7 Prilli / “Në histori duhet të dish të zgjedhësh edhe kur ka kosto”

April 7, 2016 09:22

7 Prilli / “Në histori duhet të dish të zgjedhësh edhe kur ka kosto”

Nga Pandeli Majko-Kjo është një foto që “godet” më shumë se sa 7 prilli i pushtimit fashist. Ajo paraqet betimin e Gardës së ushtrisë shqiptare të kohës në Romë, në Maj 1939… një muaj pas invazionit të vendit.

Padyshim, çdo ngjarje ka kontekstin e vet. Ajo që dëshiroj të kujtoj sot janë ata përfaqësues ushtarakë dinjitozë si Mujo Ulqinaku të cilët kundërshtuan me armë pushtimin e vendit. Kujtesë dhe respekt, megjithëse ju duhet shkruajtur emri në një pllakë mermeri, me nderim, atyre ushtarakëve që nuk pranuan të betoheshin atë ditë në Romën e kësaj fotoje.

Por… një nderim dhe përulje të veçantë për ata që morën armët dhe luftuan për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë deri në çlirimin e tij.

Në histori duhet të dish të zgjedhësh edhe kur ka kosto.

7 prilli na vjen çdo vit si një “ftesë” e heshtur për cilindo, se në çdo rast e udhëkryq, zgjedhja është vetëm Shqipëria. Kush zgjedh Atdheun përballë pushtuesit, ka falje në çdo kohë.

April 7, 2016 09:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*