin, bythelevizurin, edhe kur eshte fjala per Atdheun?

    Reply to this comment
  5. miroo April 7, 17:46

    po pse luftut italionin o mytebere……do ishim 70 vjet perpara.. hani fara luledielli dhe ngrohuni ne diellin e mengjezit.

    Reply to this comment
    • Besniku January 5, 14:35

      70 vjet para kujt, miroooo!
      Italianet vete deri ne vitet 50 -te ishin ku therret qameti.
      Lexo ,more djale, lexo literature e shiko filma te kohes, e do diturohesh pak e nga pak

      Reply to this comment
  6. SS April 7, 18:07

    Bordello ka qene vendi yne ne periudhen e Zogut Te gjith sa vinin cfrrynin topat me Italian Inglez Jugosllav duke e mbarsur dhe vete Zogun duke u aratisur per ne martenitetin e Greqise Enver Hoxha ka qene themelusi me baza te shendosha te shtetit Shqipetar kurr sot krenohemi me mburrje qe jemi Shqipetar dhe jo turi shtrember tradhetaret e kombit qe jane shtuar gabimisht ne mase

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 7, 19:33

      Populli : Tridhjetë e nëntë mos ardhsh kurrë/ se na rrëzove flamurë…/ ç’ke flamur që po rënkon/ Kumbarorja s’më kujton/ ç’ke flamur që psherëtin/më harroi shoku Edvin/!!! PS/si do të edukojmë brezat që vijnë me vigjilencën kundër fashizmit kur Qeveria dhe Ministria e Kulturës nuk kanë nga 7 prilli asgjë për të përkujtuar ??? Tung!

      Reply to this comment
    • ELIOT January 7, 15:43

      PO S S S ..ENVERI ISHTE BURRE …???? SE NA HOQI LIRINE DEMOKRACINE … QE ASNJE EUROPIAN I ZGJUAR SE BERI .. FRANCA ANGLIA EUROPA E MBARE I HAPI KUFIJTE … I BETE VOTIMET TE LIRA ….ENVER DIKTATORI VRAU INTELIGENCEN … BERI QE TE IKNIN TE ZGJUARIT DHE SHUME SHQIPTARE … DHE E SHFRYTEZOI POPULLIN PER RRACEN E VET … ARBERESHET IKEN NGA TURQIT … SHUME SHQIPTARE IKEN NGA BOLSHEVIKU ENVER ….CFARE BERI ZOGU ME OPOZITEN NJEREZ PATRIOTE ….BERI EDHE ENVERI ..SE JA LA DHURATE KOSOVEN SLLAVIT ..PRA ISHIN TE 2 NJESOJ VETM QE ENVERI ME 30 VJET ME VONES ..DHE SA PER SULMIN KUNDER SHQIPERIS E…. DUCJA SE KISHTE ME SHQIPERINE .. POR DONTE TI TREGONTE HUTLERIT SE EDHE AI KISHTE FORCA PER TE PUSHTUAR EUROPEN SIC E BERI HITLERI ME POLAKET DHE CEKET ….PRANDAJ LUFTA ISHTE E PA EVITUAR ..SE HITLERI E KISHTE PROGRAMUAR ..DHE CIANO BENTE SHPESH UDJETIME NE GERMANI POR TE PROGRAMUAR ME HITLERIN PER SULMET NE EUROPE … DHE HITLERI E URDHEROI DUCEN QE T E SULMONTE FRANCEN NGA NICA … VENTIMILIA . PRA ZOGU ISHTE NE MES 2 ZJARRESH …POR QE NUK E MBROJTI VENDIN … KETE GJE SJA FALIN SHQIPTARET .. NDERSA PER FLORIJTE …MIRE JA BERI .SE DO TI MERRTE DUCJA OSE HITLERI ….. OSE ENVERI PER TI BERE RRUSHE E KUMBULLA PER FEMIJET E VET NE EUROPE … PO PER NE EDHE SIKUR TE KISHTE MILIARDA …ENVERI PRAP BUKEN 40 SDO TJA ULTE CMININ DHE RROGAT SI NE AFRIKE SA PER .TE FSHIRE BYTHEN NE EUROPE ME ROGAT E ENVERIT .. ENVERI THEMELUESI I MIZERJES DHE HEQJES SE LIRIS E… VRASEI I DREJTAVE TE NERIUT ….VRASEI I INTILIGENCES …. EGOIST ..DGELPER KRIMINEL .. QEN BIR QENI QE PER VETEN E VET . VRISTE EDHE NENEN E VET … ME NJE FJALE ZAGAR …. PLENASH ….

