7 prilli, tetë dekada më pas…

April 6, 2018 12:12

7 prilli, tetë dekada më pas…

 

Prof. Xhelal Gjeçovi

Ehu, mund të thotë ndokush, sa pushtues kanë ardhur e kanë ikur nga ky vend, pse duhet ta tregojmë me gisht 7 prillin? Mirëpo,kështu mund të flasin vetëm diletantët, ata që nuk i njohin të vërtetat historike ose që i shtrembërojnë ato qëllimisht. Sepse askush më shumë se kolaboracionistët e Luftës së Dytë Botërore nuk i sollën  dëme të pallogaritshme Shqipërisë dhe historisë së saj me përligjjen që i bënë pushtimit fashist, me miratimin që i bënë pushtimit dhe me bashkëpunimin pa rezerva që i ofruan okupatorit…

Panorama e asaj dite të tmerrshme sipas historianit Xhelal Gjeçovi, ekskluzivisht nga SHBA për gazetën DITA. Fashistët italianë e shqiptarë së bashku në likuidimin e pavarësisë së Shqipërisë. Thirrja e Mustafa Krujës dhe Ali Këlcyrës nga Parisi drejtuar Musolinit: “Ndërhyni e shpëtojeni Shqipërinë nga mbreti satrap dhe zëvendësojeni me një regjim autoritar fashist. Do t`u jemi mirenjohës!…” Xhaferr Ypi: Ndërhyrja ushtarake e Musolinit shpëtimtare, vendi shkonte drejt humnerës.

Qëndrimi i mbretit Zog dhe qeverisë së tij. Braktisja e vendit dhe e detyrës ditën e agresionit. Qëndrimi i Fuqive të Mëdha. Deklarata mbi njohjen e Pavarësisë e jo te pretendimeve italiane.  Rezistenca shqiptare përballë provës me te madhe historike. Roli i komunistëve dhe nacionalistëve.

Ndryshmet e ndodhura sot. Italia një vend demokratik, partneri kryesor strategjik i Shqipërisë. Lojërat e opozitës shqiptare. Të pengohen reforma në drejtësi, sidomos Vetingu dhe negociatat me BE-në. Përsëritja e historisë në kushte të reja e me figura të reja.  

Çfarë ndodhi më 7 prill 1939? Kanë kaluar afro 80 vjet që nga ajo kohë dhe në një kohë me zhvillime moderne dhe procese integrimi evropian, shumëkujt mund t’i duket një ditë e zakonshme ajo ditë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Ehu, mund të thotë ndokush, sa pushtues kanë ardhur e kanë ikur nga ky vend, pse duhet ta tregojmë me gisht 7 prillin?

Mirëpo,kështu mund të flasin vetëm diletantët, ata që nuk i njohin të vërtetat historike ose që i shtrembërojnë ato qëllimisht.

7 prilli i 1939-s është një datë me një simbolikë të veçantë, pasi na kujton një ditë të zezë, qe nuk mund te harrohet kurrë, agresionin dhe pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, një ngjarje që la gjurmë në raportet midis dy vendeve, duke i tronditur ato thellësisht, e duke goditur kësisoj ndjenjat dhe aspiratat e dy popujve tanë për fqinjësi të mirë. Pikërisht për këto arsye për këtë datë jo vetëm duhet të flitet, por edhe pas tetë dekadash mendoj se ka vend që ajo të ndriçohet dhe të analizohet…

Përgatitja e pushtimit fashist

Pas një sërë negociatash e allishverishesh  me ish-mbretin Ahmet Zogu, krerët e fashizmit italian vendosën ta presin nyjen gordiane, në mënyrën më të keqe të  mundshme, duke ndërmarrë agresionin ushtarak ndaj një vendi të vogël fqinj, me të cilin popullin italian e lidhte një histori dhe miqësi e lashtë, për shkak të afërsisë gjeografike, por dhe të ndjenjave të dy popujve tanë, që në jo pak raste i kishin qëndruar pranë njeri tjetrit, në përballje me sfidat e historisë. Mjafton të kujtojmë periudhën e heroit tone kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo vetëm, për të pohuar se shpesh herë ata qenë rreshtuar së bashku në të njëjtën llogore për të mbrojtur qytetërimin dhe ekzistencën e tyre nga invazionet e huaja.

Nga kjo traditë dhe prirje e përgjithshme, në historinë e marrëdhënieve italo-shqiptare njihen dy përjashtime, 1920-ta dhe 1939-ta, që të dyja të krijuara nga të njëjtat qarqet agresore dhe fashiste, me të njëjtën platformë, për të realizuar ëndrrat dhe ambiciet fashistoide ndaj territorit të Shqipërisë.

Në të parin për të mbajtur në zotërim medoemos, me dhunë, pjesë vitale të një rëndësie të veçantë strategjike, siç ishin Vlora dhe Sazani, duke cenuar rëndë sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Kurse në të dytin për të pushtuar krejt vendin, për të likuiduar pavarësinë dhe kthyer atë në një provincë të shtetit italian.

Në të dy rastet veprimet e pashembullta  të qarqeve ekstremiste italiane janë kundërshtuar e dënuar me forcë nga populli italian, opinioni publik përparimtar dhe forcat progresiste antifashiste, si Parta Demokristiane e De Gasperit, Partia Komuniste e Toliatit dhe ajo Socialiste e Nenit, tri figura të njohura të politikes italiane, që udhëhoqën rezistencën antifashiste italiane në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Ajo që duhet theksuar është fakti se duke mos nxjerrë mësime nga disfata e pësuar në 20-tën, të njëjtat forca, në 39-tën, pa kaluar as njëzet vjet, do të përsëritnin aventurën e tyre, kësaj here me forca, projekte e synime më të mëdha e më të renda,per ta pushtuar dhe aneksuar krejt  vendin, për ta shndërruar, siç u tha në një provincë të shtetit italian, por dhe në një bastion për agresione të tjera ndaj vendeve të rajonit.

Po përse gjithë kjo lakmi, xhelozi e herë-herë dhe egërsi, ndaj një vendi të vogël mik? Cilat ishin ato rrethana, faktorë e interesa që i nxitën qarqet fashiste drejt aventurës së 7 prillit 39-të?

Studiuesit shqiptarë dhe italanë, kur flasin për këtë temë, renditin më së pari  dy faktorë, si më kryesoret:

Së pari pasuritë që afronte Shqipëria, me tokën dhe nëntokën e saj të pasur, sidomos në produkte strategjike të një rëndësie të dorës së parë për industrinë ushtarake, si nafta, bitumi, kromi, hekuri etj.