      Reply to this comment
  7. gregori April 7, 19:26

    E lexova me vemendje per te gjetur “zbulimet e dokumentave te reja” ne lidhje me Zogun dhe pushtimin e Shqiperise, por nuk pashe gje.
    Gazeta DITA, po ju nuk i dinit me pare keto qe keni shkruar sot ne gazete?

    Reply to this comment
  8. kd April 7, 19:45

    Po ai qerosi i klanit qe ka shkruar per “heroizmat”e zogut,si e ka emrin more ai blendi fefziu ka lezuar ndonje rresht te shkruar nga kjo zonja ingleze????,qe i bene tradhetaret e ketij populli heronj

    Reply to this comment
    • Hekali April 7, 20:05

      Unë me “kd” i pritëm me pushkë italianët. Edi Rama, kumbaro dhe Mimi u fshehën te kafja ” zog-jari me mustaqe”. Blendi fevzia dridhej nga tradhëtia!

      Reply to this comment
      • Myzeqeja April 7, 20:08

        S’ka lënë luftë pa bërë ky kallëmi i hekalit. A dëgjove re?

        Reply to this comment
        • Vlora April 7, 20:11

          Hekalit unë ja dhaç dyfekun për të luftuar me italianët. Ti myzeqeja u fshehe në kallëma me blendi fevzinë e me salinë. Nashti kështu janë punët si kërrehet historia.

          Reply to this comment
          • Vlora April 7, 20:14

            Harrova unë të them se me mua ishin dhe dy djem trima, xhevdet shehu dhe erion habilaj! Shënojini dhe këto që thaç në defterët e kësaj Mirandës.

  9. SuloKapedani April 7, 21:33

    Kush dèshiron te dijè pèr satrapin zog tè shkojè nè londer ne arshivat e Foorin Ofis dhe te bindet pèr bèmat e tij.Ajo shtatore qè eshte ngritur pèr tè meriton tè futet nèn tokè tè mos duket gjekundi.Sa pèr luftèn nè durrès kunder pushtuesve italian eshte e vertete qè disa forca kañe luftuar dhe jane vrarè njerez si Mujo Ulqinaku Hamit Dollani etj.por edhe nje oficer madhor rus mercenar i ardhur nga serbia nè shoqèrimin e zogut pèr te rrèzuar Nolin dhe mori pushtetin.Ne atè lufte jane zène rob nga italianet plot xhandar shqiptar dhe jane derguar nè frontin e luftes italo-greke.Aty kam patur edhe une nje xhaxhain tim.Ka shpetuar rastèsisht nga pushkatimi i qeverise fashiste nga ndodhia e nje italiani.Ka shumè gjèra ,por tradhetia dhe vjedhja e satrapit zog nuk mbulohet dot.Ata mjeran qè duan ta mbulojne jane shume tè vegjèl tamam glase harabeli.Eshte e kote te merresh por ndonjehere edhe duhet .

    Reply to this comment
    • LILI January 5, 14:11

      jo Sulo kapedani ,kush do me dite pse anglia planifikonte copetimin e Shqiperise edhe kundershtoj ne cdo rast forcat nationaliste ,le te shkoje te germoje ne arkivat e foreign offisit.. do te gjeje kujtimet e Churchillit edhe marreveshja e tij me serbine e grekine per ndarjen e shqiperise, ide kjo qe ishte alpha e omega i britanise qysh ne vitet 1912…
      Merit e Zogut eshte se perkunder gjithe kete opozite nga shtetet evropiane forcoj Shtetin shqiptar.
      hapi syte ma shume e shiko pertej syzat enverian o sul kapedani..

      Reply to this comment
      • mirel January 6, 16:56

        Yyy plera te felliqura zogiste, tradhetine do e gezoni se jeni fare mizerje, kerma.
        Ik bej shkolle, meso zgjedhimin e foljeve. Injorante te shekullit.

        Reply to this comment
  10. berisha April 8, 02:50

    VF-LP
    Mu habit ne kete parull e shikoj shpesh aty ku thote izoti emrir ku vagina e mamas tia ben qiqin wc dhe e shikoj kete emer ne gjitha wc ,mos vall punon pastrues e ketu na flet per historin e deformuar nfa frikacak komunist kete e kane thene dhe Anglezet e Gjermanet partizanet isjin hajdut e frikacak po grabisin fshatrat e tyre,une mendoj se per A Kupin duheni ta lani gojen ju se ju vjen ere e keqe qe ta permendeni.
    Love ka drejte gjitha jane te verteta por ka dhe denime tjera qesharake sa duash idjotizmat e envorrit,te kujtohet
    Qoji te fala sateme ka qene edhe kurvar gey dhe kriminel duke eliminuar dashnort e Nexhmijes kishte shume edhe jugosllav,Mogoshen,Popovicin etjer

    Reply to this comment
  11. Mark uk April 8, 08:20

    Do ishte mire qe gjermanet te mos thyheshin ne Europe,se nuk do kalonim 50 vite tmerri me rregjimin komuniste qe u zhduk,po era e keqe vazhdon akoma.

    Reply to this comment
    • Furtuna April 8, 13:17

      Po flet Mark uku i flet bytha dhe ulluku…?

      Reply to this comment
      • Grigor January 6, 14:04

        O Furtuna
        Derisa te vdese ky brezi i gomereve si Mark Ukaçjerra, Info Trapi Analitike dhe disa te tjere qe akoma u del Enver Hoxha ne ëndërr, kete pune kemi.
        Por ne nuk kemi pse merremi me nje tufe idiotesh. Keta jo vetem qe jane pakicë, por nuk kane as bythe. Enver Hoxha vertet persekutoi familjet e tyre, por Sali Berisha ka shkerdhyer vete keta, jo familjet.
        Keta jane kail te durojne shkerdhimin aktual nga nje komunist i flaktë si Berisha, por flasin per Enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur.
        Edi Rama ishte i pari qe u dha demshperblimet, u dha poste te larta ne pushtet, keta prape hane me nder …. Ndersa per Saliun? Asnje fjale se nuk kane bythe. E dine se Saliu eshte komunist dhe te heq qafe.
        E dine qe nga PS nuk i gjen gje, dhe shajne PS. Burracake dje, burracake sot.
        Askush nuk mohon krimet qe beri diktatura komuniste. Beri edhe me shume krime nga sa kujtojne keta mjeranet katunare me telefon.
        Por keta kane vetem hallin e bythes se tyre. Meqenese diktatura fashiste e Hitlerit do tu jepte privilegje, ajo do ishte diktature e mire, sipas ketyre idioteve.
        Mjafton kaq, qe t’ju heqesh fillin dhe t’i injorosh se jane per te ardhur keq. U ka mbetur ora ne vitin 1985. Keta mire jane dhe kaq. Une mbase edhe do isha çmendur nga persekutimi. Une personalisht nuk u persekutova por gjyshi im hoqi te zite e ullirit 10 vjet rrjesht derisa e shpetoi nje mik i veti.
        Por se çfare lidhjeje mund të kete Edi Rama sot, apo edhe çdo komunist i asaj kohe dhe pasardhësit e tyre sot, pervec Enverit qe krijoi diktaturen dhe atij sigurimsit te flakte une kete nuk e di.
        Enver Hoxha diktator as nuk e ngre as nuk e ul Zogun si figure. Zogu mbetet po ai tradhetari i kombit I vitit 1939, dhe Enver Hoxha mbetet po diktator.
        Edhe Hitleri ishte diktator por nuk e shan njeri per tradhetar te Gjermanise. Kriminel por Jo tradhetar. Ndersa Zogu ishte edhe tradhetar, edhe burracak, edhe kriminel.
        Por sot jemi ne vitin 2018 dhe nuk duhet te shohim tek njeri tjetri armikun, siç bejne keta debilat qe shohin komuniste ne ëndërrat e tyre me sy hapur.
        Megjithate, siç e thashe keta nje pakicë jane. Kush pyet per keta.