Së dyti pozicioni strategjik i Shqipërisë, që ua shtonte lakminë dhe interesin fashistëve italianë qe t`i hynin kësaj aventure. Në dokumentet e kohës bëhet e qartë se në planet e Musolinit nuk parashikohej që ambiciet e Italisë të kënaqeshin e ndaleshin me pushtimin e Shqipërisë. Jo, ambiciet e Italisë së viteve 30-të shkonin përtej kësaj; ato drejtoheshin dhe ndaj popujve e vendeve të tjera te rajonit.

Agresioni i ndërmarrë ndaj Greqisë ne tetor 1940 provonte më së miri synimet e Musolinit, që të vazhdojë politikën e dhunës, forcës e të agresioneve ndaj vendeve të tjera të rajonit e më gjerë. Në kuadër të realizimit të këtyre ambicieve, sapo morën pushtetin në vend, fashistët italianë së bashku me aleatët e tyre, nazistët që gjithashtu kishin marrë pushtetin në Gjermani, nisën të atakojnë e të zhvlerësojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të lidhura në përfundim të Luftës së Parë Botërore, të cilat kufizonin armatosjen e tyre, duke shtuar e fuqizuar, në përmasa të frikshme, forcat e armatosura dhe përgatitjet për luftë.

Zhvillimet e turbullta në këto dy vende, por jo vetëm; thirrjet e kërcënimet e krerëve fashistë dhe përgatitjet e ethshme për luftë, krijuan një atmosferë frike e paniku ndër popujt që sapo kishin dalë nga një luftë rraskapitëse që i solli njerëzimit pasoja katastrofike. E, megjithatë, siç ka vene ne dukje ish presidenti i SHBA-se Xhorxh Bush i parë, pjesëmarrës në luftë, situata që po agravohej me shpejtësi marramendëse nuk u vlerësua që në fillim me seriozitetin qe meritonte Biles, edhe atëherë kur lufta nisi të trokasë tek porta,nuk pati ndonjë reagim serioz në mbrojtje të popujve dhe vendeve që, njëri pas tjetrit, po bëheshin viktima të agresioneve fashiste.

Në një situatë të tillë u përgatit e u ndërmor dhe agresioni ndaj Shqipërisë. Nuk ishte e rastit indiferenca, me të cilën u përcoll pushtimi i saj, nga Fuqitë e Mëdha e nga Lidhja e Kombeve, anëtare e së cilës ishte dhe ajo. Ishte  koha e  iluzioneve drobitëse, që kishin mpirë gjykimin e politikanëve dhe nuk i linin ata që të shihnin në sy realitetin. Fuqitë e Mëdha Europiane mendonin se, duke i lënë bishat fashiste të kafshonin jashtë zonave të interesave të tyre, do t`i largonin nga vetja dhe do të shmangnin ballafaqimin me ta.

Por, me gjithë lëshimet, kompromiset e pazarllëqet, rreziqet nuk u mënjanuan dhe flakët e luftës nuk u shuan. Ato shpejt do të përfshinin mbarë Evropën dhe ajo do të paguante haraçin e politikës së neutralitetit e të mos ndërhyrjes, që ndoqën politikanët e saj. Pasojat e kësaj politike dritëshkurtër, do t`i provonte mbi kurrizin e vet, më së pari Shqipëria, e cila pesë muaj para se të niste  Lufta e Dytë Botërore, do të bëhej pre e një agresioni barbar, të fashistëve italianë, të nisur në mëngjesin e 7 prillit 39 dhe e përfunduar me shpejtësi, brenda 3-4 ditësh, me qëllim që shtetet e tjera, përfshi dhe aleatja e tyre, Gjermania Naziste, të viheshin para faktit të kryer.

Arratisja e Ahmet Zogut

Në përfundimin e shpejtë të operacionit të pushtimit ndikoi dhe fakti që kreu i shtetit e i ushtrisë, ish mbreti Zog, në vend të rezistencës, siç kishte premtuar dhe siç e obligonte Kushtetuta, zgjodhi largimin nga vendi, çka çoi në çorientimin, shthurjen e paralizën e reparteve të ushtrisë dhe institucioneve të shtetit, duke ia lehtësuar kështu barrën agresorëve fashistë, që të mposhtin shpejt rezistencën e grupeve të caktuara të patriotëve shqiptarë, kryesisht në limanet kryesore të vendit.

Kështu Shqipëria u bë ndër viktimat e para të agresionit fashist, por dhe ndër vendet e para që iu kundërvunë agresioneve fashiste, me ato fuqi e mundësi  që i mbetën  pas largimit të turpshëm të ish mbretit dhe qeverise së tij. Nuk ishte më i mirë as qëndrimi i funksionarëve të tjerë të regjimit, që nuk e ndoqën mbretin jashtë vendit në arrati.

“Poshtë mbreti! Rroftë mbreti!”

Sapo mbreti dhe suita që e shoqëronte, kaloi kufirin, ata  shpallën distancën nga ai dhe justifikuan e agresionin e pushtimin e vendit. Xhafer Ypit, njëri nga funksionarët e lartë të regjimit, ish ministër i oborrit mbretëror, do të deklaronte se ndryshimi i bërë ishte i domosdoshëm, pasi vendi, për shkak të keqqeverisjes, po shkonte drejt humnerës dhe ardhja e ushtrive fashiste të Musolinit e kishte parandaluar atë.

Sipas Ypit, vitet e qeverisjes së Zogut i treguan botës se shqiptarët nuk dijnë të bëjnë shtet e të qeverisin vetë vendin e tyre(!). Ndërkohë, që para tij, për fat të keq, disa figura të tjera intelektuale, që kishin emigruar jashtë për t’u shpëtuar ndjekjeve të regjimit, si Mustafa Kruja, Ali Këlcyra, Sejfi Vllamasi  etj., nga Parisi, ku qenë vendosur, i bënë thirrje Musolinit që të ndërhyjë ushtarakisht për largimin nga pushteti të mbretit satrap dhe zëvendësimin me një regjim autoritar që nënkuptohej ai fashist. Dhe kur kërkesa e tyre u muar parasysh dhe nyja gordiane që kish mbërthyer vendin u zgjidh siç dëshironin, ata i dërguan përshëndetje kreut të fashizmit, ku i shprehej mirënjohje për veprën grandioze që realizoi ushtria e tij famëmadhe. Çdo e keqe, thotë populli nuk vjen vetëm për të dëmtuar, por dhe për të mësuar. Mësimi në këtë rast konsistonte në faktin se populli po shihte qartë se kush ishin baballarët e kombit, që në këto momente të rënda për vendin qenë vënë në garë, se kush të pranonte e të justifikonte me shpejt e me mirë pushtimin. Çfarë i nxiste vallë ta bënin këtë? Armiqësia e vjetër me Zogun? Apo ambiciet për karrierë të cilat ai ua kishte prerë? Cilatdo qofshin ato, harxhet e pasojat do t`i paguante Shqipëria.

Tragjikomedia qe keta figura po luanin ne kurriz te vendit,nuk do te mbaronte ketu. Sapo përfundoi operacioni i pushtimit, kolaboracionistet shqiptare do te vraponin ne ambasadën italiane dhe ne selite e institucioneve qe po ngriheshin per t`u shprehur mbështetje autoriteteve dhe regjimit që po instalonin këtu.

Musolini, nga ana e tij, që ndiqte me vëmendje zhvillimet e qëndrimet e figurave shqiptare, do të bënte detyrën, do të çmonte lart gjestin e tyre dhe si shpërblim do t`u ofronte poste të rëndësishme ne administratën kuislinge, duke i bërë ministra, deputetë etj. Tani dhe me përgjegjësinë e detyrave e të besimit që u ishte dhënë, ata do të luanin dhe aktin e fundit të tragji-komedisë apo më mirë të themi të tradhtisë ndaj atdheut. Në mbledhjen e 12 prillit 1939 të Asamblesë Kushtetuese, të cilën populli e quajti qysh në fillim, Asamble e tradhtarëve, edhe ata do ë bënin detyrën, duke zbatuar urdhrat e Romës deri në neveri, e në këtë kuadër, duke votuar e miratuar dhe aktin më të rëndë në historinë mijëravjeçare të shqiptarëve, vendimin e përgatitur në Romë, për bashkimin personal të Shqipërisë me Italinë. Pas mbledhjes, gjithë entuziazëm e krenari, ata do të merrnin vrapin drejt Romës, ku në një ceremoni të organizuar enkas në Quirinale, do t`i dorëzonin mbretit Viktor Emanuelit të III Kurorën e Skënderbeut!

“Poshtë mbreti! Rroftë mbreti!” Është kjo një shprehje e vjetër, e njohur, që simbolizon tradhtitë e vazhdimësinë. Ka ndodhur kjo edhe në vende të tjera. Po ne le të merremi me historinë tonë. Këtë po bënin dhe kolaboracionistët shqiptarë. Atëherë, a mund të thuhet se këtyre burrave të shquar të kombit u është rënë në qafë e u është ngrënë haku, duke i cilësuar si kolaboracionistë?

Organizimi i Rezistencës antifashiste

Zërat e parë kritike për qëndrimin e tyre do të vinte nga Franca Demokratike, si për të treguar jo vetëm mospajtimin por dhe zhgënjimin, pasi një pjesë e këtyre shqiptarëve që shitën interesat kombëtare kishin qëndruar në vite në Francë, por nuk kishin kuptuar e përfituar gjë nga historia e saj. Deputeti i njohur i së majtës frënge, Henri Valoni do të theksonte se “në mbarë botën, qarqet fashiste nacionale, përpiqeshin të zgjeronin kufijtë e shteteve të tyre të pavarura, kurse fashistët shqiptarë bënin të kundërtën, duke vendosur përfshirjen e Shqipërisë nën zgjedhën e Italisë Fashiste”. Kjo,sipas tij “ishte e pa konceptueshme”.

Këto zhvillime i përkasin nje kohe disi të largët, por tradhtia mbetet tradhti në jetë të jetëve. Prandaj dhe ia vlen të kujtohen, që të mos harrohen, aq më shumë kur sot pinjollët e tyre po përpiqen të na i paraqesin në një dritë krejt tjetër, si patriotë të mëdhenj, që luftuan e u bënë theror vetëm për Shqipërinë(!).

Në të vërtetë, askush më shumë se kolaboracionistët e Luftës së Dytë Botërore nuk i sollën  dëme të pallogaritshme Shqipërisë dhe historisë së saj me përligjjen që i bënë pushtimit fashist, me miratimin që i bënë pushtimit dhe me bashkëpunimin pa rezerva që i ofruan okupatorit. A thua nuk e shihnin e nuk e kuptonin ata se me pushtimin, Italia i solli vendit jo vetëm humbjen e pavarësisë kombëtare, që gjithsesi një ditë do t`i rikthehej, por i krijoi dhe rrezikun e zhdukjes së shqiptarëve si komb, për arsye të planeve që kishte Musolini për ta italianizuar vendin, nëpërmjet kolonizimit me banorë italianë. Po ata, siç e përmendëm pak më parë, ishin dhe njerëz të ditur të shkolluar në perëndim. Nuk e dinin e nuk e shihnin ata që deri në fundin e vitit 1939, pra brenda tetë muajve të parë të pushtimit, në Shqipëri ishin vendosur rreth 52 mijë banorë italianë, pa llogaritur efektivat e reparteve ushtarake? Është e pamundur ta besosh. Nuk e kuptonin vallë ata, që po të vazhdohej me këtë ritëm kolonizimi, brenda disa dhjetëvjeçareve, Shqipëria do të humbiste fytyrën e vet etnike?

Por, për fatin e mirë, Shqipëria e atyre viteve nuk kishte vetëm këta. Boshllëkun e krijuar nga largimi i mbretit dhe  rrezikun që vinte nga politikat e okupatorit dhe tradhtitë e të shiturve tek ai, i mbuluan e i evituan më së miri patriotët shqiptarë, nga të gjitha krahinat, besimet e orientimet, që i dolën zot dhe ia zbardhën fytyrën atdheut të tyre, duke u ngritur me armë në dorë për të kundërshtuar agresionin, që ditën e parë, që në orët e para të 7 prillit, pa menduar e pa llogaritur vështirësitë, sakrificat, për të mbajtur gjallë shpresën dhe për të ndezur luftën, për të mos e ndërprerë atë deri në dëbimin e okupatorit dhe çlirimin e atdheut. Kësisoj Shqipëria, viktima e parë e agresionit, siç u tha, do të fiksohej në  histori dhe si vendi i parë në Europë, ku u dëgjuan krismat e rezistencës antifashiste në limanet kryesore të saj, në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin e në Sarandë. Rezistenca më e forte, prej disa orësh, duke i zmbrapsur disa herë ushtritë agresore u bë në Durrës, nga patriotët e ardhur nga të katër anët e vendit, ndër ta dhe një grup i vogël nga Tirana që drejtohej nga Abaz Kupi. Në luftimet e zhvilluara ra heroikisht, për të mbetur përjetësisht simbol i qëndresës antifashiste, Mujo Ulqinaku, dëshmori i parë i atdheut, e krahas tij dhe një numër patriotësh të tjerë, që pavarësisht bindjeve e përkatësive shoqërore, ideologjike apo fetare, qenë bashkuar për një kauzë të shenjtë, të përbashkët, për t`i dalë zot vendit, për të ngritur lart flamurin e braktisur nga të paudhët.