        Reply to this comment
        • mark uk kolaboracionist i nemces January 7, 23:38

          Mark uk-u spo na thote gje te re
          cfare thote Mark uk shpellari i dnin e i bene ne kohe te luftes KOLABORACIONISTET. Evropa u tregoi vendin e pastaj dihet historia.
          vetem se sot soji kolaboracionisteve shesin detet e falin tokat e shqiperise ne kembim te mbeshtetjes se huaj, per ardhje ne pushtet, kundra mireqenies se perbashket, e per zaptim bajraktar te vendit.

          Reply to this comment
    • ERA January 7, 22:17

      Mark, beji nje nder kesaj toke dhe vrit veten! Je komplet i pavlere! Gjynah te thithesh oksigjenit e dikujt tjeter!
      Kur te kesh ikur, do thone :” TE PAKTEN ISHTE BURRE!”

      Reply to this comment
  12. Lleshi April 8, 14:38

    Nuk e kuptoj kete logjike ! Te perdoresh gjakun e martireve , te Mujo Ulqinakut me shoke (sepse pati disa qindra shqiptare qe dolen luftuan me cfare kishin ) , per te shpelare fytyren e bajgosur deri ne erekeqje te tradhetarit Zog , kjo eshte vertete e trishtueshme !

    Kesaj i thone te mos kesh hequr dore sot e kesaj dite nga tradhetia ! Megjithese jeni bashkekohore ! Eshte ne mode !

    Reply to this comment
  13. i padituri April 8, 14:45

    “Para se të linte pallatin ai shkoi krejt i vetëm drejt kasafortës gjigande në zyrën e tij dhe mbushi një mori arkash me napoleona floriri. Sipas raporteve të asaj kohe të Forin Ofisit britanik, kjo shumë llogaritej në rreth 50 mijë lira stërlina, gjithçka që kishte mbetur nga pasuria personale e tij, e krijuar nga shitja e pronave të familjes në disa vite.” Domethene keta anglezet thone qe nuk vodhi thesarin e shtetit por mori te ardhurat nga pasuria e vet personale. Se ketu spo kuptohet asgje, gazeta Dita qe i del ne krah Zogollit….hej bela.

    Reply to this comment
    • Lleshi April 8, 16:32

      Shko mer injorant ! Zogu ne Tirane ishte qiraxhi ! Nuk kishte asnje prone te veten ! Ishte qiraxhi i Zija Bej Toptanit !

      Mos shiko ti qe hajduti i vogel i tij vodhi ish Pallatin e Pionierve , se ka plas peshku per hajdutet ne gjithe Shqiperine !

      Na trego pronat e Zogut (te Tunes) , ti bashke me thashethemet e anglezeve ! Floriri dhe arkat , kane numer serial , qe ajo Anglija jote dhe e Zogut , i ka regjistruar ! Mbetet duke bo kopilin !

      Reply to this comment
      • Kafja "jari me mustaqe" April 8, 20:21

        Këtu te unë promovohen librat e zogjit! Ftojmë në çdo promovim z. Edvin,kumbaron,fevzinë dhe salinë! Kemi dhe kafe bëjmë dhe promovime. S’ka të majtë e të djathtë se me nder, një mut janë! Hajde kafe dhe libra për bazin e canes,zogjin dhe jakamonin…! Tutjeta!

        Reply to this comment
        • Kafja "jari pa mustaqe" April 8, 20:25

          Eh ç’mu desh mua që hoqa mustaqet! M’i mori të gjithë klientët ky që i mban mustaqet akoma! Tung!