(Vijon nesër)

April 6, 2018 12:12
Komento

26 Komente

  1. demo April 6, 13:24

    Ne 7 prill 1939 enver hoxha i ulur ne nje kafe ne Korce u thoshte demostrataxhijve:-Shkoni luftoni ju budallenjte!
    Se si u be enver hoxha antifashist dhe si u be sali berisha antikomunist,kjo eshte pune arixhofkash kurva,nga ato qe hyjne dere me dere dhe shtijne fall.

    Reply to this comment
    • DINGO April 6, 13:32

      Ti demo,dukesh qe je demo dobic.
      apo je gje nga ata qe Trodhi Enveri.Falju Enverit Qerrata se te ushqeu te T,Ate qe ti nuk e njef,dhe i hypi S,Ate Eme e te nxorren ty Dobic te zgjuar kafenesh.Enveri e shkroi Historine e tij,kurse ti nuk shkruan dot as Emrin po vendos pseudo.

      Reply to this comment
      • intelektuali April 6, 16:28

        Beji ta fala Bahri Omarit, ja ke degjuar emerin o QENI i pyllit Dingo?

        sepse:

        Te gjitha dokumentat e arkivave tregojne se ky ka qene jo vetem kunati Bamires i Enverit qe e kishte strehuar me gjithe Nexhmijen ne vilen e vet ne mes te Tiranes ku jetoi Enveri gjate gjithe Luftes, por ishte edhe Kryefashist dhe Kryeballist i qeverise kuislinge shqyptare ne sherbim te Duces dhe Hitlerit me vone.

        HE MO KE GJE PER TE THENE PER BAHRI OMARIN

        sepse:

        Keto denglat e ketij enveristi fanatike i kemi degjuar edhe here tjeter,

        vetem:

        Nuk thote se cilet Monarke ne Evrope nuk u larguan perpara se Hitleri te pushtonte Mbreterite e tyre.

        Reply to this comment
    • Qikopukun April 6, 21:21

      Ma te bukuren e fisit ti hypsha o demooo

      Reply to this comment
    • Bredhi April 7, 05:17

      O muzhik Gjecov. Nuk ka rendesi se si mendon ti.
      Dhe nuk ka vlere qe ti je tifoz me sllavet.
      Shkrim per pioniere qe paten zbritur nga kurse tani i hajne buken imperializmit amerikan. Ai “pushtim” solli vetem te mira per Shqiperine, jo sipas kutit te brekgrisurve dhe analabeteve qe si zagae dhe tradhetare e shiten veten te jugosllavet.
      Bukeshkale, pse nuk shkuat ne Siberi, Mongoli, Serbi e Rusi?

      Reply to this comment
  2. Patriot Mekembenetok April 6, 17:02

    Besoj e uroj qe Prof. Xhelal Gjeçovi te vere ne dukje faktin se partia komuniste (krijuar me sponsorizim jugosllavo-kominterist) do te vinte interesat e vendit nen ato jugosllave si kunderpeshe te pushtuesve italo-gjermane.

    Gjithashtu, a mund te na thote profesori i nderuar se perse priten mbi dy vjet komunistet Shqiptare te organizohen nga pk jugosllave per tiu kundervene pushtuesve?

    Reply to this comment
  3. Anila April 6, 17:34

    E cuditshme cfare shkruajne ata, qe nuk guxojne te vene as emrin!
    Intelektuali flet gjithnje per Bari Omarin dhe nuk shikon se, ne librin qe kA SHKRUAJTUR PER BARI OMARIN, Drita Omari (gruaja e djalit te Bariut), pershkruan veprimtarine e Omarit deri ne vitin 1925. Nuk shkruan as nje rresht per vjeherin e vet per periudhen e luftes se dyte boterore. Po cfare te shkruaje. Per kolaboracionizmin e tij me pushtuesit gjermane? Po a e di Intelektuali se Bari Omari eshte firma e dyte ne dokumentin qe u jepte gjermaneve p[ushtues 5 milione franga ara kredi pa asnje interes? Dhe per cfare? Per mbajtjen e ushtrive gjermane ne vendin tone. (firma e pare ishte kryeministri i kohes).
    A e di intelektuali se ne gjyqin e pare special, ku u denua Bahri Omari, asistonin edhe te derguarit e SHBA dhe Britanise se Madhe, te cilet e kane vleresuar denimin e Bahriut. Fol intelektual per cdo gje, edhe per Enverin, por lere Bahriun dhe vilen e tij. Enveri dihet qe nuk ka qendruar ne Tirane qe pas fillimit te luftes nga Ushtria NCL kunder fashisteve italiane dhe nazisteve gjermane.
    LUFTA ncl NUK U ESHTE NENESHTRUAR JUGOSLLAVEVE E SLLAVEVE (E KINI FJALEN PER bASHKIMIN sOVJETIK), POR VETEM INTERESIT TE POPULLIT SHQIPTAR DHE NE ALEANCE ME BOSHTIN ANTIFASHIST. BASHKIMI Sovjetik dha 27 milione te vrare ne kete lufte. Jugosllavia dha 1 milione te vrare. Keto nuk i harron kush dhe i kane vleresuar gjithnje SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e tjera perendimore.
    Keto i vlereson dhe populli yne, i cili, partive qe bashkepunuan me nazifashistet u jep 1% te votuesve ne cdo pale zgjedhjesh qe behen. Kaq. Cdo gje eshte e qarte.
    Dhe se fundit…Ata qe udheheqin Shqiperijne, sa here qe e shohin punen keq, fillojne “luften” kunder komunizmit dhe Enverit. Dihet pse…por ajo qe duhet kuptuar eshte se ne kete perpjekje te tyre per t’iu larguar problemeve te realitetit te sotem, u vjen ne ndihme intelektual Uran Kostreci.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 6, 18:31

      O Anila Omari, gruaja e Pellumb Xhufit dhe vajza e Luanit dhe Donikes,

      PO HE PRA SE MAMAJA JOTE, DONIKA OMARI SI HISTORIANE FAMOZE NUK FLET ASNJE FJALE PER BAHRI OMARIN QE NGA PATRIOT I “VATRES” NE SHBA U BE KRYEFASHIT I DUCES DHE I HITLERIT?

      Jo vetem Donika Omari, por as edhe historiani famoz i Enverit, Pellumb Xhufi, burri yt nuk e ka hapur asnjehere gojen per te treguar te verteten, por vetem e ka perdredhur BYTHEN e fanatikut enverist si “Kurvat ne Bordello” per t’i hedhur hi ne sy shqyptareve me historine e tij te shpifur qe mohon krimet monstruoze te Enverit ne Kampin e Perqendrimit ne Tepelene me nje cinizem te papare, krime te cilat ja kalojne edhe atyre te Auschwitz-it ne Poloni, por qe ngjajne me krimet e Stalinit ne Kampet e tij Horror te Perqendrimit GULAG qe ekspertet i numerojne si mbi 33 milion ruse dhe ukrainas te vdekur nga plumbi komunist apo te lene te vdesin nga uria me tortura te padegjuara. Prandaj edhe intelektuali i tha babait tend, Pellumb Xhufi qe Kampi i Enverit ne Tepelene ku u lane te vdesin nga uria mbi 300 femije te vegjel se ky Kamp Perqedrimi nuk i ngjan Auschwitz-it te Hitlerit, por Gulagut te Stalinit qe Bota e quante si Ferri i Vertete.

      Qe te dalim ne teme per Bahri Omarin qe eshte gjyshi yt, Bamires i Enverit dhe njekohesisht viktime e pabesise se tij. Ju si familje duhet ta dini se pa Bahriun Enveri as do te shkonte ne France per studime, as do te emerohej si sekretar i ambasades se Zogut ne Bruksel kur nuk kishte bere asnje shkolle, por po te ishte komunist i flakte do te kishte perfunduar si Qemal Stafa dhe shume te tjere, por Enveri si rufjan i lindur qe ishte kishte lidhur kontrate me burrin e motres se tij dhe gjyshin tuaj qe nese Luften e fitonte Hitleri Bahriu mbronte Enverin dhe nese Luften e fitonin sovjetiket dhe Stalini Enveri duhet te mbronte Bahriun. Qazim Mulleti si mik i afert i Bahriut e kishte paralajmeruar se “Po mbante gjarperin ne gji” Kjo kontrate dypaleshe nuk u zbatua plotesisht, por pjeserisht. Kur Enveri e pa qe po i rrezikohej pushteti nga kunati i tij e hodhi Bahriun si “Mish per top” tek Bedri Spahiu, por kur Bahriu e mesoi qe do te pushkatohej e kercenoi Enverin qe do t’ja nxirrte te palarat qe nga spiunimi i Qemal Stafes, spiunimi i oficereve angleze ne Mukje tek Hitleri e shume te tjera, lista ishte e gjate mund te pyesesh mamane Donika Omarin se t’i tregon te gjitha. Kur motra e Enverit mesoi se do t’ja pushkatonin burrin shkoi menjehere te miku i tyre familjar, Bedri Spahiu per ta hequr nga lista e pushkatimit, por Bedriu i tregoi nje leter qe mbante firmen origjinale te Enverit, ku kishte shkruar me doren e vet:

      TE TORTUROHET DHE PASTAJ TE PUSHKATOHET!

      Sic kishte bere edhe me mesuesin dhe mikun e tij te Frances komunistin e penduar, Zoi Fundon.

      Gjyqi special sipas dokumentacionit te arkivave nuk kishte te derguar as nga SHBA dhe as nga Britania e Madhe, por perbehej vetem nga Kryetari Koci Xoxe dhe Prokurori Bedri Spahiu, per te bere sehir Enveri kishte derguar spiunin e tij Bilbil Klosin qe tani e ka nipin deputet dhe minister te Edvinit, prandaj mos u be si babai tend qe genjen dhe mashtron pa piken e turpit,

      sepse:

      Kur Enveri e kishte kaq mire me anglezet,

      PSE U VRAU ENVERI ANGLEZET NE KANALIN E KORFUZIT ME MINA JUGOSLLAVE DUKE U FSHEHUR SI SKUTH PAS MINAVE GJERMANE?

      A e di qe Gjykata e Hages e cilesoi LANC-in e Enverit si nje organizate terroriste pikerisht per masakren ne Kanalin e Korfuzit dhe urdheroi konfiskimin e floririt te Mbreterise qe u gjend nga Aleatet ne malet e Bavarise? Po mos ta dish ta dergon intelektuali qe ta lexosh dhe te mos shkruash ne gazeten DITA me tradhetare, fashiste, sovjetike dhe bolshevike,

      sepse:

      TRADHETAR DHE ANTISHQYPTAR ME TE MADH SE ENVER HOXHA NUK KA NJOHUR HISTORIA.

      Reply to this comment
    • tonia April 6, 21:00

      Jam dakord me ju,por me vjen keq qe e quani Uran Kostrecin intelektual.Ai eshte nje pllake gramofoni qe perserit vehten sa here qe leh.Le te shkruaje per “kontributin” e tij apo te shokeve te tije gjate luftes NCl.,ose pas saj,,deri ne diten e sotme c’ka bere per shqiperine dhe popullin shqiptar.Paranoja e tij e ben ta gjykoje veten si “intelektual”I shquar e I persekutuar per kete aresye.Shkoi edhe ne SHBA pasi doli nga burgu,por nuk thnote pse nuk e honepsen atje kete “intelektual”antikomunist te shquar.Me sa duket e “persekutuan “edhe atje!Kur te vdese Kostreci,ose “kerrbythja”(se kostrec ne gjuhen ruse I thone kesaj pjese te trupit te bagetise)nuk do te kete as kush ta varrose.Pleh!

      Reply to this comment
      • intelektuali April 6, 22:47

        Kam plot niper dhe mbesa qe punojne ne firma prestigjoze ne SHBA, me page me 6 shifra qe truni yt i kokpalarit fanatik enverist nuk e ka pare as ne enderr. Pse thua ti? Sepse kane mbaruar shkelqyeshem Universitete prestigjoze te financuara nga shteti amerikan,

        prandaj:

        MOS I QA HALLIN KALORESIT QE I VAREN KEMBET O ZVARRANIK FANATIK.