          Reply to this comment
          • Lleshi April 8, 21:50

            Ha…ha…ha.. vet u krujte qe i hoqe ! Ha…ha…ha.. mire burre nuk ishe ndonjehere , por te pakten kishe mustaqe ! Tani , naaaaa…. dac hesapi ! Je depilu moo …!

  14. veri April 9, 01:22

    Qe Zogu ja mbathi,ja mbathi,po Enver Hoxha ku ishte ne 7 prill 1939? Vetem tradhetari Abaz Kupi e paska mbrojtur frontin?

    Reply to this comment
    • intelektuali August 20, 08:09

      Enver Hoxha ate kohe punonte akoma ne ambasaden e Zogut ne Bruksel sis sekretar i pare, ku ishte emeruar me ndihmen e gruas se Myfit Bej Libohoves pa patur kurfare dipllome, te cilen pas Luftes e mbylli ne nje kotec pulash derisa sa dha shpirt ne mundime te medha. Me pas u strehua deri ne 1944 ne
      Tirane ne vilen e kunatit te vet ballist, fashist dhe minister i jashtem kuisling Bahri Omari, por per fat te keq ASKUSH nga historianet komuniste nuk guxon te hape gojen per kete fakt ashiqare historik.

      Reply to this comment
  15. Pëllumb zaimi April 9, 13:03

    Amon, hajde ti “Lleshi” klienti im. I ke t’pagueme t’gjitha,vetëm klientë dojsha me shtu! Hajde se t’jap pa pare nji libër të blendi sali fevziut! Amon “Lleshi” ? Me t’pyt,ça o ky depilimi,mos osht noj gja me tritol sale?

    Reply to this comment
    • Kafja jari pa mustaqe për Lleshi-n April 9, 13:11

      O Lleshi ,or çun? Ai komenti ma cipër osht jemi por e bona m’celular t’pllumit ene harrova me vu nick-un tem! Mos ja quj pllumit se klientët m’hikën e m’hik ene autorsia! Të përqafume t’forta!

      Reply to this comment
    • Lleshi April 9, 13:17

      Depilimi osht me ti shkul qimet me pince , e me te bo dac fare ! Ha…ha…ha…ha..
      Kena fest pra mo , se osht depilu Jari !
      O Pellumbo , cfare me do mu klient or burre ! Une s’kam pare ! Merr Jarin qe te gdhihesh zengjin !
      Mos u merr me thesin e shqepur , se vetem halle do kesh ! Ha…ha…ha..

      Reply to this comment
  16. mike August 19, 21:02

    a e pate kush zogu e kush eshte geraldina . e shkreta e mbetur pa asnje kacidhe se e jema iku ne amerike u martua prape e keta mbeten si jetime ne zvicer .keshtu pranoi te martohej se edhe zogu erdhi verdalle e nuk i dha njeri grua. geraldina solli me vete motren e vellain e vogel qe e futi ne shkolle ne licun e korces.
    eh o zot i madh qe akoma vazhdohet e thiret mbreti zog e princi leka .akoma me bust kur vrau e preu atdhetaret e vodhi e shiti vendin.

    Reply to this comment
  17. drejt August 20, 03:42

    MBRETI YNE I LAVDISHEM KA EDHE PERMENDOREN ME MES TE TIRANES, DHURATE NGA XHAXHI SALI BERISHA…! PER NDER TE TRADHETISE DHE VJEDHJES SE TIJ.

    Reply to this comment
  18. intelektuali August 20, 08:01

    Miranda Vickla e ka lexuar historine shqyptare nga arkivat e Partise se Punes, sepse eshte kontradiktore ne ato qe thote per Ahmet Zogun:

    “NGA NJERA ANE PERGATITI PUSHTIMIN SI BESNIKU I ITALIANEVE DHE DUCES, NGA ANA TJETER JA MBATHI DUKE U ARRATISUR NE ANGLI ME GJITHE FLORIRIN E BANKES SE SHTETIT QE U GJET ME PAS I FSHEHUR NE MALET E BAVARISE NGA HITLERI.”