        Reply to this comment
    • ELIOT April 7, 18:55

      ANILA NUK JU NJOH ..POR NENA IME NJE TIRONSE E VJETER …ME KA TREGUAR PER SPIUNIN .KUNATIN E ENVERIT . BAHRI OMARIN.. ..QE QENDRONTE GJITHE DITEN NE MES TE TIRONES .. DHE TE GJITHE E DINI SE KUSH ISHTE .. DHE BURRI I MIRE ENVERI E PERDORI SA KISHTE NEVOJE … SE ME ATE KUNATIN E VET E HOQI QAFE QEMAL STAFEN .. QE ISHTE SHEFI ME I MADH I LEVIZJES .. ? VETEM ENVERI DHE NJE GRUA E LEVIZJES ISHIN NE DIENI PER SHTEPINE KU FSHIHEJ QEMALI … DHE SHTEPIA U RRETHUA NGA FASHISTET …. NE FRANCE KA NE SHPREHJE …QE THOTE …… KUJT I I SHERBEU KRIMI ???? VRASJA E QEMALIT ….?????? ENVERIT ..///./ DHE PERSE NUK E VRAU LYM KETA BAHRIUN QE SHETISTE NEPER TIRONE ..PO E LANE TE GJALLE ..DHE KUR ENVERI SKISHTE ME NEVOJE E GJUKOI SI TRADHETAR ..PERSE SE BENE NE 43 OSE 44 ….?????NUK DUKET DEJA VU ….. SI DICKA E PARE …. ENVERI TE GJITHE ISH PARTIZANE T I QEROI BEQIRIN FADILIN … MEHMETIN DHE E MABROI ME KADRIU DHE FEQORIN ….. ENVERI TE GJITHE I SHERBEU SA KISHTE NEVOJE…PASTAJ I QERONTE..ME PRETEKSE BOSHE …….. JE NAIVE APO BEN SI …. DHE NJE HERE NJE GRUA KOMUNISTE RUSE TREGONTE …. E SHIKONI KETE FOTO … KISHTE NJE FOTO TE MADHE ME STALININ NE 45 ..MBAS LUFTES … DHE TREGONTE KY U VRA KY U VRA KY U BURGOS KY U VRA .. DHE TE GJITHE NE FOTO OSE ISHIN NE BURGJE OSE TE VARE …. NGA STALINI DAJA I ENVERIT ….. EDHE ME ENVERIN ISHTE E NJEJTA GJE … TREGONI NJE FOTO TE ENVERIT MBAS LUFTE DHE E SHIKON ME VONE NE 1975…. DO TE SHIKON SE TE GJITHE JANE NE BURGJE OSE TE VRARE ..PER .INTERESAT E VETA PERSONALE TE ENVER HITLERIT …MERCI ..

      Reply to this comment
  4. intelektuali April 6, 18:02

    Und flas per Bahrine se e njoh mire, e kam pas Mik per koke. E di qe Bahrju U be Minister ne shkurt 1944. E di qe ka qene Mik ingushte i Fan Nolit dhe Editor i gazetare Vatra ne Amerike. Qe mbas deshtimit te Revolucionit te qershorit si shume Fanolist te tjere Morren azil politik ne Itali dhe jetoi me Plot shqipetare te tjere ne Bari.

    E di qe NUK ishte Bamiresi i Enver Hoxhes por si cdo Familie normale kishte reciprocitete Respekt dhe ndihme Kur ishte nevoje.

    Ne shtepine e Bahriut ishin strehuar dhe shoke te tjere te qarkorit te Tiranes. Dhe jo vetem Enver Hoxha.
    O Po si sekuptojne ky Milet qe ja U futi 45 vjet, te tuat e te paruar, homo dhe hetero.

    Po cthem dhe une, keto i di dhe une dhe Demo qafoku.

    Enverit dhe une dhe demo qafoku mender jush i hengrem Mune e tani bejme Gam Gam sikur jemi trima dhe dinshuma.

    E kuptoni vete te nderuar lexues se Jam me ilace si urani.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 6, 20:07

      Ore ti cuni i Enverit po me hile do ta shtysh jeten more mavri? Po ik dhe interesoju per djalin qe ta mori ne qafe Taulant Balla kur e emeroi si administrator te kokaines se Xibrakes, se per Bahri Omarin nuk ka nevoje te genjesh dhe te mashtrosh miletin si babai yt, ja ku e ke Wikipedian se cfare thote qe mund ta lexojne te gjithe shqyptaret:

      “Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit nga Ahmet Zogu në vitin 1924, Bahri Omari filloi te lëvizë nepër Europë gjatë kohës u formua dhe “Bashkimi Kombëtar” ku aderoi.[2] Në Bari u ngulit perkohesisht, ku ai qëndroi deri më 1939 nen vezhgimin e inteligjences italiane. Këtë vit ai u kthye në Tiranë, i survejuar dhe i financuar nga italianët.[6] Bahri Omari ishte kunati i Enver Hoxhës, diktatorit të ardhshëm komunist të Shqipërisë. Ndërhyri ndër miqtë e mbetur në Shqipëri për t’i siguruar bursë studimi kunatit në Toulouse, Francë dhe per ta emeruar ne ambasaden e Mbretnise kur u flak nga universiteti ne France per mungese suskesi. Në fillim te 1942 ai u bë anëtar i organizatës Balli Kombëtar. Enver Hoxha strehohej shpesh në shtëpinë e tij në Tiranë që ia kishte marrë me qira Ali Mulletit. Bahri Omari e ndihmoi shumë Enver Hoxhën ekonomikisht gjatë kesaj periudhe ashtu siç e kishte ndihmuar edhe më parë gjatë studimeve të tija të paplota në perëndim. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës 5 nëntor 1943-16 qershor 1944.”

      KU JANE KETU SHOKET E QARKORIT QE ISHIN STREHUAR NE VILEN E KRYEFASHISTIT BAHRI OMARI DHE CFARE LANC-I FASHIST KA QENE KY?

      pastaj:

      Pse nuk flet familja Omari per Bahriun, pse politika jone kokmbetare dhe historia jone hesht per kete ceshtje thelbesore?

      A ISHTE BAHRIU PATRIOT APO KRYEFASHIST?

      Reply to this comment
  5. fteri April 6, 18:28

    Dua ta falenderoi historianin e nderuar ,Prof e madhë Xhelal Gjeçovi !

    Për këtë trajtim e bashkëpunim me gazetën DITA ,G. më e dashur dhe serjoze në shqipëri !

    Dua të ju falenderoi për kujtimet origjinale me vlera tuaja si ekspert për shqipërinë ,që trjton ngjarjet e 7 prillin e zi të v.1939 –

    Në optikën e ngjarjeve ju i shpalosni dokumentat me bazament si gurëthemeli të sigurtë të historisë shqipëtare .