    Edhe Enver Hoxha me kalemxhinjte e tij i sajonin me mire historite e tyre bolshevike per Mbreterine e Pare shqyptare sesa komunistja Miranda Vickla qe perpiqet:

    T’I TREGOJE BABAIT ARRAT

    me historite e saj qe kane qene pergatitur prej kohesh ne bodrumet e KQ te PPSH me urdher nga Beogradi dhe Moska per te hedhur balte mbi Mbreterine e Pare shqyptare, e cila i dha Shqypnise autoritetin europian properendimor dhe i beri shqyptaret njesoj si te gjithe popujt e tjere te Evropes, ne dallim nga regjimi katil sovjetik lindor qe implementoi Enver Hoxha ne vendin tone, qe per keto 70 vjet e ka bere Vatanin si nje CIFLIG personal te mafies komuniste me pushtet dhe shqyptaret si skllever ne vendin e vet, si nje fis prej Afrike ZULU.

    Po pse nuk te vjen zeri flet moj komunistja enveriste Miranda Vickla per Bahri Omarin qe komandonte politiken e jashtme te qeverise fashiste kuislinge pas largimit te Ahmet Zogut dhe qe kishte strehuar ne vilen e vet ne mes te Tiranes, ngjitur me vilen e Qazim Mulletit edhe kunatin e vet pederast dhe sadist Enver Hoxha edhe te dashuren e tij Nexhmije Hoxha qe nga viti 1939 deri ne 1944 me dokumente qe jane arkivuar ne Londer dhe qe mund t’i lexosh edhe ne Enciklopedine Britanike fare lirshem?

    Po pse nuk flet moj Mirandaj Vickla per mbledhjen e Mukjes ne 1943 ku Ahmet Zogu kishte derguar besniket e tij bashke me dy oficeret e larte angleze dhe kur u hodh ne tavoline oferta angleze per bashkimin e trojeve shqyptare ne nje shtet te vetem me kushtin e ndryshimit te kursit politike te vendit nga Rusia bolsehvike ne drejtim te Perendimit Demokratik dhe qe Enver Hoxha e hodhi poshte me nje pabesi kriminale si tradhetia me e madhe historike ndaj Vatanit?

    Po pse nuk te vjen zeri fare moj komunistja enveriste Miranda Vickla per kahsapanen ne Kanalin e Korfuzit, kur Enver Pederasti vrau dhe masakroi ushtaret angleze me mina jugosllave sepse i kishte shitur BYTHEN dhe Vatanin bolshevikeve te Moskes dhe Kremlinit per ta bere Shqypnine si nje Ciflig mesjetar te familjes se tij?

    Reply to this comment
  19. ´´ January 5, 13:45

    Lexon komentet dhe kupton perse ky popull ,
    nuk do ja arrij kurr jo vetem nji bashkimi kombetare ,
    por s’do ket asnji shanc te ndertoj nji shtet te tipit europian ,i cili te vendosi themelet e forta te civilizimit e largoj njiher e pergjithmon injorancen e cila mbrohet me fanatizem nga nji pjes jo e vogel e shqiptareve . Qe qytetari shqiptare akoma sot,mos te jet i afte ,te ket nji koncept te qarte ,mbi tradhetine ndaj atdheut dhe te bej diferencen e te keqes se shoqerise tij nga e mira ,kjo flet sot shume .
    Nji kuptohet qarte sot ,ne politikat e huaja vs Shqiperise ; Ato kan ndryshuar vetem ne formulime ,pra kan ndryshuar vetem Fasade-n ,nderkohe qe mbas saj ,vazhdoj te aplikohet e njejta filozofii e praktike ,si ne te kaluaren . Ajo qe shqiptaret naive e kujtojne me shprehjen :”Historia perseritet ” (sigurishte qe perseritet ne vendet, ku populli i atij vendi ,nuk meson nga Historia ,por perserit te njejtat gabime ne cdo epoke ) . Per analogji ,nqs do shofim se si u veprua me prurjen e politikes se Huaj ,te nji injoranti si salih berisha ,ne krye te shtetit Demokratike Shqiptare , politikat e ndjekur nga ky kuisling sharlatan ,ishin te njejta ,identike me politikat e Zogu-t te Gomarit nga mati ! – Dhe politikat e tij vazhdojne te jen ala sot ne fuqi dhe dominojne gjithe shoqerine shqiptare ne cdo institucion e ne cdo fushe te jetes se shqiptarit . (Lexoni me kujdes “kontrateten “Ahmet Zogoll-Pasic – ndermejt shume ligjeve qe Serbia i kerkonte te zbatonte Zogu ne Shqiperi ishte vec mos pasjes se nji Ushtrie Shqiptare ,por shqiperia te carmatosej ,pooor te Luftohej kudo Elementi Inteligjent e Patriotike Shqiptare .pra zhdukja e Qytetarise dhe Kultures Shqiptare dhe shndrimi ne nji vend me tipare Mesjetari, nji art populli kolonial ,skllav ) – A nuk kemi sot kte Shqiperi ? Pa ushtri . E carmatosur nga cdo Force Shqiptare .U zhduke cdo Kulture Art moral qytetari e vlerat e shoqerise ,pra u cmontua nga rregjimi i salih berisha (zogu 2) gjithcka ,cdo vlere kombetare e qytetare shqiptare duke u zevendesuar me injorante ,qe sot kane pushtuar institucioen,medie tv e gjithcka dhe vazhdojne te luftojne inteligjencen Shqiptare me te njejtat metoda si dikur .
    Shifni sot si funxionojn Mediat Shqiptare .Pothuaj te gjitha jane ne menaxhimin e qarqeve antishqiptare dhe bejne politika qe jane te papranushme per kohen sot dhe vet interesat e vendit dhe shoqerise.
    Asnji medie nuk funxionon si duhet ,si ne Boten e civilizuar . Nqs ti ai ajo ,afron nji mendim perparimtare e nji logo qe i afrohet botes se qytetaruar europiane ,kjo do ndeshi qendrese ne mediat e atyre qe qendrojne mbas tyre .Pra do bllokohet mendimi i lire i shqiptareve qe duan te hedhin sadopak drite ne ate Bote te erret ! Pra ,kjo ndodhe kudo . Shifeni se cbejn “analistat e medias shqiptare ” – Jane vene ne gare kush te perdori gjuhen me qefllie ,qe do ti japi kenaqsine shokut Lu ! Nderkohe qe Lu s’eshte asgje tjeter ,vecse Versioni Kinez i orangu-tangu-t Arvizu ! – Pra kta jane analistet shqiptare sot qe kan pushtuar median shqiptare . Nji gje dallohet qarte ne kta analiste ,ai Komplex Inferioriteti ,qe per cudi te gjithe Botes e demostrojne plot Krenari !!!
    Dhe nqs ti ushtron nji kritike ose jep nji mendime # nga i asaj bote idiote e sharlatane si thashe me lart bllokohesh menjiher ! Nqs ti ben nji koment banal ,me nji permbajtje idiote ,i ke te gjitha dyert e medieve shqiptare te Hapura ! – Pra aty ,ka nji politike qe kerkon me cdo mjet ,me dhune e censure,te mbaj ate shoqeri ne stallen e injorances ku i pelqen ta shofi edhe Bota e Huaj qe i duartroket dhe jep udhezime ne cdo rast . Marrezia ne ate vend eshte shndruar ne Art !
    —————————————————————-
    Pra ,me falni se u zgjata ,
    aty marrshon Marrezia kudo .
    Aty si edhe ne komentet koptohet qarte ,
    ka nji tru komplet te deformuar per kte shekull qe jetojme . Ai tru ,nuk kupton asgje nga kjo Bote ,se

    Fatet ,experiencat e nji populli /Kombi / Historia e tij ,sherbejn jo vetem si nji Relike Kronologjike e Historise ,pooor ato sherbejne edhe si emancipim/ndergjegjesim /Reflektim i ktij populli , perball vehtes se vet edhe Botes …

    (shpresoj qe ai shembull negativ i censures ,qe i shkon mullirit te antishqiptareve ,mos te aplokohet edhe ne kte koment )