    Ju z. historian i nderuar jepni versonet tuaja të mbështetura me burime e dokumanta autentike ,pa i ra në qafë asëkujt.,siç po bëjnë disa tellall si Agron Tufa apo një tjetër që ngrenë lavdinë e Ballistëve në pejdestal . Këta jan “borizan ” të fashizmit ,nazizmit,plus, ballisto-zogist ,bajrektar dhe hajdut e tradhëtar…
    Ju duhet të përshkruani edhe për Enver Hoxhën që qëndroi në krye të lëvizjes komuniste të vendit tijë për gjysëm shekulli deri në kohën që vdiq me nderë. Duke u përballur me tri forca destabilizuese më të tmerrshme që mund të imagjinohen : Intrigën fisnore ballkanike me fise gati të egra ,subëversionin agjenturor brenda dhe jashtë vendit ,ndërhyrjet Anglo-amerikane të rrzikshme për shqipërinë e pushtetin popullor,dhe komplotet e kremlinit .Asnjë parti komuniste nuk e ka arritur ndonjëher suksesin aq shpejt ,sa PKSH e udhëhequr nga Legjendari E.Hoxha.Nga themelimi i sajë 8 nëntor 1941 e deri në nëntor 1944.Enver Hoxha korri sukses me veprimtari kundë fashistve Italnian dhe nazistët gjerman po edhe kundër armiqve të brendëshë djathistë-zogistë etj…Por me forca ushtarake shqipëtare ndihmoi për të çliruar Kosovën e jugosllavinë ,deri në vishigrad .Kur Italia kapitulloi në shtator 1943,rreth 2000 ushtar italianë ,kaluan me Partizanët e Enver Hoxhës.Më 28 nëntor të v. 1944 partizanët Legjendar me E.Hoxha në krye çliruan shqipërinë.
    E.Hoxha ishte në majë të kampit komunist ,më i mprehti në kampin socialist.,brenda KNER-it e traktatirt varshavës .

    Panorama e asaj dite të tmerrshme sipas historianit Xhelal Gjeçovi, kur Fashistët italianë e shqiptarë së bashku bënë likuidimin e pavarësisë së Shqipërisë.Ishte tragjedi.

    Reply to this comment
  6. fteri April 6, 18:35

    Dua ta falenderoi historianin e nderuar ,Prof e madhë Xhelal Gjeçovi !

    Për këtë trajtim e bashkëpunim me gazetën DITA ,G. më e dashur dhe serjoze në shqipëri !

    Dua të ju falenderoi për kujtimet origjinale me vlera tuaja si ekspert për shqipërinë ,që trjton ngjarjet e 7 prillin e zi të v.1939 –

    Në optikën e ngjarjeve ju i shpalosni dokumentat me bazament si gurëthemeli të sigurtë të historisë shqipëtare .

    Ju z. historian i nderuar jepni versonet tuaja të mbështetura me burime e dokumanta autentike ,pa i ra në qafë asëkujt.,siç po bëjnë disa tellall si Agron Tufa apo një tjetër që ngrenë lavdinë e Ballistëve në pejdestal . Këta jan “borizan ” të fashizmit ,nazizmit,plus, ballisto-zogist ,bajrektar dhe hajdut e tradhëtar…
    Ju duhet të përshkruani edhe për Enver Hoxhën që qëndroi në krye të lëvizjes komuniste të vendit tijë për gjysëm shekulli deri në kohën që vdiq me nderë. Duke u përballur me tri forca destabilizuese më të tmerrshme që mund të imagjinohen : Intrigën fisnore ballkanike me fise gati të egra ,subëversionin agjenturor brenda dhe jashtë vendit ,ndërhyrjet Anglo-amerikane të rrzikshme për shqipërinë e pushtetin popullor,dhe komplotet e kremlinit .Asnjë parti komuniste nuk e ka arritur ndonjëher suksesin aq shpejt ,sa PKSH e udhëhequr nga Legjendari E.Hoxha.Nga themelimi i sajë 8 nëntor 1941 e deri në nëntor 1944.Enver Hoxha korri sukses me veprimtari kundë fashistve Italnian dhe nazistët gjerman po edhe kundër armiqve të brendëshë djathistë-zogistë etj…Por me forca ushtarake shqipëtare ndihmoi për të çliruar Kosovën e jugosllavinë ,deri në vishigrad .Kur Italia kapitulloi në shtator 1943,rreth 2000 ushtar italianë ,kaluan me Partizanët e Enver Hoxhës.

    Më 28 nëntor të v. 1944 partizanët Legjendar me E.Hoxha në krye çliruan shqipërinë.
    E.Hoxha ishte në majë të kampit komunist ,më i mprehti në kampin socialist.,brenda KNER-it e traktatirt Varshavës .Këtë opinjon e ka biseduar edhe Dimitrovi ,në takim me Stlinin .

    Panorama e asaj dite të tmerrshme sipas historianit Xhelal Gjeçovi, kur Fashistët italianë e shqiptarë së bashku bënë likuidimin e pavarësisë së Shqipërisë.Ishte tragjedi.

    Reply to this comment
  7. intelektuali April 6, 18:51

    Und flas per Bahrine se e njoh mire, e kam pas Mik per koke. E di qe Bahrju U be Minister ne shkurt 1944. E di qe ka qene Mik ingushte i Fan Nolit dhe Editor i gazetes Vatra ne Amerike. Qe mbas deshtimit te Revolucionit te qershorit si shume Fanolist te tjere Morren azil politik ne Itali dhe jetoi me Plot shqipetare te tjere ne Bari.

    E di qe NUK ishte Bamiresi i Enver Hoxhes por si cdo Familie normale kishte reciprocitete Respekt dhe ndihme Kur ishte nevoje.

    O Po si sekuptojne ky Milet qe ja U futi 45 vjet, te ruar e te paruar, homo dhe hetero.

    Po cthem dhe une, keto i di dhe une dhe Demo qafoku.

    Enverit dhe une dhe demo qafoku mender jush i hengrem Mune e tani bejme Gam Gam sikur jemi trima dhe dinshuma.

    E kuptoni vete te nderuar lexues se Jam me ilace si urani.

    Reply to this comment
    • Besi July 12, 13:53

      Nese e keni njohur mire B.Omarin mund te ndihmoni te hidhen poshte plot genjeshtra e shpifje qe prodhon fantazia e semure e ketyre njerezve qe flasin kuturu dhe arrijne ta quajne edhe fashist e spiun, ate njeri te ndershem e patriot qe pikerisht ndershmeria e mori me qafe.