    Reply to this comment
  20. Konti Sbalta January 5, 14:12

    Esat Toptani , Ahmet Zogu dhe Sali Berisha tre personazhe te historise shqiptare nga me te neveriteshmit qe historia dhe populli mbare i ka vulosur me vulen e tradhetise kane pasur te perbashket grabitjen e pasurise kombetare , vrasjet e kundershtareve per te qendruar ne pushtet dhe shitjen jo vetem te interesave , por edhe te pasurise Kombetare. Sharlatane , si Fatziu(fevziu) ,Ikonomet e lakej te tjere qe u thurin hymne ketyre fytyrave te shemtuara te kombit tone , meritojne edhe ata perbuzjen dhe shperfilljen deri ne neveri ,pamvaresisht posteve qe mbajne ose kane mbajtur me dredhira , mashtrime e g jakderdhje !

    Reply to this comment
  21. Izeti January 5, 17:55

    Ahmet Zogolli nje mut muti,,,,,plere ,vrases,,,,,,,hadut,,,,,,ytttttttt qen

    Reply to this comment
  22. Adih January 5, 17:57

    Konti SBALTA @ Armiku me i madh qe degjeneroi pronen e mbi te gjitha karakterin e dinjitetin e popullit shqiptar, ashtu si dhe ty eshte ENVER HOXHA . Pastaj vine keta te tjeret ndoshta?? .Ashtu si Turku na shkateroi kulturen ,turqizimin e mbi 40% te shqiptareve qe i ktheu ne myslimane . Qe po e vuajme sot e kesaj dite . Pra shkurt ..Demi me i madhe i shqiptareve , jane turqit dhe Enveri .Veri re komentuesve si puna jote, sa debila kane mbetur .Nuk e kupton ,shkaterimin ,e njeriut ,qe po e vuajme sot e kesaj dite ? A nuk e kupton dinjitetin mbi te gjitha ,na i kane rezuar per toke tamam ,

    si nje qen i ngordhur ,pa zot .Kane shkerdhyer pronaret i kane vjedhur tokat ,tallen me popullin e me pronaret e ndershem , e i kane kollofitur per vehte , qe tme besosh ,bej vetem nje xhiro nga bregdeti . e zogu ,dhe toptani nuk ja vodhi token gjyshit tend , Nuk e diskutoj ,kam te drejte.. A nuk e kupton qe cunat e socem te enverit ,e kane shkateruar njeriun ? A nuk po e sheh me ze e me figure si vidhet diten per diell ,pasuria e popullit ? Shikoi xhepat e tua more i mjere, i ke bosh ,se keshtu e do dhe ka interes partia , popullin . Pa te permendur lavazhin e trurit , qe per kete te fundit me vjen keq ,dhe po e vuan brutalisht , mbare populli shqiptar i ndershem , e me dy mend ne koke.. . Por e di , do te vij inat tani ,por prit VETTINGUN , pastaj veri noten ,ti dhe shume te tjere dhe do me japesh te drejte per se afermi .!!!!Jane vjedhur miliarda ne volute ,plus flori, ku dje pa breke ne bythe e sot miliardiere ,e ti meresh me toptanet e me zogun ,ku ne ate kohe shqiptari , pashaporta e tij njihesh me te gjithe boten , ku enveri te mbylli ne kafaz e sot shqiptaret po emigrojne nga halli dhe spo ja u var kerkush, e po i kthen mbrapsh ,sinqerisht ka dhimje nga ana e ime ,per keta te mjere fukarenj .???!!!

    Reply to this comment
  23. Adih January 5, 19:03

    ..

    Reply to this comment
  24. Pallavra January 6, 05:38

    Edhe zeri i popullit I ppsh nuk shpifte kaq shume. Ik o dita se jeni bere me keq se perrallat me nastradin me keto shkrime!

    Reply to this comment
  25. Arber Iliri January 6, 18:41

    Shume interesante. analiza historike pa anesime e emocione behet nga te huajt, kjo historiane qe duket ne moshe te re kabere nje permbledhje historike fantastike.
    Mesoni o historiane te medhenj te kombit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*