      Reply to this comment
  8. intelektuali April 6, 19:03

    Si nje arixhofke llafazan Jam. Te gjitha i di, i shikoj nga sfera prej xhani.
    Sle njeri pa marre neper goje, njerez te ndershem e me Integrität, vetem se ketu Jam anonimet.

    Pupu moj Nene cmban kjo Bote.

    Pse mor qelbanik per vete shkruaj anonim do thoni Ju, e per te tjere shkruaj me emra e mbiemra, me gjera te qena e te paqene. Me bllok shtepije ja bej biografine, me emer babe e Nene , buri e gruaje, gjyshi gjyshe..

    Po per vete sdi, skam njeri dhe ATA qe kisha sme afrohen se Jam si vrome.
    Sle njeri pa marre neper goje.
    Goje qelbur si te nje gjarpri shkretetire.

    Dhe nga tajvani me Kane perzene Po ja me sponsorizojne te merrem me gazeten dita, Pune skam keshtu shkruj per dynjane.

    Reply to this comment
  9. Javer April 6, 19:39

    Edhe autori e di qe 7 Prilli i1939 s’ka asnje rendesi per Shqiperine e sotme. Permendej me pare per t’i thurrur lavdi luftes Na-Cl

    Reply to this comment
  10. Paul Tedeschini April 6, 20:33

    Por e KEQJA MA E MADHE PER SHQIPTART ERDHI ME 29 NANDOR 1944 kur anmiqt shekullor, SLLAVT E JUGUT, u futen, komanduen dhe masakruen popullin shqiptare kendej dhe andej kufinit.

    Reply to this comment
  11. intelektuali April 6, 20:49

    Po NUK ka rendesi sot mo jafer se pushtimeve Klassike ja ka zene vendin kolonializmi modern.
    E dine dhe femijet e shkolles gjysmake qe behet sot ne shqypni.

    Luftes Na-Cl NUK ka nevoje ti thuret lavdi se eshte vete lavdi, eshte gjakun i derdhur lavdi.

    ATA qe bene rezistence me 7 prill ishin thjesht patriote e atdhetare NUK ishin Kommuniste.

    Vetem zogu ja mbathi me kliken e tij e me gjithe thaset e floririt.
    Nqs ti je neo- Fashist, neo-legalist apo neo-ballist historia NUK te ndihmon dot, ate e shkruajne
    FITIMTARET

    Reply to this comment
    • intelektuali April 6, 22:50

      Te kam thene:

      Kujdesohu me mire per Ermalin qe ta rasen ne burg te tute, komunistet e Edvinit,

      por:

      BEJI TE FALA NEXHMIJES DHE SHKO PUTHE KETE VEREMLIUN QE SHKRUAN DACIBAO HISTORIKE

      Reply to this comment
    • Javer April 7, 00:59

      Po ku je mo neo- intelektual? Me ngjalle “xhaxhin” me keto terma neo-kolonialiste. Ja psh, USA ka neo-kolonializuar Kinen, qe pret te marri mesime M- L nga udheheqsi I paharruar qe t ‘ i thyeje prangat e neo- kolonializmit Amerikan,se u pasuruan shume nga neo-kolonializmi Amerikan dhe hanen kinezet aq shume pilaf si ne kohen e Duces, qe thosh populli. Per dijeni: keto ti shkruan I nipi I atij qe fashistet italiane e burgosen.

      Reply to this comment
  12. demo April 7, 00:51

    Intelektuali N-2 eshte vete Nexhmija.Ajo e di shume mire qe shume aspekte te panjohura nga jeta enver hoxhes qe kam publikuar ne rubriken e komenteve te gaz.Dita,jane te verteta.Nuk kam shprehur ndonjehere urrejtje per te dhe femijet e saj.Te jetosh 45 vjet me nje perbindesh ka dy rruge:Ose do te perfundosh si Alilujeva,;ose do te pershtatesh si Nexhmija,do te marresh formen,ngjyren,eren,shijen dhe do te humbesh perswonalitetin.Une Enverin as e kam takuar,por fati me ka cuar te njoh shume personalitete qe e kane njohur kur ishte pa pushtet.Psh.kete qendrimin e Enver Hoxhes ndaj pushtimit fashist e kam te fixuar nga nje bisede me prof.Abaz Ermenjin gjate qendrimit te tij ne Tirane ne vitin 1996.Kam biseduar me Bedri Spahine kur u lirua nga internimi,,kam n johur Qamil Celen,sekretar i Nolit dhe miku me i ngushte i Bahri Omarit dhe ndoshta jam i vetmi qe kam degjuar prej ish truprojes se Liri Geges,pohimin:-Po une e vrava Mustafa Gjinishin,.I leshova nje bresheri automatiku prapa kraheve..Jo sot,as ne 90,por ne vitin 1966.Qe te perfytyroni cfare ishte Liri Gega,vishni me uniforme Monika Kryemadhin,i jepni nje shtab luftarak dhe hidhini nje automatik ne qafe.

    Reply to this comment
  13. Jevi April 7, 07:32

    Te flasesh per te verteten historike perball antishqiptareve eshte shume e veshtire.Te gjithe politikanet e pas 1990-tes jane thjesht servila teshteteve te huaja.Historia po perseritet pa ndryshuar asnje presje.

    Reply to this comment
  14. SHQIPTARI... April 7, 10:11

    ..7 prilli dhe L2B, i takojne historise…Investimet italiano-“fashiste”, e tejkalojne historine…Ata jane aty aktuale…nga Banka e Shqiperise, Universiteti, Bulevardi, Teatri, Tirana e Re, infrastruktura rrugore e tj ,etj ,etj…Dhe per te gjitha keto, “fashistet nuk kane asnje pretendim TERRITORI, FEJE, apo GJAKU…!!! Shikoni o qenef-milet(qe perfaqesoheni ketu ne rrjet nga qenef-komentarucet), qe “pushtimi fashist”, nuk duket gjekundi, perveç “pushtimit” ekonomik qe la prapa, PUSHTIMI, i koleres TURKO-GREKE-SLLAVE, eshte ulur kembekryq ne kombin shqiptar…dhe ne ndergjegjen kombetare tuaj te kalbur…Ju urrejtes patalogjike te vlerave perendimore, çlironu nga makthi i identitetit te dyzuar, pranoni te VERTETEN, se “…ajo ju ben te lire, dhe se do ndjeheni krenare per identitetin e paster SHQIPTAR…”…………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin